Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fotot e dorës së nxirë të Donald Trump, Shtëpia e Bardhë thyen heshtjen për shëndetin e presidentit amerikan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Fotot e dorës së nxirë të Donald Trump, Shtëpia e Bardhë thyen heshtjen për shëndetin e presidentit amerikan
BoteLajmi i fundit

Fotot e dorës së nxirë të Donald Trump, Shtëpia e Bardhë thyen heshtjen për shëndetin e presidentit amerikan

Published: August 26, 2025
Shpërndaje

Pamje të reja të dorës së Presidentit amerikan Donald Trump, ku shihet një pjesë e mbuluar me grim, janë bërë virale në rrjetet sociale ditët e fundit.

Fotot janë realizuar më 22 gusht gjatë një paraqitjeje në Zyrën Ovale, duke nxitur spekulime të shumta mbi arsyet e përdorimit të make up-it.

Këtë të hënë, gjatë takimit me Presidentin e Koresë së Jugut Lee Jae Myung, në fotot zyrtare u vu re edhe një mavijosje në dorën e djathtë të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

- Publicitet -

Ky detaj vjen pas deklaratave të muajit korrik, kur Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump ishte diagnostikuar me insuficiencë kronike venoze, një gjendje e zakonshme që lidhet me qarkullimin e gjakut. Zëdhënësja Karoline Leavitt theksoi më 17 korrik se diagnoza erdhi pas analizave të kryera për shkak të ënjtjes së këmbëve dhe shenjave të mavijosjes në dorë.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Barbabella, e përshkroi gjendjen si “beninje dhe të zakonshme”, duke shtuar se shenjat në dorën e presidentit janë të lidhura me irritime të vogla të indeve si pasojë e shtrëngimeve të shpeshta të duarve dhe përdorimit të aspirines për parandalim kardiovaskular.

“Presidenti Trump mbetet në gjendje shumë të mirë shëndetësore,” thuhej në memorandumin e publikuar nga Barbabella.

Ky nuk është rasti i parë që fotografitë e duarve të Trump nxisin komente në publik. Në muajin shkurt, gjatë vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron në Uashington, u vu re një situatë e ngjashme, ndërsa edhe më 27 korrik në Skoci, gjatë takimit me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, fotot treguan shenja të dukshme në dorën e tij.

Ekspertët theksojnë se insuficienca kronike venoze është e zakonshme për moshën mbi 70 vjeç dhe se në rastin e Trump nuk ka shenja të problemeve më serioze si tromboza venoze, sëmundje arteriale apo insuficiencë kardiake.

Trump, i cili festoi 79-vjetorin më 14 qershor, është presidenti më i vjetër që ka nisur një mandat në historinë e SHBA.

o.p. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Duhet të jetë shqiptari, ai të vjen nga prapa…”, reagimi i kryeministrit belg, pasi e përqafoi Rama
  • “Jam Edi Rama”, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, kërkoi 1 milion euro me identitetin e kryeministrit
  • Veliaj ironizon Ballukun: E di që Rama nuk merr dot vendim pa lejen tënde, por…
  • Droga “Haribo” me postë nga Anglia në Shqipëri, detaje nga operacioni
  • Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria paraqitet në SPAK

Komentet e Fundit

  1. xxx on VIDEO: I zbavitur apo i bezdisur? Rama kap nga prapa kryeministrin belg në mes të fjalimit, gjykojeni vetë reagimin e tij
  2. Gjergj on VIDEO: I zbavitur apo i bezdisur? Rama kap nga prapa kryeministrin belg në mes të fjalimit, gjykojeni vetë reagimin e tij
  3. B sh on VIDEO: “Socialiste me karaturë të lartë”. Kur kryeministri prezantonte deputeten e përfshirë në hetimet për vjedhjen e Postës
  4. Patrioti on Sa pension marrin deputetët kur mbushin moshën? Eksperti merr shembull Erion Braçen dhe Tritan Shehun, shifra të le pa fjalë
  5. HORRAT&DIPKOMACIA on VIDEO: I zbavitur apo i bezdisur? Rama kap nga prapa kryeministrin belg në mes të fjalimit, gjykojeni vetë reagimin e tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?