Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Krimi i organizuar në turizëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Krimi i organizuar në turizëm
KronikeKryesoreLajmi i fundit

Krimi i organizuar në turizëm

Published: August 26, 2026
Shpërndaje

Vrasja e një turisti në një klub luksoz në Ksamil nxjerr në dritë një problem që prej vitesh ka qëndruar në hijen e zhvillimit të vrullshëm të bregdetit shqiptar: Depërtimin e kapitalit kriminal në turizëm dhe dobësinë e institucioneve që duhet ta kontrollojnë atë.

Në mes të gushtit, Ksamili është një nga vendet më të mbipopulluara të Shqipërisë. Rrugët e fshatit mbushen me makina me targa të huaja, muzika nga baret vazhdon deri në orët e para të mëngjesit dhe plazhet e vogla përballë ishujve – të rrethuara nga hotele, restorante dhe klube, konkurrojnë për turistët e ardhur nga e gjithë Europa.

Luis Miguel Varela Mendes ishte një prej tyre.

- Publicitet -

Portugezi 20-vjeçar kishte ardhur në Shqipëri për pushime, si pjesë e një grupi miqsh. Në orët e para të 18 gushtit, ai ndodhej në “Tortuga Bay”, e njohur edhe si “Principotes”, një strukturë turistike luksoze përballë tre ishujve të Ksamilit.

Rreth orës 05:15, pas një konflikti me disa persona, Mendes u qëllua me thikë për vdekje.

Në internet, kompleksi Principotes e përshkruan veten me shprehjen “Mikpritja si art”. Por pas vrasjes, një tjetër realitet filloi të dalë në sipërfaqe për hotelin dhe pronarin e tij.

Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, struktura dhe aktiviteti zotërohen nga Kade Bulica, një grua 76-vjeçare. Ajo është nëna e Bekim Bulicës, 36 vjeç, i cili pas ngjarjes u shpall në kërkim për “moskallëzim krimi”. Ekstrakti i kompanisë tregon se Bulica e kishte regjistruar aktivitetin në janar të vitit 2022, me një kapital fillestar prej 100 mijë lekësh.

Djali i saj ishte i njohur për policinë.

Drejtori i Policisë së Vlorës, Edvin Ndreu, i tha BIRN se Bekim Bulica ishte proceduar për krime ndaj personit, pasi ishte përfshirë më parë në dhunimin e një punonjësi policie dhe vëllait të tij në Tiranë. Ai rezulton të ketë pasur edhe probleme të tjera me drejtësinë.

Për sigurinë e “Principote”, e ëma e Bulicës kishte punësuar një punonjës të Policisë Kufitare të Gjirokastrës, një punonjës të Policisë së Burgjeve Fier dhe një punonjës të Policisë Bashkiake Gjirokastër, ndërsa një person i katërt punonte si truprojë.

Kur shpërtheu konflikti që përfundoi me vrasjen e Mendes, ata ishin aty.

Sipas policisë, nuk ndërhynë dhe nuk njoftuan autoritetet. Të katërt u ndaluan për moskallëzim krimi dhe mosmarrjen e masave për ndalimin e paligjshmërisë.

Ekspertë të sigurisë dhe turizmit thonë se rasti i Ksamilit ngre pikëpyetje më të gjera mbi kontrollin e personave dhe burimin e parave që qëndrojnë pas investimeve turistike që po transformojnë bregdetin shqiptar.

Kërcënim për rendin e sigurinë

Për vite me radhë, bregdeti shqiptar ka qenë një kantier i madh ndërtimi. Hotele të rinj, resorte, apartamente, beach bare dhe restorante janë ngritur nga Velipoja në Ksamil. Administrimi i resorteve apo strukturave turistike nga persona me precedentë penalë apo nga anëtarë të krimit të organizuar vlerësohet nga ekspertët si një kërcënim për rendin dhe sigurinë publike.

