Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vendet ish-komuniste dhe Shqipëria, gjithmonë “një hap larg finishit”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Vendet ish-komuniste dhe Shqipëria, gjithmonë “një hap larg finishit”
AnalizaLajmi i funditopinion

Vendet ish-komuniste dhe Shqipëria, gjithmonë “një hap larg finishit”

Published: January 2, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Hyrja e Bullgarisë në zonën euro është edhe një pasqyrë për Shqipërinë: një kujtesë se koha kalon njësoj për të gjithë, por përparimi jo. Ndërsa disa vende ish-komuniste tashmë flasin gjuhën e ekonomive të konsoliduara, Shqipëria jonë vazhdon të mbetet vendi që “po përgatitet”

Ky 1 janar në Bullgari ishte dita e një ndryshimi real. Në Shqipëri, edhe ky fillim viti në raport me integrimin e dlshiruar europian, mbetet ende një datë reflektimi.

- Publicitet -

Pse e themi këtë?

Më 1 janar, Bullgaria zyrtarisht e bëri euron monedhën e saj kombëtare, duke mbyllur një kapitull të gjatë tranzicioni dhe duke hapur një tjetër në integrimin ekonomik evropian.

Ndryshimi nuk erdhi si befasi. Prej kohësh, institucionet bullgare, bizneset dhe qytetarët ishin përgatitur për këtë hap, me fushata informuese, me çmime të afishuara në dy monedha etj. Ka qenë një proces i monitoruar nga afër nga Bashkimi Evropian.

Pati dhe rezistencë për shumë vite. Sepse bizneset që përfitojnë nga konvertimet, paqartësitë, tarifat “gri” apo lojërat kontabël, nuk kanë interes që sistemi të ndryshojë. Lexova një analizë realiste për këtë: Euroja sjell transparencë në çmime dhe krahasim të menjëhershëm. Kjo është pozitive për konsumatorin dhe konkurrencën e ndershme, por jo gjithmonë e leverdishme për ata që përfitojnë nga mungesa e qartësisë

Për shumë arsye, nuk është thjesht një akt teknik financiar, por një moment simbolik për një vend ish-komunist si ne dikur.

Një vend që arriti të përmbushë standarde të rrepta fiskale, institucionale dhe monetare. Euro nuk është vetëm monedhë, por certifikatë besueshmërie.

Një model i njohur në Europën Lindore

Bullgaria nuk është rast i veçuar. Vende të tjera ish-komuniste si Estonia, Letonia, Lituania, Sllovakia apo Kroacia kanë ndjekur të njëjtën rrugë. Reforma të dhimbshme, disiplinë fiskale dhe presion të vazhdueshëm mbi institucionet për të funksionuar sipas rregullave.

Procesi ka qenë i ngadalshëm, shpesh i shoqëruar me kosto sociale, por i qëndrueshëm në drejtim. Në kontrast, Shqipëria mbetet ende në fazën e premtimeve dhe planeve afatgjata.

Ndërsa fqinjët ish-komunistë kalojnë nga statusi i “tranzicionit” në atë të integrimit real, Shqipëria vazhdon të diskutojë reformat më shumë se sa t’i zbatojë ato. Euro përdoret vërtetë gjerësisht në ekonomi, por jo si rezultat i stabilitetit institucional. Më tepër si pasojë e pasigurisë ndaj monedhës vendase.

Ndryshimi mes dy realiteteve për mendimin tim nuk qëndron gjithsesi te historia apo trashëgimia komuniste, por te vullneti politik për të ndërtuar institucione funksionale.

Sidomos për ta luftuar korrupsionin realisht dhe për të pranuar se integrimi evropian nuk fitohet vetëm me fjalime të bukura apo duke justifikuar me njëqind mënyra të rafinuara të korruptuarit.

