Nga Gjon BRUÇI
Kushdo dhe “me sy të lirë”, mund të përcaktojë se në horizontin e të ardhmes së popullit tonë është çfaqur kërcënueshëm, si asnjëherë tjetër, rreziku i zhbërjes si popull e si komb.
Po i nis argumentet për këtë rrezik me thënien e një plaku të mençur të fshatit tim në Mirditë, këtu e gjysëm shekulli më parë: ”Nëse do të qesësh fare (t’i zhdukësh trashëgimtarët) një fisi kundërshtar, mos përdor armën, por martesën e meshkujve të këtij fisi me gra të liga”.
Sipas plakut në fjalë, me armë nuk mundesh ta zhduësh kundërshtarin. Ndonjëri nga meshkujt shpëton dhe ai e ripërtërin fisin e tij. (Kujtojmë Mato Grudën tek filmi “Njeriu me top”). “Futi nuse të liga për djemtë, dhe pas disa vitesh ai fis del vetë jashtë doret!”, – ishte konkluzioni i plakut.
Ky konkluzion është verteuar në jetë. Sigurisht, kur plaku fliste “për gra të liga”, kishte parasysh çthurjen morale, që sot ne e emërtojmë degjenerim; arma më e efektshme e zhbërjes së një kombi. Kjo armë e “degjenerimit”, sot është drejtuar në tre pikat më nevralgjike, në tre pasuritë më kryesore që e mbajnë në këmbë e në jetë kombin tonë: Burimet natyrore, pasuritë kulturore dhe vlerat historike e shpirtërore.
Pasuritë natyrore dhe ato kulturore, mund të rikthehen e të rivihen në shërbim të shoqërisë shqiptare, sepse janë asete të nevojshme e të përdorshme për jetesën, ndërsa pasuritë morale dhe vlerat historike e shpirtërore, është e vështirë të rigjenerohen, kur ato nakatosen nga kundërshtarë me synime të errta e djallëzore. Pikërisht vlerat morale, e sidomos ato historike, janë sot asetet më të rrezikuara të popullit tonë.
Në dymijë e sa vjet histori, pesë kanë qenë e mbeten shtyllat kryesore ku mbështetet lavdia dhe krenaria e popullit shqiptar: Epopeja e Lavdishme e Gjergj Kastriotit – Skëndërbeut; Rilindja kombëtare dhe shpallja e pavarësisë në 28 nëntor 1912 nga plaku patriot Ismail Qemali; LANÇ e viteve 1939 1944, udhëhequr nga Partia Komuniste dhe Shqiptari i madh Enver Hoxha, e cila u kurorëzua me fitoren e Lirisë në 29 Nëntorin e zjarrtë të vitit 1944; Epoka e ndritur e Socializmit, udhëhequr nga Arkitekti i Ndërtimit të Shqipërisë moderne, marksist-leninisti i shquar Enver Hoxha; dhe viti historik 1999, i cili shënon çlirimin e krahinës shqiptare të Kosovës nga pushtuesit shekullor serbo-sllav. Këto pesë evente, si pesë cepat e Yllit të zjarrtë, duhet të jetojnë në shekuj, si dëshmi e patjetërsueshme e ADN së popullit tonë.
Për fat të keq, të pesta këto Evente, Epope dhe Epoka të historisë sonë, në kohën që janë realizuar, por edhe më vonë, janë sulmuar nga armiqtë e Shqipërisë, me objektiv sfumimin dhe mundësisht zhdukjen nga fletët e historisë të vlerave të tyre të jashtëzakonshme.
Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, pushtuesit otomanë, nuk lanë mjet dhune e propagande pa përdorur, për të hequr nga memoria e shqiptarëve lavdinë e Gjergjit të tyre, sa historia e tij, nga e vërteta, kaloi gradualisht në legjendë, e cila tregohej si përrallat e moçme pranë oxhakut të dhomës së burrave. Do të ishin Rilindasit tanë të shekujve 18 e 19, që arritën ta kthenin “legjendën” në histori të vërtetë, duke e finalizuar atë në 28 nëntor të vitit 1912 në Vlorën e Pavarësisë, kryesuar nga plaku patriot, Ismail Qemali. Tri dekada më vonë, LANÇ dhe në vijim të saj Epoka e ndritur e Socializmit, periudhën e lavdishme të Skëndërbeut, do ta ngjitnin në piedestalin më të lartë të lavdisë dhe krenarisë kombëtare.