“Këto ambiente shpesh kthehen në baza operacionale logjistike, ku mbajtja pa leje e armëve, fshehja e personave në kërkim dhe përplasjet mes grupeve rivale transferohen brenda hapësirave publike e turistike”, shprehet ish-prokurori Eugen Beçi, duke i cilësuar këto ambiente si ‘zona të pambrojtura juridikisht’.

Sipas tij, ngjarjet e rënda në ambiente akomoduese nuk janë thjesht krime të izoluara, por ekspozim i drejtpërdrejtë i qytetarëve dhe turistëve ndaj rrezikut për jetën, me kosto të rëndë për rendin dhe ekonominë e vendit.

Redion Qirjazi, drejtori ekzekutiv i fondacionit “Mary Ward Loreto”, një organizatë jofitimprurëse me veprimtari në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjen e viktimave të këtij aktiviteti kriminal, konstaton se biznese të mëdha turistike kanë krijuar “zona jashtëligjshmërie” në vendin tonë.

“Këto struktura, sipas raportimeve dhe evidentimit të vetë SPAK, funksionojnë jo vetëm si biznese por edhe si territore nën kontrollin e grupeve të strukturuara kriminale,” tha Qirjazi.

Sipas tij ngjarja tragjike e Ksamilit ku u vra turisti portugez, tregon se personeli është i pakualifikuar dhe në disa raste sillet si një ‘polici private’ e dhunshme që zëvendëson shtetin.

“Këtë ‘guxim’ këto njësi mund ta përftojnë vetëm nëse besojnë se mund të veprojnë mbi ligjin”, shprehet ai.

Qirjazi vëren se në këto ngjarje ka edhe komprometim të strukturave shtetërore.

“Përfshirja e punonjësve të policisë apo burgjeve që punojnë si sigurim privat në këto hotele dhe klube (për arsye financiare apo të tjera), komprometon profesionalizmin dhe integritetin e punonjësve të shtetit, duke vënë në pikëpyetje serioze aftësinë e tyre për të zbatuar ligjin, kur kjo e fundit ndikon drejtpërsëdrejti në biznesin e punëdhënësit të tyre privat”, thekson ai dhe shton se këto rrethana tregojnë paaftësinë e Policisë së Shtetit për të monitoruar radhët e saj në ushtrimin e punëve të dyta në pozicione që nuk janë të lejuara.

Sipas Qirjazit, ngjarje të tilla cenojnë rëndë imazhin e sigurisë dhe turizmit, largojnë investitorët e huaj seriozë dhe rrezikojnë të sjellin paralajmërime udhëtimi nga vendet e BE-së. “Krimi i zakonshëm ndodh kudo, por krimi i rëndë lë impakt të pakthyeshëm në imazhin e vendit”, pohoi ai.

Krimi i organizuar në turizëm

Në bilancet e SPAK për pasuritë e sekuestruara anëtarëve të krimit të organizuar dhe personave të lidhur me ta, një numër të konsiderueshëm e zënë hotelet, që gjenden kryesisht në bregdetin shqiptar. Vetëm për shtatë muajt e vitit 2026, u raportua nga SPAK se janë vendosur sekuestro preventive mbi pasuri me vlerë 440 milionë euro, që dyshohet se janë krijuar me burime financiare të përfituara nga veprimtari të paligjshme, kryesisht nga trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike.

Sipas ish-prokurorit Eugen Beçi, sektori i turizmit dhe ndërtimit ofron terrenin ideal për pastrimin e produkteve të veprës penale. Sipas tij, arsyet janë krejtësisht praktike dhe kanë të bëjnë me qarkullimin e lartë të parasë fizike (cash), si dhe me volumin e madh sezonal që lejon justifikimin e të ardhurave të padeklaruara përmes faturimeve fiktive ose rritjes artificiale të xhiros ditore.

“Ndërtimi i resorteve dhe hoteleve mundëson futjen e parave të pista në ciklin ligjor ekonomik, duke kaluar nga paraja informale në asete të paluajtshme me vlerë të lartë tregtare”, shprehet Beçi.

