Nga Peter Lucas*
A është Amerika ende në këmbë? A është ende e gjallë dhe mirë demokracia? Sigurisht, pavarësisht paralajmërimeve të kobshme nga tre presidentë demokratë – një aktual dhe dy ish – se e vetmja mënyrë për të shpëtuar demokracinë ishte votimi për demokratët.
E kishin gabim. Republikanët – dhe gjithë të tjerët që janë shqetësuar për spiralen në rënie ku Joe Biden dhe demokratët e kanë futur vendin – dolën dhe votuan.
Dhe ndërsa vala e pritshme e zgjedhjeve republikane nuk u materializua, Partia e Madhe e Vjetër u duk se mori përsipër Dhomën duke vënë në lojë kontrollin e Senatit. Joe Biden mund të merrte frymë pak më i lehtësuar.
Pavarësisht nga paralajmërimet e tyre të errëta dhe të papërgjegjshme për fundin e demokracisë nëse demokratët humbnin zgjedhjet, ajo që ata donin në të vërtetë ishte fundi i mundshëm i asaj Partie Demokratike që njohim sot.
Joe Biden, Barack Obama dhe Bill Clinton, u përpoqën të trembnin popullin amerikan me një histori të rreme, sepse ata nuk mund të flisnin për çështjet që vërtet i frikësonin njerëzit. Ata nuk ishin vetëm. Zëvendëspresidentja Kamala Harris e krahasoi 6 janarin me bombardimin japonez të Pearl Harbor që kapitulloi SHBA-në në Luftën e Dytë Botërore.
Por këto nuk ishin çështjet për të cilat interesoheshin njerëzit Ato çështje për të cilat demokratët nuk folën ishin katastrofat e politikave të Biden, duke filluar me luftën e tij kundër karburantit fosil që e ktheu një komb me energji të bollshme në një vend që u lutet sauditëve për naftë. Kjo mungesë energjie çoi në rritjen e çmimeve të ushqimit dhe gazit, rritje drastike të naftës për ngrohje në shtëpi dhe gazit natyror.
Të mos harrojmë zhvlerësimin e policisë, që ka çuar në një rritje mahnitëse të krimit në të gjithë vendin; fluksin e emigrantëve të paligjshëm në kufirin e hapur jugor dhe problemet me kartelet meksikane që kontrabandojnë në SHBA drogë dhe terroristë.
Nuk folln as për katastrofat e politikës së jashtme të Bidenit, duke filluar nga vendimi vdekjeprurës në Afganistan, te vendimet për iranianët.
Deri të dielën vonë, Biden iu përmbajt luftës së tij për karburantet fosile të prodhuara nga SHBA. “Nuk ka më shpime,” tha ai.
Është ironikisht mjerim që në prag të Ditës së Veteranëve, demokratët Biden, Clinton dhe Obama, tani në pleqërinë e tyre, do të “mbronin” demokracinë dhe vendin nga armiqtë e supozuar, kur ata dështuan ta bënin këtë në rininë e tyre me armiq realë.
Dy nga të tre, ishin shmangës të shërbimit në Luftën e Vietnamit, ashtu si edhe republikani Donald Trump. Të tre kërkuan dhe morën disa shtyrje, që do të thoshte se dikush tjetër u thirr dhe shërbeu në vend të tyre. Obama nuk ka qenë as në ushtri.
Pra ata të gjithë patën një shans për t’i shërbyer vendit të tyre dhe për të mbrojtur demokracinë kur ishin të rinj dhe asnjëri prej tyre nuk e bëri.
Në parantezë, dy ish-presidentët e tjerë të gjallë, asnjëri prej të cilëve nuk ishte i përfshirë në fushatën e vitit 2022, shërbyen në ushtri. Republikani Xhorxh W. Bush shmangu draftin e Luftës së Vietnamit duke u regjistruar në Gardën Kombëtare Ajrore të Teksasit dhe demokrati Jimmy Carter, një i diplomuar në vitin 1946 në Akademinë Detare të SHBA, shërbeu deri në vitin 1953.
