Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Historia e pashait Abdurrahman, sundimtari i fundit i Hungarisë që lindi në një fshat të Peqinit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Historia e pashait Abdurrahman, sundimtari i fundit i Hungarisë që lindi në një fshat të Peqinit
HistoriLajmi i fundit

Historia e pashait Abdurrahman, sundimtari i fundit i Hungarisë që lindi në një fshat të Peqinit

Published: April 13, 2026
Shpërndaje

Nga Dorin Xhima

Ndërsa sot flitet për kutitë e votimit dhe balancat e pushtetit në Budapest, pak kush e kujton se rreth 340 vite më parë, fati i këtij qyteti ishte në duart e një shqiptari nga Peqini. Abdurrahman Pasha, sundimtari i fundit i Budës, mbetet në histori si “armiku hero” – një figurë që edhe vetë kundërshtarët e nderuan për trimërinë e tij të rrallë.

Abdurrahman Abdi Arnaut Pasha me origjinë nga Peqini ishte komandant i ushtrisë turke që pushtoi Hungarinë. Megjithëse pushtues, atij i është ngritur në vendin ku u vra, në “Buda Castle”, një memorial i posaçëm.

- Publicitet -

Memoriali ka një dedikim impresionues, pasi pashai quhet armik por e konsiderojnë edhe hero Në memorial shkruhet:

“Guvernatori i fundit i pushtimit 145-vjeçar të Buda-s, Abdurrahman Abdi Arnaut Pasha. Ra në këtë vend më 2 shtator 1686, kur ishte 70 vjeç. Ai ishte një armik hero. U prehtë në paqe!”

Po kush ishte pashai i Budës?

Abdurrahman Pasha lindi më 1616 në një fshat të Peqinit. Vazhdoi studimet e larta ushtarake në Stamboll. U edukua dhe u stërvit në në repartin e famshëm të jeniçerëve ku kishte shumë shqiptarë.

Në vitin 1674 mori postin e guvernatorit në Bagdatit dhe dy vite më vonë u bë guvernator i Egjiptit. Në vitin 1684 u emërua komandant i ushtrisë Osmane në Hungari.

Një vit më vonë u krijua “Lidhja e Shenjtë” me misionin për të larguar turqit nga Hungaria e cila sundohej prej tyre që prej 145 vjetësh. Me iniciativën dhe mbështetjen financiare të Papa Innocentit XI dhe Republikës së Venedikut u dërguan 80.000 trupa në Budapest. Ata u mbështetën edhe nga 15.000 hungarezë vendas.

Beteja e Budapestit ishte ndër më të përgjakshmet në histori.  Më 17 qershor të vitit 1686 pashai rrethohet nga ushtria e parë evropiane e bashkuar, në përbërje të së cilës kishte gjermanë, francezë, italianë, polakë, austriakë dhe hungarezë.

Kjo ushtri ishte e përbërë prej 90 000 deri 95 000 forcash. Pashai kishte brenda kështjellës vetëm 8 mijë forca.

Abdurraman Pashës iu përsërit disa herë kërkesa për dorëzim, por ai refuzoi të dorëzohej Historia thotë se Pashait iu dërgua një forcë e madhe ndihmë nga Turqia por ajo u thye në Beograd pa mundur të arrijë në Budapest.

Më 29 gusht, nga vetë Pashai organizohet një kundërsulm mbi rrethuesit, por edhe ky u thye.

Beteja e Budës është përjetuar në disa vepra artistësh, ku protagonisti kryesor është pashai plak me flokët e bardhë të mbështjellë me turban.

Në këto vepra gjenden fjalët e tij:

“Unë nuk arrita ta mbroj dot kalanë e Budës që më kish caktuar në ruajtje. Ajo çka është e drejtë, është që bashkë me rënien e kalasë, të bie edhe unë”.

Sipas kronikave – në momentet e fundit – ai u turr përpara drejt vdekjes me një grusht ushtarësh që i kishin mbetur, të cilët e ndoqën pas. Dhe u vra.

