(Në kuadrin e 20 vjetorit të ndarjes nga jeta)
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
U formua në ambientin patriotik shqiptar
Thoma Koço Xhixho ishte komandant i arsimit ushtarak shqiptar, drejtues i përgatitjes luftarake dhe njeri i mirë. Nisur nga ky mendim, shpresoj që tërë jetën e tij të paraqitur në këtë monografi, ta shtjelloj duke përdorur fakte të thjeshta dhe mendimin teorik dhe praktik. Me jetën dhe veprën e gjeneral Thoma Xhixhos jam njohur në vitin 2008, kur përgatitëm librin “50 vjet Akademi e Mbrojtjes” dhe në vitin 2018, kur në gazetën “Ushtria” botova shkrimin “Thoma Xhixho, personalitet i shquar i arsimit dhe i shkencës ushtarake” në kuadrin e 60-vjetorit të krijimit të Akademisë së Forcave të Armatosura (AFA).
Shkrimi për personalitete të larta të vendit është nder, por dhe përgjegjësi, siç është edhe figura e gjeneral Thoma Xhixho i cili ishte patriot dhe ushtarak i lartë, ai ka luftuar, punuar dhe kontribuar në kohë historike për ngritjen dhe lartësimin e ushtrisë shqiptare. Ka qenë koha dhe momenti historik, që prunë në skenë lëvizjen dhe Luftën legjendare Antifashiste, e cila afirmoi dhe nxori në dukje mjaft patriotë e luftëtarë, midis të cilëve edhe Thoma Xhixhon, komandant e komisar i njësive sulmuese partizane. Sigurisht, Thomai ishte formuar me ndjenja patriotike që në rininë e tij, në ambientin patriotik shqiptar, në Suhë, fshati i lindjes, në gjirin e familjes patriote Xhixho. Ai u edukua me frymën atdhetare, që e përcollën në shekuj burrat dhe luftëtarët e hershëm të fshatit, të krahinës dhe të Gjirokastrës.
Nga studimi i historisë së karrierës dhe të kontributit atdhetar të gjeneral Thomait, të këtij antifashisti dhe luftëtari, ndien krenari për këtë figurë ushtarake dhe patriot që gjithë jetën qëndroi ushtar i atdheut. Ai vjen nga fisi i njohur Xhixho në Suhë të Gjirokastrës, një fshat i vogël i Shqipërisë së Jugut, në krahinën e Lunxhërisë, e njohur për me histori e tradita luftarake, me kapedanë e luftëtarë të shquar, burra të mençur e të zotë dhe gra luftëtare të gjendura në krah të burrave, njerëz këmbëngulës e kurajozë, me një botë të gjerë shpirtërore, me zakone e tradita të spikatura.
Me kontribute të vlerësuar në qarkun e Gjirokastrës
Fisnikëria e këtij fisi doli jashtë hapësirave të Suhës dhe u shqua e dha kontribut të dukshëm gjatë LANÇ-it, ku komisari i batalionit “Misto Mame”, dhe më vonë komisar i batalionit të tretë të Brigadës VIII S, Pano Xhixho, vëllai i Thomait, luftoi dhe ra dëshmor për lirinë e atdheut në Vishegrad të Jugosllavisë (sot Republika e Bosnjë Hercegovinës). Nga ky fis doli Thoma Xhixho, që u bë i njohur në hapësirën shqiptare, në fushën e artit e shkencës ushtarake, si dhe të përgatitjes luftarake të ushtrisë. Ai, si ushtarak i lartë, duke përligjur virtytet morale, i ka ngjitur shkallët e gradimeve ushtarake deri në gjeneralmajor, si dhe është vlerësuar në jetë dhe është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me urdhëra e medalje të ndryshme. Shkolla e mesme, që Thoma Xhixho mbaroi në Gjirokastër, kurset përgatitore në Itali, akademitë ushtarake në BS, kalitën disiplinën ushtarake, karakterin burrëror dhe moralin e lartë atdhetar.