Megjithatë, të gjithë si presidentë u bënë gjithashtu komandantë të përgjithshëm dhe dërguan të rinj e të reja të tjera për të luftuar, vrarë dhe vdekur në beteja, të cilave disa prej tyre, dikur iu shmangën.
Një ndryshim midis katërsheve të frikshme të fushatës është se Trump ishte i vetmi që nuk foli për shpëtimin e demokracisë. Fushata e tij tipike Trumpiane ishte për të shpëtuar veten. Dhe për një tjetër kandidim për president.
Përveç kësaj, kur demokratët flisnin për shpëtimin e demokracisë, ata po flisnin për ta shpëtuar atë jo vetëm nga Trump, por nga të gjithë ata që e votuan atë në 2016, në 2020 dhe që do ta votojnë përsëri në 2024. U tallën dhe sulmuan gjysmën e vendit.
Nuk është çudi që ata humbën Dhomën, nëse jo Senatin – dhe demokracia jonë është ende në këmbë.
*Peter Lucas është një reporter politik dhe kolumnist veteran i Massachusetts.

Korrigjoheni: Amerika nuk kapitulloi ne luften e II botereore. Pas Pearl Harbour-it u fut ne lufte dhe e fitoi ate.
Amerikanet mezi po presin te heqin qafe Joe Biden ne zgjedhjet e ardhshme dhe te votojne per Donald Trump si presidentin e ardhshem ne 2024 .
Nga e dini ju qe mezimpresin te heqin “qafe” presidentin?
Ky analistinqe ju e vendosni ne faqe eshte nje kolumnist i nje gazete periferie qe skampeshe fare.
Tingellon si nje komunist.
Lukasi qënka republikan! Gazetarët duhet të jenë asnjanës, që të jenë realistë. Shkrimin duhet t’a këtë bërë gjatë fushatës, sepse zgjedhjet konfirmuan Bajdenin dhe demokratët nuk humbën, por ai që humbi ishte Trampi. Përkrahësit senatorë të tij humben në zgjedhje dhe perfundimi nuk është i qartë se kush ka shumicën. Do të ketë rinumrim. Shancet janë që Senatin t’a kenë përsëri demokratët.
Nje shkrim pacavure i tipit Edi Rama,qe per hir te nevojes per te fituar partia e tij republikane njollos jo vetem presidentin Biden,partine Demokratike te SHBA,por edhe vete SHBA!
Ky shkrim eshte nje turp edhe per vete gazeten DITA,sepse ne shqiptaret nuk kemi nevoje te shfryjme kunder partive politike,presidenteve e ish presidenteve,por as vete nivelin e demokracise ne SHBA sepse jo vetem jemi aq te vegjel,por edhe se jemi nje shtet dhe popull “PA BREKE NE BYTHE”!
Sa po jam kthyer nga SHBA dhe kam pare dhe kam ndjere nga afer nje shtet PARAJSE ku NJERIU ESHTE NJERI dhe PUSHTETI ESHTE NE SHERBIM TE QYTETAREVE!
Ne Shqiperi jetojme si ne rendin SKLLAVOPRONAR ne krahasim me SHBA!
Te tjerat jane pa vlere se jane politike!
Per ne shqiptaret partite politike ne SHBA jane te dyja njelloj te respektuara,prandaj nuk kemi pse bejme tifozllik per asnjeren!
GRUSHTI PARAMILITAR DESHTUAR I SHTETIT I 6 JANARIT 2029 DONALD PUTINIT ESHTE TEPER I FRESKET NE KUJTESEN E POPULLIT AMERIKAN
Vetem Piter Lukas nuk e ka marre vesh akoma kete fakt dhe mesazhin e popullit amerikan.
Zgjedhjet e 8 Nentorit dhe 3 Presikentet paten te drejte.