—

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
19 Comments
  • Adnan Resuli says:
    January 1, 2026 at 8:47 pm

    Sali Berisha me vitet e mbrapshta 96-97 te tij e la Shqiperine kaq mbrapa. Ishte parashikuar pranimi i saj nga 2001-2005,gjithcka e shkaterroi Berisha 96-97.

    Reply
  • Si mund të futet Shqipëria në BE! says:
    January 1, 2026 at 10:40 pm

    Duhen thënë të sakta se përse po vonon Shqipëria në BE. Bullgaria që meret si shëmbull, është më afër Rusisë dhe kanë prioritet për të kaluar fazat më shpejt se Shqipëria. Pra për BE-në ka rëndësi gjeopolitika dhe ne nuk mund të krahasohemi me Bullgarinë, Rumaninë, Estoninë, Lituaninë dhe Letoninë. Shqipëria ka një tjetër minus. Jo të gjithë punojnë bashkë me Qeverinë për të shpejtuar hyrjen në BE. Berisha dhe të gjithë ata që nuk justifikojnë pasurinë e tyre nuk janë të interesuar, sepse BE ka ligje të forta që nuk mund që t’i fshehësh dhe tremben se mund që t’i humbasin. Po kështu edhe brënda socialistëve ka individë që punojnë kundra rrymës së përgjithëshme me motive të ndryshme si karrieriste, xheloziste, apo të njëjta me të Berishës. Muajt e fundit ka dalë më e qartë ky veprim kur disa socialistë i bashkohen korrit opozitar kundra Qeverisë. Duhet që shqiptarët të bashkohen për një qëllim, sepse hyrja në BE ka lidhje me të gjithë dhe merita nuk i kalon një individi sikurse po paraqitet. Duhet kontribut i SPAK-ut që ligji të jetë njësoj për të gjithë, i Medias që të mos bëjë politikë, por të informojë publikun pa ndikime politike, i opozitës që të mos jetë destruktive, por veprimet t’i kryejë brënda Parlamentit, pa përdorur grushtat, duhet që socialistët që e urrejnë Ramën të presin zgjedhjet e tjera sepse kësaj rradhe populli i dha 83 mandate dhe nuk mund t’a largosh me propagandë, etj. Secili të shikojë vetveten dhe të punojë për Shqipërinë që të futet në BE, përndryshe duhet të kujtojmë Konicën me shprehjen e tij.

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    January 2, 2026 at 5:25 am

    Zonje apo zonjushe, sa vjet Kane ne BE keto vende qe ti permenden, dhe pas sa vitesh pranimi, Kane kaluar ne Euro? Kosova, Mali I Zi, edhe Tani qe flasim bashke punojne me euro. Pra, NUK eshte status anetar I BE qe percakton, por potenca e monedhe.Potenca e dobet e monedhe vendase kundrejt euros do TE sillte dificit bankar, inflacion, rritje cmimesh. Stabiliteti I Tyre kerkon edhe nje force ne arritje te monedhe vendase. Dhe fakti qe leku po forcohet ndaj euros Ne kurs kembim tregon ecuri pozitive ne rrugen e perafrimit monetar dhe te kembim it. Osé do te hiqesh koke e madhe, OSE e KE ngaqe nuk e njeh kete fushe.