Ai shton se shkaku tjetër pse krimi i organizuar investon në këtë sektor janë edhe avantazhet për ngritjen dhe administrimin e tyre lehtësisht nga persona të lidhur apo me emra fiktivë, duke krijuar barriera ligjore për gjurmimin e pronarit përfitues real.

Eva Rama, kryetarja e Shoqatës Shqiptare të Operatorëve Turistikë, ATOA, shprehet se, megjithëse ngjarje të veçuara si ajo në Ksamil ndikojnë në sektorin e turizmit, ato nuk duhet të përdoren për të përgjithësuar një sektor të tërë.

Sipas saj, shqetësuese për turizmin është kur strukturat turistike rezultojnë të zotërohen apo kontrollohen nga persona të lidhur me veprimtari kriminale.

“Në këtë pikë nuk kemi më vetëm një çështje të rendit apo një ngjarje kriminale të ndodhur në një hotel, por një problem që prek edhe besueshmërinë dhe imazhin e sektorit”, shprehet ajo dhe nënvizon se turizmi është veçanërisht i ndjeshëm ndaj perceptimit të sigurisë.

“Kur një destinacion fillon të shoqërohet me ngjarje të rënda kriminale dhe me struktura të lidhura me persona me të kaluar kriminale, kjo padyshim nuk i shërben imazhit që Shqipëria kërkon të ndërtojë si destinacion turistik”, pohon Rama dhe rendit disa probleme që shfaqen si pasojë e zotërimit të aseteve turistike nga ana e krimit të organizuar.

Sipas Ramës, një realitet i tillë deformon konkurrencën, pasi bizneset që punojnë me kapital të ligjshëm nuk konkurrojnë në të njëjtat kushte me struktura ku mund të qarkullojë kapital me origjinë kriminale.

Ajo vlerëson se kjo cenon besimin te tregu dhe te vetë investimet në turizëm. “Kur raste të tilla bëhen të përsëritura dhe marrin vëmendje publike apo ndërkombëtare, ndikojnë edhe në perceptimin e sigurisë dhe në imazhin e Shqipërisë si destinacion”, konstaton Rama.

Mejgithatë, Rezart Shehu, konsulent për menaxhimin e strukturave turistike, e cilëson ngjarjen e 18 gushtit si të izoluar.

“Bëhet fjalë për një ngjarje shumë të rëndë, por në këndvështrimin tim duhet trajtuar si një ngjarje e izoluar, dhe jo si një tregues se turizmi shqiptar në tërësi është i pasigurt,” tha Sheu.

“Ngjarje kriminale ndodhin edhe në destinacione të tjera turistike të rajonit dhe të Europës dhe kjo nuk do të thotë automatikisht se i gjithë sektori turistik i atij vendi është problematik”, shtoi ai.

Shehu fajëson institucionet shtetërore për investimet e fondeve me prejardhje të paligjshme në sektorin e turizmit.

“Nëse ekzistojnë indicie apo të dhëna që lidhen me burimin e pasurisë, aktivitetin kriminal ose përdorimin e biznesit për qëllime të paligjshme, institucionet duhet të kenë kapacitetin dhe mekanizmat për ta evidentuar dhe kontrolluar këtë situatë,” tha ai.

“Përndryshe krijohet një hapësirë ku kapitali me origjinë të dyshimtë mund të investohet dhe të pastrohet përmes sektorëve me rritje të shpejtë, përfshirë edhe turizmin”, nënvizon Shehu.

Masat e munguara

Sipas ekspertëve, institucionet shtetërore duhet të verifikojnë burimet e vlerave financiare që investohen në sektorin e turizmit, si dhe në çdo sektor tjetër.

