Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fitoi Nobelin për Paqe, pse Trump nuk e mbështet kryetaren e opozitës si pasardhëse të Maduros
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Fitoi Nobelin për Paqe, pse Trump nuk e mbështet kryetaren e opozitës si pasardhëse të Maduros
BoteLajmi i fundit

Fitoi Nobelin për Paqe, pse Trump nuk e mbështet kryetaren e opozitës si pasardhëse të Maduros

Published: January 7, 2026
Shpërndaje

Me Nicolás Maduro-n, por edhe bashkëshorten e tij, tashmë në duart e drejtësisë amerikane, Venezuela veproi me shpejtësi për të mbushur vakumin në majën e pushtetit, duke ia besuar detyrën e presidentes ish-zëvendëspresidentes dhe krahut të djathtë të Maduro-s, Delcy Rodríguez.

Zgjidhja ishte ajo që parashikonin institucionet e vendit, të lodhura prej dekadash nga sundimi i gjatë i Maduro-s dhe më herët i Hugo Chávez-it.

Ata që prisnin ose shpresonin për ndryshime të shpejta duket se u zhgënjyen. Mes tyre ishin edhe ata që mendonin se Shtëpia e Bardhë do të rreshtohej hapur përkrah lideres së opozitës dhe fitueses së fundit të Çmimit Nobel për Paqen, María Corina Machado.

- Publicitet -

Sipas New York Times mbi prapaskenat e kësaj zgjedhjeje, Shtëpia e Bardhë kishte vendosur të mos e mbështeste Machado-n edhe përpara se të zhvillohej operacioni amerikan në orët e para të mëngjesit të së shtunës, më 3 janar.

“Është një grua shumë e mirë, por do ta ketë shumë të vështirë të jetë lidere, nuk e respektojnë”, citohet të ketë thënë Donald Trump gjatë fundjavës. Me këtë deklaratë, presidenti amerikan nënvizonte se Machado nuk gëzon mbështetje të fortë as në klasën politike, as në elitën ekonomike, e cila kishte ndërtuar një ekuilibër të brishtë bashkëjetese me regjimin e Maduro-s.

Për vetë Machado-n, ky vendim ishte një goditje e rëndë, fundi i një përpjekjeje disamujore për t’u afruar me Trump-in dhe rrethin e tij të ngushtë. Dhe, në të vërtetë, ajo kishte shkuar ndonjëherë edhe më tej nga sa duhej, si për shembull kur ia dedikoi atij Çmimin Nobel për Paqen.

Në realitet, marrëdhëniet mes Machado-s dhe Uashingtonit kishin nisur të ftoheshin prej muajsh.

Në janar të kaluar, i dërguari i Trump-it, Richard Grenell, vizitoi Karakasin dhe kërkoi të takohej me Machado-n, si edhe t’i dorëzohej një listë me të burgosur politikë për t’u liruar. Pavarësisht garancive amerikane për sigurinë e saj, takimi nuk u zhvillua (ndonëse pati një telefonatë në klimë pozitive) dhe lista nuk u dorëzua, me gjasë për të mos u perceptuar se favorizoheshin disa individë ndaj të tjerëve.

Uashingtonin e shqetësuan gjithashtu planet e paqarta të Machado-s për “ditën e nesërme”, si edhe vlerësimet e saj të pasakta se Maduro dhe regjimi i tij ndodheshin në prag të kolapsit.

Nga ana tjetër, vetë Machado ishte e pakënaqur që Grenell nuk e kishte quajtur publikisht Maduro-n një udhëheqës të paligjshëm.

Sipas New York Times, Trump u bind përfundimisht nga zyrtarë të lartë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, se një mbështetje e hapur amerikane për opozitën do ta destabilizonte edhe më shumë Venezuelën. Një skenar i tillë, paralajmëronin ata, do të kërkonte edhe një prani më të madhe ushtarake të SHBA-së.

Në praktikë, Machado pagoi çmimin e strategjisë së saj të refuzimit absolut për çdo dialog me Maduro-n. Edhe pse kjo qasje gëzonte mbështetje në një pjesë të madhe të opinionit publik, ajo e pengoi të ndërtonte aleanca më të gjera që do ta afronin me pushtetin.

Pak ndihmë i sollën edhe lidhjet e saj me Partinë Republikane në SHBA, veçanërisht pas ardhjes në pushtet të Trump-it, i cili e uli ndjeshëm peshën e ideologjisë në politikën amerikane.

Ndërkohë, mbështetja e hapur e Machado-s për sanksione të ashpra ndaj Venezuelës ftohu marrëdhëniet e saj me elitën e biznesit, e cila ishte përshtatur me regjimin e Maduro-s. Ajo u përplas edhe me shoqërinë civile, e cila përpiqej të përmirësonte kushtet e jetesës në vend. Machado dukej se përfaqësonte më shumë pikëpamjet e venezuelianëve që jetojnë jashtë vendit sesa të atyre që ende jetojnë në Venezuelë.

E gjithë kjo ndodhte ndërkohë që lavdërimet ndaj Trump-it dhe heshtja për vendimet e tij vazhdonin pa asnjë ndryshim nga ana e Machado-s. Siç u dëshmua në fund, pa asnjë rezultat praktik.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Igor says:
    January 10, 2026 at 8:54 am

    Nji pyetje e debileve pse Trumpi nuk e mbeshteti opoziten ne Venezuelle?Trumpi e konsideron opoziten te pa fuqishme ai dota mer naften dota varferoj vendin dhe dota vendos opoziten ne qeveri pra i mjeri popull kushdo qe te qeveris dote jetojne ne varferi si ne Shqiperi qe jan te mvarur nga mergimi me Kosoven se bashku gjenerata e kaluar ndertoj shtetin kurse gjenerata e re e shkateroj shtetin per interesin e Amerikaneve dhe tani vuani.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?