Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK në Zvërnec, çfarë fshihej pas në makinacionin me tokat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > SPAK në Zvërnec, çfarë fshihej pas në makinacionin me tokat
Lajmi i fundit

SPAK në Zvërnec, çfarë fshihej pas në makinacionin me tokat

Published: June 11, 2026
Shpërndaje

Ndërhyrja e SPAK-ut menjëherë pas ndezjes së protestave për të bllokuar transaksionet e shitjes së tokave të Zvërnecit e sidomos të atyre që ishin ende me konflikt pronësie të pazgjidhur, shkaktoi debat të madh politik.

Shqetësimi kryesor ishte se bllokimi i llogarive të vëllezërve nga Katari, Moutaz dhe Ramez Al-Khayyat, që njihen si investitorë (ende pa dalë publikisht, shiko linkun poshtë për ta) të asaj që do të ngrejë dhëndrri i Trump, Jared Kushner, do të kishte si pasojë largimin e investitorëve të huaj.

Nuk kaloi shumë dhe SPAK pasi verifikoi që nuk ka probleme me origjinën e këtyre parave bllokoi llogari të tjera, ato të “Albania Land Development”, shoqërisë që “de jure” ka filluar punën në Zvërnec, në drejtim të së cilës ishin adresuar 195 milionë USD-të e nisura nga Katari dhe që kishin si destinacion fundor ata që pretendojnë se janë pronarë të tokave mbi të cilat do të bëhet investimi që po promovon familja Trump.

- Publicitet -

Spak në Zvërnec/ Çfarë fshihej pas në makinacionin me

Dosja qëndron në gjenezë të sekuestrimeve, kontrolleve të zyrave dhe banesave të atyre që janë marrë me shitblerjen e truajve ku pritet të ngrihet investimi i madh i dhëndërrit dhe vajzës së Trump.

Sipas saj rrezulton se në javët dhe muajt e fundit, me një shpejtësi të çuditshme, janë bërë pagesa ndaj pronarëve të diskutueshëm, ende në konflikt pronësie, nga kompania që formalisht ka lejen e zhvillimit brenda zonës së mbrojtur.

Spak në Zvërnec/ Çfarë fshihej pas në makinacionin me

Kështu SPAK ka arritur të identifikojë një seri kontratash shitje blerjesh të kryera në fund të vitit të shkuar. Por për më tepër edhe gjatë dhjetëditshit të fundit të prillit dhe muajit maj, ku e fundit daton në 24 maj.

Përfituesi i tyre kryesor është një personazh i akuzuar si i implikuar në narkotrafik, Artur Shehu. Emri i tij doli në siparfaqe nga emisioni Report i Rai 3, që e përshkruante si një narko trafikant të hetuar nga drejtësia italiane për lidhje me Sacra Corona Unita, i cili kishte korruptuar një oficer të Guardia di Financa për të bërë raporte pozitive për luftën kundër kanabisit nga drejtësia shqiptare. Ky personazh, Artur Shehu pra, është pronari më i madh i tokave ku do të investojë familja Trump.

Po pse bllokimi nga drejtësia i këtyre parave që po shkonin me shpejtësi në drejtim të pronarëve që ende nuk kanë vendime të formës së prerë, përpara se të jetë një dekurajim i investimeve, ashtu sikurse u shit, ishte gjëja e duhur në mbrojtje të interesit të qytetarëve dhe jo vetëm të atyre që protestonin?

Për një fakt të thjeshtë. Për gjatë gjithë kohës vetë Edi Rama dhe mbrojtësit publik të tij kanë propoganduar idenë se investimi po bëhej në tokë private ku shteti nuk kishte asnjë punë. Por në fakt nuk rezulton të jetë kështu. Një pjesë e madhe e tokës ishte me probleme, pa vendime gjyqësore të formës së prerë dhe nëse lejimi i shitjeve nga vëllezërit katarianë, tek “Albania Land Development” e më pas tek Artur Shehu dhe prestanomet e tij kryhej, atëhere shteti do të ishte në vështirësi. Sepse në momentin që ndodh shitja apo tjetërsimi i një prone, blerësi që vepron në mirëbesim fiton mbrojtje ligjore.