Trupi i tij i mbuluar nga gjaku, u la në shesh për disa ditë. Dita e vrasjes së tij ka hyrë në histori si dita që i dha fund pushtimit 145-vjeçar të Budapestit.

Vendi ku u vra pashai 70 vjeçar, u ruajt dhe u rrethua, deri sa 245 vjet më vonë, në këtë vend u ngrit  përmendorja, që është edhe sot, kushtuar “armikut-hero”.

——

Botuar në rubrikën Histori të gazetës DITA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
26 Comments
  • Arben says:
    March 13, 2024 at 10:12 am

    Osmanllinj

    Elhamdullillah

    Reply
  • Americano says:
    March 13, 2024 at 10:38 am

    E quajne armik/ por edhe hero -shkruhet ne artikull ! Edhe ne Hajredin Pashes I kendojme edhe si hero -I kemi vene titullin kenges me emrin e tij edhe si pushtues armik! Sindrome osmane!

    Reply
    • Agron Kulla says:
      March 13, 2024 at 10:52 am

      E ke gabim. Vertet kenga fillon me emrin e Hajredin Pashes, por i kushtohet luftes se popullit te Dibres kunder pushtuesit osman.

      Reply
      • Tosi says:
        April 22, 2026 at 6:24 pm

        Agron osmanet ishin vete shqiptaret akoma nuk e ke kuptuar kete?

        Reply
        • Arbër says:
          April 24, 2026 at 11:46 am

          Pra, ishin arbërit (shqiptarët) që shkuan në Azinë e Vogël, u bënë osmanllinj, dhe pastaj erdhën dhe pushtuan Arbërinë për 460 vjet.
          Dhe luftrat tona ndaj osmanëve ishin….luftëra civile🤣🤣🤣.
          Tosi-Toçi, dashuria për pushtuesit osmanë dhe Sindromi i Stokholmit nuk duhet të të bëjë kaq budalla.

          Reply
  • demo says:
    March 13, 2024 at 11:00 am

    Po cfare ndalohet ribotimi!?E keni botuar e ribotuar vete 3 here brenda vitit.

    Reply
  • Aldrinp says:
    March 13, 2024 at 1:16 pm

    Trupa evropiane prej 80 95 mije forcash
    Brenda trupa e Pashait 8000 forca
    jashte forca e Sulltanit
    Dhe ne Qiperi, kopuket idiote te gazetes qe nuk dine te lidhin dy fjale, si idiote te dobishem te Ramutit qe jane.
    Thuhet dhe trupa, o debile te mbaruar.
    Forca forcash, apo qysshe qysshe, sic e tha dhe Ramut bajga, dora vete

    Reply
    • Arbër says:
      April 24, 2026 at 11:47 am

      Ç’pate, Almut?

      Reply
    • I'm says:
      April 26, 2026 at 3:35 pm

      H N.B.

      Reply
  • ¿? says:
    March 13, 2024 at 1:20 pm

    Ky me siguri do kete qene nai stergjysh i Taulant Palles. Turq hesapi

    Reply
    • pilo Lala says:
      April 13, 2026 at 7:11 pm

      Stergjyshi Dash Peqinit.
      Prandaj ka dale Dashi me koke te shtypur.

      Reply
  • Arben says:
    March 13, 2024 at 5:57 pm

    se keni harruar Qyprryllinjte, dinasti e kryeministrave 1650-1707 ne menyre te panderprere, gjyshi, djali, nipi sternipi. I dhane lavdi Perandorise dhe Shqipetareve (Yskyptar), i pari i Qyprryllinjeve (Merre e therrisnin), lindur ne Rroshnik te Beratit, edhe sot eshte xhamia dhe banjot ne Rroshnik te ndertuara prej tij

    Reply
  • Arben Tashko says:
    March 13, 2024 at 7:46 pm

    Pse ka shume njerez edhe sot qe kame mentalitetin e Diktatorit Hoxha?
    Apo kane ligesin dhe paranojat e tij?