“Ministria e Turizmit dhe Policia e Shtetit duhet të bashkëpunojnë me SPAK për të kryer një kontroll të rreptë të origjinës së kapitalit përpara dhënies së çdo licence për hotele apo plazhe”, thotë Qirjazi dhe vlerëson se duhet të merren masa për të mos lejuar që punonjësit e Policisë së Shtetit të punojnë për sigurinë fizike në biznese private, si dhe të reformohen strukturat e policive private.

Sipas tij, është e nevojshme që të forcohen masat në rastet kur ka paligjshmëri, deri në bllokimin e llogarive dhe heqjen e licencës për arsye të cenimit të sigurisë publike.

Edhe ish-prokurori Eugen Beçi vlerëson se përballja me këtë fenomen kërkon ndërhyrje të koordinuar ndërmjet hetimit pasuror dhe kontrollit administrativ në terren.

“Hetimet pasurore nuk duhet të nisin vetëm pas ngjarjeve me armë, por si hetim proaktiv paralel për çdo investim madhor ku profili financiar i investitorit nuk përputhet me të ardhurat e ligjshme të deklaruara”, vëren ai.

Sipas Beçit, është e nevojshme të ketë verifikim të thelluar nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe tatimet; filtër ligjor për licencat turistike përmes një vendimi administrativ me kritere të forta integriteti; si dhe një kontroll të shtuar policor mbi sigurinë e mjediseve.

Institucionet shtetërore fajësohen si përgjegjëse për situatën e krijuar edhe prej ekspertëve të sektorit të turizmit.

“Kontrolli duhet të fillojë që te transparenca e pronësisë reale dhe burimi i financimit, veçanërisht për investimet e mëdha dhe të vazhdojë me kontrollin fiskal dhe zbatimin real të legjislacionit kundër pastrimit të parave,” pohon kryetarja e ATOA, Eva Rama.

“Shteti i ka instrumentet për ta bërë këtë; çështja është që ato të funksionojnë dhe të zbatohen njësoj për të gjithë”, shtoi ajo.

Edhe sipas Shehut, turizmi shqiptar ka nevojë për më shumë profesionalizëm institucional, zbatim të barabartë të ligjit, transparencë dhe mbështetje në infrastrukturë.

Sipas tij, kjo do të mbronte jo vetëm turistët, por edhe operatorët korrektë që investojnë dhe punojnë çdo ditë për të zhvilluar imazhin e Shqipërisë si një destinacion turistik.

Edmond Hoxhaj – Reporter

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • Sarandiot says:
    August 25, 2026 at 3:17 pm

    Si mund te konkurroje nje biznes i ndershem me keta qe kane miliarda te padeklaruara dhe pas tyre fshihen politiqenërit?

    Reply
  • Miri90 says:
    August 25, 2026 at 5:27 pm

    Policia e Shtetit e di shume mire se kush i ka keto biznese por hesht derisa ndodhi vrasje. Vetem kur mbushen mediat me lajme kujtohen te bejne arrestime e te flasin per hetime pasurore

    Reply
  • Vlora 97 says:
    August 26, 2026 at 5:07 am

    I bëjmë reklame turizmit luksoz por harrojm qe luksi pa siguri nuk vlen asnje lek. Plazhet jan te gjirha ne dore te horrave

    Reply
  • TIRONA says:
    August 26, 2026 at 5:09 am

    Shqiperia po prish imazhin qe ndertoi keto dy vite vetem prej disa personave te pamend qe mendojne se jane mbi ligjin. e pesojne te gjithe bizneset e ndershme prej fiksimit te kryehajdutit te Shurrelit me luksin. E ka mir nje komebtus. Te gjitha plazhet i kab marr ne duar horrat dhe analfabetet e dhunshem

    Reply
  • One11 says:
    August 26, 2026 at 5:10 am

    Kjo nuk eshte ngjarje e izoluar si thote ai konsulenti. Kudo ne bregdet parate e droges po blejne plazhet e bizneset nga Velipoja ne Ksamil.
    ​shume me vjen keq per ate djale 20 vjecar qe erdhi per pushime e iku ne arkivol. Si mund te quhet “Mikpritje”??