    Reply
  • demo says:
    January 2, 2026 at 5:35 am

    Zhvillimin nuk e sjellin Idete e kokeboshave,Systemet e kokeboshave,Strateggjite e kokeboshave,Fjalimet e kokeboshave.E sjellin njerezit.
    Shqiperia humbi drejtimin ne 1991 kur nje Ekip Ekonomistesh nga me te miret,qe kishte ky vend,i perbere nga Ylli Bufi,Gramoz Pashko,Fatos Nano,Genc Ruli,vuri piketat e Rruges Ekonomike drejt BE.Realizoi anetaresimin ne Banken Boterore,ne Institucionet e ndihmave Ekonomike,ne Helsinki,OSBE,etj. I realizoi ne kohe rekord.Ishim ne nje hap me vende si Bullgaria,Rumania,Vendet e ish Jugosllavise hyne ne rrokopujat e luftes,.Por ne nje shpelle te Zzeze,ne Lugun e Zi,pergjonte nje bishe e Zeze ,qe po plaste prej Cmires se Zeze prej ketyre sukseseve te Ekonomisteve Qytetare.ISHTE MALOKU.
    Ishte Sali Berisha,qe me ndihmen e Rrugacerise,falangat e burgaxhijve,1200 cave,turmave uluritese,shembi Qeverrine e Koalicionit.Shqiperia humbi rrugen .Doktorri re doktorri,,Po pillte doktorri nga NAKARI.KISHTE MBETUR DOKTORI PA PUSHTET.Shembi Normalitetin.Ndoshta jam gabim,Ndoshta jam paragjykues,por Une mendoj se kafsha e Lugut te Zi para se te behet doktor,i duhen 7 breza te behet Qytetar.
    Ky ndryshoi Tabelat e Rruges,Kur Fatos Nano gjykohej per kavanozat e suprave te thartuar,Maloku depozitoi arin e Londres ne Malajzi,Cesternat me nafte nuk drejtoheshin ne Portin e Durresit,por ne Portin e Bajzes.Rruga drejt Europes u kthye ne Rruga drejt Serbise.Falangat e katundarise u nxiten te rrembejne Tokat e Pronareve.
    Kapitalizmi malok u ndertua mbi Pronen e vjedhur,.
    Ky mesoi Ekonomine e Cubit,Demokracine e Vjedhjes se votave,Asgjesimin e Industrise,Ushtrise,Ekonomise,qe nuk ka Marshall ne Bote ta rregulloje me kete Vend.Te gjithe pasardhesit ndoqen rrugen e Berishes.
    Qahet hajduti se e kane vjedhur!!!!!!!!!!!!!!Te vodhen o hajdut? Po vidhet hajduti?

    Reply
  • xxx says:
    January 2, 2026 at 6:21 am

    Qe do rrezohej qeveria koalicionit 1991, ajo ishte domosdoshmeri. Per arsye se qe ne momentin qe sistemi paraardhes fillon leshon pe ktij tjetrit, ky i fundit rruge te mesme nuk te le.
    Kshu thote dialektika e ndeshjes se sistemeve te kunderta.
    Si thua do tna linte amerika superfuqia te perkundeshim ne endrra socialiste dhe do bente bashkepunim ne respekt reciprok me neve?
    Do dilte nje Berishe heret a vone, mos nga vicidoli, nga diku tjeter.

    Reply
  • Skypion says:
    January 2, 2026 at 6:28 am

    Shqiperia pat qene e para, jo vetem nder vendet e rajonit, por edhe ca te tjerave ne rrugen e integrimit europian. Po te mos ishte rebelimi i ish-komunisteve qe kallen Shqiperine ne flake me bandat e tyre kriminale, te ashtuquajturat komitete te shqpetimit kombetar, ajo do ta kishte nenshkruar MSA-ne qe ne 1997.
    Erdhen kriminelet ne pushtet, shpiken korrupsionin duke e kthyer ate ne sistem, dhe per 8 vite pati stanjacion.
    U desh te rikthehej doktori ne krye te puneve ne vitin 2005, qe te nenshkruhej ajo dhe te gjitha arritjet e medha, te vetmet, qe perafrojne vendin me BE-ne; si NATO dhe liberalizimi i vizave; do te ishin hapur qe ate kohe negociatat po te mos ishte prape per faren e keqe socialiste qe mbajten peng ate me ca keshilltare (f)hekalesh te Fierit.
    Pasi hajdutet socialiste rierdhen ne pushtet ne 2013, perseri stanjacion…
    Lufta ne Ukraine, ne fakt, eshte e vetmja “arritje”, sepse fale saj BE po nxiton, duke mbyllur syte e hundet, sidomos hundet per shkak te kuterbimit te madh te narkoregjimit. E megjithate, edhe kjo eshte vetem sa per ta mbajtur lidhur, nga frika se mos partia ne pushtet, qe ata e dine mire se eshte nje krijese e emisareve te ish-kominternit famekeq ne vitin 1941, mos ben ndonje budallallek, si ne kohen e diktatures dhe te hidhet nga Moska…
    Keto jane faktet; te tjerat fjale kot.

