Shqipëria po shkon drejt një tranzicioni demografik. Deri në vitin 2070, pesha e të moshuarve pritet të arrijë në 40 për qind të popullsisë në krahasim me vetëm 17 për qind sot.
Në të njëjtën periudhë popullsia e në moshë pune (25-64) parashikohet të bjerë nga 54 aktualisht në 41 për qind më 2070. Në rishikimin e fundit të Marrëveshjes me Shqipërinë Fondi Monetar vë në dukje se, gjeneratat e ardhshme të pensionistëve shqiptare rrezikojnë varfërinë për shkak se nuk përmbushin kriteret për përfitimin e pensionit të plotë.
Informaliteti në tregun e punës sot do të shfaqet me pasoja negative në të ardhmen afatgjatë. Fondi vë në dukje se në qershor 2022, 1.7 milionë njerëz ishin të moshës 15-64 vjeç, prej të cilëve rreth 38 për qind po kontribuonin tek skema e pensioneve dhe pjesa tjetër 60 për qind nuk ishin as kontributorë dhe as pensionistë dhe rreth 4 për qind ishin pensionistë.
Ndër të vetë-punësuarit, një numër i vogël po kontribuon në skemën rurale, ndërsa të vetë punësuarit e tjerë kontribuojnë në sigurime (rreth 10 për qind e totalit të kontribuuesve në skemën e pensioneve). Shkalla e ulët e mbulimit të kontribuuesve shton rrezikun për pensione të pjesshme ose sociale në të ardhmen.
Gjithashtu tregu i punës vuan nga nën-raportim i pagave reale duke u bërë shkak për shmangie të kontributeve dhe me vonë mungesën e të ardhurave në pleqëri.
Në krahun tjetër shpenzimet për pensione janë nën presion pasi skema publike e sigurimeve mbulon pothuajse të gjithë të moshuarit. Raporti i përfituesve të pensionit mbi popullsinë 65+ është një nga më të mëdhenjtë në Rajon. Kjo përqindje e lartë është nxitur nga rregullat e mëparshme për pensionet e pleqërisë (mosha më e ulët e pensionit, pensioni i parakohshëm i përgjithshëm dhe profesional dhe punësimi i plotë nën regjimin komunist para viteve 1990).
Një reformë e madhe e sistemit të pensioneve u zbatua në vitin 2015. Reforma rrit gradualisht kohëzgjatjen e kontributit të kërkuar për një pension të plotë deri në 40 vjet deri në vitin 2032. Mosha e daljes në pension do të rritet në 67 vjeç deri në vitin 2056 si për burrat ashtu edhe për gratë. U vendos një pension social jo kontribut dhënës dhe u lidh ngushtë kontributi me pagat reale.
Kohëzgjatja e kontributit për të pasur të drejtën e pensionit të plotë është aktualisht 37.5 vjet aktualisht dhe kufiri për të përfituar një pension të pjesshëm është më i lartë se mesatarja e OECD (34 vjet për një pension të plotë dhe 13 vjet për një pension të pjesshëm).
FMN vë në dukje se kur shumë punonjës janë në informalitet, një periudhë e gjatë kontributesh mund të veprojë si dekurajues për të kontribuar në skemën e pensioneve.

Monitor
j.l./ dita

Informalitetin ne Shqiperi e ka konstatuar BB qe ne 2019,por Edi Rama personin qe vuri per te luftuar informalitetin dhe qe NUK BERI ASGJE, pas 3 muajsh e emëroi ministre re Financave ne vend qe ta conte ne burg!
Informaliteti vërteton mungesën e demokracisë dhe shtetit ligjor,shtypjen dhe shfrytëzimin e shumicës se shqiptareve,burimin e mjerimit dhe largimit te mijra njerëzve jashtë vendit!
@777
Tju behet mesim per votimet e ardhshme. Keni nga komunizmi dhe akoma nuk mesoni nga gabimet, prandaj dhe ramazoni ju *in fort dhe ato 1mil shuplaka u larguan me gomone si qen.
Po mireo gazeta DITA qe dita-dites po beheni gjithnje e me shume kontradiktore me lajmet KONTRAVERSE qe publikoni papushim:
PO KUSHKUAN LEVDATAT SI LUME NGA FMN PER RRITJEN FAMOZE EKOOMIKE TE SHQYPNISE BASHKE ME TE ARDHURAT FAMOZE NGA TURIZMI SHQYPTAR?
sepse:
Kjo qe shkruan sot po kjo FMN per pensionet eshte shume depresionuese per te gjithe.
Ajo rritje ekonomike eshte vetem hi syve
Shqipetaret e vuajne ne kurriz
Kush paguan sigurime, ja heq nga goja fëmijëve, jua hedh qenërve të helmuar
Gjendja ekonomike për një numër shumë të konsiderueshëm të familjeve shqiptare eshtë jo e mirë (për të mos thënë e keqe…) Kjo duket çdo ditë në rrudhjen e konsumit. Arësya eshtë ngritja e jashtëzakonshme të çmimeve të shportës(mallrat e domosdoshme për mbijetesë) mos të flasim këtu për shpenzimet në problemet shëndetësore. Dhe si mund të flasësh për shëndetin në kushte të vështira mbijetese? Kështu për të larguar vëmendjen nga problemet e shumta ekonomike në programet e ndryshme televizive jepen programe banale me kuptimin e plotë të kësaj fjale, e turpshme por e vërtetë. Politikanë i thërrisni mendjes(nëse keni) se situata është e pabesueshme por reale! Punoni për të përmirësuar situatën sa nuk është vone!
Keshtu ndodh kur shteti as sot nuk ka kapacitetin te kontrolloje se sa nga ata qe punojne paguajne kontribute (dhe kjo jo per faj te tyre por te punedhenesve qe nuk paguajne kontributet) dhe shteti ngaqe vjedh vete nuk mundet ti keroje llogari askujt. Nuk mundet ti kerkoje llogari as pronareve dhe faykeqesisht as sindikatave (qe per qeverine Rama nuk ekzistojne) sepse jane bashkpronare ne vjedhje.