Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fuqia e Doris Lesing për të na robëruar dhe romani i saj “Fëmija i pestë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Fuqia e Doris Lesing për të na robëruar dhe romani i saj “Fëmija i pestë”
AktualitetKulture

Fuqia e Doris Lesing për të na robëruar dhe romani i saj “Fëmija i pestë”

Published: March 4, 2023
Shpërndaje

 

Nga Sejdo Harka

Botuar në DITA

- Publicitet -

“Bota është e vogël, nëna është e madhe” – Viktor Hygo

Shkrimtarja nobeliste Doris Lesing, ky zë i fuqishëm i gruas me përmasa botërore në fushën e shkrimtarisë moderne, do të mbetet gjatë në kujtesën e lexuesve për këndvështrimin e ri që i jep trajtimit të temave të mëdha të luftës kundër racizmit e kolonializmit dhe veçanërisht temës së çlirimit e të rritjes së personalitetit të  gruas në familje dhe në shoqëri.

Lesingu, me talentin dhe guximin e saj u bë pjesë e gjithë universit shpirtëror të botës njerëzore. Me poezinë dhe prozën e saj dinamike, ajo ka mundur të hyjë në sërën e grave të rralla të artit dhe të mendimit njerëzor. Ka ditur si ta thotë fuqishëm fjalën e saj për raportin e drejtë midis gjinive njerëzore dhe të skalitë bukur një galeri të pasur karakteresh vajzash dhe grash, të cilat dinë të luftojnë, të sakrifikojnë e të mbijetojnë me po aq forcë dhe guxim, sa dhe burrat.

Arti i fjalës së D. Lesingut ka magjinë e robërimit dhe fuqinë e bindjes.

Por, para se të analizojmë vlerat e padiskutueshme të artit të saj, që i tejkalon kufijtë e mbretërisë së Britanisë së Madhe, po ndalemi me pak fjalë për t’i treguar lexuesit se cila është Doris Lesing.

Doris Lesing lindi më 22 tetor të vitit 1919, në Kermanshah të Persisë, (Irani i sotëm). I ati i saj, Alfred Taylor, ish-kapiten i ushtrisë britanike, gjatë Luftës së Parë Botërore ishte një nëpunës banke. Ndërsa e ëma, Emily Maude Taylor ishte infermiere.

Në vitin 1925, familja e saj emigroi në Rodezinë Jugore, për një jetë më të mirë, ku Doris kaloi fëmijërinë dhe rininë e saj të hershme dhe ku mbaroi shkollën katolike. Fëmijërinë e saj ajo e përshkruan bukur në librin “Në lëkurën time” (1994).

Në vitet e para të jetës bëri punë të thjeshta, si: dado, telefoniste, sekretare, stenografe dhe më vonë edhe gazetare. Por pasioni i saj i përjetshëm ishte dhe mbeti shkrimtaria. Ajo u shqua, si: poete, biografe, libretiste, tregimtare, por veçanërisht si romanciere dhe si e tillë do të nderohej me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në vitin 1939 Doris Lesing do të martohej me Frank Charles Uisdom, me të cilin pati dy fëmijë. Divorcohet në vitin 1943, për t’u martuar me Gotfrid Lesing, një emigrant gjermano-hebre, që e pati njohur në grupet marksiste të kohës, me të cilin pati një djalë. Ishte koha kur ajo bëhet anëtare e Partisë së Punës së Rodezisë Jugore. Në vitin 1949, kur u divorcua me bashkëshortin, shkoi në Londër bashkë me djalin e saj dhe u bë e njohur si shkrimtare.

Në vitet 1952-1956 ishte tepër aktive në luftën kundër armëve bërthamore. Për shkak të kritikave të ashpra kundër regjimit afrikano-jugor, asaj iu ndalua të hynte atje në periudhën 1952-1956. Doris Lesing vdiq në Londër, më 17 nëntor të vitit 2013.

Romani i saj i parë është ai me titullin “Bari këndon” (1950). Në themel të brendisë së tij janë marrëdhëniet dashuri-urrejtje mes të bardhëve dhe njerëzve me ngjyrë. Vepra që i siguroi suksesin e parë në fushën e letërsisë ishte “Libri i artë i shënimeve” (1971), ku ajo shfaq për herë të parë gjykimet e saj substanciale për marrëdhëniet burrë-grua në shoqërinë e shekullit XX.

