Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Festohet në Pogradec 80-vjetori i krijimit të Brigadës XV Sulmuese
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Festohet në Pogradec 80-vjetori i krijimit të Brigadës XV Sulmuese
AktualitetHistori

Festohet në Pogradec 80-vjetori i krijimit të Brigadës XV Sulmuese

Published: July 4, 2024
Shpërndaje

Nga Elidiana Canaj

Me ftesë të Bashkisë, më 29 Qershor 2024, u mblodhëm në qytetin e Pogradecit për të festuar 80 vjetorin e krijimit të Brigadës XV S partizane të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare.

Autoritetet e qeverisjes vendore dhe përfaqesuesit e institucioneve politike lokale e rajonale, mbajnë kështu gjallë kujtesën kolektive dhe respektojnë vlerat e trashëgimisë sonë historike.

- Publicitet -

Bashkia e Pogradecit e përfshiu këtë përvjetor në kalendarin e festave për nderimin e ngjarjeve të 80 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, kishte programuar festimet e 80 vjetorit. Ne bijtë dhe bijat e  luftëtarëve të lirisë nuk jemi protagonistët e pritave dhe luftimeve e fitoreve mbi pushtuesin! Por kemi privilegjin të jemi pasardhës të tyre. Këtë “titull” e “nder” duhet ta meritojmë me qendrimet tona, në permbushje të pergjegjësive tona qytetare atdhetare!

Vlerat e LANÇ mbeten gur themeli për Shqipërinë dhe nuk i përkasin një brezi e as disa individëve! Doemos kontributet duhen analizuar në hapësirë e në kohë, në raport me kushtet e përgjegjësitë konkrete. Takimet e përvjetorëve e rritin madhështia e veprës së çlirimtarëve antifashistë!

Ne dhe pasardhësit e tjerë kujtojmë me përulje e respekt luftën dhe sakrificat e tyre. Jemi krenarë për veprën e tyre dhe njëherazi ndjejmë përgjegjësitë tona në mbrojtje të fitoreve, në mbrojtje të vlerave për Liri, Pavarësi, Progres.

Çdo brez ka se çfarë të mësojë nga paraardhësit e duhet ta ketë të qartë se çfarë duhet t’u përcjellë pasardhësve.

Prindërit tanë, po të jetonin, nuk do të ishin më të rinj se 95 vjeç! Ishte në sallë vetëm një veteran në moshën 97 vjeç! Patëm një kompleks ndjenjash në këtë përvjetor: dhimbje për mungesën fizike të prindërve e të afërmëve tanë! Krenari që vepra e tyre rron me Shqipërinë e lirë e antifashiste! Krenari për arritjet në këta 80 vjet! Përgjegjësi për të merituar cilësimin e pasardhësit të luftëtarëve për liri, antifashizëm e progres!

Atdhetarizmi ka kuptim e peshë konkrete në çdo periudhë e për çdokënd në detyrat që kryen. Gjithkush duhet të dëshmojë e t’i kontribuojë me dinjitet identitetit shqiptar.

Në Pogradec, tek lapidari, simbol i brigadës XV Sulmuese, “na pritën” këngët partizane! Lapidari ishte i bukur mes gjelbërimit me sfond Liqenin. Ishte i pastër, i mirëmbajtur dhe, në krye valvitej një flamur kombëtar.

Mbas nesh mbërritën në qytet n/kryetarja e Bashkisë, zonja Entela Gusho, drejtuesi i PS për Pogradecin Erjon Thengjilli, n/prefekti i Qarkut të Korçës – Luan Maxhari, përfaqësues nga Këshilli i Qarkut të Korçës, nga organizata e Familjeve të Dëshmorëve, shoqatat kulturore të krahinës dhe një numër i madh nga pasardhësit e veteranëve të Pogradecit.

Nën tingujt e marrsheve partizane u vendosën kurorat me lule të fresketa.

Bashkia ishte kujdesur të vendosej një kurorë nga përfaqësuesit e pasardhësve të partizanëve, dëshmorëve të LANÇ e Heronjve të Popullit të brigadës. Kjo kurorë u vendos nga djali i Komandantit Flori Teki Kolaneci dhe nga Elidiana Murat Abazi Canaj.

