Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fitonin para përmes mashtrimit me Call Center, 8 persona të arrestuar në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Fitonin para përmes mashtrimit me Call Center, 8 persona të arrestuar në Tiranë
AktualitetKronike

Fitonin para përmes mashtrimit me Call Center, 8 persona të arrestuar në Tiranë

Published: November 8, 2023
Shpërndaje

Si rezultat i hetimeve të nisura prej muajsh të tërë, policia e kryeqytetit ka konfirmuar zbulimin e 2 call centerave në kryeqytet, ku mashtroheshin (kryesisht gjatë natës) shtetas nga disa kontinente, që të investonin në tregje fiktive.

Policia ka vënë në pranga 8 persona, bashkëpunëtorë dhe pronarë të këtyre subjekteve, pasi pastronin të ardhurat e përfituara nga mashtrimet, nëpërmjet bizneseve dhe të të afërmve.

Të dyja subjektet dhe 75 punonjës të gjetur në to, ishin të paregjistruar në organet tatimore.

- Publicitet -

Policia ka sekuestruar 13 500 euro, një automjet luksoz, prodhim i viteve të fundit, 75 laptopë, 25 kompjuterë, 35 celularë, 2 servera, 2 DVR dhe disa blloqe shënimesh, me emrat e shtetasve të mashtruar.

“Si rezultat i hetimeve të ndjekura për rreth 6 muaj, me metoda proaktive, nga strukturat e Policisë, në qendër dhe në qarqet Tiranë dhe Gjirokastër, në bazë të procedimit penal nr. 471, të vitit 2023, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “World Clock”.

Si rezultat i operacionit, u vunë në pranga shtetasit: E. S., 32 vjeç, banues në Tiranë, E. P., 28 vjeç, banues në Tiranë, M. S., 29 vjeç, banues në Tiranë, E. H., 23 vjeç, banues në Fushë Krujë, A. H., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, S. B., 35 vjeç, banues në Vlorë, F. H., 27 vjeçe, banuese në Tiranë dhe E. M., 26 vjeçe, banuese në Tiranë”, thuhet në njoftim e policisë.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, nëpërmjet 2 subjekteve ekonomike call center, të paregjistruara, në kryeqytet (me administrator shtetasin E. S. dhe me bashkëpronar shtetasin E. P.), mashtronin shtetas nga disa kontinente, kryesisht gjatë orëve të natës, që të investonin shuma të konsiderueshme parash, në tregje fiktive. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se të ardhurat që gjeneronin nga kjo veprimtari kriminale, këta shtetas i pastronin nëpërmjet bizneseve të tyre dhe të të afërmve.

Nga kontrollet, në të dyja call centerat u gjetën 75 punonjës të paregjistruar, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13 500 euro, një automjet luksoz, prodhim i viteve të fundit, 75 laptopë, 25 kompjuterë, 35 celularë, 2 servera, 2 DVR dhe disa blloqe shënimesh, me emrat e shtetasve të mashtruar.

Vijojnë hetimet intensive për të identifikuar dhe për të arrestuar shtetasit e tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për të gjurmuar dhe për të sekuestruar asetet e përfituara në kundërshtim me ligjin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Konstatoi shkelje disiplinore, ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren
  • SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  • Tuneli i Llogarasë, zgjaten me 3 muaj hetimet për ish-kreun e ARRSH
  • VIDEO: Rossmann & Lala sjell SUPER OFERTAT e verës me ulje deri në -40%! Më pranë familjeve shqiptare, me cilësi gjermane!
  • INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”

Komentet e Fundit

  1. ¿? on ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  2. Vlora 97 on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  3. Katiu on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  4. Toni on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  5. sela on Shehaj ‘rrëmbeu’ dokumentin e huasë, Rama: Iku me vrap si ballistët që vidhnin pula në kotec

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?