Thomai, në fillimet e Lëvizjes, luftoi si pjesëmarrës aktiv. Në vitet 1942-1944, gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) për çlirimin e Shqipërisë, Thoma Xhixho dha një kontribut të vlerësuar në qarkun e Gjirokastrës për organizimin dhe drejtimin e formacioneve ushtarake partizane, në detyrën e drejtuesit të komandës së vendit, por dhe të komisarit e të komandantit të njësive partizane si kompani, batalion dhe brigadë. Ai arriti të bëhet komisar i Batalionit “Telo Plaku”, më vonë komisar i batalionit “Thoma Lula”, si dhe në fund, komisar i Brigadës XIX Sulmuese. Luftimet dhe betejat e zhvilluara gjatë LANÇ-it, e bënë Thomain dëshmitar dhe protagonist aktiv në shumë ngjarje e zhvillime kryesore të saj. Në Kongresin e Përmetit atij iu akordua grada e lartë për kohën, Major.
Punoi me shpirt për organizimin e ushtrisë shqiptare
Mbas çlirimit, në kushtet e një ushtrie të dalë nga lufta, ushtarakët shqiptarë iu përveshën punës për të ndërtuar, organizuar e përgatitur ushtrinë shqiptare, duke dhënë maksimumin e tyre. Ata i shërbyen atdheut në çdo kohë si mbështetës të lirisë, të pavarësisë dhe në ruajtjen e mbrojtjen e kufijve territorialë të saj.
Në vitin 1945, menjëherë mbas çlirimit, Thomai u dërgua për studime në Akademinë “Frunze” në BS, dhe pas kthimit në atdhe, me fillimet e organizimit të ushtrisë shqiptare, mbajti mbi supe mjaft funksione drejtuese ushtarake në repartet e njësitë e kësaj ushtrie si, shef shtabi divizioni në Tiranë, në Korçë dhe në Gjirokastër në vitet 1947-1950. Me riorganizimin e ushtrisë, në detyrën e komandantit, ka drejtuar Brigadat e Këmbësorisë në Burrel, gjatë viteve 1950-1952, dhe në Gjirokastër gjatë viteve 1954-1958.
Gjeneral Thomai ka shërbyer si ushtarak karriere i ushtrisë shqiptare, duke punuar e luftuar në mbrojtje të lirisë e të pavarësisë së atdheut, të forcimit të ushtrisë kombëtare, si dhe të arsimit dhe të shkencës ushtarake shqiptare. Karriera e Thomait është e lidhur në mënyrë të pazgjidhur me historinë e ushtrisë kombëtare, me artin e saj ushtarak, të cilin e mësoi në shkolla, në kurse kualifikimi, në akademi, por dhe në luftëra e beteja, në momente historike që në hapat e parë të karrierës së tij. Më tej, ai dha kontributin themeltar në studimin shkencor dhe përsosjen e tij. Thomai u bë mësues, edukues dhe akademik i rëndësishëm i shkollave tona ushtarake. Komandant i dalë nga lufta popullore, shkencëtar ushtarak si i katedrës ashtu dhe i terrenit, mishërues i instruksionit të qartë e praktik, ai përçoi me pasion, efektshmëri e dashuri artin ushtarak popullor në breza. Gjeneral Thomai kaloi 15 vjet të jetës së tij ushtarake i lidhur me shkollat ushtarake. Për rreth tre vjet, 1952-1954, ishte komandant i Shkollës së Bashkuar të Oficerëve.
Thomai merr gradën e merituar gjeneralmajor
Në vitin 1958, Thomai me gradën kolonel, me vendim te Byrosë Politike të PPSH- së dhe urdhërin e ministrit të Mbrojtjes u ngarkua të formonte Shkollën e Lartë Ushtarake. Kjo shkollë, në vitin 1961 u emërtua Akademia Ushtarake, ku përsëri gjeneral Thomai u emërua komandant i parë i saj. Në këtë detyrë ai qëndroi deri në mars të vitit 1966. Në viti 1961 ndoqi studimet në Akademinë “Voroshillov” dhe pas kthimit nga Moska, emërohet përsëri komandant i Akademisë.
Shkollën e Lartë Ushtarake e ngritën nga e para, me përpjekje dhe përkushtim të madh të Thoma Xhixhos dhe një stafi oficerësh të lartë. Ky ishte një nga kontributet më të rëndësishme edhe për forcimin e arsimit ushtarak, por edhe për karrierën e tij. Në vitin 1963 Thoma Xhixho gradohet Gjeneralmajor. Në librin e tij gjeneralmajori rus me origjinë shqiptare Jani Lufi është shprehur: “Thomai merr gradën e merituar gjeneralmajor”.
