Dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme që çoi në goditjen e grupit kriminal ku bënin pjesë Avdylajt dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe “Rrumi i Shijakut”, tregon lidhjet mes tyre dhe egërsinë që kishin ndaj anëtarëve të grupit rival, ku si kreun e tij konsideronin Plaurent Dervishajn.
Në dokumentin prej 236 faqesh, pjesë e dosjes voluminoze të hetuar nga SPAK, me përgjime të realizuara përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC, që datojnë rreth katër vite më parë, evidentohet një bisedë mes Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi”, dhe Vullnet Muçës, ku ky i fundit pretendon se ka folur me “Monikën” dhe “Fredin” në aplikacionin SkyEcc.
Aleksandër Laho me emrin “Monika” i referohet ish-deputetes Monika Kryemadhi, shkruan Weblajm.
Pavarësisht këtij pretendimi nga eksponentët e dyshuar të krimit, nga hetimet e deritanishme dhe dekodimi i komunikimeve në Sky ECC, nuk rezulton asnjë provë që implikon znj. Kryemadhi në këtë grup apo në ndonjë aktivitet kriminal.
Deri më tani, emri i saj është përmendur vetëm në një bisedë të izoluar dhe nuk mbështetet nga prova të tjera hetimore.
Biseda:
1D6E0D– Fola me moniken idite me fredin ne skai… Kamer…Po celes i thash mka kerku me nejtt korekt…
L629B3– po fredi esht teknik shum i lart per kto lloj bisedash ne terren me policin… esht me grade te lart per terrenin…. po vetem qe genjen dhe ka nai ves.
1D6E0D– Dhe fredit ikam nejt korekt ikam then si ta mendosh ti un do boj po ta lexojm deri ditet e fundit.
L629B3– se esht shum i holle per kto gjera dhe ka shum shkallen e njofjes…. njeh shum njerez po ka hum pil se genjen dhe ka nai ves…. po kur do i kthente pergjigje prk.(prokurores) ai e tha qe ija , dhe
fletat e volumit i kan cuar per akt eksperimentii te dha gje.
1D6E0D– Kte jav nga e premjta
Në datën 8 mars 2021, në orën 19:53:00, Aleksandër Laho ka diskutuar me Vullnet Muçën në lidhje më dhënien e një “kafe” një personi cimin e të cilit nuk e përmendin por që dyshohet se mund të jetë ekspert kriminalist.
Biseda zhvillohet si vijon:
L629B3– cpbt…mos more nai pergjigje nga fredi per ate biseden a citi mikut te vet
1D6E0D– Esht myll si bised neser ka lenë takimin ti coj kafen.
j.l./ dita

VO:
-Fatkeqsia në këtë vënd e ka emrin DREJTËSI që nga 1992 që i zvarrit hetimet dhe gjykimet pa mbarim deri në vdekjen e Shqipëtarit të fundit që ka lindur pas 1992,kur saliu i bëri me dhiplloma fallco të U/Private.!
-Kështu,Hajdutët & vrasësit jan bashkuar me DREJTËSINË & POLITIQËNËT HAJDUT PËR TË ZHVATUR PASURINË E POPULLIT NË 28.000 KM/2 DHE ASNJËRIT NUK I ËSHTË SEKUESTRUAR PASURIA,ndonse 85 % e msgjidtrstve i kapi vetingu.
-Po vjen 21 janari që do mbushi 15 vite pa nxjerr përgjegjsin e VRASJEVE SHTETRORE(me urdhër Qevertitar),sipa Gj.Ndërkombëtare dhe,SPAK po vazhdon në KOMA.!
-Dhe SPAK+ GJKKO+S.BERISHA TALLEN !!
-Ndërsa, Maxhoranca dhe E.Rama i mbajnë SYT nga dera e SPAK për të numëruar VETËM Socialistët(mbi 100) si delet që nga S.Tahiri deri te Erion Veliaj në thyerje të Kushtetutës së vëndit !!
– Deri kur do të mbarojnë MARRËZIT.?
Sajmir Tahiri dhe Lali Eri kane qene me te sukseshmit ne rrugen e korrupsionit,Moren Hakun.
Edhe kjo katundarja Peshkopise,lindur ne mes te Tiranes ja ka bere fora me bandat e Durresit dhe Tiranes,Jo vetem ka vjedhur Shtetin sa i ka zene krahu,por ka porositur edhe vrasje. Monika eshte nje Griselda Blankio.qe po sperdridhet me drejtesine,duke zhytur ish burrin.Kjo eshte zonja Makbeth qe e zhyti Ilir meten .