    Reply
  • 1thundrak says:
    January 2, 2026 at 6:41 am

    Akoma gjalle eshte genc ruli moterqiri qe do ndreqte ekonomine duke luajtur bizhoz?
    Nuk behet vendi me hajduta intriganta te pabese injoranta vrases perdhunues dallkauke tradhetare…

    Reply
  • Detari says:
    January 2, 2026 at 7:49 am

    Me vertet krahasoni Bullgarine me nje fshat turk si albanistoni?

    Reply
  • Ekonomist says:
    January 2, 2026 at 8:26 am

    Se pari – hyrja ne zonen EURO nuk eshte pritur mire ne shume vende europiane e nuk do te thote patjeter sukses!
    Sepse ka ndodhur qe nga konvertimi monedhe vendase-EURO qytetaret kane humbur e jo fituar gje. Kjo sidomos ne vende me ekonomi jo fort te fuqishme.
    Se dyti – ka nje vend ish-komunist ne BE qe nuk ka hyre ne zonen EURO, Republika Ceke, qe eshte shume me me ekonomi te stabilizuar se vende tjera ish-komuniste e qe vazhdimi me monedhen vendase Korona eshte ne deshiren e vete cekeve.
    Perfundimi : zona EURO eshte per ekonomi te forta e te qendrueshme dhe shtypese per ekonomite e brishta, pra nje Shqiperi me keto te ardhura qe kane shqiptaret, kjo futje ne zonen EURO do ti sillte me teper se kudo pakenaqesi popullsise nga konvertimi lek-Euro.

    Reply
  • K R says:
    January 2, 2026 at 9:53 am

    E drejte analiza por duhet shtuar se Bullgaria nuk e “refuzoi” për 20 vite euron në kuptimin strikt të fjalës. Që nga momenti kur u anëtarësua në Bashkimin Europian në vitin 2007, ajo kishte detyrimin ligjor ta miratonte monedhën europiane në një fazë të caktuar. Ajo që bëri për shumë vite ishte ta shtynte praktikisht afatin, sepse kostoja politike e ndryshimit dukej e lartë

    Reply
  • Luani says:
    January 2, 2026 at 11:16 am

    @Detari : ti je o pesimist i lodhur nga të qenit se je gjallë apo ke nji urrejtje per Shqiptarinë, se ndryshe se perceptoj këto opinionet tuaja.
    @Skypion : nuk e kuptoj emrin tend po ska aq rëndësi ,opinioni yt sipas teje esht fakt që qëndron ndërsa të tjerët janë farse, po kjo eshte nji dozë pesimizmi qe shfaqet nga dështimet ndoshta personale se Saliu qe e lavdëron ti eshte thjesht nji dështak i plakur që nu ka me qka ti jep Shqipërisë dhe Shqiptareve. Nje politikan gje ka nji fjalor te fëlliqur dhe vetëm me dhune dhe flakë ne Kuvend mendon se kthehet ne pushtet ,sipas tij Edi Rama duhet ti japë pushtetin e ateher zgjidhja e problemit Zgjedhje të lira eshte e pranueshme për te ,jo kjo s’do ndodhe më Populli ështe vetdijsuar.

