Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Është shkencore: Pushteti dëmton trurin! Si transformohen liderët dhe… a mund të shpëtohen?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Është shkencore: Pushteti dëmton trurin! Si transformohen liderët dhe… a mund të shpëtohen?
Lajmi i funditShendetesi

Është shkencore: Pushteti dëmton trurin! Si transformohen liderët dhe… a mund të shpëtohen?

Published: October 26, 2025
Shpërndaje

Nëse pushteti do të ishte një ilaç me recetë, ai do të vinte me një listë të gjatë efektesh anësore të njohura.

Por a mund të shkaktojë dëmtim të trurit? Historiani Henry Adams ishte metaforik dhe jo mjekësor, kur e përshkroi pushtetin si “një lloj tumori që përfundon duke vrarë simpatitë e viktimës”.

Kjo nuk është larg nga përfundimi që nxori Dacher Keltner, profesor i psikologjisë në UC Berkeley, pas viteve të tëra eksperimente në laborator dhe në terren. Subjektet nën ndikimin e pushtetit, konstatoi ai në studimet e tij që shtrihen në dy dekada, veprojnë sikur të kishin vuajtur një dëmtim traumatik të trurit – duke u bërë më impulsivë, më pak të vetëdijshëm për rrezikun dhe, ç’është e rëndësishmja, më pak të aftë për t’i parë gjërat nga këndvështrimi i shumicës së njerëzve të tjerë.

- Publicitet -

Sukhvinder Obhi, neuroshkencëtar në Universitetin McMaster, në Ontario, kohët e fundit përshkroi diçka të ngjashme. Ndryshe nga Keltner, i cili studion sjelljet, Obhi studion trurin.

Kur ai vuri kokat e një të pushtetshmi dhe një tjetri jo dhe aq të pushtetshëm nën një makinë stimuluese transkraniale-magnetike, ai konstatoi se pushteti, në fakt, dëmton një proces specifik nervor, “pasqyrimin”, që është një gur themeli i ndjeshmërisë.

Kjo që i jep një bazë neurologjike asaj që Keltner e ka quajtur “paradoksi i fuqisë”: Pasi e kemi fuqinë, ne humbasim disa nga aftësitë që na janë dashur në fillim për ta fituar atë. Kjo humbje e kapacitetit është demonstruar në mënyra të ndryshme.

Një studim i vitit 2006 u kërkoi pjesëmarrësve të vizatonin shkronjën E në ballë në atë mënyrë që ta shihnin të tjerët. Ata që ndihen të pushtetshëm kishin tre herë më shumë gjasa për të shkruar E-në në mënyrën e duhur për veten e tyre – dhe mbrapsht për të gjithë të tjerët (një fakt që të sjell ndërmend George W. Bush, i cili mbajti lart flamurin amerikan mbrapsht në Lojërat Olimpike 2008).

Eksperimentet e tjera kanë treguar që njerëzit e pushtetshëm e kanë më të vështirë të identifikojnë  çfarë ndien një person ose të reagojnë normalisht për një vërejtje.

Keltner shton se të pushtetshmit ndalojnë së imituari të tjerët. Njerëzit e fuqishëm “ndalojnë së simuluari përvojën të të tjerëve”, thotë Keltner, gjë që çon në atë që ai e quan “deficit të ndjeshmërisë”.

Sipas studimeve, pushteti nxit trurin tonë për të kontrolluar informacionin periferik. Susan Fiske, profesore e psikologjisë në Princeton, ka argumentuar në mënyrë bindëse se pushteti zvogëlon nevojën për leximin e detajuar të njerëzve, meqenëse na jep komandën e burimeve që dikur duhej ta merrnim nga të tjerët.

A ka diçka që mund të bëhet?

Jo dhe po. Është e vështirë të ndalosh tendencën e pushtetit për të ndikuar në trurin tënd. Çfarë është më e lehtë – herë pas here – është që të ndalosh së ndieri i pushtetshëm.

