Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fatmir Mediu pagoi hotel luksi dhe masazh indian për LaCivitën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Fatmir Mediu pagoi hotel luksi dhe masazh indian për LaCivitën
KronikeLajmi i fundit

Fatmir Mediu pagoi hotel luksi dhe masazh indian për LaCivitën

Published: November 3, 2025
Shpërndaje

Konsulenti amerikan Chris LaCivita që pagoi Sali Berisha për fushatën e 11 majit ka përfituar edhe nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i cili i ka paguar fatura për akomodim në hotele luksi në Tiranë, por edhe për masazhe,.

Nga raporti për shpenzimet dhe të ardhurat që Mediu ka dorëzuar në KQZ, evidentohet se ai ka paguar 118 mijë lekë akomodim e masazhe indian për Chris LaCivita.

Po ashtu, Mediu ka paguar edhe 112 mijë lekë për Paul Manafort dhe 82 mijë lekë për Stewart James Jackson.

- Publicitet -
Akomodim në Hotel (Maj 2025):
◦ Fatura për Stewart James Jackson: 81,312.00 ALL (kryesisht akomodim).
◦ Fatura për Paul Manafort: 112,116.00 ALL (akomodim dhe shërbime të tjera).
◦ Fatura për Chris LaCivita: 118,916.00 ALL (akomodim, bar dhe shërbime masazhi)
Partia Republikane e Fatmir Mediut ka shpenzuar 118 mijë euro gjatë fushatës së 11 majit. Nga këto, 50 mijë euro kanë shkuar për financimin e mitingjeve në bashkëpunim me PD.

Mediu ka kontraktuar një kompani amerikane për zgjedhjet e 11 majit, për të bërë strategjinë e rrjeteve sociale. Në raportin që ka dorëzuar në KQZ, thuhet se Mediu ka paguar 35 mijë euro kontratën e PR me Harris Media.

Pjesë nga kontrata

“Klienti do t’i paguajë Kontraktorit një Mbajtëse sipas orarit të mëposhtëm:

a.            Do të paguhet paraprakisht për shërbimet që përfshijnë konsulencën dhe strategjinë dixhitale, menaxhimin e mediave sociale, dizajnin grafik, menaxhimin e bazës së të dhënave, redaktimin e videove të lehta, marketingun me email, mirëmbajtjen e faqes së internetit dhe ndihmën me METА.

b.            Kontraktori do të shërbejë si strateg i medias dixhitale, duke marrë pjesë në thirrje dhe takime ditore dhe/ose javore me kërkesë të Klientit dhe duke përgatitur raporte mbi aktivitetet dhe planet mbi iniciativat kryesore në mënyrë të rregullt me kërkesë të Klientit.

Si pjesë e Marrëveshjes së Mbajtjes, Kontraktori do të dërgojë Zëvendëspresidentin e Çështjeve Politike të Harris Media, Brian Ruddle, në Tiranë për datat nga 12 prilli 2025 deri më 19 prill 2025. Përveç kësaj, Harris Media do të dërgojë një nga ekzekutivë tanë të lartë të kontabilitetit, Austin Parsons, për t’u vendosur në vend nga 12 prilli  deri në fund të fushatës. Anëtari/anëtarët e stafit të integruar do të punojnë në koordinim të ngushtë me ekipin e Klientit për të ofruar mbështetje në vend, për të ekzekutuar detyra të lidhura me fushatën dhe për të siguruar integrim të përsosur me përpjekjet e vazhdueshme të marketingut dixhital. Kjo dispozitë nuk do të interpretohet si një marrëdhënie pune midis anëtarit të stafit të integruar dhe Klientit. Anëtari i stafit do të mbetet nën drejtimin dhe punësimin e Kontraktorit gjatë gjithë kohëzgjatjes së detyrës.

Shpenzimi do të paguhet sipas skemës së mëposhtme:

– Shpenzim një herësh prej 35,000 dollarësh, për të gjithë kohëzgjatjen e kësaj marrëveshjeje

(2) Klienti do të rimbursojë Kontraktorin për të gjitha rregullimet e udhëtimit dhe akomodimit në përputhje me kushtet e përcaktuara në seksionin e lartpërmendur të kësaj Marrëveshjeje”.