    Reply
  • Simbioza krim-pushtet says:
    August 26, 2026 at 6:28 am

    Bullicat e Krimit te organizuar jane kembekryq kudo ne c’do sfere te ekonomise e aty ku behen para ne saje te Prehrit ngrohte qe i ka ofruar kjo Rilindje e Rames. Sepse Krimi e Pushteti jane ne simbioze me shume se kurre ne kete Rilindje.
    Pastaj Bullicat e Krimit organizuar neper fushata e dite zgjedhjesh leshohen kudo sa me kulac sa me kerbac per te mbledhur vota per Prehrin qe i mba ngrohte, Rilindjen e Rames.
    Sa per kujtese : Sojin e Bullicave me precedent penale kjo Rilindje e futi deri Ligjvenes ne Parlament. Ato Frroket, Ndoket, Prenget, Rrajat, Doshet etj per te cilet me pas u detyrua te pranonte “Ligj per Dekriminalizim te Parlamentit” (!) per ti nxjerre qe andej.

    Reply
    • Krimi lindi më 1992. says:
      August 26, 2026 at 9:41 am

      Krimi i organizuar në Shqipëri filloi që me krijimin e “Republikës së pavarur të Lazaratit”!, me skafistët apo edhe me gangsterët që të rrëmbenin vajzën nga shkolla për ta çuar prostitutë në Itali! Dhe e di ti simbioza se kur kanë ngjarë këto “mrekullira”?! Për mua o do ta pranosh këtë gjëndje, këtë mënyrë zhvillimi dhe këtë sistem, ose ndryshe duhet të vendosësh diktaturën. Por jo atë të proletariatit, por atë kundër krimit dhe korrupsionit. dhe kundër shitjes së pasurive natyrore të vendit! Rrugë tjetër nuk ka. Rama në burg, Berisha në burg.

      Reply
      • Tellalli says:
        August 26, 2026 at 11:09 am

        Ti krimi , mos je gjë prokuror që fut njerzit në burg ?

        Reply
  • K R says:
    August 26, 2026 at 7:08 am

    Turizmi me para te pista kete fund do kishte

    Reply
  • 1thundrak says:
    August 26, 2026 at 8:19 am

    Mjetet qe ju duhen per plazh: 1 thike, 1 pistolete, 1antiplumb, 1 shkop bejzbolli, 1 spraj, garza, jodio, alkol.

    Reply
    • Të thuash të vërtetën says:
      August 26, 2026 at 11:11 am

      Po, ato mjete duhet të kesh po të jesh loqe nga mendtë e rrotë kari nga koka te këmbët, siç je ti njëthundraku .

      Reply
  • demo says:
    August 26, 2026 at 8:34 am

    O budallenjte e Botes,qe vini per turizem ne Shqiperi! Pasi te pllaquriteni ne ujrat me halete e hoteleve,do perfundoni ne arkivol nga gangsterrat qe kane pushtuar Plazhet. Besen e reklamon I Pabesi.

    Reply
    • Dashi says:
      August 26, 2026 at 11:17 am

      Meqënëse demo faqeziu nuk do Ramën , shan e përbuz Shqipërinë . Domethënë të mos vijnë turistë në atë vënd , edhe pse sjellin miliarda në vit ? Ti do plumbin mu në lule të ballit o antishqiptar i mallkuar . Kur do të ngordhësh vallë , që të mos lexojmë më qelbësirlliqet e tua ?!

      Reply
      • Janinë says:
        August 26, 2026 at 5:21 pm

        To Dashi, ti qe kërcënon me plumba ne ball, ti kujton se tere jetën do te arrish te fshihesh ne strofken e vorioleshve?

        Reply
  • xxx says:
    August 26, 2026 at 1:39 pm

    Kreu i qivirrise e konsideron krimin e parate e pista ne plazhe, pjese te “dhimbjeve te rritjes e te transicionit”.
    Lexoni “Albanian files” atje e ka thene.

