Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ushtria amerikane sulmon Iranin, Teherani bllokon Ngushticën e Hormuzit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ushtria amerikane sulmon Iranin, Teherani bllokon Ngushticën e Hormuzit
AktualitetBote

Ushtria amerikane sulmon Iranin, Teherani bllokon Ngushticën e Hormuzit

Published: June 11, 2026
Shpërndaje

Ushtria amerikane ka goditur gjatë natës shumë objektiva në Iran. “Sulmet janë një reagim ndaj agresionit të pajustifikuar dhe të vazhdueshëm të Iranit”, njoftoi në platformën X Komanda Rajonale e SHBA-së për Lindjen e Mesme, CENTCOM.

Sipas saj, bëhet fjalë për “goditje vetëmbrojtëse”. Thuhet se janë goditur sisteme mbikëqyrëse ushtarake, sisteme komunikimi dhe pozicione të mbrojtjes ajrore në të gjithë vendin.

Ndërkohë ushtria amerikane ka njoftuar se ka ndaluar sërish sulmet ndaj objektivave në Iran. Këtë e bëri të ditur në orët e para të mëngjesit në platformën X komanda rajonale përkatëse, CENTCOM.

- Publicitet -

Ushtria iraniane deklaroi, se reagoi ndaj sulmeve të reja amerikane duke bllokuar plotësisht Ngushticën e Hormuzit, si dhe me kundërsulme ndaj objektivave në shtetet e Gjirit, Bahrein dhe Kuvajt. Çdo anije që përpiqet të kalojë këtë ngushticë detare, e cila është e rëndësishme për tregtinë e naftës dhe gazit, do të sulmohet, thuhej në një deklaratë të udhëheqjes ushtarake iraniane të transmetuar nga radioja shtetërore.

Sipas radios, dy anije janë qëlluar.  Pas kësaj erdhi përgënjeshtrimi parë nga Komanda Rajonale. CENTCOM shkroi në platformën X: “Anijet tregtare vazhdojnë edhe sonte të hyjnë dhe të dalin nga Ngushtica e Hormuzit.” Kurse mediat shtetërore iraniane e cilësuan këtë pretendim si të pavërtetë.

“Do t’i bombardojmë deri në shkatërrim të plotë”

Sipas një raportimi mediatik, presidenti amerikan Donald Trump i ka hedhur Teheranit akuza për një shkelje veçanërisht të rëndë të armëpushimit që, sipas tij, ka qenë në fuqi prej dy muajsh. Ai e quajti atë “armëpushimin më të shkelur në historinë e botës”, citoi një reporter i rrjetit amerikan Fox News nga një bisedë me presidentin.

Se për cilin incident konkret e kishte fjalën Trump me këtë akuzë, mbeti e paqartë. Trump ka lënë të kuptohet se bombardimet mund të përfundojnë së shpejti, raportoi gazetari i Fox News, Trey Yingst, në platformën X. Por nëse Teherani nuk nënshkruan një marrëveshje kornizë për t’i dhënë fund luftës, “do t’i bombardojmë deri në shkatërrim të plotë”, thuhet se ka kërcënuar Trump.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    June 11, 2026 at 9:05 am

    O Trumpoo! Edi Rama te ka share.

    Reply
    • Mutdhënësi says:
      June 11, 2026 at 10:12 am

      O demo ha mut ha.

      Reply
  • Edi says:
    June 11, 2026 at 10:52 am

    Mutdhenes
    Na e rruaç

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PSG shënon katër gola në 17 minuta, Barcelona feston në Camp Nou
  • ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  • Rama takon Rutten në Bruksel, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë
  • Obama pas zgjedhjeve në SHBA: Votuesit dërguan një mesazh të qartë, të përveshim mëngët
  • Një ndëshkim historik dhe mësimet që dalin prej tij: Çfarë pritet të ndodhë tani në SHBA

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  2. XYZ on Trump humbet rëndë
  3. Detari on Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK
  4. Heu bre... on Trump e quajti “nevojtore”, kush është sekreti i një prej vendeve me mirëqenien më të lartë në botë
  5. Profa on Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?