Fiks për këtë shkak transaksioni u shpejtua që të kryhej, që trualli të kalonte edhe juridikisht tek blerësi dhe paratë përfundimisht tek Artur Shehu në SHBA.

Pyetja është, po nëse vendimet e gjykatave nxirrnin në fund pronarë të tjerë? Në këtë rast cmimin e paguanin qytetarët. Ngaqë shteti do qe i detyruar të mbronte investitorin, ashtu sikurse këta pronarë të tjerë do dëmshpërbleheshin nga buxheti i shtetit. Prandaj ndërhyrja e SPAK nuk qe e gabuar, por e domosdoshme.

Ka dhe një gjë tjetër që tentoi të fshehë zhurma për ndërhyrjen e drejtësisë dhe frika se mos kjo “gjueti shtrigash” largonte investitorët” .

Nëse ndërhyrja e SPAK na konfirmoi se transaksioni i shitblerjes së truallit nuk ishte kryer atëhere lindin një varg pyetjesh:

“Nëse shitja nuk kishte ndodhur ende, kush e mori lejen për gardhimin e pronës? Kur policia deklaroi se bëhej fjalë për “tokë private”, mbi cilat dokumente u mbështet për të verifikuar pronësinë? Tokë private e kujt ishte në atë moment? E shitësit, që ende figuronte pronar, apo e një blerësi që nuk e kishte përfunduar procesin e blerjes? Kush aplikoi për lejen e rrethimit: pronari ekzistues apo blerësi në tentativë? Dhe nëse ishte ky i fundit, me çfarë statusi juridik e bëri këtë kur vetë shitja nuk ishte finalizuar?

Këto pyetje bëhen të pashmangshme sapo pranohet fakti se shitja dështoi. Pikërisht për këtë arsye sot merr një kuptim tjetër edhe këmbëngulja e Ramës për ta paraqitur shitjen si të kryer. Sepse në momentin që pranohet se shitja nuk ishte finalizuar, lindin automatikisht pyetjet për gardhimin, lejet, dokumentacionin, regjistrimet dhe bazën ligjore të çdo veprimi të kryer mbi atë pronë” shkruan në facebukun e tij Azmi Stringa, pedagog dhe konsulenmt ekonomik.

Dhe këtu problemi fillon e bëhet më i madh. Sepse ndryshe nga kryeministri që bën të paditurin në publik, nga mënyra se si është sjellë shteti i tij duket qartë që Rama ka qenë i interesuar që Artur Shehut, ende pa u bërë realisht pronar, ti shkojnë, pa probleme afro 200 milionë euro të pastra në SHBA. Ndoshta për këtë e gjitha u tentua të bëhhet fshehtas, me shpejtësi në sytë e badigardëve kriminelë dhe pas telave me gjemba që kryeministri i konsideron sot si të “neveritshme”. / Kapitali.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
19 Comments
  • nastradini says:
    June 11, 2026 at 8:56 am

    IVANKA DHE KUSHNER JANE “KARREMA” SEKSERE TE GANGSTERIT EDI RAMA NE FELLIQESIREN E ZVERNECIT QE E TRUMBETON SI INVESTIM

    Parate per drogaxhiun Artur Shehu thote se kane ardhur nga Katari i vellezerve te ISIS nga Siria, nderkohe qe ky rufjan hajdut enverist regjistron ne QKB ne Tirane Kompani Investitore me dy spiune te FSB se Putinit, pse nuk i bie SPAK telefonit te tyre ne Sofje qe te mesoje se Zoja bullgarja dhe Nikita sovjetiku jane realisht pronaret e vertete te Zvernecit dhe te Investimit te Edi Rames ne Narte, kete e deklarojne ata vete ne telefon, ku eshte SHIK i Rilindjes dhe SPAK i deshtuar totalisht ne investigimet e hajduterise dhe krimet, SPAK -u bedel i Edi Rames dhe i hetuesve te Enverit ne kete mesele grabitqare te territorit te Shqypnise, nga Ivanka dhe Kushnere te Trump, qe tani jane fshehur poshte barit si zhapinj pas protestave ne Tirane, nuk kane paguar asnje cent per Zvernecin dhe kane mbyllur gojen ne kundershtim me deklaratat e Edi Rames qe madhtron shqyptaret me Investitoret e Medhenj,

