Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fabrika e dronëve që përdoren nga ushtria ukrainase
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Fabrika e dronëve që përdoren nga ushtria ukrainase
AktualitetBote

Fabrika e dronëve që përdoren nga ushtria ukrainase

Published: October 29, 2023
Shpërndaje

“Brinc Drones” është një kompani amerikane që ka dërguar qindra dronë në Ukrainë. Këto pajisje të sofistikuara i ndihmojnë njësitë e reagimit të parë që të vëzhgojnë zonat e bombarduara nga ushtria ruse dhe gjetjen e të mbijetuarve. Të përdorur si armë lufte dhe mjete shpëtimi, dronët e prodhuar nga kompania BRINC po luajnë një rol vendimtar në Ukrainë. Ky dron quhet “Lemur 2” dhe është prodhuar në fabrikën e dronëve “Brinc Drones” në Siatëll.

“Një përdorim thelbësor i dronit është për operacione kërkimesh në ndërtesat e shembura. Droni eviton dërgimin e individëve në ndërtesa që kanë struktura të paqëndrueshme ose në raste kur janë shembur shkallët”, thotë për Zërin e Amerikës Blake Resnick me kompaninë Brinc Drones. Për t’u futur në një ndërtesë, droni përdor një shufër çeliku për të thyer xhamin e dritares, nëse është e nevojshme. Droni aktivizon një radar me lazër për të skanuar ambjentet dhe krijon një hartë tredimensionale. E njëta teknologji përdoret nga makinat pa shofer.

“Kjo është një hartë 3D e ndërtesës në të cilën ndodhemi. Zmadhimi i hartës tregon se ku ndodhemi ne. Një tjetër veti është transmetimi i drejtpërdrejt me video nga droni që krijon hartën tredimensionale në një pajisje të veçantë”, thotë Colin Bell.

- Publicitet -

Me ndihmën e kamerave termike, droni mund të zbulojë njerëzit që mund të jenë në ndërtesë dhe të vendosë kontakte me ta.

“Droni është i pajisur me mikrofon dhe altoparlant dhe mund të përdoret për të komunikuar”, thotë David Benowitz

Dronët Lemur u vunë në provë në muajin shkurt pasi një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë dhe Sirinë. Dronët BRINC i ndihmuan ekipet e shpëtimit të gjenin të mbijetuarit nën rrënoja. Kompania BRINC thotë se ka dërguar në Ukrainë rreth 60 dronë për misionet e kërkim-shpëtimit.

“Kishte kërkesa specifike për veçori që janë unike në mjedisin e tyre operativ. Ata nuk donin të mbështeteshin fare në sistemin GPS, pra një dron pa sistem orientimi”, thotë Blake Resnick. Kompania po punon për trajnimin e operatorëve të një gjenerate të re dronësh për Ukrainën.

“Po trajnojmë ekipet ukrainase dhe po këshillohemi me ta, çka rezultoi tek prodhimi i gjeneratës Lemur 2. Disa veçori kritike të kësaj gjenerate janë funksionet e krijimit të hartave 3D dhe 2D”, thotë David Benowitz. Kompania BRINC shpreson që dronët e gjeneratës së ardhshme të përdoren nga organet e zbatimit të ligjit, si dhe për negociata në raste pengmarrjesh. Firma thotë se ka marrë porosi për dronë nga policia e Nju Jorkut.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO / Berisha konfirmon Ramën: Pas protestës jam unë
  • Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit do të vazhdojë pa avokatë
  • Dy gazetarë të Reuters janë goditur me plumba gome nga policia
  • Deutsche Welle: Nga Greqia shkoi te Irani dhe Rusia, tani është Antifa. Kush po ia “lëviz” fijet Ramës?
  • Zbulohet për herë të parë te njeriu virusi Shamonda në Francë, pacienti ndërron jetë

Komentet e Fundit

  1. Hana on VIDEO / Berisha konfirmon Ramën: Pas protestës jam unë
  2. 1thundrak on VIDEO: “Edi, je treguar i butë me protestuesit”, Vuçiç: Rama, nga asetet më të mëdha të Shqipërisë
  3. 2@ on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  4. Socialisti on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  5. RnB & BnB on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?