Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Eurodeputetja e akuzuar për korrupsion: Mendova të vrisja veten në qeli
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Eurodeputetja e akuzuar për korrupsion: Mendova të vrisja veten në qeli
AktualitetBoteKryesoreRajoni

Eurodeputetja e akuzuar për korrupsion: Mendova të vrisja veten në qeli

Published: April 14, 2023
Shpërndaje

Eurodeputetja greke, Eva Kaili e cila u lirua nga burgu pas 4 muajve nën arrest, është shprehur së fundmi në një intervistë për mediat greke se kishte menduar edhe vetëvrasjen gjatë kohës që kishte qenë e burgosur.

“Në dhjetor të vitit 2022, kur u informova nga mediat se në çfarë akuzash pretendohej se ishte i përfshirë partneri im dhe babai i vajzës sime, e gjithë ekzistenca ime u shemb, e gjithë bota u zhduk befas”, thotë ajo.

Ajo tha se refuzimi i kolegëve të saj e bëri të ndihej sikur nuk ekzistonte më, pavarësisht se sipas saj akuzat e bëra ndaj saj nuk ishin të vërteta. Kaili tha se në momentet që kishte menduar vetëvrasjen, u ndalua vetëm nga mendimet për vajzën e saj.

- Publicitet -

“Më pas erdhi izolimi dhe refuzimi absolut nga të gjithë, kolegët e mi në Parlamentin Evropian, bota politike në vendin tim, miqtë, të njohurit. Ishte sikur nuk ekzistoja. E gjeta veten në burg, larg vajzës sime, vetëm me shpresën se kjo që po jetoj është një iluzion për shoqërinë. Unë flisja, bërtisja ‘jam e pafajshme’, por muret dhe hekurat nuk më dëgjojnë.

Është e vërtetë, mund ta them, ka pasur momente që kam menduar t’i jap fund torturës së vetmisë shurdhuese. U tremba, nuk e bëra, mendimi i vajzës nuk më la”- pohoi Kaili.

Në 12 prill u mor vendimi për lirimin nga qelia të Eva Kailit e cila do të qëndrojë në arrest shtëpie deri në mbyllje të hetimeve ndaj saj.

Eurodeputetja u arrestua më 9 dhjetor dhe menjëherë iu hoq imuniteti parlamentar ndërsa u shkarkua edhe nga posti i nënkryetares së Parlamentit Evropian.

44-vjeçarja Kaili u akuzua për pjesëmarrje në organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash dhe u transferua në burgun e Harenit, në periferi të Brukselit. Arrestimi i saj shkaktoi valë tronditëse në të gjithë Brukselin dhe nxori në dritë një hetim mbi një skemë që përfshin shuma “të mëdha” parash dhe dhurata “të shtrenjta” që dyshohet se janë paguar nga Katari dhe Maroku për të ndikuar në vendimet e BE-së për dy këto vende.

Si pjesë e hetimit, policia belge sekuestroi më shumë se 1.5 milionë euro para cash pas kontrolleve në shtëpi dhe zyra. Siç dihet Eva Kaili për sa kohë nuk jep dorëheqjen mbetet eurodeputete dhe i takon një pagë pas taksave prej 7.146 euro në muaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • muçua I tanes says:
    April 15, 2023 at 12:41 pm

    why you are giving this authority , she doesn’t know at all about real life….go to hell.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Ti nuk je ai që dukesh në momentet e rrëzimit…”
  • Mbi 200 viktima e qindra të zhdukur në Nepal, Instituti Gjeologjik i SHBA: Nuk ishte tërmet, u shkëput një akullnajë
  • Arrestimi i Ergys Agasit, reagon zyrtarisht SPAK
  • Alarme të njëhershme për bombë në disa institucione të vendit, reagon Policia e Shtetit
  • FOTO: Katastrofa në kufirin Nepal-Kinë: Mbi 160 të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytje apokaliptike

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Njoftimi zyrtar i SPAK lidhur me arrestimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut
  2. demo on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  3. bjeri drejt se ke lehtesira on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  4. I.Troplini on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  5. Pushtetarët e mallkuar 36 vieçar on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?