Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Finlanda mbyll kufirin me Rusinë, nënshkruan marrëveshje për mbrojtjen me SHBA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Finlanda mbyll kufirin me Rusinë, nënshkruan marrëveshje për mbrojtjen me SHBA
Bote

Finlanda mbyll kufirin me Rusinë, nënshkruan marrëveshje për mbrojtjen me SHBA

Published: December 20, 2023
Shpërndaje

Finlanda, anëtari më i ri i NATO-s vendosi javën e kaluar të mbyllë deri në mes të janarit kufirin me Rusinë. Autoritetet bënë një përpjekje për të rihapur pikën kufitare Valima të enjten e kaluar, por e mbyllën atë sërish, pas një fluksi azilkërkuesish nga Rusia.

Zyrtarët finlandezë thonë se Rusia po i përdor imigrantët, si pjesë të luftës së saj hibride.

“Për herë të parë Rusia e përdori këtë taktikë në pikën veriore të kalimit, në Lipland, për të ndikuar vendimmarrjen në Finlandë në vitet 2015-2016. Ata dëshirojnë të ndikojnë në procesin e vendimmarrjes në këtë vend dhe të japin një sinjal kundër Finlandës, NATO-s si dhe marrëveshjes, mes saj dhe Shteteve të Bashkuara”, thotë koloneli Marko Saareks, anëtar i rojes kufitare të Finlandës.

- Publicitet -

Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1340 kilometrash të gjatë me Rusinë, është në gjendje të lartë gatishmërie. Megjithatë, zona kufitare nuk ka pengesa fizike, duke e bërë më të vështirë patrullimin e saj. Qeveria finlandeze thotë se Rusia po dërgon imigrantë për të dëmtuar qëndrueshmërinë e vendit, një pretendim që Moska e ka mohuar.

“Ne i kemi parë autoritetet ruse duke ndihmuar dhe udhëzuar këta imigrantë drejt kufirit tonë. Ata u japin biçikleta për të kaluar kufirin. Këtë vit, ata ndryshuan politikat e tyre dhe në mënyrë aktive, po i udhëzojnë dhe shoqërojnë njerëzit drejt Finlandës”, thotë koloneli Saareks.

Autoritetet në Finlandë i perceptojnë veprimet e Moskës si një formë hakmarrjeje.

“Ata po e bëjnë këtë sepse ne u anëtarësuam në NATO dhe po mbështesim shumë Ukrainën. Ndoshta ky është një ndëshkim i Finlandës nga Rusia”, thotë gazetarja Julia Blomqvist.

“Kjo është një luftë hibride dhe unë mendoj se po bëhet për shkak të anëtarësimit të vendit tonë në NATO dhe nënshkrimit të një marrëveshjeje mbi mbrojtjen, me Shtetet e Bashkuara”, thotë gazetari finlandez Petri Seppa.

Marrëveshje e re e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Finlandës dhe Shteteve të Bashkuara vjen pas një politike dhjetëra vjeçare të mos angazhimit dhe përpjekjeve për të ndërtuar marrëdhënie miqësore me Rusinë. Qëndrimi i Helsinkit ndryshoi pas sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës.

Mbështetja publike për anëtarësimin në NATO shënoi rritje të madhe ndërsa Finlanda nisi përpjekjet për të siguruar mbështetje ushtarake në rast të një konflikti me Moskën, shkruan VOA.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, nuk pranojmë shtyrje afati
  • Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen
  • A është lufta në ADN-në tonë?
  • Në përgjime me grup kriminal, deputetja Sara Mila thirret në SPAK
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. demo on Në përgjime me grup kriminal, deputetja Sara Mila thirret në SPAK
  3. aqif kapertoni on Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda reagon pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  4. demo on Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  5. Jeta on Në përgjime me grup kriminal, deputetja Sara Mila thirret në SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?