Nga viti 1972 deri sa doli në pension, në vitin 1977, gjeneral Thomai punoi përsëri në Akademi si zëvendëskomandant dhe drejtues i degës shkencore të sapokrijuar. Pas daljes në pension me porosi të ministrit të Mbrojtjes, Mehmet Shehu, gjeneral Thomai së bashku me gjeneral Vehbi Hoxhën dhe kolonel Moisi Elezin u angazhuan deri në fund të vitit 1981 pranë Akademisë Ushtarake, si këshilltarë të jashtëm, duke dhënë ndihmesë me përvojen e tyre të madhe në struktuara ushtarake dhe shkencore të Ushtrisë Popullore. Rreth 800 ushtarakë janë diplomuar në Akademinë Ushtarake në periudhat kur gjeneral Thomai ishte drejtues i këtij institucioni. Vend të rëndësishëm në jetën e tij intensive ushtarake zë edhe emerimi si drejtor i Përgatitjes Luftarake në Ministrinë e Mbrojtjes nga viti 1966 deri në 1972. Gjatë kësaj kohe ai drejtoi përgatitjet e stërvitjeve më të mëdha të ushtrisë, duke qenë edhe pjesëmarës e kontribues direkt në zhvillimin e tyre si dhe në hartimin e konkluzioneve të tyre.
Në krye të mendimit teorik dhe praktik të artit ushtarak shqiptar
I rëndësishëm është kontributi i gjeneralit Xhixho në shkencën ushtarake, në përpunimin e dokumenteve më të rëndësishme, në mendimin teorik dhe praktik të artit ushtarak shqiptar, përfshi edhe rregulloret e ushtrisë. Bërthama e përherëshme e grupit përgjithësues studimor, i atashuar pranë MMP, përbëhej nga gjeneralët Ernest Jakova, Spiro Shalësi dhe Thoma Xhixho. Në vitin 1963 ky grup hartoi dokumetin kryesor të ushtrisë mbi Artin Ushtarak, i quajtur “Referati i Ministrit të Mbrojtjes”, si dhe “Materialin teorik ushtarak” në vitin 1967. Këto dokumente u bënë baza e referencës dhe udhëheqëse për çdo dokument të mëvonshëm, që lidhej me Artin Ushtarak.
Gjeneral Thomai është autor ose bashkautor në mjaft studime dhe përgjithësime shkencore. Si kryeredaktor i Revistës Ushtarako Politike në ato vite, kontribuoi për ngritjen e nivelit shkencor të saj edhe me artikuj dhe punime konkrete të botuara në vite. Shkrimet e gjeneral Xhixhos datojnë që nga viti 1951 e deri në vitin 2000.
Në afro tetë dekada nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore janë larguar nga jeta komandantë, komisarë dhe luftëtarë të saj. Ata prehen përjetësisht në tokën shqiptare, që i kushtuan tërë jetën, duke mbetur të gjallë në kujtime, në foto, në relike, në stendat e muzeve dhe në faqe librash, duke frymëzuar përsëri njerëzit dhe duke ngjallur tek ata ndjenjat e fisnikërisë dhe të atdhedashurisë.
Është në nderin e gjithë shoqërisë sonë t’i nderojë këta idealistë e patriotë, që dhanë gjithçka për këtë popull e këtë vend në situata të vështira lufte, kur kishin përballë pushtuesit nazi-fashistë, kur vërshëllenin mbi kokë plumbat e predhat e artilerisë dhe, vunë në shërbim të atdheut gjithçka, kontributin e paharruar, deri dhe jetën e tyre sublime.
Thoma Xhixho dha shumë për ngritjen e Ushtrisë Kombëtare dhe më pas të Ushtrisë Popullore, për arsimin ushtarak, për shkencën dhe mendimin ushtarak shqiptar, për stërvitjet e mëdha ushtarake, si dhe për punën e madhe të bërë për publikimin e mjaft materialeve teoriko-shkencore në revistën politiko ushtarake. Shoqëria ushtarake dhe Ministria e Mbrojtjes mund dhe duhet që për të gjithë gjeneralët të reflektojë më shumë në sensin pozitiv.