Mos i qani hallin kalorësit se i varen këmbët. Amerika është kontinent dhe shtet më vete.
Nuk e kupton gjithë bota e jo më ta gjykojë katundi Shqipëri si fener ndriçues pa drita.
kOMUNISTET DHE MARKSISTET E VJETER DALIN SI GESHTENJET E PABEERA SIPER UJIT .NGA NJE ARTIKULL PAK A SUME ASNJEANES I NJE KLUMNISTI PUNONJES I VJETER I CIAS ,DHE DEMOKRAT I MAJTE POR QE I PERKET GARED SE VJETER TE DEMOKRATEVE AMERIKANE SI PUNA E SANDERS.
MIREPO KUQOT SHQIPTARE U SHQETSUAN VETEM NGA PAKEZ TE VERTETA TE HIDHURA TE POLITIKES TE TMERSHME TE BIDESE. HARROI EDHE AXHENDEN LGBTQ ,OPRERACIONET E NDERRIMIT TE SEKSEVE TEK FEMIJET ,LEVIZJEN E DHUNSHME BLM DHE MJAFT MEKATE TE THELLA.
HARROJNE SE KETO POLITIKA USA NEPERMJET PARTISE SATANISTE DEMOKRATIKE I SHPERNDAN KUDO EDHE TEK NE VECANERISHT ATE LGBTQ E KANE QEJF,kESHTU KUQO SHQIPTARE PO TJU KETE MBETUR PAK TRADICION SHQIPTAR REFLEKTONI!
Shkrim per te ardhur keq. E ka kapur nga bishti problemin e zgjedhjeve. Ku jane figurat e spikatura te republikaneve? Perse mor Peter nuk ze ne goje Mike Pence, Paul Ryan, apo Ron DeSantis? Te vetmin konstatim te drejte qe ke bere eshte ai lidhur me Trump-in, i cili e do (rrenimin) e partise republikane vetem per te shpetuar bithen e vet.
Ne Amerike ka triumfuar ideologjia e majte dhe marksizmi kulturor i shkolles ebraike te Frankfurtit (ne sistemine edukimit shkollor, ne woke-kulturen, etj.). Ata qe kryen eksperimentin madheshtor amerikan dhe e bene ate qe ka qene deri sot, jane ne mbrojtje nga sukmi i se majtes radikale.
Qe nga Obama e ketej, Amerika eshte me e polarizuar dhe me kontradikta me te thella (raciale, etnike, etj.) se kurre ndonjehere me pare. Per te zgjidhur kete polarizim te thelle, nuk eshte per t’u habitur qe ne te ardhmen te kaloje ne nje diktature te majte ose te djathte.
@Kolombi
Me keqardhje konstatoj se nuk e njeh mirë Amerikën. Parajsa nuk ekziston në Tokë, në Amerikë, jo e jo! Problemet janë të shumta dhe vështirë të zgjidhen me sistemin ekzistues dy partiak. Luhen interesa shumë miliardëshe, që pengojnë zgjidhjen e problemeve.
Propaganda është në majë të gjithshkaje.
Dikush duhet të bëhet garant për ty, që të fillosh një punë. Pra, po s’pate njohje e ke shumë të vështirë të çash. Pavarësisht kualifikimeve e shkollimit. Nuk flas për punë të “rëndomta”.
Krimi, shtrenjtimi i jetesës, etj… Nëse dikur e mbushje karrocën në Costco apo BJ me $200, sot të duhen $700. Benzina 87, dyfish.
Shkove te urgjenca, një natë në spital. Fatura në tavan. Nuk të fusin po nuk u dhe kartën e sigurimeve shëndetsore. 3 ditë të mbajnë, se nuk paguan më inshuranca. Pastaj, të vijnë edhe fatura në shtëpi. Faturojnë sa u teket, për të rrjepur inshurancën. Por edhe inshuranca u vjen hakut. Mua më duket piramidë!
