Kompania izraelite e mbrojtjes Elbit Systems pritet të furnizojë Shqipërinë me sisteme artilerie të avancuara, përfshirë topa, mortaja dhe dronë.
Kështu raportongazeta izraelite Haaretz, duke cituar burime zyrtare. Sipas gazetarit Oded Yaron, marrëveshja është nënshkruar mes qeverisë së Izraelit dhe asaj të Shqipërisë, dhe përfshin furnizimin me topa ATMOS 155 mm, të montuar në kamionë, mortaja SPEAR 120 mm dhe dronë taktikë të modeleve Magni X dhe Thor.
Edhe pse vlera e marrëveshjes nuk është bërë e ditur, sipas çmimeve të njohura publikisht, një sistem i vetëm artilerie mund të kushtojë deri në 5 milionë dollarë.
Në marrëveshje parashikohet gjithashtu bashkëpunimi me kompaninë shtetërore shqiptare “KAYO”, e ngritur për të zhvilluar industrinë kombëtare të mbrojtjes.
Sipas marrëveshjes me Izraelin, Elbit do t’i furnizojë fillimisht Shqipërisë me dhjetë dronë, dhe më pas do ta ndihmojë në ngritjen e linjave të prodhimit të dronëve, si dhe të linjave të montimit për sistemet e artilerisë.
Haaretz thotë se marrëveshja aktuale është një hap tjetër në forcimin e bashkëpunimit të sigurisë mes dy vendeve dhe lidhet me memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunim mbrojtës, të nënshkruar në korrik mes Tiranës dhe Tel Aviv-it.
Marrëveshja pritet të sigurohet nga ASHRA, kompania shtetërore izraelite për sigurimin e rreziqeve të tregtisë së jashtme.
Dronët Magni-X mund të mbahen në shpinë dhe, sipas Elbit, kanë aftësi tërësisht autonome, që u lejon të vazhdojnë fluturimin edhe në zona me ndërprerje të forta të sinjalit GPS.
Magni-X mund të mbajë një ngarkesë deri në 1.5 kilogramë, duke përfshirë kamera ditë-natë dhe sensorë të tjerë. Ai mund të qëndrojë në ajër deri në 60 minuta pa ndërprerje.
Ky dron përdoret nga ushtria britanike si dhe ajo austriake. Dronët Thor kanë një kapacitet peshe deri në 15 kilogramë, përfshirë pajisje fotografimi ose një sistem “TerminaTHOR” për hedhjen e pesë mini-bombave nga ajri.
j.l./ dita

Po i patem o mortje,i patem!Obuzet 155 mm,qe bene kerdine mbi ushtrine serbe ne Betejen e Koshares.Ku i sikterriset?Ne xhep?Nuk i patem me kamjona,por i patem me rimorkjo.Prish bucela,bli kanace.Ate sasi Artilerie(36 mije gryka zjarri) nuk e blini dot sikur te zbrazni Hazinete e Saliut dhe Edvinit bashke.
Vur ne pune Fabrikat e armeve ne Mjekes,Polican,se Ato jane me selamet.
Keto gjera duhet ti blejm nga ata qe na kane cliruar dhe mbrojtur kahera.
@Berlin, jemi te pushtuar qe nga 1945. H.Kissinger u kujdes gjithmone qe Shqiperia te ishte de facto koloni hebraike, por me kujdes pa nevrikosur Britaniket.
Demo po doli VKM për vënien në punë të ish uzinave të armëve nuk e di ti ?
Obobo u ngjall paranoja Enveriste. Blini arme sa me shume, po nuk merret mire vesh me ke do te luftoni.
>
Hajde shpejt, edhe GJITHE POPULLI USHTAR, filloni zborrin, sherbimin e detyruar ushtarak, po mos harroni edhe “shqytkat” qe t’i kini kur te mbushni breket.