    Reply
  • 1thundrak says:
    August 26, 2026 at 3:53 pm

    O harrova, “te them te verteten”, pervec mjeteve mbrojtese duhet faktori njeri, nje rrote kari si puna jote qe te trembi pronaret e shezllonave para se te pershkallezohet situata. Kupton idiot?!

    Reply
  • chp says:
    August 26, 2026 at 6:19 pm

    Para 24 oresh bera nje koment ne kete artikull dhe nuk e shoh te paqyruar.Ne komentin e pabotuar (censuruar) vija ne dukje
    krahesimin midis vrasjes se portugezit ne nje mjedis turistik ditet e fundit
    me vrasjen e 10 prillit 1994 nga EURODEPUTETI BELERI
    Me ngacmoi “trimeria” e prokurorit Eugen Beci qe ka patur ne dore MASAKREN E PESHKEPISE dhe per arsye te dyshimta e mbylli si ceshtje pergjithmone…
    .Theksoja ne komentin e pabotuar se investimi i parase se PISTE ne investimet turistike
    nuk do ndonje zgjuarsi te madhe te argumentohet sepse duket sheshit qe ka filluar qe ne kohen e Sali Podhes Pare..Bashkohem me opinionet per kete problem
    por habitem pse terroristi Fredi Beleri qe ka vrare ushtarake shqiptare
    sot eshte eurodeputet dhe aleat ne zgjedhje i Vampirit Viqidolit…sulmohet me kapsolla aromatike
    dhe per portugezin me bomba atomike mediatike

    Reply
  • Andrew says:
    August 28, 2026 at 12:45 am

    Dear Beloved,

    My name is Mr. Andrew Walters. I have been battling cancer for the past four years, and my condition has continued to deteriorate. As I face these circumstances, I am seeking a trustworthy individual to help fulfil a final charitable wish that is deeply important to me.

    I wish to entrust you with the oversight of a humanitarian project valued at $25,000,000, intended to support the less privileged. I understand that receiving such a message from someone you have never met may seem unusual, and perhaps even concerning, but I have reached a point where I must rely on goodwill and integrity.

    I am in need of a reliable confidant who can assist in ensuring that this act of generosity is carried out honourably. If you are willing and able to support this cause, your assistance would be sincerely appreciated.

    Due to my health, time is of great importance. I kindly request your prompt response.

    Kind regards,
    Mr. Andrew Walters
    Contact: [email protected]

    Reply
  • Marko says:
    August 31, 2026 at 12:19 am

    Hi,

    Would you like to get more customers, calls, or enquiries from Google?

    People are already searching for businesses like yours — the goal is to make it easier for them to find you instead of your competitors.

    If you’re interested, I can take a quick look at gazetadita.al and send you a few practical ideas that could help bring in more leads.

    Would you like me to send them over?

    — Marko

    Reply
  • Liam says:
    September 2, 2026 at 1:51 am

    Stop scrolling for free and start monetizing your feed. The Insta Profit System gives you the exact blueprint, tools, and strategies to build a high-converting Instagram business—even if you’re starting from scratch with zero followers.

    Automated Monetization: Learn how to set up passive revenue streams.

    Beginner-Friendly: No technical skills or prior experience needed.

    Fast-Track Growth: Proven strategies to turn engagement into direct sales.

    Claim Your Insta Profit System Access Now → https://cashonsocialmedia.online/

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 24 shtator 2026
  • Filip Çakuli: Urgjenca e SPAK-ut për ta bërë publik arrestimin e kreut të SHISH fsheh një hall të madh
  • SHBA-ja dhe Kina negociojnë, fuqitë e mesme pozicionohen
  • VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  • Hosteni.com, rikthimi i një legjende! Satira e mprehtë e shkollës Çakuli sfidon kohën

Komentet e Fundit

  1. Gazetari on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  2. Via on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  3. Phoenix on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  4. Albi on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  5. Kohë on Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?