Paguan $10.000 taksa dhe t’i mbledh plehrat makina kur t’i teket e si ti teket. Ti lë thasët edhe në rrugë. Po s’i hoqe, mund të hash ndonjë gjobë të majme.
Polici trafikut, parkingut ta vë gjobën edhe gabim. Se në gjyq e merr ditën pushim. Ti do lësh punën të paraqitesh?! Do marrësh avokat për një gjobë $100?
Vidhen pakot e postës në mes të ditës. Kamera gjithandej, video, por nuk i bëhet vonë kujt.
Sigurisht, nuk mund të krahasohet me Shqipërinë, po me vetveten, është në rënie…
Gjithsesi, ky z. Lukas qenka tendencioz!
@ Pirro ke goditur fiks ne shenjester. Bravo! Paska dhe njerez qe kuptojne! C/montimi ideologjik dhe moral i Amerikes nga kulti Global, eshte ne fazat finale, dhe do te pasohet dhe nga c’montimi ekonomik dhe shperberja e atij vendi. Ky eshte nje fakt i pakundershtueshem jo vetem per Ameriken. por per gjithe Perendimin,
Per Tironsi ZZ-NYC!
I nderuar,une per sa komentova fjalen PARAJSE nuk pretendova se ekziston gjekundi as ne Gjithesi parajsa,se cdo gje eshte relative !
Krahasimin tim e kam bere me realitetin ne Shqiperi dhe me sa kam pare edhe ne disa vende te Europes e Azise!
Gjykimin tim e bazova kryesisht nga sa kam pare ne shtetin e Michigan dhe ate PARAJSEN qe them e vertetoj me qindra foto e vidio fakte keto qe tregojne realitetin e jetes ,te sherbimeve qe pushteti atje u ben qytetareve etj!
Doemos qe shteti ka rregulla,ne pune te duhet te kesh nje rekomandim,bile djali im kur aplikoi per pune ne nje nga korporatat me te medha atje , i kerkuan te dhena edhe nga penedhenesi i tij i fundit ne Shqiperi!
Atje ai paguhet me rroge mujore 30 here me shume nga sa paguhej ketu ne pune shteti,ne nje institucion nga me te rendesishmit!
Per mua,cdo gje qe kam pare,qe nga komplekset e banimit,puna,gjelberimi,lulishtet,parqet,plazhet,fushjat sportive,aktivitetet e shumta,shetitoret etj ku shumica ishin PUBLIKE,ndersa ketu te gjitha jane PRIVATE,cerdhet,kopshtet,shkollat cilesore,urgjencat shendetesore etj te gjithja perfekte,aq sa shumices se shqiptareve as ne enderr nuk i kishim pare!
E cfare i duhet me teper nje qytetari te nje shteti ku ne cdo vend ndjehesh i respektuar si NJERI,ndersa ne Shqiperi ndihesh si SKLLAV?
Djali dhe bashkeshortja e tij,te dy me shkolle te larte dhe filluan pune vetem pas NJE JAVE qe mbriten ne Michigan,nuk kane patur ASNJE problem me punedhenesit apo me shtetin atje,sepse kane qene dhe jane qytetare korrekte te SHBA!
Mbase ti e ke kuptuar percaktimin tim PARAJSE,qe te hash e pish pa punuar dhe vetem te besh qejf etj,ne kete kuptim SHBA eshte FERR!
Dhe ketu te jap te drejte!
Amerika eshte bere me PUNE e jo per dembelet e Stambollit sic jane shumica e shqiptareve ketu!
Per mua SHBA eshte PARAJSA MBI TOKE!
Adhurimi eshte shenje e injorances. Asgje dhe askush nuk eshte perfekt ne kete bote.
haloefect
e kishe me komunizmin e me marksizmin pataj kalove te radikalizmi i majtë e pastaj te satanizmi imperialist gjoja demokrat e stë marr vesh asgjë o haloefect
adhurimi o i paemër është idealizëm dhe një botkuptim i gabuar