Partia Republikane (PR) ka pasur një total të ardhurash prej 11,808,057 lekë.

Këto të ardhura janë ndarë sipas burimeve si më poshtë, bazuar në Përmbledhjen Financiare të subjektit:

1. Totali i të ardhurave nga fondet publike (Financime publike):

◦ Shuma: 2,689,113.00 ALL.

2. Totali i të ardhurave të krijuara nga vetë partia (Financime jopublike):

◦ Shuma: 9,118,944.84 ALL. / Shqiptarja.com

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • ¿? says:
    November 3, 2025 at 1:41 pm

    E çë pastaj??? Ku eshte lajmi ketu??? Ce o nuk e dime neve qe ky Mediu eshte i poshter. Mjaft na bete per te vjelle me keto kinse lajme-sensacionale.

    Reply
  • Remo says:
    November 3, 2025 at 1:52 pm

    Hotel luksi dhe masazh indian? Po masazh
    kinez, ferma(nga ato qe mbushin mediat
    pacavure dhe bejne “turizem” ne Dubai), a i ofroi Mehdiu?? Si fillim, gjeni nga erdhen ato 6 milion dollare, qe u pagua trashaluqi amerikan, dhe vete
    Fat-mirin Mehdi, nese ka drejtesi, t’a kapin per veshi, te pergjigjet per ato qe perfliten s’e ka bere,
    (dhe une jam i bindur qe meriton burg per sa te
    jete ne kete toke) , ne rast te kundert, mos na cani trapin!

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    November 3, 2025 at 2:29 pm

    Mediu eshte sekseri,Nuk paguan gje Mediu,I paguan Familja Berisha te tera.Edhe atehere ky e solli Diverolin ne Tirane,U lidh me Tomeun e Qipros dhe i prishi bysnesin kosta Trebickes..Organizoi Barrakat e Gerdecit,ashtu si di ky ti beje punet ky,si berberi fshatit qe e njohin te gjithe.Beri hatane dhe prape s`rri rahat.po e lane te verdalliset,ky do e beje ndonje prapesi.

    Reply
  • Skypion says:
    November 3, 2025 at 2:54 pm

    Po, por eshte nje kontrate, sipas rregullave, normave, ligjit. Eshte deklaruar, aty ku duhet, po sipas ligjit; eshte ne dispozicion te publikut, nese eshte i interesuar ta dije. Ok?
    Tani dalim tek kontratat e Kryeqenefit te Shqiperise. A mundet dot DITA te siguroje kontratat me Toni Blerin me Dalemen?! Natyrisht qe jo. Po pse jo, se eshte e ndaluar te publikohet cdo kontrate e Kryeqenefit! E ta dini, qe e dini shume mire, se keto jane kontrata milioneshe, qe zgjatin e zgjatin per vite te tera.
    Keto jane vetem dy kontrata Top-sekret; por ka dhjetera te tjera, me keshilltare pafund; qe askush nuk lejohet t’u mesoje shumen. Miliona, dhjetera miliona, qindra miliona vetem kontrata lobingjesh.
    Jo more shoke jo, nuk eshte gazetari kjo.

    Reply
  • Sulo Palla says:
    November 3, 2025 at 5:33 pm

    Masazhe he,he, ndaj dukeshin te fresket Manaforti dhe LaCivita.Ky Mediu profesionist per keto pune,masanej pare partije te dhena nga shteti,as ì plas trapi fare Mediut.

    Reply
  • Shqiptar says:
    November 3, 2025 at 11:52 pm

    Paret tona qe shteti jua jep partive qe skan as 1% te votave. 🤮🤮

    Reply
  • Igor says:
    November 4, 2025 at 7:34 am

    Te poshter keni lindur te poshter dote vdisni dhe e quani veten Shqipetare te Gjergj Kastriotit por kur nji nga Turqia viziton Shqiperine mbulohet Statuja e Gjergj Kastriotit me Carcaf qe mos e shohin a nuk ju vjen Turp por barbaret nuk dine cka eshte Turpi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës
  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit

Komentet e Fundit

  1. Ziu on Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  2. K R on Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  3. Aldrin on Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec
  4. Epo kjo pune on Mirësevini në “shtëpi”!
  5. Chelsea on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?