Ndërsa në serinë e romaneve të viteve 1979-1985 thekson idetë e saj postatomike dhe kundër kolonializmit e shkatërrimit ekologjik të natyrës. Disa nga veprat e tjera që e bënë të adhurueshme për lexuesit janë: “Kampusi  me Argë” (1983), “Kurorëzimet në mes të zonave tre, katër, pesë” (1989), “Shkrimtari sirian” (1980), “Spiuni sentimental…” (1983), “Vera para errësirës” (1973), “Terrorristi i mirë” (1985).

Akoma më e njohur ajo u bë me romanin “Mora dhe Doni” (1999), ku Lesing shfaq protestën ndaj katastrofës globale, që po e shtynte njerëzimin të kthehej në jetën primitive. Krijimtaria e kësaj nobelisteje është bërë një zë i fortë kundër mbrapshtive të kësaj shoqërie, të ashtuquajtur moderne.

Vepra që i dha asaj famën më të madhe në botë është romani “Fëmija i pestë”, përkthyer në shqip prej origjinalit nga përkthyesja e njohur Etleva Pushi (Kondakçi). Nga kjo nobeliste në gjuhën shqipe, janë përkthyer edhe disa libra të tjera, si: “Vera para errësirës”, “Më e ëmbla ëndërr” dhe “Sërish dashuri”.

Për vlerat e papërsëritshme të krijimtarisë së saj, Lesingu është nderuar me 15 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Por çmimi që i dhuroi asaj nderimin më të madh në botë, është çmimi “Nobel”, të cilin ajo e mori në Stokholm, më 11 tetor të vitit 2007. Në banketin e “Nobelit”, ku iu dorëzua çmimi, Doris Lesing, mes të tjerash, tha: “I fitova të gjitha çmimet e Evropës, por jam habitur për këtë çmim surprizë.”

Ndërsa përfaqësuesi i Akademisë Suedeze mes të tjerash theksoi se, Lesing, laureatja e këtij çmimi, “është një shtytje dhe vulosje e përvojës femërore, e cila me skepticizmin dhe forcën e saj vizionare pasqyroi civilizimin e shoqërisë njerëzore…”

Në një intervistë me Rudina Xhungën, ajo, veç të tjerave, theksoi: ”Në jetë kam bërë atë që kam ditur të bëj më mirë.”

Po le të rikthehemi përsëri tek romani “Fëmija i pestë”, një nga veprat më të bukura të nobelistes Doris Lesing, të cilën e kemi bërë objektin kryesor të këtyre shënimeve tona. Narracioni i këtij romani i ngjan një lumi të rrëmbyeshëm, që sa vjen e egërsohet nga rrëketë dhe përrenjtë, që zbresin furishëm nga shpatet e thepisura të maleve pas shirave të vrullshëm.

Ndërsa protagonistja e romanit, Harieta, duket si e vënë përpara nga dallgët e sprovës, për ta provuar veten nëse do shpëtojë apo do të mbytet. Ajo, me veprimet dhe gjykimet e saj, herë stoike dhe herë të hallakatura, duket sikur i ka vënë vetes si qëllim, që herë të na robërojë e herë të na bindë për forcën e gruas.

Në qendër të subjektit të romanit qëndron çifti Harieta dhe Davidi, të cilët njihen në një festë zyrtare, ku të dy nuk kishin pasur ndonjë dëshirë për të shkuar, por, për çudi, kishin kuptuar se kjo paskësh qenë pikërisht ajo çfarë ata kishin pritur prej kohësh.

Të dy ishin konservatorë të dalë mode, njerëz që s’gjenin qetësi. Kështu i njihnin të gjithë. Ata kishin pikëpamjet e tyre, që i mbronin me kokëfortësi. Në shumë cilësi të karakterit i ngjanin njëri-tjetrit si dy pika uji. Donin të njëjtat gjëra: besnikëri, dashuri, jetë familjare dhe një shtëpi të përhershme. Ndaj, papritur, vendosën të martoheshin për të hedhur themelet e parajsës së tyre në një shtëpi të madhe të stilit viktorian. Në fillim gjithçka u dukej idilike. Lindën 4 fëmijë dhe bashkë me ta shijojnë ngrohtësinë e shtëpisë me tërë fisin e Lovatëve.

Është pikërisht shtatzënia e pestë çka bën që gjërat të marrin mbrapsht. Ky fëmijë nis të lëvrijë me forcë shumë herët në barkun e Harietës. Pas një lindjeje të vështirë, ai filloi të zhvillohej vrullshëm, si një fëmijë i çuditshëm tepër antipatik. Ndaj vëllezërit dhe motrat nuk e pëlqejnë fare.