Për aq sa ndikon në mënyrën se si ne mendojmë, pushteti, thotë Keltner, nuk është një post ose një pozicion por një gjendje e mendjes. Kujtoni kohen kur nuk ndiheshit i pushtetshëm, sugjerojnë eksperimentet e tij, dhe truri juaj mund të asociohet me realitetin.

Një studim i botuar në The Journal of Finance shkurtin e kaluar zbuloi se CEO të cilët në fëmijëri kishin përjetuar një katastrofë natyrore me pasojë viktima ishin shumë më pak të rrezikuar se CEO-t që nuk kishin pasur përvoja të tilla.

Është një obligim i përditshëm të qëndrosh me këmbë në tokë. Fare mirë, këtë rol mund ta bëjë dikush tjetër. I tillë ishte Louis Howe, këshilltari politik i presidentit Franklin D. Roosevelt, përgjatë katër mandateve të tij.

Për Winston Churchill, personi që luajti atë rol ishte gruaja e tij, Clementine, e cila kishte guximin t’i shkruante: “I dashuri im Winston. Duhet të rrëfej se kam vërejtur një përkeqësim të sjelljes tuaj, nuk jeni aq i mirë sa dikur”.

Lord David Owen – neurolog britanik që u bë deputet dhe shërbeu si sekretar i jashtëm ka bërë një analizë mbi sëmundjet e ndryshme që kishin ndikuar në performancën e kryeministrave britanikë dhe presidentëve amerikanë që nga viti 1900. Ndërsa disa vuanin nga goditje në tru (Woodrow Wilson), abuzimi me substancat (Anthony Eden), ose ndoshta çrregullimi bipolar (Lyndon B. Johnson, Theodore Roosevelt), të paktën katër të tjerë fituan gjatë pushtetit një çrregullim që literatura mjekësore nuk e njeh por, siç argumenton Owen, duhet ta njohë.

“Sindroma Hubris”, siç e përcaktoi ai dhe bashkautori Jonathan Davidson në një artikull të vitit 2009 të botuar në “Brain”, “është një çrregullim nga zotërimi i pushtetit, veçanërisht i pushtetit që është shoqëruar me një sukses të jashtëzakonshëm; ose pushtet i mbajtur për një periudhë prej shumë vitesh dhe me kufizime minimale ndaj udhëheqësit”.

Katërmbëdhjetë karakteristikat klinike të sindromës përfshijnë: përbuzje të dukshme për të tjerët, humbje të lidhjes me realitetin, veprime të pamatura, shfaqje të paaftësisë.

E pyetën Owen, nëse ka diçka që ndihmon, diçka që liderët të mos transformohen nga pushteti. Ai ndau disa strategji: të menduarit e episodeve të së kaluarës; ndjekja e dokumentarëve rreth njerëzve të zakonshëm; zakoni i leximit të letrave të zgjedhësve.

*****

Botuar në DITA, marrë me shkurtime nga The Atlantic, autor Jerry Useem

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Edi says:
    July 17, 2022 at 7:58 pm

    Liderit global i rruan trapin pushteti,eshte i pa gabueshem

    Reply
  • demo says:
    October 27, 2025 at 1:21 am

    Edi Rames merrni furce sapu,brisk rubie,i rruani trapin,se po shkon nga fitorja ne fitore
    Perpara komandant,mos na lere ne dore t`malokut..
    Pensioni eshte rritur 20% me 2 bonuset qe jep cdo vit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Po ja iku ky, kush do vijë?! Makthi i një pushteti në rrokullisje
  • “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  • 15 qershor 2026
  • Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  • Politizimi i protestës është jetik për qëllimet e saj

Komentet e Fundit

  1. K R on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  2. TIRONA on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  3. Arratisur on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet zbulojnë skemën si janë vjedhur tokat në Zvërnec
  4. Arratisur on ​Kryengritja e Rrjollit, telat me gjemba dhe rrënjët
  5. Arratisur on ​Kryengritja e Rrjollit, telat me gjemba dhe rrënjët

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?