Mehmet Shehu nuk vrau veten por luajti vetem rolin e aktorit sikur vrau veten edhe kete e vertetojn keto fotografi dhe ky shkrim:
https://www.voal.ch/disa-foto-qe-shtojne-dyshimet-mbi-vetevrasjen-e-mehmetit-nga-xhevdet-shehu/multimedia/dossier/
Ka vetem nje plage aty edhe kjo plage nuk eshte plage por eshte vetem nje lyerje me boje.
Te godiste me pistolete zemren Mehmeti edhe ta kishte kraharorin edhe barkun plotesisht te paster nga gjaku pastaj? Jo se do ishte plot me gjak nese do kishte bere vetevrasje me pistolete Mehmeti!
Mehmeti ne keto fotografi eshte i parruajtur sikur ka 2 ose 3 dite pa u rruajtur. Mehmeti me 17 dhjetor 1981 ishte i rruajtur se nuk shkonte askush ne byrone politike pa u rruajtur.
Pse jane ne keto fotografi prane krevatit edhe shapkat edhe kepucet e Mehmetit edhe ca i duhej atyre qe kane bere fotografite qe i fotografuan edhe ato?
Pse nuk ka fotografi sic gjoja e gjeten Mehmetin sapo hyne ne dhome? Pse pas vetevrasjes ishte mbuluar vet Mehmeti?
Pse eshte here me syze edhe here pa syze Mehmeti ne keto fotografi?
Si i mban duarte e perthyera Mehmeti madje edhe ne pozicione te ndyrshme pasi gjoja ka vrare veten?
Pse nuk u degjua krisma e pistoletes se Mehmetit? Mehmet gjojai vuri nje jastek para kraharorit para se te vriste veten. Atehere ku eshte ai jasteku? Mehmeti i ka te dy jasteket poshte kokes edhe ata jane te paster pa gjak.
Bluzja ose kemisha e Mehmetit eshte e lyer siper ne ate vendin e gjoja plages me boje. Ne ate fotografi ku eshte ngritur larte bluzja e Mehmetit per te fotografuar gjoja plagen duket qarte qe Mehmeti nuk ka plage sepse ajo bluzja e Mehmetit eshte e paster nga poshte edhe i duket vetem njolla e bojes qe e leu vet Mehmeti bluzen me boje nga larte por gjaku do kishte njollosur bluzen nga poshte pra nga kraharori edhe jo si nje njolle boje qe Mehmeti e vuri me dore siper bluzes. Kjo eshte shenja me e qarte edhe me e pakundershtueshme qe Mehmeti luajti rolin sikur vrau veten. Mehmeti jetonte edhe pas kesaj loje ne byrone politike iku me njerez te besuar te vet edhe te Enverit ne Kanada. Edhe Duro Shehu ne Kanada eshte sot
Ishte vetem nje loje e regjimit te Enverit dhe Mehmetit kjo edhe asgje tjeter. Mehmeti ishte shume i forte edhe ne 1989 me 200 vjetorin e revolucionit francez te 1789 qe e bene masonet me illuminatin ne krye do behej nderrimi i sistemit socialist ne te gjitha vendet e Europes lindore ne sistem kapitalist. Ashtu edhe u be.
Nuk mund te ishte ne Shqiperi Mehmet Shehu ne 1989 ose 1990 ne pushtet sepse Mehmeti ishte shume i forte. Mehmeti ishte trim me flete edhe shume inteligjent. Prandaj nuk do i pershtatej Mehmetit tranzicioni me gjithe shkaterrimin e industrise, ushtrise edhe shtetit sic u be. Ne pushtet duhet te ishte nje lolo si Ramiz Alia te cilit do i pershtatej tranzicioni ashtu sic u be.
Pastaj politika ka edhe show sepse i duhet politikes se illuminatit show si fejesa e Skender Shehut me Silva Turdiun qe Enver Hoxha e njihte shume mire. Asgje nuk u ndodhi Turdinjeve ne Tirane. Si ka mundesi? Ishte nje skenar hollivudi kjo fejese edhe prishja e fejeses me gjithe gjoja kritikat qe i beri Enveri Mehmetit deri me 17 dhjetor 1981.