    Reply
  • demo says:
    January 2, 2026 at 12:09 pm

    XXX pikerisht Ajo rruge e mesme na duhej.Rruga e Teng Hsiao Pingut. Te ruanim Shtetin.Te ruanim cfare ishte ndertuar.Iniciativa e lire le te krijonte te Sajat,.Por jo duke shkaterruar Shtet. Shkaterruesit,grabitesit si Sali Berisha,Azem Hajdari nen zinxhiret e tankeve ne sheshin Tien An Men. Drogaxhijt,kontrabandistet,hajdutet,plumbin kokes ne gjunje ne sheshin Tien An Men.Kjo na duhej. Kjo mosDialektika e ndeshjes se sistemeve te kunderta,qe ne Kine nuk rezultoi DOMOSDOSHMERI.

    Reply
  • Detari says:
    January 2, 2026 at 1:24 pm

    @Luani

    Mesoni te replikoni me argumenta se jeni bere shume te lodhur.
    Artikullshkruesi po krahason Skiperine me Bullgarine sipas tij keto 2 vende filluane nga e njejta shkalle (e komunizmit!?).
    Dikush ti japi 2 libra Historia e Bullgarise dhe Historia e Skiperise.

    Reply
  • xxx says:
    January 2, 2026 at 4:18 pm

    @demo,
    Kohet qe krahasove per ne, dhe kinen, nuk jane ekuivalente, per arsye se, periudha jone ne shembull eshte pas shpalljes pluralizmes, dmth ke opozite te ligjeruar, ke leshu kontrollin. Pozita socialiste sapo ardhur ne pushtet i kish duart e lidhura sa i takon kontrollit me dhune te pushtetit ngaqe pikerisht ajo qe shkaku per te cilin dakordesoi pluralizmen ne 1990.
    Ten Hsiao Pin nisi liberalizimet pa ndonje opoxite te ligheruar (gje qe Kina se ka bere as sot (sh mire!).
    I bie periudha e kohes qe i referohesh ti Shqiperise, e ka kaluar piken kyce shoqeroro historike. Periudhe e sakte do ishte ajo e Shqiperise me PPSH ne pushtet, vitet 1986-1989, psh me cerek-perpjekjet me RFGJ per hapje ekonomike. Me vone doli qe ishte teper vone pasi puna u be mbrapsh, me b*th.
    Respekt

    Reply
  • Aldrinp says:
    January 2, 2026 at 4:31 pm

    Ndryshimi qendron te niveli i ulet mendor i qiptareve, qe jane lamashe dhe puthadore te pandreqshem te pushtetit.
    Kemi prodhuar nje brez te ri qehallaresh, feudalesh qe nuk krahasohen me paraardhesit e brezit te shekullit te 19.
    Copa injorantesh qe me lugen ne Brez dhe me shkelmin mbi varferine i jane turrur Evropes per ta pasur si dekorate, jo si rend shteteror.
    Eshte larg kjo pune. Shume larg..
    Kam vite qe e them, po turma dhiare nuk e pranon,

    Reply
  • chp says:
    January 2, 2026 at 4:56 pm

    Që në fjalinë e parë zonja MiG 26 bën gafën e paparë..
    (citoj)Hyrja e Bullgarisë në zonën euro është edhe një pasqyrë për Shqipërinë….(fund citimi) kur ne fakt eshte nje kunj per Ameriken dhe BE..pse ?
    Ndoshta jam i gabuar por mosfutja e Shqiperise ne BE eshte jo vetem si pasoje e perplasjes USA-BE per Ballkanin por dhe veprimtaria tejet agersive e Serbise dhe Greqise ndaj vendit tone me lobet e tyre ne perendim..I kujtoj te “përvuajturës” Migena se Bullgaria ka qene gjithmone me lart se vendi yne nga te gjitha anet jo vetem se ka qene dhe eshte Vend Danubian qe ka qene arterie ne lidhje me Europen por dhe u clirua qe ne vitet 1800 nga Turqit dhe ngriti Universitetin qe ne 1888 ne nje kohe qe ne ishim ura e Stambollit per Europen,,ne 1955 u ngrit universiteti…teper vone..
    Nese ju kujtohet Dio Guardi dhe Lantoshi ne vitet 1993-1994 benin fjale per futjen e Shqiperise ne Nato dhe BE por gjytyrymi Viqidolit u mor vetem me varrim-cvarrime dhe lincime te te majtes duke futur ne burg Nanon per kavanoza receli me Rajersonin dhe Blerimin e Rrogozhines..(vijon)