    Hugarezet e nderuan armikune tyre duke e quajtur nje “Armik-Hero”
    Ne i kemi bere dhe i “bejme te gjthe armiq” dhe parardhesit tane i
    kane zhdukur varret e atyre, qe dikur konsiderohshin patriote.

    Satrapi Hoxha i vrau te gjithe qe e dinin se cfare
    Ai kishte bere ne vite dhe i shpalli poliagjente.

    Te gjithe ATO e kuptuan me vonese se sa gabim
    kishin bere qe ja dorezuan ATIJ shpirtin e tyre.
    ATO mund tja kishin dedikuar jeten e tyre Shqiperise.

    Ai “besonte” apo bente “sikur besontese” se ishte i vetmi shqiptar
    i ndershem dhe patriot qe e donte Shqiperine te gjithe te tjeret
    ishin trathtare e poliagjente te vendeve te tjera.

    Kercimi i diktatorit dege me dege per te siguruar pushtetin e tij,
    ka lene nje shije te hidhur ne bote. Gjurmet e saje po na ndjekin
    per 40 vite pas vdekjes se tij:

    Na shikojne si njerez pa bosht, pa ideale, vetem per interesat e
    momentit dhe ka shume e kesaj dite qe vazhdojne te njejten
    strategji apo taktike tragjike:

    “Hodha lumin te dhjefsha mushken:

    Reply
  • fshatari.pafshat says:
    March 19, 2024 at 12:01 pm

    Shpresoj te mos jesh nga soji i Tashkove patriote… te kthjellet ne mendimet dhe vepren e tyre… sjellje keto qe Ti nuk i shperfaq aspak ne komentin tend!!! Shendet te mire.

    Reply
    • fshatari.pafshat says:
      April 14, 2026 at 4:17 pm

      Ky fshatari.pafshat eshte emer i kopjuar nga email-i origjinal. Pse? Ta gezosh.

      Reply
  • Vl says:
    April 13, 2026 at 7:42 pm

    Ku eshte krenaria ktu? Prandaj nuk jemi ber dhe nuk do behemi ne.

    Reply
  • demo says:
    April 13, 2026 at 11:37 pm

    Ec e jepi katundarit Peqinit Hyqem te sundoje boten ne emer te Sulltanit.Trima ka gjithe Bota,por trimat hungarese nuk e nderprene luften kunder turqve derisa e cliruan te PARET
    Ashtu si u rrebeluan te paret kunder sundimit sllavokomunist.

    Reply
    • Arbër says:
      April 24, 2026 at 11:50 am

      Hera e parë që flet drejt ti.

      Reply
  • chp says:
    April 14, 2026 at 1:44 am

    Cdo fis i nderuar ne Shqiperi e ka nje pis.
    Edhe ky Tashko i Amerikes nxin ne komentin e tij sepse ne kete artikull nuk flitet fare per te ashtquajturin diktator
    atehere cfare eshe Ky Tashkua,,, i cfazuar apo i paguar…
    Edhe fisi i nderuar i Kokalareve ne Amerike i ka dy Kokalare qe per shume vite kishin mardhenie ON/OFF me monstren e viqidolit..
    Pse envernekrofagu Tashko nuk ka thene nje fjale te vetme per gafen e denushme te tre adminstratave te fundit amerikane qe
    Usaliu i tyre i Amerikes u denua me karton te kuq (radio loje=Dirty Job)
    1-Per korrupsion madhor
    2-Shantazhim te drejtesise
    3-Minim te demokracise.
    Pse sot Sali Serbiberi dhe fuckBeleri po urinon viktimat e me Latifet Amerikes dhe Edi Ramen ku ky i fundit eshte drejtor i super tenderave te Xenit dhe nje xhirafe e friksuar ndaj shtriges Salemit qe ben ligjin ne Gestapon e Spakut…( vijon)

    Reply
  • Demotakercita says:
    April 14, 2026 at 7:17 am

    Edhe armiku respektohet,keshtu na meson kjo histori.Shqiptare mesoni te respektoni jo vetem interesaxhinjte por te gjithe kush ka punuar e punon per vendin.