Atmosfera ne byrone politike ishte ate dite e qete edhe Mehmeti luante rolin pa bere kundershtime por thoshte here pas here “po”. Madje dhe Kadriu i beri nje gjoja kritike Mehmetit per largimin e rojeve ne plazhin e Durresit kur ishte Mehmeti atje ne plazh. Pse serioze ishin keto diskutime? Enveri diten tjeter e kishte gati te gjthe skenarin edhe e shpalli Mehmetin armik edhe paralajmeroje qe me vone do dalin edhe gjera te tjera si Mehmeti poliagjent. Pse i besonte njeri nga familjet Hoxha, Shehu, Kapo e Hazbiu keto fantashkenca hollivudi?
Ne kete video eshte mbledhja e byrose politike te 17 dhjetorit 1981:
https://www.youtube.com/watch?v=DXcaSGrCCOo
Edhe Kadri Hazbiu nuk u ekzekutua edhe te gjitha gjerat kunder Kadriut ishin false edhe vetem teater politike. Kadriu ishte gjithashtu shume i forte edhe nuk mund te ishte ai ne pushtet ne 1989 ose 1990.
Keto fotografite e Mehmetit e kane vulosur plotesisht kete teater sepse jane prova te pamohueshme qe Mehmeti ne keto fotografi eshte gjalle edhe luan rolin sikur ka vrare veten.
Familja Kapo si mori ne 1991 direkt pasaportat amerikane?
Jane plotesisht ndryshme gjerat e politikes nga ca duken.
Pse nuk kishte mjaftueshem qumesht Shqiperia qe ne vitet 1978 deri 1990 ishte cmenduria e radheve te qumeshtit? Pse nuk kishte grure Shqiperia qe fshataret kishsin shume kohe vetem buke misri? Po minoriteti i Dropullit pse kishte gjithemone buke gruri? Se ne fashtra ishte minoriteti. Pse? Epo duhet te kishte edhe gjera per te cilat kundershtaret e regjimit te Enverit brenda vendit mund te flisnin kunder regjimit. Edhe pakenaqesira duhej te krijoheshin ashtu si edhe me tufezimet qe te shpallej ne 1990 sistemi i deshtuar edhe qe duhej nderruar. Se po te mos kishte pakenaqesira pse duhej ndryshuar sistemi?
Ajo piramida e Enverit ne mes te Tiranes eshte simboli i masonerise dhe i illuminatit. Prandaj Erion Veliaj e quajti nje here ne 2015 si ndertesen me me vlere te Tiranes edhe eshte ne internet kjo thenje e Veliajt. Por me bunkieret tallen Rama e Veliaj.
Mehmeti e luajti rolin e vet ne teatrin politik.
Të gjithë Shqiptarët janë gjithsej 18,2 milionë.
Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës edhe Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë bashkë me emigrantët shqiptarë në BE, Britani, Zvicër, SHBA, Kanada e Australi.
Shqiptarët nga Follorina e Kosturi deri në Artë e Prevezë janë 1 milionë edhe Arvanitët janë 4 milionë. Arbëreshët janë 400 mijë.
Trojet shqiptare janë nga Nishi e Peshteri deri në Athinë e Peloponez. Pra gjithsej Shqiptarët janë 18,2 milionë.
Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë popujt e tjerë të rajonit:
grekët: 10 milionë
(por grekët janë popull artificial i përbërë nga shqiptarë, arumunë edhe sllavë)
serbët: 5.9 milionë
kroatët: 5 milionë
sllovenët: 1.8 milionë
boshnjakët: 2 milionë
bullgarët: 7 milionë
sllavo-maqedonasit: 0.85 milionë
malazezët: 0.25 milionë
Popujt e tjerë në Europë që janë numerikisht më pak se sa Shqiptarët:
hungarezët: 11 milionë
suedezët: 8.5 milionë
norvegjezët: 4.5 milionë
finlandezët: 5 milionë
danezët: 4.5 milionë
islandezët: 0,3 milionë
estonezët: 1 milion
letonezët: 1.4 milionë
lituanezët: 3 milionë
bjellorusët: 8 milionë
çekët: 10 milionë
sllovakët: 5 milionë
austriakët: 3.5 milionë
zviceranët: 3 milionë
hollandezët: 3.4 milionë
belgët: 3.5 milionë
luksemburgasit: 0.25 milionë
irlandezët: 5 milionë
skocezët në Britani: 7 milionë
valisët në Britani (Wales): 3 milionë
katalanët në Spanjë: 10 milionë
galicët në Spanjë: 2.8 milionë
baskët në Spanjë e Francë: 2.7 milionë
portugezët: 10 milionë
Këta janë 8 popuj në rajonin e Gadishullit Ilirik edhe 24 popuj të tjerë në Europë. Gjithsej në kontinentin europian janë 32 popuj që janë numerikisht më pak se sa Shqiptarët.