E njëjta stihi antihistorike u lëshua në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar kundër LANÇ të popullit shqiptar. Armiqtë e shqiptarëve, ndihmuar nga agjenturat e jashtme dhe shtetet e fuqishmë të sistemit kapitalist, fillimisht u sulën për revizionimin e datave historike 28 e 29 Nëntor, por kur kjo “skemë” nuk u eci si duhet, dolën hapur kundër Luftës Çlirimtare, duke e quajtur atë fillimisht “luftë civile”, e pak më vonë edhe luftë pushtuese nga komunizmi. Falë këtij revanshi antishqiptar, sot pas 35 viteve nga restaurimi i sistemit kapitalist në vendin tonë, historia e LANÇ dhe vlera e gjaku i Dëshmorëve të saj, është vënë në pikëpyetje dhe degraduar poshtërsisht. Në këtë degradim kanë dorë jo vetëm ish ballistët e kolaboracionistët e kohës së luftës, dhe pinjollët e tyre të sotëm, por edhe neoballistët e kolaboracionistët në pushtet, qofshin këta edhe të ashtuquajturit “të majtë”, të cilët pretendojnë se në programin e tyre politik, kanë si prioritet mbrojtjen e LANÇ dhe Dëshmorëve të saj. Sjellja perverse e politikanëve dhe pushtetarëve të sotëm ndaj LANÇ, Dëshmorëve dhe simboleve të tyre duket sheshit.
Mjafton të shikosh gjendjen e mjeruar të lapidarëve, monumenteve, busteve dhe sidomos të varrezave të dëshmorëve në shumicën dërmuese të rretheve, për të kuptuar degradimin e historisë dhe vlerave të kësaj Lufte të Lavdishme, e cila në vitet e luftës së dytë botërore na rreshtoi krenarisht me Aleancën e Madhe Botërore kundër Nazifashizmit.
Bashkautorë të degradimit të LANÇ, për fat të keq, me dashje apo nga naiviteti, janë bërë edhe kryesitë e Organizatave të Veteranëve e Pasardhësve të LANÇ, si dhe ata të organizatave të Dëshmorëve. Bashkautorësia shprehet në mos veprimin e tyre kundër sjelljes amorale dhe apolitike të shtetarëve, e cila duket qysh në respektimin formal të eventeve dhe simboleve të LANÇ.
Kryesitë e këtyre Organizatave, në misionin e tyre, nuk kanë thjeshtë vetëm përkujtimin e datave historike, por mbi të gjitha mirëmbajtjen e simboleve të LANÇ e të varrezave të Dëshmorëve, dhe në veçanti mbrojtjen e historisë së kësaj Lufte të madhe e të pashembullt në historinë tonë kombëtare. Për turp e faqe të zezë, këto kryesi, sidomos ajo në qendër, në vend që të hidhen në aksion, duke detyruar administratën shtetërore të rivendosë dinjitetin e simboleve dhe varrezave të dëshmorëve e të eventeve të LANÇ, hidhen “në aksion” se kush do të zotërojë kërriken e Kryetarit të Veteranëve, ku thuhet se ka edhe disa “miradina personale”, siç po ndodh konkretisht në Kryesinë e madhe të Veteranëve të Shqipërisë në Tiranë.
Para disa kohësh, në një emision televiziv, arkeologu Neritan Ceka, midis të tjerave foli edhe për punën që po bëjnë grupet e punës për rishikimin, apo rishkrimin e historisë. Kur ra fjala për historinë e LANÇ, ai tha se grupin përkatës e kryeson historiani Paskal Milo. Sipas Cekës, kjo histori e rishkruar, do t’i eleminojë debatet që janë zhvilluar gjatë këtyre viteve të “demokracisë”. Kjo e fundit është një paralajmërim ogurzi për të vërtetat e LANÇ, e cila mund të ketë nëvojë për plotësime, por kurrsesi për rishkruarje. Por deklarimi se “historia që po rishkruhet, nuk do të ketë debate”, tregon qartë se “torta e fitores së LANÇ”, do të ndahet në mënyrë proporcionale me të gjitha “forcat politike”, që kanë qenë gjatë Luftës, pra edhe me Ballin Kombëtar e me leganitetin.
