Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Falsifikuan dokumentet për të pajisur qytetarët me pasaporta bullgare, 3 zyrtarë në Bulqizë përfundojnë në pranga 
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Falsifikuan dokumentet për të pajisur qytetarët me pasaporta bullgare, 3 zyrtarë në Bulqizë përfundojnë në pranga 
AktualitetKronike

Falsifikuan dokumentet për të pajisur qytetarët me pasaporta bullgare, 3 zyrtarë në Bulqizë përfundojnë në pranga 

Published: December 21, 2023
Shpërndaje

Tre punonjës të njësisë administrative Ostren dhe të Bashkisë Bulqizë janë arressuar pasi shpërdoruan detyrën për të pajisur qytetarët me dokumente false për vendbanimin, me qëllim që ata të përfitonin pasaporta bullgare.

Sipas policisë, bëhet fjalë për administratorin e njësisë administrative Ostren, specialistin e Shërbimit Social, në këtë njësi administrative dhe sekretarin e Këshillit Bashkiak, në Bashkinë Bulqizë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumente të Gjendjes Civile, për të pajisur qytetarë të ndryshëm, me vërtetime se banonin në njësinë administrative Ostren, me qëllim regjistrimin në shoqatën “Golloborda” dhe përfitimin e pasaportave bullgare.

- Publicitet -

Njoftimi i policisë:

Strukturat hetimore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se disa shtetas, punonjës të njësisë administrative Ostren dhe të bashkisë Bulqizë, dyshohej se falsifikonin dokumente, me qëllim pajisjen e qytetarëve, me vërtetime, në kundërshtim me ligjin, më datë 12.10.2023 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Si rezultat i hetimeve disajavore, të kryera me metoda proaktive, strukturat hetimore të  DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Dibrës, në orët e para të mëngjesit të sotëm, finalizuan operacionin policor të koduar “Pasaporta”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i udhrave për ndalimin e shtetasve:

-L. M., 62 vjeç, banues në Ostren, me detyrë administrator i njësisë administrative Ostren;

-A. L., 33 vjeç, banues në Ostren, me detyrë specialist i Shërbimit Social, në njësinë administrative Ostren;

-F. B., 61 vjeç, banues në Trebisht, me detyrë sekretar i Këshillit Bashkiak, në bashkinë Bulqizë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumente të Gjendjes Civile, për të pajisur qytetarë të ndryshëm, me vërtetime se banonin në njësinë administrative Ostren, me qëllim regjistrimin në shoqatën “Golloborda” dhe përfitimin e pasaportave bullgare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për hetime të mëtejshme me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të implikuar në të.

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga mijëra, në më pak se 600: Ushtarët në Kosovë mund të zëvendësohen, po Amerika?
  • A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?
  • Kur kthehen pakënaqësitë në një protestë të dhunshme?
  • Media italiane: Meloni po konsulton dorëheqjen me aleatët
  • AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 80% të lidhura me Policinë

Komentet e Fundit

  1. Analisti on “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”
  2. Vezhguesi jo gazetar on “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”
  3. Aldrin on Nuk përmbahet KM-ja, nxjerr “paketën” e re: Gjobë 500 mijë lekë kush rri në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg maskave
  4. lolita on Nuk përmbahet KM-ja, nxjerr “paketën” e re: Gjobë 500 mijë lekë kush rri në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg maskave
  5. Socialpis i nershëm... on Nuk përmbahet KM-ja, nxjerr “paketën” e re: Gjobë 500 mijë lekë kush rri në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg maskave

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?