    Reply
  • intelektuali says:
    January 2, 2026 at 11:01 pm

    Le te tregohemi te permbajtur ne krahasime dallkauke per katunare dru me pre:

    BULLGARIA VS SHQYPNIA?

    Sikur integrimi ne BE te ishte nje kampionat futbolli, aq me shume se hyrja e Bullgarise ne zonen EURO eshte nje proces i thjeshte teknik qe lidhet me permbushjen e disa parametrave financiare te detyrueshem, me kryesori eshte deficiti buxhetor i shtetit kandidat duhet te mbahet gjate gjithe vitit nen masen 3 %. Le te mos harrojme se perpara hyrjes ne zonen EURO, Bullgaria u fut ne zonen SCHENGEN nje hap tjeter madhor i integrimit te plote te vendit ne strukturat e transportit te BE, por hyrja ne zonen EURO i kushtoi Bullgarise masa te rrepta kufizimi ne shpenzimet buxhetore, paralelisht me ngritjen graduale te tatimeve dhe kjo vetkuptohet nuk i pelqeu shume popullates, qe u ngrit ne protesta masive, te cillat cuan edhe ne doreheqjen e qeverise. Media shqyptare edhe atehere ne idiotesine e krahasimeve dallkauke “BULLGARIA VS SHQYPNIA” trumbetoi nje mashtrim te madh me buje pa kurfare pergjegjesie:

    PROTESTAT KUNDER KORRUPSIONIT REZUAN QEVERINE NE BULLGARI!

    Ky lajm ishte nje GENJESHTER hileqare, sepse asnje minister i qeverise bullgare nuk ishte akuzuar per korrupsion nga asnje organ i Drejtesise dhe sipas parashikimeve mocioni i mos-besimit i opozites pro-ruse dhe anti-euro nuk kishte shans te kalonte ne Parlament. Megjithate Kryeministri bullgar Zhelyazkov dha doreheqjen e tij vullnetarisht per ta cuar vendin ne zgjedhje te reja duke e ftuar opoziten te provoje forcat ne votime dhe jo me protesta vandalesh pa asnje llogjike ekonomike. Atehere qe t’i pergjigjemi pyetjes thelbesore:

    CFARE E DALLON BULLGARINE NGA SHQYPNIA?

    Une per vete them qe ka shume dallime, mund t’i fillojme qe nga historia, kur Mbreteria Bullgare shtrihej ne tri dete dhe kishte dale ne Perendim me pushtimin e Durresit deri ne Adriatik, por ky krahasim perseri na largon nga e verteta aktuale qe nuk ka te beje vetem me Bullgarine ish Komuniste si satelite e BRSS,

    por:

    CFARE E DALLON SHQYPNINE NGA VENDET E TJERA ISH KOMUNISTE TE EVROPES LINDORE?

    Kete pyetje duhet t’ja bejne vetes sot shqyptaret qe nuk e kuptojne se nga i vjen e LIGA qe po i shuan shpresat cdo dite dhe pergjigja eshte:

