Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Irani nis sulm të ri raketor, shpërthime dhe sirena alarmi në Izrael
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > FOTO: Irani nis sulm të ri raketor, shpërthime dhe sirena alarmi në Izrael
BoteLajmi i fundit

FOTO: Irani nis sulm të ri raketor, shpërthime dhe sirena alarmi në Izrael

Published: June 17, 2025
Shpërndaje

Sirenat e alarmit u dëgjuan në disa zona të Izraelit mëngjesin e kësaj të marte, ndërsa ushtria njoftoi për një valë të re sulmesh me raketa të nisura nga Irani.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) deklaruan se sistemi i mbrojtjes ajrore është aktiv dhe po punon për të ndërprerë sulmet iraniane.

Një burim i CNN në Tel Aviv raportoi për shpërthime në qytet, ndërsa një tjetër njofton se në Jerusalem pa një raketë që kalonte mbi qytet.

- Publicitet -

Ekipet e emergjencës së Izraelit, Magen David Adom (MDA), janë nisur drejt zonave të goditura për të ofruar ndihmën e nevojshme.

“Pas sirenave të dëgjuara së fundmi, ekipet tona po shkojnë për të verifikuar raportet në terren”, tha një zëdhënës i MDA-së.

Policia izraelite konfirmoi se deri më tani nuk janë raportuar të lënduar.

Ushtria njoftoi gjithashtu se banorët mund të largohen nga strehimoret dhe zonat e mbrojtura në të gjithë vendin, pas valës së fundit të sulmeve iraniane që ndodhi të martën në mëngjes.

“Forcat e kërkim-shpëtimit po operojnë në disa pika ku ka raportime për predha të rrëzuara”, deklaruan IDF.

Një autobus, që dukej i bosh, u godit dhe u përfshi nga flakët në qytetin bregdetar qendror të Herzliyas, sipas fotove të publikuara nga shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtimit.

Një zëdhënës i bashkisë së Herzliyas konfirmoi se incidenti ndodhi në një parking dhe se forcat e sigurisë dhe stafi lokal janë në vendngjarje.

Një video në mediat sociale tregon një predhë të tymosur të shtrirë në trotuar pranë një automjeti në zonën banimi të Ibthanit në Qarkun Qendror.

Punonjësit e emergjencës kanë shkuar në disa vende të raportuara si të goditura, por Magen David Adom tha se deri tani nuk ka raporte për persona të lënduar nga sulmet.

Më poshtë dy grafikë nga The Guardian rreth goditjeve të Izraelit në Iran dhe goditjeve të Iranit në Izrael.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Haga i dënoi me 81 vite burg, Kurti reagon pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së
  • Ringrihet sërish Bordi i Transparencës
  • “Sot u dënuan çlirimtarët”, vajza e Jakup Krasniqit shpërthen pas vendimit në Hagë
  • Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  • Vendimet e Hagës për ish-krerët e UÇK, vjen reagimi i parë nga qeveria Kurti

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?