    njashtu:

    SIC TENTOI TE MASHTRONTE ME LHL E ASADIT NE FILLIM TE QEVERISJES SE TIJ.

    Reply
  • Detari says:
    June 11, 2026 at 9:15 am

    Cfare pret SPAKu pse nuk arreston ramen?

    Reply
    • Shah mat says:
      June 11, 2026 at 6:21 pm

      Pyetjes tënde 100-miljonëshe s’guxon t’i japë njeri përgjigje se fluturon nga posti çëfësht. A e di ti se kush i emëron funksionarët e lartë të ASPAK-ut?

      Reply
  • demo says:
    June 11, 2026 at 9:27 am

    Shiko cfare ben shewjtani n`hurdhet?! Megjithese e di mire qe ParkuKombetar Natyror i Zverjnecit ka qene dhe eshte Shteteror,pa privat,po shpejton ne prapaskene te paguaje mafiozin hajdut tokash,Artur Shehu,qe ta beje fakt te kryer.;
    Po kur ishe kaq i shkathet pse nuk fitove arbitrazhin me Bechetin ti mor idjot,shejtan idjot?
    Apo popullit ja hedh ti. Populli ka dale ne Shesh,do te vare per gjuhe,qen bir qeni!

    Reply
    • Tellalli says:
      June 11, 2026 at 10:08 am

      Kujdes nga demua Rama, se ky të ha m.. in të var për gjuhe .

      Reply
      • Nje shqiptar says:
        June 11, 2026 at 1:13 pm

        Tellalli, nuk besoj se ti i le radhe demos per kete privilegj sepse ke koh qe ja ke ndier lezetin

        Reply
      • 666 says:
        June 11, 2026 at 5:55 pm

        Shko prap ke tëma e mjeros o tellall se po ta shkër***jnë lopthi ate baxhellën që ke ke shpaja

        Reply
    • Clancy says:
      June 11, 2026 at 10:59 pm

      Edi Rama = traitor

      Reply
  • Edi says:
    June 11, 2026 at 10:50 am

    Tellall na e rruaç

    Reply
  • Yxhym Bym Tym DynjaiA says:
    June 11, 2026 at 10:53 am

    Ndodh vetëm tek ne betonizimi në zona të mbrojtura??? Jà lexoni lajmin e djesshëm që rrëfen sec ndodh në Itali!
    Të kini parasysh që deputetë e senatorë të shumicës parlamentare e të vetë Qeverisë Meloni janë përfshirë kohët e fundit në skandale seksuale, dhunë seksuale në zyra, korrupsion, marrje ryshfeti, tradhëti kombëtare per shitje sekretesh rusëve, humbje të Referendumeve nazionale, pérfshirje në vrasje ordinerei e në vemprimtari kriminale mafioze, shkatërrim ambiental etj, etj …, por askush në Itali doli në rrugë të protestojë !
    Harruan protestuesit që Rama realizoi marrëveshjen e pensioneve me Italinë dhe njerëzit po i gëzojnë paratë e tyre falë Ramës?? Harruat ju vetëm këtë fakt të fundit?
    Lexoni sec ndodh në Itali ku betonizohet barbarisht, është lajm i djeshëm kur Zyra e BE-së neve na jep mend por nuk sheh sec ndodh Brenda saj në një vend të rëndësishëm si Italia::: lexoni KETU:

    https://www.greenreport.it/news/natura-e-biodiversita/62208-la-sardegna-come-lalbania-cemento-di-lusso-in-unarea-di-salvaguardia-tra-cala-finanza-e-punta-la-greca

    Reply
    • Sahani says:
      June 11, 2026 at 6:14 pm

      Shko mër kokloqe se s’ka ç’na duhet bota. Guri i rëndë në shtëpinë e vet. Ik e mbathja ke dumbaba në Surrel nashi. Sufllaqen e ke gati edhe pse s’e meriton.

