Drejtësia iu bind Strasburgut për rikthimin në detyrë të prokurores Antoneta Sevdari, për vitet kur ajo mbeti pa punë magjistratja ka kërkon nga gjyqësori të urdhërojë institucionet t’i japin rrogën pasi shkarkimi nga Vettinngu u hodh poshtë.
Për këtë të paditur janë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroria, ku prej secilit kërkohet e drejta e pagës dhe pensionit. Antoneta Sevdari i kërkon apelit administrative që ta detyrojë këshillin ti paguajë pagën e plotë si anëtare e KLP.
Në kohën e shkarkimit nga detyra Sevdari mbante mandatin e anëtares në Këshill dhe ndaj prokurorja e rikthyer nga Strasburgu kërkon që shteti ta paguajë si anëtare nga 1 marsi 2019 deri në ditën kur duhet ti përfundonte mandate në 19 mars 2021. Sevdari kërkon ti paguhet paga edhe si prokurore gjatë kohës që ishte e papunë e së bashku me to kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga 2021 deri në 2024.
Mbas vendimit të Strasburgut që shpalli të pavlefshëm shkarkimin e saj si prokurore, Antoneta Sevdari ju drejtua KLP-së edhe për pagat e munguara, por për këtë gjë ju tha se duhet ta kërkonte gjyqësisht. Sakaq në administrative kanë ngritur dhjetëra padi edhe gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar që kërkojnë pagën kalimtare mbasi u refuzuan nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për të përfituar nga skema e sigurimit suplementar. / TCH

Ok,Pagën tja paguaj 100 % GJYKATA që e ka shkarkuar dhe JO QEVERIA ,buxheti Shtetit,NGA PARAT E PESIONISTËVE,etj.
FUND MARRZIVE TË GJYQSORIT IDIOT,MILITANT,SELEKTIV 35 VJEÇAR.!
Po plepistet e Saliut,Gjin gjonat dhe te korruptuarit ka shkarkuar Vetingu,o Hetem!Keta te dhimbsen Ty?,
Vetingu le te beje nje kunder Padi ne Strasburg dhe te paraqise Provat konkrete,se kaloi miushi kesaj neper mustaqet e Strasburgut,do behet rruge.Strasburgu te ndeshkoje korrupsionin e Mogerinit dhe Komisjonereve te vet,.se prandaj e kane Amnystuar kete albanesen.Nuk denon hajduti hajduten!
Nese eshte bere gabim, pagat e prokurores le ti paguaje komisioni i vetingut nje per nje nga pagat e veta.
Kush ka gabuar duhet te paguaj.Zonjes Sevdari ,pas fitimit te te drejtes te saj duhet dhene pagat.Eshte e pa arsyeshme qe parat per keto pagesa te dalin nga buxheti.Vetem duke u dhembur xhepi tyre nuk do te gabojne perseri por edhe te tjeret.
Shteti, parlamenti te nxjerre ligjinqe ta paguajne ata qe kane shkele lirite dhe te drejtat e njeriut, s’ka borxh qytetari-fshatar se po paguan qeveri miljona euro se i do bytha prokuroreve dhe gjyqtareve. Urgjentisht ligjin; pergjigjen financiarisht ata qe shkelin te drejtat e personit . Paguan populli per kriminelet evetingut, SPAK e BKH etj. Asnje leke !