Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Të bllokuara për më shumë se dy dekada! Serbia refuzon të kthejë artefaktet e Kosovës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > FOTO: Të bllokuara për më shumë se dy dekada! Serbia refuzon të kthejë artefaktet e Kosovës
BoteKryesoreKulture

FOTO: Të bllokuara për më shumë se dy dekada! Serbia refuzon të kthejë artefaktet e Kosovës

Published: September 17, 2023
Shpërndaje

Pavarësisht se Kosova posedon dosjen dhe dokumentet përkatëse, Serbia vazhdon të mbajë fizikisht mbi një mijë artefakte arkeologjike.

Të marra vetëm për një ekspozitë në Beograd, artefaktet nuk janë kthyer për më shumë se dy dekada.

Drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha tha për KosovaPress se ngecja në procesin e kthimit të artefakteve është çështje politike.

Rexha kërkoi nga qeveria që në bisedimet e radhës të vendoset si pikë diskutimi, kthimi i këtyre eksponateve arkeologjikë në Kosovë.

Para dy viteve ish-drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës, Ajet Leci kishte dërguar kërkesën zyrtare në adresat e Muzeut Kombëtar dhe atij Etnologjik në Beograd dhe Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, që t’i kthejnë 1.247 artefakte që janë marrë nga lufta e fundit, në fund të viteve të 90-ta.

Ndaj kësaj kërkese ishte përgjigjur Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, duke thënë se të gjitha artefaktet që burojnë nga Kosova, janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të Serbisë.

- Publicitet -

Këtë gjë e pohon edhe drejtoresha e Muzeut Kombëtar të  Kosovës, Vjollca Aliu, derisa thotë për KosovaPress, se pavarësisht kërkesave të deritanishme, nuk do të ndalen së kërkuari kthimin e eksponateve arkeologjik në vendin e tyre.

Nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes emailit theksojnë se po punohet vazhdimisht në këtë drejtim, ndërsa potencojnë se në llogarinë zyrtare të tyre në rrjetin social Twitter, kanë nisur një fushatë informimi, publikojnë artefaktet dhe përshkrimin e tyre, të shoqëruara edhe me fotografi.

Pavarësisht këtyre kërkesave, deri më tani, nga ky thesar i artefakteve, Kosovës i është kthyer vetëm një prej tyre. “Hyjnesha në Fron”, është një eksponat që daton nga mijëvjeçari i katërt para Krishtit dhe e cila u gjet në vitin 1956 në lokalitetin “Tjerrtorja”, të Prishtinës.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?