Ishte madhosh e i shëmtuar, i dhunshëm dhe pa kontroll, plot mllef e pakënaqësi dhe qante pa pushim në gjoksin e Harietës. Prania e tij prish pa pikë mëshire ëndrrën e bukur të çiftit për një familje të lumtur. Frika e tmerrshme e Harietës, që sa vjen e rritet si një ortek, zbret nga shpatet e thepisura, për të shkallmuar lumturinë e saj familjare. Ajo, duke qënë skeptike, nuk di si ta mbrojë atë.

Mbështetur te ky fakt, kur ky roman doli në qarkullim, “Indipendent” shkruante me shkronja korsive: “Romani “Fëmija i pestë” ka intensitetin e tmerrit. E lexon dhe dridhesh i tëri.” Është kjo arsyeja që ai lexohet me një frymë.

Ja si nis brendia e këtij romani: “Në atë festë zyrtare Harieta dukej si një pikturë impresioniste. Ndërsa Davidi si një murg që s’lëvizte nga vendi. Dukej më i ri se ç’ishte …, me flokë të butë, që vajzat vdisnin t’ia përkëdhelnin. Harieta punonte në një firmë shitjeje, ndërsa Davidi ishte arkitekt. Ai sa ishte ndarë nga një vajzë, që s’e kishte dashur kurrë.

Ndërsa Harieta ishte një murgeshë, që e shpërfillnin edhe shoqet e saj. Megjithatë, ajo tërë jetën kishte ditur çfarë donte dhe çfarë bënte, por shpesh dukej e çekuilibruar. E ëma e saj ishte një grua e kënaqur nga jeta. E kishte bindur Harietën se, që të  bënte një jetë të lumtur, duhet të krijonte një familje normale.

Ndërsa Davidi, i cili vinte nga një familje me gjendje të mirë ekonomike, u edukua në mënyrë të tillë që të dinte se çfarë gruaje i duhej në jetë. Londra për të ishte vendi i duhur për një jetë të qetë. Dëshironte të bënte 5-6 fëmijë. Kur u martuan, u dukej sikur nuk thithnin ajër, por lumturi. Por fatkeqësisht, sapo fëmija i pestë nisi të ngjizej, lumturia e kësaj familjeje filloi të tronditej. Harietës i dukej sikur ishte pushtuar nga djalli.

Kishte aq dhimbje, saqë këtë fëmijë nisi ta quante “armik të egër”, që i dukej “sikur ia shqyente barkun me kanxha”.(50)

Sapo lindi, dukej se nuk ishte një fëmijë i zakonshëm. Kishte një shikim të çuditshëm, shpatulla të kërrusura, flokë të pazakontë dhe një vështrim që shpërfillte çdo lloj ngacmimi. Fëmija i pestë, të cilin e quajtën Beni, kur u bë 4 vjeç, i ngjante një “gogoli“ tepër armiqësor. E megjithatë, Harieta kujdesej për të aq shumë, saqë  për të nuk ekzistonte asgjë tjetër, përveç Benit.

Por ajo shihte me dhimbje, se fëmija e saj i pestë çdo ditë e më tepër bëhej më i padurueshëm. Të gjithë këmbëngulnin, që Beni duhej izoluar në ndonjë institucion, sepse nuk durohej. Dhe më në fund, me gjithë hezitimet e Harietës, Benin vendosën ta degdisnin në një vend të largët të Anglisë së Veriut.

Por Harietën, si nënë e dhimbshme, nuk e mbante vendi. Ndaj, një ditë, e përmalluar, mori rrugën për të parë nga afër se ç’bënte ai atje, larg syve dhe kujdesit të saj, i syrgjynosur në atë vend të mbrapshtë. Pas shumë pengesash dhe vështirësish, ajo mundi të hyjë në atë institucion të çuditshëm. Sapo hyri, pa Benin të shtrirë në një dyshek gome, lakuriq e pa ndjenja si një peshk të mbytur mbi një pllakë çimentoje.

Nisi t’i dhimbte zemra, kur pa djalin e saj, i cili i ngjante një alieni të ftohtë. Kurrë s’e kishte parë kaq patetik. Sapo e preku me dorë, ai nisi të ulërinte nga zemërimi. Vendosi ta marrë në shtëpi për t’i shpëtuar jetën nga vdekja, pa marrë parasysh, se çfarë do të ndodhte më vonë. Sapo e solli në shtëpi, Beni nisi t’i vështronte me urrejtje vëllezërit dhe motrat e tij, Lukin dhe Helenën, Xhenin dhe Polin e vogël.