    KOMUNIZMI ENVERIST I BABA STALINIT ESHTE AKOMA GJALLE NE SHQYPNI

    Komunizmi Stalinist i ngjizur qe ne Mukje 1943 nga Tito dhe Enveri, i implementuar ne 29 nentorin e Zi 1944 sic ka mbetur deri me sot ne te gjitha Institucionet e Shtetit te Edi Rames, qe eshte Kryeministri i vetem ne Bote qe e ka pasur babane KILLER te Enverit, te gjitha keto te LIGA mund t’i gjesh ne Korene e Veriut, por ne asnje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore, ku 29 nentori i ZI dhe datat e tjera famekeqe te Diktatures jane hedhur ne koshin e plehrave te historise, nomentklatura komuniste dhe pjellave te tyre qe nuk kishin kryer krime kunder njerezimit, u ndalua me ligj te mbaje poste shteterore dhe te beje biznes me fonde publike, dosjet e spiuneve te Sigurimit te (Darzhavna Sigurnost) u hapen dhe u bene publike per te gjithe, sigurimsat ulen koken dhe u fshehen ne brimat e miut qe mileti te mos i tregonte me gisht si pushta te pabese, cfare ka ndodhur ne Shqypni? Ajo qe shikojme ne gazeten DITA: Vazhdojne llogjet me Sali Sekretarin, Fatos Pijanecin dhe Edvin Hajdutin, si ne asnje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore

    dhe:

    KY ESHTE DALLIMI

    Reply
  • demo says:
    January 2, 2026 at 11:37 pm

    I nderuar xxx.Nuk e kisha fjalen per ruajtjen e Sistemit politik.Permenda Kinen sepse ruajti sistemin ekonomik.As ceket,polaket,serbet,kroatet nuk shkatrruan krejt industrine,Por e pershtaten ne kushtet e Ekonomise kapitaliste.
    Cfare demi i sillte shtetit ta zeme Industria e Bakrit,Shkatrrimi i Uzines se telave dhe industria e pasurimit te bakrit,kur prodhimi ishte cilesor,dhe i kerkuar ne te gjitha tregjet Evropiane.
    Maqedonia dhe Bullgaria ruajten fabrikat ushqimoore dhe pasi u mbyllen fabrikat e sheqerit dhe konservat ne Shqiperi ketu u dynden sheqeri bullgar dhe kavanozat me gogogazhare maqedonase.Ketu koka u zevendesua me bythe.Gjithcka e ndertuar ne sistemin komunist ku katundari doktor ishte sekretar partie duhej shembur.
    Pse ndodhi kjo?Sepse katundari antikomunist sapo mori pushtetin,FLUTUROI ME PRAS NE BYTHE.

    Reply
  • chp says:
    January 3, 2026 at 12:32 am

    Nuk e kam zakon te behem “albiter” midis dy komentuesve
    por me terhoqi debati midis “xxx” dhe “demo-s” dhe jam ne kete rast me komentuesin “demo” Pse..?
    Ne vitet 1990-1992 kur ndodhen ndryshimet per nderrimin e sistemit, shteti monist kishte dy shtylla kryesore..
    Ekonomia (nderrmarrjet prodhuese) dhe Doktrina komuniste ( me sakte socjaliste)..
    Per cdo shqiptar te ndershem duhet te ishte Motoja: Ruajtja e Ekonomise dhe Cmontimi i doktrines te asaj kohe duke kaluar ne pluralizem dhe ekonomi tregu pa eksese..Shpartallimi i ketyre dy shtyllave qe permenda me lart eshte shkaku qe gjendemi sot ne kufinjte e egzistences..
    Ajo qe kane “turp” te thone shqipfolesit eshte se qofte Amerika qofte Gjermania prune ne Shqiperi ambasadoret e tyre te pare me shume si kolonele (se sa dipllomate )per rrexim “regjimi” te vdekur ne ate kohe dhe ZERO ishte ndihma per rimekembjen e ekonomise..gje qe nuk ndodhi ne asnje vend lindor…faleminderit per mirekuptimin

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 13 qershor 2026
  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia

Komentet e Fundit

  1. K R on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
  2. nastradini on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. tu. me. on Fjalimi i Ramës nga “nuk negocioj me ata që s’më kanë votuar”, te përça e sundo dhe loja me fjalët për Sazanin e Zvërnecin
  4. Shit Side on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. Emigranti on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?