Po pse u krijua Brigada XV S? Ishte situatë e vështirë lufte. Pushtuesit organizuan operacionin e dytë për të asgjësuar ushtrinë Nacionalçlirimtare në Shqipëri, për të shtypur lëvizjen popullore antifashiste. Reaksioni dhe tradhëtarët vendas kishin dalë hapur në krahun e pushtuesve.

Me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm u veçuan partizanë nga batalionet “Hakmarrje”, “Fuat Babani”, “Reshit Çollaku”, “Skënder Çaçi”, “Rinia”, “Tomorri”, që vepronin në Qarkun e Korçës dhe u grumbulluan në Protopapë për të krijuar Brigadën më të re të Ushtrisë Nacionalçlirimtare.

Në krijimin e brigades ishin 750 partizanë e partizane gjithsej, nga të cilët 53 ishin vajza. 29 Qershori 1944 shënuoi krijimin e brigadës XV, ditëlindjen e saj.

Ishte ky një hap tjetër i rëndësishëm që vërtetoi vlerësimet e Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë se “sa herë që okupatori dhe shërbëtorët e tij janë përpjekur të zhdukin Ushtrinë tonë Popullore, kjo jo vetëm që nuk është shkatërruar ose dobësuar, por është bërë gjithnjë më e fortë, më e regjur, më e organizuar”.

Epërsia e organizimit, dhe e luftës anatifashiste u vërtetua edhe nga përgjigja shkatërruese që forcat e ushtrisë Nacionalçlirimtare i dhanë operacionit të qershorit. Në këtë operacion pushtuesit angazhuan 4,5 divizione gjermanë dhe disa mijra vetë të bandave të armatosura të “Ballit Kombëtar” e të “Legalitetit”. Armiku kishte varur shpresa të mëdha, por manovra rrethuese dështoi! Ushtria jonë e goditi armikun dhe kudo dha prova zotësie, organizimi dhe heroizmi më tepër se kurrë. “Në zjarrin e operacioneve, me gjakftohtësinë metodike, u mbarua organizimi i një brigade të re, Brigadës XV, që po hyn në radhën e brigadave tona heroike”.

Komandant i Brigadës u emërua Teki Kolaneci – Hero i Popullit, Komisar – Shahin Ruka zëvendës komisar – Vaskë Koleci, përgjegjës i sektorit politik – Myftar Tare, përgjegjës i propagandës – Misto Treska, përgjegjësi i rinisë – Minella Trebicka, intendent i brigadës – Sabri Dajlani. Kuadro me eksperiencë dhe rol të spikatur ushtarak e politik kishte edhe në drejtimin e batalioneve, kompanive e skuadrave, ndonëse të gjithë luftëtarët vepronin si një trupë kompakte e suksesshme.

Brigada XV çliroi një territor prej 4000 km2 dhe iu dha lirinë qyteteve Pogradec, Elbasan, por kontribuoi edhe për çlirimin e kryeqytetit.

Ka goditur vazhdimisht kolonat armike në rrugët: Korçë – Strugë dhe Elbasan – Tiranë Ka mbyllur forcat gjermane ne fortifikata në: Korçë, Pogradec, Librazhd, Elbasan, Çervenakë, Qafë Thanë, Prrenjas, Qukës, Xibrakë, Kaçolitë (Kërrabë) me mbi 3000 ushtarë e oficerë e me armët më moderne të kohës.

Shpartalloi dhe çarmatosi mbi 2000 forca xhandaro – balliste. Kreu 37 aksione kryesore. Vrau mbi 530 ushtarë e oficerë gjermanë e kapi 72 robër. Shkatërroi 200 makina e 4 tanke e autoblinda. Zuri trofe 36 topa, mortaja e mitraloza të ndryshëm si edhe sasi të mëdha municioni.

Dhanë jetën 50 dëshmorë e u plagosën 73 partizanë e partizane.

Ceremonia e rastit u zhvillua në shtëpinë e Kulturës.

Edhe këtu “takimi” i parë ishte me një fotoekspozitë në holl dhe me kënget partizane të interpretuara nga këngëtarë e instrumentistë të qendrës multikulturore të Pogradecit.