Ndërsa Harieta, për t’i tërhequr vëmendjen, nisi ta kërcënojë atë me fjalët: “Ben, po nuk bëre zhurmë, do ta heq atë gjënë e fortë që të kanë veshur atje…!”

Rikthimi i Benit në shtëpi e rinisi tronditjen shpirtërore të familjes. Fajtore për rikthimin e Benit në shtëpi u quajt Harieta. Mes Harietës, nga njëra anë, dhe Davidit e fëmijëve të kësaj familjeje të përvuajtur, do të thellohej më tepër konflikti. Fëmijët, ngaqë nuk e duronin dot  sjelljen dhe pamjen e pazakontë të Benit, vendosën që shkollën ta bënin larg shtëpisë së tyre, në konvikt.

Për këtë ata quajtën fajtore nënën e tyre, që e risolli në shtëpi Benin, të cilin e konsideronin çiban të pashërueshëm. Harieta, e ndodhur përballë kësaj drame sfilitëse, ngaqë nuk  mundi të gjejë rrugëdalje tjetër, plot skepticizëm mediton: “Që kur linda Benin, ma hedhin fajin mua. Më duket vetja si kriminele. Si nuk më tha njeri, të lumtë që ke lindur 4 fëmijë të mirë, por vetëm pse e linde Benin e çuditshëm!” (126) Prandaj, e ndodhur përballë dy zjarresh, kur Beni sulmoi një vajzë, nisi përsëri ta kërcënojë atë ashpër me fjalët: “Dëgjo, Beni, nëse do të vësh dorë mbi ndonjë njeri tjetër, atje ku ishe, kam për të të shpënë përsëri”! (127)

Të gjithë Benin e quanin një “alien” të çuditshëm, por, në fakt, ai ishte një fëmijë i ndryshëm nga të tjerët, që vërtet nuk shkonte mirë në shkollë, që kishte një shikim të egër, që kryente veprime të gabuara, por me një kujdes e  punë edukative ndryshe, mund të bëhej i dobishëm jo vetëm për veten, por edhe për shoqërinë.

Por, që ai të ndreqej, nuk duhej izoluar nga familja, shkolla dhe shoqëria, sepse njeriu është një qenie shoqërore dhe produkt i saj. Jashtë tyre, ai, edhe kur lind i saktë, mund të tjetërsohet në një qenie të egër, me instinktet kafshërore. Harieta, në këto kushte ndien një dhimbje e përgjegjësi të trefishtë. Dhimbjen si nënë, dhimbjen e “fajit” që  e lindi të ndryshëm nga të tjerët dhe dhimbjen që nuk është në gjendje ta përcaktojë rrugën e vërtetë, për të shpëtuar fatin e tij dhe të lumturisë së familjes së saj të shkatërruar.

Thelbi i dramës së saj familjare nuk qëndron vetëm te veprimet e çuditshme të Benit. Të gjithë familjarët e saj janë bërë vetë problemi që nuk mund të zhbëhej kollaj. Beni, tashmë kishte mbushur 6 vjeç dhe vazhdonte t’i dukej si alien i trembur. Sapo kujtonte shprehjen “Po s’u solle mirë…, atje do të të shpie përsëri”, tulatej si një qen i frikësuar.

Grindja e ashpër që ai bëri me vëllanë e tij, Polin e vogël, bëri që gjithë motrat dhe vëllezërit e tij të largoheshin nga shtëpia për të jetuar në konvikte. Ndërsa, Davidi, babai i tyre, kishte kohë që kishte humbur ekzistencën e tij në familje. Kurse Harieta përjetonte vetminë e saj me Benin e çorientuar, që kishte tentuar të vriste vëllanë. Ajo vazhdonte të ndiqej këmba-këmbës nga hija e fajit që kishte sjellë në jetë një fëmijë të “rrezikshëm”, si Beni.

E kuptonte se, me dëshirën për ta lumturuar jetën e saj duke bërë sa më shumë fëmijë e kishte shkatërruar veten dhe familjen, por në fund të fundit, kishte bërë atë që kishte dashur. Kishte sakrifikuar veten, por kishte mundur t’i shpëtonte jetën djalit të saj që e kishin izoluar në atë institucion të mallkuar. E kishte kuptuar se me këtë veprim e kishte tjetërsuar veten dhe familjen në “kokë turku”. Por, dramën që e mbante në shpirt, nuk dinte ta zgjidhte ndryshe.

