Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: LVV ndryshon qëndrim: Do votojë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > LVV ndryshon qëndrim: Do votojë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit
AktualitetKosovë

LVV ndryshon qëndrim: Do votojë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Published: September 13, 2026
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur t’i votojë të dielën kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit, pra Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën, në një përpjekje për t’i hapur rrugë përfundimit të konstituimit të Kuvendit dhe shmangies së zgjedhjeve të reja.

Vendimi u mor të shtunën në mbrëmje, pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Kryesisë së LVV-së.

Në njoftimin e saj, LVV-ja tha se vendi ndodhet në “momentet vendimtare” për të siguruar stabilitet institucional pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe për të parandaluar zgjedhje të reja.

- Publicitet -

Ku vendim vjen një ditë pasi seanca konstituive e Kuvendit u ndërpre pas mosmarrëveshjeve rreth zgjedhjes së nënkryetarëve. PDK-ja e kishte braktisur sallën pasi deputetët e LVV-së abstenuan në votimin për kandidaten e saj, Vlora Çitaku. Më pas, edhe LDK-ja u largua nga salla pasi kundërshtoi vazhdimin e procedurës pa u zgjedhur fillimisht nënkryetari nga PDK-ja.

Pas dështimit të votimit të Çitakut të premten, PDK-ja kishte thënë se nuk do të merrte më pjesë në vazhdimin e seancës konstituive dhe se çështjen do ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese.

Seanca është caktuar të vazhdojë të dielën në orën 10:00.

LVV-ja tha se pret që votimi i Çitakut dhe Shalës të pasohet me “konstruktivitet” nga ana e tyre gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit.

Partia në pushtet iu referua në veçanti kandidatit të saj për president, Bekim Sejdiut, i cili është propozuar në kuadër të marrëveshjes mes LVV-së dhe LDK-së.

LVV-ja tha se shpreson që Kujtim Shala, si nënkryetar i ardhshëm i Kuvendit, të marrë pjesë në seancën ku do të votohet për Sejdiun.

Zgjedhja e presidentit është një prej çështjeve kyçe që pritet të procedohet pas konstituimit të Kuvendit.

Për vlefshmërinë e votimit për presidentin kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në sallë. Në rast se presidenti nuk zgjidhet, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.

Kuvendi i Kosovës ka mbetur i pakonstituuar plotësisht për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarëve. Me përfundimin e këtij procesi do të krijoheshin kushtet për procedimin e formimit të Qeverisë së re dhe zgjedhjes së presidentit.

Sipas vendimit të ri të LVV-së, deputetët e saj do ta votojnë Çitakun nëse PDK-ja e ripropozon atë të dielën në mëngjes. Kandidatja e PDK-së kishte marrë 44 vota në votimin e së premtes, pasi deputetët e LVV-së abstenuan.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • demo says:
    September 13, 2026 at 8:01 am

    Or po merr vesh ti o Kurti,qe eshte ne teh te thikes FATI KOSO0VES?Jepja mor te gjithe nenkryetaret,Presidentin,komisjonhet,,opozites,te formohet Qeverra!Nga merr shembull?Nga shtati pyll e mendja fyyyll?

    Reply
  • Demo says:
    September 13, 2026 at 8:46 am

    Prapë Rama ja ka fajin Kosovës ? Ai i thotë Albinit ( që ka 4 vjet pa e takuar ) të bëjë 3 palë zgjedhje në 2 vjet dhe t’a lerë Kosovën pa president , pa parlament , pa qeveri ( prej 3 vjetësh , janë të gjithë në detyrë) . Ka ndodhur ndonjëherë një gjë e tillë në Shqipëri? . Kurrë . Do ngordhësh një ditë o demo me Ramën fiksim në mëndje dhe rrezik t’a akuzosh Ramën si shkak të vdekjes .

    Reply
    • Dashi says:
      September 13, 2026 at 10:08 am

      Demo , Jam gjithmonë unë Dashi .

      Reply
  • demo says:
    September 13, 2026 at 10:09 am

    Nuk e akuzoj Ramen,o Dashi,por shembulli i Rames,qe ka perqendruar te gjitha pushtetet po infekton edhe boten demokratike.Vre cfare i uron Melonit:-Mundohu te arrish Rekordin tim!

    Reply
  • xxx says:
    September 13, 2026 at 12:28 pm

    Si anappolla duket procedura, baca Albin.
    Fillimisht dakordesohu per Presidentin pastaj n/kryetaret Kuvendit.
    PDK e LDK do ju prejne ne bese se keshillat i marrin nga besepreri EdvinRama

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Banka Qendrore e Skandaleve
  • 01 tetor 2026
  • Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  • FOTO: Terror në ajër, piloti tenton të rrëzojë avionin me pasagjerë izraelitë
  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  2. Gazetari on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  3. demo on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  4. demo on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  5. Mungesa e meritokracisë & e turpit on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?