Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VENDIMI: Kjo është arsyeja përse Banka e Shqipërisë do blejë 330 milionë euro nga tregu
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > VENDIMI: Kjo është arsyeja përse Banka e Shqipërisë do blejë 330 milionë euro nga tregu
EkonomiLajmi i fundit

VENDIMI: Kjo është arsyeja përse Banka e Shqipërisë do blejë 330 milionë euro nga tregu

Published: January 3, 2024
Shpërndaje

Duket se për këtë vit Banka e Shqipërisë ka vendosur të jetë shumë më energjike në ndërhyrjet për të mbajtur nën kontroll kursin e këmbimit. Ajo ka shtuar ndjeshëm shumat e parashikuara për blerjen e eurove në tregun e brendshëm, të cilat mund të arrijnë deri në 330 milionë euro.

Si çdo fillim viti, Banka e Shqipërisë ka publikuar kalendarin e ndërhyrjeve në tregun valutor. Për këtë vit janë parashikuar në total 20 ankande, përmes të cilëve Banka e Shqipërisë synon të blejë 250-330 milionë euro deri në fund të 2024. Ankandet do të nisin nga mesi i shkurtit dhe do të vijojnë deri më 20 dhjetor.

Shuma e blerjes në çdo ankand do të variojë nga 5 deri në 10 milionë euro, ndërkohë që rritja e parashikimeve për ndërhyrje në tregun valutor paralajmëron se Banka e Shqipërisë vijon të presë vijim të tendencës zhvlerësuese të euros në tregun tonë financiar.

- Publicitet -

Shifrat janë shumë më të larta se parashikimet fillestare të ndërhyrjeve për vitin e shkuar. Për vitin 2023, kalendari fillestar i ankandeve parashikonte blerje që mund të varionin nga dyshemeje prej 160 milionë eurove deri në vlerën maksimale prej 220 milionë eurosh.

Ndërhyrje që rezultuan krejtësisht të pamjaftueshme gjatë vitit të shkuar, veçanërisht duke parë mbiccmimin e fortë të lekut sidomos gjatë muajit korrik të vitit të shkuar. Shkak për të cilin, me datë 3 gusht, Banka e Shqipërisë, vendosi ta rrisë shumën e blerë në intervalin midis 220 dhe 300 milionë eurove.

Vendim që gjithsesi nuk solli asnjë efekt të dukshëm në tendencën zhvlerësuese të euros. Në asnjë prej blerjeve të Bankës së Shqipërisë nuk u vërejt ndonjë ndalim domethënës i tendencës mbiçmuese të lekut, tendencë e cila pas muajit korrik, u rishfaq me mbërritjen e festave të nëntorit.
Ndërkohë që duke parë volumin shumë të lartë të eurove në treg, qoftë edhe ato që qarkullojnë në kanale zyrtare, vështirë se edhe shtimi i ndërhyreve në 330 milionë euro do ndikojë në raportin e saj me monedhën tonë kombëtare.
p.c. / dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Spektakël në qiell më 12 gusht, eklipsi total diellor rikthehet në Evropë pas 27 vitesh
  • Zjarret në Mallakastër dhe Krujë drejt shuarjes
  • 130 mijë njerëz ikin çdo vit: Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?
  • Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza
  • Horoskopi 10 Gusht 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot

Komentet e Fundit

  1. Rexha on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  2. Churchill Vlorë on Pas Dhërmiut, vilë edhe në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime si pasuri e fshehur e Ballukut
  3. Mentori on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  4. Dursakja on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on FOTO: Situata alarmante në Gjirin e Lalzit ridëshmon problemin sistemik të dështimit në infrastrukturë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?