E ç’faj kishte bërë ky çift,vetëm se kishte menduar të jetonte i lumtur, mes shumë fëmijësh! Kishin luftuar të ndërtonin lumturinë, ashtu si e mendonin, por fatkeqësisht ndodhi ndryshe. A mund të ishin në gjendje të zhbënin dot gjenin që fshihej në gjakun e tyre, për të zhbërë magjinë e “fatit” ?!

Edhe kur Beni u bë 11 vjeç, jo vetëm që nuk ecte mirë në shkollë, por dhe vazhdonte të krijonte probleme. Kishte krijuar varësi ndaj shokëve dhe veprimeve të tyre të këqija. Një ditë Beni ishte kthyer në shtëpi me një djalë që quhej Derek, i cili ishte kryetari i një grupi fëmijësh që vidhnin, hanin e pinin si në  përralla. Grupi përbëhej nga budallenj dhe kriminelë të çuditshëm, që s’i ndalonte as plumbi.

Për bëmat e tyre të mbrapshta kishte nisur të fliste edhe media. Harieta u trondit thellë, kur një ditë pa Benin e saj në mes të atij grupi famëkeq, në trazirat e Londrës së Veriut. E vështronte në ekranin e televizorit atë grup të egër dhe i dukej sikur shihte një racë krijesash, që dikur kishin jetuar shpellave dhe ushqeheshin me peshq lumenjsh. E shihte djalin e saj dhe i kujtoheshin çastet kur e kishte gjetur gjysmë të vdekur, veshur me një këmishë force, që i merrte frymën. “Por, a e dinte ai që, për arsye se e kishte sjellë në familjen e tij, kjo shtëpi ishte zbrazur, për të përjetuar vetminë e plotë?! (157)

Harieta edhe mund ta kishte lënë atë në atë institucion të tmerrshëm, por zemra e saj prej një nëne të dhimbshme nuk mund ta bënte kurrë.

Nuk është mëkat të lindësh një fëmijë të ndryshëm nga të tjerët. Mëkat është të mos e pranosh atë, ashtu siç është, dhe të mos bësh atë që duhet për ta rritur dhe edukuar në përshtatje me individualitetin e tij. Beni nuk ishte një alien, por një fëmijë i ndryshëm nga të tjerët, që kërkonte një trajtim ndryshe. Braktisja dhe izolimi nga familja dhe shoqëria bëri që ai të përdorej nga fëmijët e botës së krimit.

Harieta e ndrydhur nga ndjenja e fajit dhe skepticizmi nuk mundi ta mbrojë të birin nga ndikimi i botës së krimit. Megjithatë ajo tashmë ishte e bindur se, shkaku që Beni u kishte shpëtuar nga duart, ishte fakti që ai konsiderohej si “alien” i çuditshëm dhe jo si  një njeri ndryshe nga të tjerët. Ndaj Harieta, para vetes dhe të tjerëve shtron pyetjen: “A do të vazhdojmë  të mos e pranojmë Benin ashtu siç është?!”

Të mos e pranosh njeriun ashtu siç është, do të thotë ose ta lësh atë të vdesë si kërminjtë gjigantë, mbështjellë me batanije në duart e shkencës eksperimentale kureshtare, ose ta lësh të bëhet vegël në duart e krimit. Harieta, si protagonistja kryesore e këtij romani, vërtet ka mjegullnaja në kokë, por ajo kurrë nuk u mënjanohet detyrimeve të një nëne të përgjegjshme për fëmijët dhe familjen e saj. Harieta, për t’i shpëtuar jetën djalit të saj të ndryshëm nga të tjerët, sakrifikon  gjithçka, bile edhe lumturinë bashkëshortore e familjare.

Ajo ka zemër nëne. Për të kuptuar përmasat e shpirtit dhe të zemrës së saj, mjafton të kuptosh thelbin e sentencës filozofike të shkrimtarit të madh, Viktor Hygo: “Bota është e vogël…, nëna është e madhe…”, që s’besoj se ka nevojë për komente.

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • LISTA: Arrestimet në Kadastrën e Durrësit, këto janë pronat që u tjetërsuan nga zyrtarët nën hetim
  • 10 korrik 2026
  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën

Komentet e Fundit

  1. Dulla on LISTA: Arrestimet në Kadastrën e Durrësit, këto janë pronat që u tjetërsuan nga zyrtarët nën hetim
  2. Gani USA on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. MODERATORI on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Kokpalari 21 janarit on Një cirk i dështuar
  5. MIGENA ALEKSI on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?