      Reply
  • Yxhym Bym Tym DynjaiA says:
    June 11, 2026 at 10:55 am

    Ndodh vetëm tek ne betonizimi në zona të mbrojtura??? Jà lexoni lajmin e djesshëm që rrëfen sec ndodh në Itali!
    Të kini parasysh që deputetë e senatorë të shumicës parlamentare e të vetë Qeverisë Meloni janë përfshirë kohët e fundit në skandale seksuale, dhunë seksuale në zyra, korrupsion, marrje ryshfeti, tradhëti kombëtare per shitje sekretesh rusëve, humbje të Referendumeve nazionale, pérfshirje në vrasje ordinerei e në vemprimtari kriminale mafioze, shkatërrim ambiental etj, etj …, por askush në Itali doli në rrugë të protestojë !
    Harruan protestuesit që Rama realizoi marrëveshjen e pensioneve me Italinë dhe njerëzit po i gëzojnë paratë e tyre falë Ramës?? Harruat ju vetëm këtë fakt të fundit?
    Lexoni sec ndodh në Itali ku betonizohet barbarisht, është lajm i djeshëm kur Zyra e BE-së neve na jep mend por nuk sheh sec ndodh Brenda saj në një vend të rëndësishëm si Italia:::
    lexoni KETU poshtë në linkun origjinal italian :

    https://www.greenreport.it/news/natura-e-biodiversita/62208-la-sardegna-come-lalbania-cemento-di-lusso-in-unarea-di-salvaguardia-tra-cala-finanza-e-punta-la-greca

    Reply
    • Nje shqiptar says:
      June 11, 2026 at 1:15 pm

      Tellalli, nuk besoj se ti i le radhe demos per kete privilegj sepse ke koh qe ja ke ndier lezetin

      Reply
  • Aldrin says:
    June 11, 2026 at 11:12 am

    Jo vetem kaq, po keto para do paguheshin nga populli per “privatin” imagjinar te Rames.
    Kjo eshte fiks skema si e vjedhin kete popull.
    Po me qindra miliona, jo miliona. Dhe pastaj thone qe po investojne
    Investitoret e Ramutit bejne pastrim parash, dhe njekohesisht detyrojne popullin shqiptar ti paguajne e ti paguajne pa mbarim, Kriminele
    Arrestoni menjehere Ramut Kriminelin
    Ai eshte koka e krimit.

    Reply
  • Aldrin says:
    June 11, 2026 at 11:13 am

    Spak te kete parasysh qe ditet e Rames jane te numeruara,
    Spak do japi llogari nese nuk kryen detyrat qe i ka dhene Ligji

    Reply
  • Pensionisti i Porcelanit says:
    June 11, 2026 at 12:39 pm

    Fakti qe Rama i bie rrotull e rrotull problemit te Zvernecit, tregon se eshte i zhytrur deri ne gryke ne vjedhje dhe korrupsion.

    Reply
    • E shihni saleh qeni? says:
      June 11, 2026 at 6:07 pm

      O bo boo ç’na the. Po pse o miniaturë prej porcelani, sot e morre vesh ti zhytjen e kryerlindjotit në thellësitë e kazanit gjigand të korrupsionit? Kujt i ke bërë hije deri më sot, prof. dr. pordhës?

      Reply
  • Ilmi Mancaj says:
    June 11, 2026 at 8:20 pm

    Do krijohet keshtu Republika e Zvernecit brenda teritorit te Shqiperise? