Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Erzen Breçani përdori pin-in e Nuredin Dumanit në Sky Ecc”, detaje nga seanca gjyqësore në GJKKO
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Erzen Breçani përdori pin-in e Nuredin Dumanit në Sky Ecc”, detaje nga seanca gjyqësore në GJKKO
KronikeLajmi i fundit

“Erzen Breçani përdori pin-in e Nuredin Dumanit në Sky Ecc”, detaje nga seanca gjyqësore në GJKKO

Published: February 3, 2025
Shpërndaje

Detaje të reja janë zbardhur nga seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza”.

GJKKO pranoi gjykimin e shkurtuar për të pandehurit Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Besmir Murtati, Adrian Cenaj, Albert Prenga dhe Dedan Gjoni në këtë process, ndërsa çështja u nda për ish zëvendës drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçanin dhe ish efektiven e policisë, Jonida Babameto.

Të dy ata do të gjykohen me procedurë të zakonshme. Gjithashtu gjykata shpalli moskompetencën duke dërguar dosjen në ngarkim të Breçanit dhe Babametos në Gjykatën e Tiranës.

Erzen Breçani në sallën e gjyqit u shpreh se nuk mund të pranojë të gjykohet me provat e paraqitura nga SPAK.

- Publicitet -

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha Breçani deklaroi se: Unë dua të gjykohem me procedurën e zakonshme. E njoh shumë mirë hetimin dhe në dijeninë time, ky që është pas meje, Bujar Ajeti që e njoh që kur ishim fëmijë, më pas edhe tek RENEA, në dijeninë time nuk ka qenë ky person në kërkim nga shteti shqiptar. Unë kam arsyet e mia pse unë nuk e pranoj gjykimin e shkurtuar. Bujar Ajeti ka qenë i shoqëruar disa herë, ka kaluar kufirin me pasaportë. Unë kam ndjekur kriminelët gjithë jetën time, nuk kam përse të përkrah këtë kategori tani. Nuk mund ta pranoj që unë të gjykohem me këto prova që janë paraqitur. Për akuzën e “pastrimit të parave”, as më ka shkuar në mend dhe as kam pastruar para. SPAK thotë vetë që nuk kemi mundësi financiare dhe është e vërtetë, paratë për hidrocentralin ia kemi marrë vëllait që ka 25 vite, me disa biznese.

Prokurori Vladimir Mara u shpreh se Erzen Breçani ka përdorur një pin në aplikacionin Sky Ecc që më parë e ka përdorur bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani.

Ndërkohë, gjykata i ka ndarë nga ky proces personat e tjerë që ndodhen ende në kërkim mes tyre djali i Erzen Breçanit, Eralbi, Ervin Mata, Artan Sulejmani dhe Bajram Grabova, të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej nëntorit të vitit 2023.

Disa nga të pandehurit, kërkuan ndarjen e çështjes nga të tjerët, kërkesë e cila nuk u pranua nga GJKKO.

Ky grup i strukturuar kriminal akuzohet për “trafik ndërkombëtar droge” në disa episode, “sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, “nxjerrje e informacionit sekret”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Precizim says:
    February 3, 2025 at 3:45 pm

    Erzen Breçani eshte nje kriminel i zakonshem.
    Une njoh metodat e hetimit, thote ky injorant i zakonshem.
    Une gjithe jeten kam punuar per te goditur krimin, thote ky bashkepuntor dhe kriminel i zakonshem.
    Ky injorant i zakonshem, pa piken e intelektit, perfundoi ne Rep 326 si mundes, dhe pa asnje lidhje me policine.
    Me pas u kthye ne bodyguard dhe qen besnik i Sali Berishes. Saliu e mbeshteti dhe nga nje polic mundes i thjeshte, u kthye ne nje oficer i larte, gjithnje ne sherbim te Saliut se bashku me Agron Kuliçin qe de fakto drejtonte Policine e Shtetit.
    Ky kriminel i zakonshem po gjykohet tani per majen e ajzbergut te krimeve te tij. Nuk eshte faji i tij. Ai u perdor dhe mori benefitet.
    Trendi per te marre nen sqetull kriminelet filloi me Sali Berishen. Diçka me pak me Fatos Nanon. Meta dhe e shoqja u perfshine drejtperdrejt ne krim. Droge, troje, tendera, influence, pastrim parashe etj. Nderkohe Edi Rama jo vetem qe bashkepunon me krimin por nen shembullin e Saliut i ktheu kriminelet ne ofiqare. Ata tanime jane ne Parlament, ose vete, ose femijet e tyre, ata jane ne ndertim, ne shendetsi, ne biznese, ne droge, ne pastrim, ata jane ne qeverisje, ata jane kudo.
    Duhen nja dhjete SPAK-e qe ne nje vend kaq te vogel te luftojne kriminalitetin e lidhur ngushte me interesat e pushtetit, te njerezve me pushtet ne qeveri dhe ne opozite.. Kjo eshte e dhimbshme per qytetaret shqiptare ne rradhe te pare..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?
  • Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?