Ne Shqiperi nuk ekziston kriza demografike edhe as “shpopullimi” nuk ekziston.
Keto jane vetem genjeshtrat idioteske te INSTATit qe komandohet nga Sorosi nepermjete Shoqerise se hapur te Sorosit ne Tirane.
Keto jane vetem propaganda e Shoqerise se hapur te Sorrosit ne Tirane.
Emigracioni nuk eshte aq masiv sa genjen INSTATi. Shqiperia ka 1,45 milione emigrante edhe keta jane 25 % e te gjithe shtetasve te Shqiperise pra 75 % e popullsise se Shqiperise jetojne ne Shqiperi si banore rezidente.
Tani besoj qe te gjithe lexuesit e gazetes Dita e kane te qarte qe shqiptaret jane numerikisht nje popull i madh.
Ne Shqiperi nuk ekziston kriza demografike edhe as “shpopullimi” nuk ekziston. Keto jane vetem propaganda e Shoqerise se hapur te Sorrosit ne Tirane.
Te gjithe politikanet edhe gazetaret kryesore ne Shqiperi edhe ne gjithe rajonin tone komandohen nga Sorosi.
Te gjitha shifrat qe deklaron INSTATi jane vetem genjeshtra edhe prandaj mos i besoni.
Eshte me rendesi per te theksuar qe shqiptaret jane numerikisht populli me i madh ne rajonin tone edhe kete mund ta lexoni shume qarte te lista me larte.
Ne Shqiperi jane ne te gjitha shkolla 9-vjecare 620 mije nxenes. Kurse INSTATi edhe qeveria e Rames genjejne duke deklaruar vetem 280 mije nexens. Kete mund ta vertetojne te gjithe shqiptaret lehtesisht. Kontrolloni numrin e nxenesve ne qytetin tuaj edhe krahasojeni me sa nxenes deklaron INSTATi me qeverine e Rames. Do shikoni shume qarte qe numri i nxenesve eshte ne te vertete 2,2-fish me shume ne te gjitha rrethet e Shqiperise se sa deklaron INSTATi me qeverine e Rames. Kaq e lehte eshte. Shqiperia ka 4,4 milione banore rezidente edhe jo vetem 2,8 milione si genjen INSTATi me qeverine e Rames.
Por pse deklarojne INSTATi edhe qeveria e Rames 2,8 milione? Kjo eshte vetem nje loje me numrat sepse jane te njejtat numra si 28 mije km² te siperfaqjes se Republikes se Shqiperise. E verteta eshte ndryshe sepse Shqiperia ka 4,4 milione banore qe jane banore rezidente pra pa emigrantet. Kete te gjithe shqiptaret mund ta vertetojne lehtesisht me numrin e nxenesve.
Edhe gazeta britanike The Guardian ka shkruajtur qe Shqiperia ka 4,2 milione banore pra pa emigrantet:
https://albanianpost.com/the-guardian-shqiperia-nje-vend-me-4-2-milione-banore-po-pranon-qindra-afgane/
Behet pyetja – “si morì familja kapo pasaporten amerikane pas 1990.”pyetja duhet te ishte – kur e morì Vito kapo pasaporten amerikane. Pergjigja:-qe kur lindi Vito kapo u be me ne shtetesh amerikane, si gjithe vellezerit e saj. Ka patur babain emigrant ne SHBA dhe ne Mos gaboj, mjek. Gjate luftes se dyte vinte deri ne Athine, por nuk hynte be shqiperi. Dhe beri mire se do kish mbetur ketej. Pasluften è kaloi ne SHBA, ndesa vitoja ne krah te Hisniut