Mbasi u sistemuan të pranishmit, u ekzekutua Hymni Kombëtar! U ngjit në skenë Entela Gusho! Përshendeti pjesëmarresit për mirseardhjen dhe uroi këtë përvjetor!

Solistët e qytetit interpretuan dy këngë partizane.

Në emer te pasardhësve të partizanëve, dëshmorëve të LANÇ dhe Heronjve të Popullit të brigadës së XV Sulmuese përshëndeti Flori Teki Kolaneci! Fjala e tij u mireprit dhe u duartrokit me respekt!

Përshëndeti profesor Maqo Lefter Lakrori! Ndër të tjera ai theksoi se ai brez nuk u mjaftua me kontributin historik të çlirimit nga pushtuesit nazifashistë e tradhëtarëve të vendit, por i kontribuoi rindërtimit, ruajtjes dhe fuqizimit të Shqipërisë, zhdukjes së analfabetizmit dhe rritjes e fuqizimit të sistemit arsimor shkencor akademik, arritjeve në kulturë, shëndetësi, në përmirësimin e nivelit të jetesës, kujdesjen për njeriun e rritjen demografike në të gjithë treguesit, në ekonomi, në industrializimin e vendit….

U arritën fitore e suksese të pakrahasueshme! Si pasardhës u jemi mirënjohës për veprën që lanë pas dhe kemi detyrë ta çojmë më tej.

Përshëndeti nipi i dëshmores Thomaidha (Tomka) Laçka. Në lufte mjaft familje kishin më shumë se një partizan. Kështu ka qenë edhe në familjen e babait tim këtu në Pogradec.

Më pas, unë zgjodha të përcjell tek të pranishmit fragmente nga një shkrim i komisarit të brigades Shahin Ruka, publikuar më 27 gusht 2010. Shkrimi ishte një tablo e qartë me dinamikën e veprimeve luftarake, vendosmërinë, heroizmin e luftëtarëve të Brigadës së XV për çlirimin e qytetit të Pogradecit, mbështetjen e pritjen nga populli patriot i qytetit dhe rrethinave.

Sulmi filloi i përqendruar me të gjitha formacionet e brigadës njëherësh më 21 korrik 1944 dhe, me luftime të ashpra, qyteti u çlirua më 30 gusht 1944.

Falenderova të gjithë të pranishmit, organizatorët e pritësit në këtë veprimtari dinjitoze duke ritheksuar nevojën e edukimit të bezave me të vlerat e vërteta të historisë së LANÇ. Të jemi më të besueshëm me fakte e dokumente e argumente që brezat të njohin mire historinë e parardhëve, të respektojnë historinë e rrënëve e kulturën etnike, të krenohen me ndërgjegje e të marrin përgjegjësi atdhetare, morale e profesionale për të ruajtur e lartësuar sukseset.

Puna me brezat duhet të jetë nxitëse, interesante që në veprimtari të tilla përkujtimore të ulet mosha mesatare e të pranishmëve.

—-

Elidiana Canaj është Docente Dr. në Sociologji. N/kryetare e Komitetit Kombëtar të Organizatës se Veteranëve dhe Pasardhësve te LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”. Bije e dy prinderve partizane te kesaj brigade

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Goditja e SPAK ndaj grupit që trafikoi 50 tonë kokainë, zbulohet për herë të parë foto e “fantazmës së drogës”, Armando Pacani
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave
  • Ka marrë nga Rama leje të shumta për resorte: Kush është Isa Aliu, skema e grupit të madh të kokainës goditur sot nga SPAK
  • GJKKO refuzon pesë kërkesat e Erion Veliajt

Komentet e Fundit

  1. demo on Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti dhe kryeministri, te deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?
  2. Vlora Vlora on Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti dhe kryeministri, te deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?
  3. xhaxhi moderatori on Rama reagon pas videos nga Bazeli: Ishte ftesë private, s’e kam pirë ujin me lekët e shtetit
  4. Himara Shqiptare on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Vlora 97 on Ka marrë nga Rama leje të shumta për resorte: Kush është Isa Aliu, skema e grupit të madh të kokainës goditur sot nga SPAK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?