Ky “kompromis”, jo vetëm nuk do t’i shuajë debatet për historinë në fjalë, por përkundrazi, do t’i ndezë ato flakë, për të mos u shuar gjer në një Luftë apo revolucion, si ai i viteve 1940 1944.
Një nga shkaqet që LANÇ është përbaltur gjatë këtyre viteve të “gërrmërrkracisë”, ka qenë edhe naiviteti i kryesive të Organizatave të Veteranëve e Pasardhësve të LANÇ, në vlerësimin e situatave, me të cilat janë përballur. Me dëshirën për të mbrojtur LANÇ dhe Dëshmorët e saj, ata fillimisht menduan ta ndanin si me thikë periudhën e luftës, me atë të rindërtimit të vendit dhe të Socializmit.
Madje edhe Dëshmorët menduan t’i ndanin, para dhe pas datës 29 Nëntor 1944, ndonëse edhe dëshmorët e pas çlirimit u vranë nga të njëjtët personazhe të luftës, që pas çlirimit të vendit, morën malet për t’i shpëtuar pushkës partizane, por edhe për të organizuar terrorin e vrasjet në emër të ish pushtuesve dhe shteteve ku u regjistruan si mercenarë.
Mirëpo kjo ndarje ”mekanike”, nuk dha rezultat për Organizatat e Veteranëve të LANÇ. “Instituti për krimet e komunizmit”, që drejtonte Agron Tufa, e më vonë Çelo Hoxha, para disa viteve nxori dhe afishoi rreth 270 ish drejtues të LANÇ, të cilat sipas tyre kishin bërë krime gjatë luftës. Të gjallët heshtën, pasardhësit po ashtu, dhe lista përkatëse vijoi të lëçitej nëpër shtyp, dokumentarë, studio televizive, etj.
Për fat, ne nuk e patëm miratuar “Gjykatën speciale”, siç bënë vëllezërit tanë në Kosovë, dhe të gjallët e “kriminelizuar” shpëtuan nga “ndëshkimi”.
Të nderuar veteranë dhe pasardhës të veteranëve: Epopeja e LANÇ ishte prologu i Socializmit. Pa LANÇ nuk mund të vinte Socializmi. Ashtu si socializmi nuk mund të ndërtohej pa kurorën e lavdishme të LANÇ. 270 kuadrot e Ushtrisë Partizane Nacional Çlirimtare të Popullit Shqiptar, ishin edhe drejtuesit kryesor te Ndërtimit të Shqipërisë së Re e Moderne të pasçlirimit. Nëse këta “kriminelë”, siç i quajti “Instituti i kriminelëve antikomunistë”, paguar me taksat e popullit, i markës Tufa e Çelo Hoxha, do t’i çonin në bangon e akuzës, siç kanë çuar vëllezërit tanë të Kosovës në Hagë, atëherë e gjithë Lufta jonë Çlirimtare, shumëzohej me zero.
E për pasojë do të shkriheshin edhe organizatat e veteranëve dhe pasardhësve të saj.
Mos harroni: Lufta jonë Antifashiste Nacional Çlirimtare, gjatë luftës së Dytë Botërore, ka qenë edhe revolucion shoqëror, veçori që e dallon këtë luftë nga gjithë luftrat partizane të popujve të Europës.
Në situatën e krijuar, ku në pushtet ngjiten lloj – lloj ngjyrash, historia e LANÇ nuk mund të mbrohet me organizata vullnetare, të cilat, siç po verteton praktika, mund të manipulohen së brendshmi e së jashtmi, por me organizata të fuqishme Atdhetare e Kombëtare, të ligjëruara. Ajo, sipas meje duhet të emërtohet: “ORGANIZATA PËR MBROJTJEN E HISTORISË SË LANÇ”!
