Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Bëri numrin ‘7’ në gjykatë? Domethënia e simboleve me gishta të Metës nga kafazi i xhamit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > FOTO: Bëri numrin ‘7’ në gjykatë? Domethënia e simboleve me gishta të Metës nga kafazi i xhamit
Aktualitet

FOTO: Bëri numrin ‘7’ në gjykatë? Domethënia e simboleve me gishta të Metës nga kafazi i xhamit

Published: May 12, 2026
Shpërndaje

Për të dytën herë brenda 10 ditësh, Ilir Meta është shfaqur pas kafazit të xhamit në GJKKO, ndërsa kërkesa e mbrojtjes së tij, si dhe e Monika Kryemadhit për një seancë “live” për publikun, është rrëzuar nga gjykata me argumentin se “do të krijonte presion publik dhe mediatik”.

Seanca e dytë në themel ka nisur me debate për ish-presidentin Meta, ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi dhe 3 të pandehurit e tjerë për dosjen e aferës CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA për ish-LSI.

“Ky intimidim dhe linçim që më është bërë mua dhe ish-burrit tim, duhet të jetë e hapur që shqiptarët të shohin provat”, ka thënë Kryemadhi.

- Publicitet -

Avokati mbrojtës i Metës i tha gjykatës se nuk ka asnjë bazë ligjore për ndalimin e transmetimit live të seancës.

Mediat nuk u lejuan të qëndronin përgjatë seancës, por vetëm në momentet e para. Kreu i PL, Ilir Meta u shfaq brenda kafazit prej xhami nga ku përshëndeti, duke bërë shqiponjën me duar. Ai shihet teksa komunikon me avokatin e tij përmes kafazit të xhamit.

Shenja me numrin 7 me gishta, duket se është ironi me SPAK, që ka deklaruar në një proces tjetër se kushtet në kafaz janë me pesë yje. “Është me shtatë yje kafazi”, tha Meta.

Avokati Cakrani pyeti gjykatën ku e keni dinjitetin me sallat e reja, ku ish-Presidenti i vendit shfaqet sërish në kafaz.

“Ja dinjiteti njerëzor, presidenti në kafaz me xhama. Ku e keni dinjitetin me këto sallat e reja, ja ku janë tenderat. Presidenti në kafaz. Me kë talleni ju s’jemi budallenj”, tha ai.

Sa i takon gjyqit, Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku janë të pandehurit që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Ndërsa Meta dhe Kryemadhi kanë kërkuar gjykim me procedurë të zakonshme.

Të dy akuzohen për të njëjtat vepra penale, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ish-çifti ka mohuar akuzat lidhur me dosjen në ngarkim të tyre duke e konsideruar procesin gjyqësor si tejet politik të drejtuar nga vetë kryeministri Edi Rama.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Phoenix says:
    May 13, 2026 at 9:47 am

    Ka evoluar ne nje Demon te curufiasur, se Demon i thjeshte ishte qe kur lindi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
  • Danubi thahet në nivele historike, dalin nga ujërat anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore
  • Sekreti i jetës sipas një 103 vjeçareje
  • Kjo telefonatë nuk do të jetë më e mundur, nëse ke automjet të ri në BE
  • Trump pret Zelenskyn, takimi në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet në fokusin e SHBA

Komentet e Fundit

  1. Hugo on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  2. K R on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  3. demo on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  4. Durrsaku on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  5. CR7 on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?