    Reply
  • iriqi says:
    April 14, 2026 at 8:44 am

    Edhe dy pashallarë që rrethuan Vienën në kohë të ndryshme ishin po ashtu me origjinë shqiptare. Njëri nga Parga e Çamërisë dhe tjetri nga Shijaku më duket. Ne i kemi shërbyer Turqisë si qeni të zotit. Prandaj edhe Fuqitë e Mëdha na ndanë në 15 copa!

    Reply
  • fshatari.pafshat says:
    April 14, 2026 at 4:23 pm

    Ky fshatari.pafshat eshte emer i kopjuar nga email-i origjinal. Pse? Ta gezosh.

    Reply
  • Turkosporos Zerva says:
    April 22, 2026 at 7:09 pm

    Edhe shqipetaret nuk e ndaluan kurre rebelimin e tyre, madje etnia e vetme e cila ka kryengritjet dhe rebelimet me te shumta kunder Perandorine Osmane, jo vetem ne trojet tona, por edhe ne zemer te Perandorise, aq sa nje shqipetar i vetem detyroi nje sulltan te jepte doreheqjen. Kerkoni me emrin e Patrona Halil. Ishte tjeter pune qe nuk u bene bashke per te bere nje revolucion te perbashket dhe ketu ndikoi shume edhe ndarjet ndikuese te feve te ndryshme.

    Reply
  • Arbër says:
    April 24, 2026 at 11:54 am

    Një shekull më parë kishim ndihmuar dhe ishim në krah të Huniadit.
    Ky turbanlliu , thjesht, na bën të ndjehemi si të dhier përpara hungarezëve….
    😥😥😥😥😥😥

    Reply
  • Kaurri realist says:
    April 24, 2026 at 3:30 pm

    Mish per top per interesat osmane prej 1400-1900, shqiptaret nuk zune mend kurre, as edhe sot.

    Reply
  • demo says:
    April 27, 2026 at 12:17 am

    Nga nje Dokumentar qe kam realizuar per Peqinin,zbulova ne arkiva se Abdurrahman pashe Peqini eshte lindur ne fshatin Cicin prane Peqinit,Aty ku ndodhet sot burgu Peqinit.Pasardhesit e tij jane bejleret Bonati te Peqinit,Vertet Abdurrahman pasha e ndertoi Xhamine e Peqinit,por pasardhesit e tij realizuan edhe Kullen e Sahatit prane dhe Rikonstruktuan Xhamine ne fillim te shek XIX.I fundit i kesaj dere ka qene Demir bej Bonati,qe u vra rreth vitit 1918 nga i ati Mustafa Gjinishit,Adem Gjinishi dhe Haxhi Isuf Kazazi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Debati për donacionet rikthen në fokus financimin e sistemit shëndetësor
  • Furgoni përplas turmën e njerëzve gjatë paradës së krenarisë në Berlin, një i vrarë dhe 16 të plagosur
  • Furgoni me punëtorë del nga rruga në Vlorë, humb jetën 52-vjeçari, katër të tjerë të plagosur
  • Në punë edhe të dielën, humb jetën në krye të detyrës elektricisti në Pogradec
  • Aksident zinxhir në aksin Fier-Levan, përplasen tre automjete

Komentet e Fundit

  1. Real Me on Në punë edhe të dielën, humb jetën në krye të detyrës elektricisti në Pogradec
  2. FRPD on Video e nënës me djalin autik, Rama: E kishin marrë me vete kastile
  3. Detari on Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
  4. Detari on Nga milionat për Kanye West te lypja për pajisje: QSUNT pa buxhet, ​fshin dokumentet nga serveri, “imazhi” vihet përpara jetës
  5. K R on VIDEO: Rama del në darkë vonë nga pjesa e pasme e Kryeministrisë, përballet me protestues që qëndronin ende në Bulevard

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?