Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO+VIDEO: Pamje apokaliptike nga përmbytjet në Kretë, shënohet një viktimë. Makinat përfundojnë në det
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > FOTO+VIDEO: Pamje apokaliptike nga përmbytjet në Kretë, shënohet një viktimë. Makinat përfundojnë në det
BoteKryesore

FOTO+VIDEO: Pamje apokaliptike nga përmbytjet në Kretë, shënohet një viktimë. Makinat përfundojnë në det

Published: October 16, 2022
Shpërndaje

Moti i keq shkaktoi përmbytje me reshje të dendura shiu të shtunën në Greqi, të regjistruara në pjesët lindore kontinentale dhe kryesisht në Kretë.

Përmbytjet katastrofike kanë goditur Heraklion në orët e paradites të së shtunës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën dhe 2 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi automjetet e tyre u përfshinë nga ujërat e përrenjve të vrullshëm.

- Publicitet -

Probleme të shumta ka edhe në Kretën Lindore, ku stacionet e rrjetit të Observatorit Kombëtar të Athinës, regjistrojnë sasi ditore të reshjeve mbi 100 mm, pra afërsisht 1/3 e sasisë së shiut që regjistrohet zakonisht çdo vit.

Të mëdha janë fatkeqësitë e ndodhura në Paliokastro dhe Ligari të bashkisë Malevizio për shkak të motit të keq.

Rrugët u kthyen në lumenj, ndërsa në të njëjtën kohë detet u frynë dhe dolën në breg.

Shumë makina u përfshinë nga ujërat e vrullshme dhe përfunduan në det.

Aeroporti i Heraklionit u kthye në një liqen të gjerë për shkak të motit të keq.

Sipas informacioneve të cretapost, aeroporti “Nikos Kazantzakis”, për shkak të përmbytjes, ka pezulluar linjat e tij, me pasojë nuk do të ketë nisje apo mbërritje deri rreth orës 3 pasdite.

“Zonat e aeroportit ndërkombëtar janë përmbytur dhe duhen pastruar menjëherë, ” tha më parë shefi i aeroportit, Giorgos Pliakas, duke folur për Cretapost.

Zjarrfikësit shpëtuan shëndoshë e mirë një grua nga një mjet që përfundoi në det në zonën Lygaria të Heraklion, Kretë.

Gjithashtu, është kërkuar ndihma e rojes bregdetare për gjetjen e personave të zhdukur. Oficerët e Njësisë së Misioneve Speciale të Rojës Bregdetare (KEA) po mundohen të ndihmojnë për hetimet.

Probleme janë shënuar edhe në Kretën perëndimore. Në Stavros Akrotiri, në Chania, rrugët janë përmbytur.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Petriti says:
    October 16, 2022 at 7:10 am

    Nuk eshte apokalips, por mania per te bere ndertime afer detit. Edhe ne uraganet më te tmerrshme ne Amerike, prishen shtepite prej derrase, se ato prej muri dhe llaçi nuk i gjen gjë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bojkoti paralizon GJKKO-në, në rrezik afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve
  • Çfarë synon përhapja në mënyrë të përsëritur e “lajmit” të rremë për “shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit”
  • Si po futen në Shqipëri pesticide kineze e indiane, Ministria e Bujqësisë “mbyll sytë”
  • Hyrja në BE mund të mos hapë menjëherë tregun e punës për shqiptarët
  • Plagosi bashkëkombësin e tij në Tiranë, kapet në Greqi 19-vjeçari turk

Komentet e Fundit

  1. ANA on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  2. Zgjohuni, lufta pa kompromis kundrejt c’do ekstremizmi e ben boten te paqeshme. on VIDEO: Tjetër sulm në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, një i vdekur dhe 11 të plagosur
  3. Zgjohuni, heshtja kundrejt bemave korruptive-kriminale t’ben fajtor on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  4. I pafuqishmi on Bardhi vlerëson Braçen: I vetmi që ngriti zërin
  5. AI Music Creator on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?