Ajo duhet të jetë një organizatë permanente (e përhershme), zgjedhur dhe ligjëruar me referendum të hapur popullor, me përfaqësues zyrtarë për çdo Bashki apo Prefekturë.
Kjo Organizatë duhet të ketë përfaqësuesit e saj në Kuvendin e Shqipërisë, me buxhet të përcaktuar ligjërisht me kushtetutë, për të eleminuar çdo ndërhyrje të pushtetit shumëngjyrësh në misionin e saj historik
A mundet të arrihet kjo? Po, mundet. Shqipëria ka intelektualë patriotë, që mund ta marrin përsipër këtë mision tepër të rëndësishëm. Referendumi popullor do t’i përcaktonte me mirë se çdo vetting i organizuar nga politikanët dhe pushtetarët.

Ky artikull duket si nje vetetime e befasishme per neo fashistet e kohes sone. Autori ka shpalosur edhe filozofine popullore dhe nervin e tendosjes nervore per rrezikun e shnerrimit te LNCL dhe per ate qe kane zografisur per vite me radhe kalemxhinjte e tipit te Agron Tufa e Çelo Hoxha me “historianet” e famshem te pjellave te ballisteve qe nuk dua t’ua permend emrat e tyre rezile.
Po, zoti Gjon, duhet formuar “ORGANIZATA PËR MBROJTJEN E HISTORISË SË LANÇ”, duhet bere lufte kunder pjellave te se keqes.
Mire e keni ju politika e soteme nuk eshete e pa varure ai varete nga te mbedhenjete keta politikanete tane jane te lidhure pere kapisetere e thone lepe peqe o aga ,politika ne shiperi eshte veteme te interesate e tyre karrikene jetesene e tyre te mire e asegje tjetere. , kushe ka mundesi te ivesetoje pere monomenetete hisetoike te te gjitha korave sidomose te lufetese nacjonale- clirimetare nuk i rrogullojene se behete fjale pere Envere Hoxhene si organizatore e perete mose kujetuare se nuk duane se bie ere kmomunisete e kane frike se mose vjene me komunizemi ne shiperi shiko sa e shpenezojene kundere komunizmite shkruajene libra dhe vepra nepere rrjete televizive kushedi te sakete se sa ivesojene pere hisetorine gjate lufetese e pase lufetese I kane kthyre rolete komunisetate ne balliseta dhe ballisetate patriote te mbedhenje se kane lufetuare pere shiperine nje gje po shikojeme qe behete ne venedine time bejene kisha dhe xhamia e I zbukurojenë ato po te shikosh nepere bote I kane bere e I mirebajene e shkruaje pere hisetorine e veretete e te gjithave koherave shume here kritikoje atetehere se ka qene e ashepere lufeta e klasave po e ashpere kritike me venete po keta Jane prape qe po vazhdoje ta beje e me te ashpere luftene e klasave kundere komuniseteve si dhe perepiqene pere te devijuar hisetorine e te gjitha fushave
Mire e ke Ti zoteri, po ceshtja eshte se kush do te behet Kryetar? Dhe ketu fillon beteja per jete a vdekje te SHOQATES, beteje qe do te mbaroje objektivisht me vdekjen e Shoqates…
Ja, erdhi Dita qe dolem ne nje pike qe shenon Kthesen Historike te Shqiperise.
Rikthimi ne Vetvete dhe ne Vlerat e verteta te popullit.
LANCL ishte fitore e popullit kunder Feudalizmit, dhe eshte perfolur nga qelbesirat kriminele, tradhetaret dhe hajdutet qe bejne karrieren politike mbi njollosjen e LANCL.
Ky ishte fillimi i fundit te Shqiperise. Tepke sic e donin Beogradi dhe Athina.
Dhe, te bejne dhe filozofi si levdohet armiku dhe shahet Populli shqiptar qe mbeshteti kete Lufte me gjakun e bijve dhe te bijave te tij.
Ketu fillon vertet qerrimi i te keqes.
Dhe kjo eshte lufte me e madhe se LANCL.
E nise mire o plak ! Duket qe gruan e paske komuniste .