Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fotoja me Veliajn “dogji” gjyqtarin, shtyhet seanca, thirret si palë e tretë edhe KLGJ
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Fotoja me Veliajn “dogji” gjyqtarin, shtyhet seanca, thirret si palë e tretë edhe KLGJ
KronikeLajmi i fundit

Fotoja me Veliajn “dogji” gjyqtarin, shtyhet seanca, thirret si palë e tretë edhe KLGJ

Published: March 27, 2025
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën e padisë për gjyqtarin Gerd Hoxha, duke e kaluar për datën 23 prill.

Mësohet se është thirrur si palë e tretë edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Skualifikimi nga gara për në gjykatën antikorrupsion i gjyqtarit Gerd Hoxha, për shkak të një fotografie me kryebashkiakun Erion Veliaj shkrepur në një nga takimet e ambasadës britanike, u shqyrtua sot në gjykatën Kushtetuese, pasi u vu në lëvizje prej gjykatës administrative të Tiranës dhe me palë të interesuar Kuvendin.

Neni 6 i këtij ligji është me pikëpyetje nga gjyqtari Hoxha dhe posaçërisht përbërja e Komisionit të posaçëm i cili verifikon kandidatët për në gjykatën antikorrupsion. Në këtë rast ky komision përbëhet  nga dy prokurorë të SPAK, një gjyqtar antikorrupsion dhe  dy hetues, të cilët në 24 korrik të vitit të shkuar e skualifikuan pretendentin Gerd Hoxha, sot zëvendëskryetar i gjykatës së Tiranës për shkak të një fotografie rastësore.

- Publicitet -

Gerd Hoxha e vlerëson si antikushtetues vendimmarrjen e komisionit që në përbërje ka hetues, dhe që është filtri i fundit përpara se kandidatët të shqyrtohen nga KLP dhe KLGJ. Por ajo që e bën të veçantë këtë çështje nuk është shtrëngimi i duarve me me kryebashkiakun e Tiranës. Por debati kushtetues mbi këtë filtër, i cili sakaq mban pezull jo vetëm emrin e garuesit për gjyqtar antikorrupsion.

Dhe sidomos precedenti i përsëritur për të tretën herë radhazi mbi procesin e përzgjedhjes së emrave drejt SPAK dhe GJKKO. E para ishte Sonila Muhametaj që ëndërroi SPAK-un,  megjithatë nuk u përzgjodh. Pasi hodhi akuza mbi këtë proces në Shqipëri prokurorja i është drejtuar Strasburgut. I dyti është prokurori Ndini Tavani që po ashtu ka hapur betejën e tij duke lënë të kuptojë se nuk heq dorë nga SPAK pavarësisht se  u rrëzua nga vlerësimet e një komisioni të ngjashëm certifikuar më pas në KLP.

Siç edhe prokurorja Muhametaj, Tavani është ankuar kundër Këshillit të lartë të Prokurorisë. Megjithatë proceset gjyqësore kryhen në kohën kur SPAK është plotësuar me 20 prokurorë, dhe ngjan se më ketë këmbëngulje dy garuesit prokurorë synojnë të zbulojnë të vërteta që i dinë vetëm ata.

Ose në rastin më të mirë duan të tregojnë se fituesit u seleksionuan me parapëlqim. Sidoqoftë procesi i garuesit Tavani ka ngecur në apel, për shkak se administrativja  ka vendosur të presë kushtetuesen për të parë çfarë do të thotë ajo në kazusin Gred Hoxha.

Një shtyrje të tillë duke e zvarritur procesin pa afat, prokurori Tavani e cilëson të qëllimshme, ndaj dhe ka dorëzuar rekurs në gjykatën e lartë. Që sërish duket se do të marrë kohën e saj.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • pilo Lala says:
    March 27, 2025 at 1:39 pm

    Kush ja solli kete foto KLGJ?
    Per cfare aresye ja solli? Kjo eshte nje foto e bere ne publik, nuk ka asgje te fshehte.
    Trump takoi te gjithe anetaret e Gjykates Kushtetuese para 2 muajsh, mos valle duhen shkarkuar?
    Ketu duket sikur nje Parti qe e di qe nuk fiton kurre, ka zgjedhur taktiken e paparacit, te demtoje mbarvajtjen e puneve sa me shume.
    Parimi i tyre, une nuk fitoj, por nuk te le as ty te punosh.
    Keto gjera duhet te di ti ndaje KLGJ, SPAK dhe te gjitha institucionet.
    Ata zbatojne ligjin, por duhet te kene sensin te degjojne popullin.
    Nje Prokuoror i Saliut Llalla ka disa vjet ne Itali, shkoi edhe ne takimin e Saliut, per kete nuk paska ligj.
    Nje Prokuror u plagos ne makine ne Lezhe me nje kriminel, ky nuk denohet sepse eshte i Saliut, me duket eshte kandidat per deputet ne PD.
    Nje gjyqtar, Gjin Gjoni , me i perfoluri ne Shqiperi, eshte jashte drejtesise, por po hyn ne Parlament nga trampolina e PD.
    Keto jane shqetesuese, jo nje foto e nje gjyqtari.

    Reply
  • Golemi Kavajes says:
    March 27, 2025 at 8:08 pm

    Fotua eshte bere vjet, kur kryetari I bashkise ishte ne detyre! Per kete ndeshkohet gjyqtari? Ndeshkimet fillojne nga dita qe Veliaj nuk eshte më kryetar bashkie.A e ka takuar gjyqtari ne burg Veliajn?
    Ku ta dinte gjyqtari Hoxha se Veliaj do arrestohej pas nje viti? Atehere te gjithe personeli I SPAK nuk duhet te takoje asnje njeri kur ai eshte qytetar i lire, se kushefi, neser pasneser ai qytetar ai mund te arrestohet!?

    Reply
  • Fjala says:
    March 29, 2025 at 12:36 pm

    Erjon Veliaj nuk eshte armiku klases qe njerezit te distancohen si ne kohen e shokut Enver , por kjo tregon se ne jetojme ne nje kohe shume here me te keqe e me te poshter, se sot politikane, prokurore e gjykates jane te gjithe zagare rrugesh qe kane pushtet dhe ne nuk kemi çfare tu bejme veçse te ngrihemi ne kembe me lufte kunder tyre. Si ore se une bej fotografi me nje person, me diskretitton instanca e palaçove te keshillit padrejtesise? Poshtersi dhe krim. Duhet lufte kunder diktatures fashiste qe sot na sundon.

    Reply
  • Golemi Kavajes says:
    April 3, 2025 at 11:16 am

    Ka ndodhur 50 vjet perpara. Sekretaria e pare e Lushnjes L.Ç. e “vuri perpara” kryetarin e gjykates se Lushnjes, ngase ky i fundit, ishte pare ne shoqerine e kryetarit te Komitetit Ekz. te rrethit Xh.D i cili per arsye te ndryshme( pune berrylash) ishte shkarkiar nga detyra!
    – Do ta kisha per nder te shoqerohesha me cdo kryetar rrethi qe eshte ne detyre, u mbrojt vlonjati, kryetar i gjykates se rrethit te Lushnjes!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Leximi gjatë verës! Koha për të rishikuar listat e librave rekomandues
  • Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  • 02 korrik 2026
  • Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi

Komentet e Fundit

  1. Juristi on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  2. titi on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  3. Keta jemi ky eshte niveli on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  4. Vlora 97 on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  5. Plaku on Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?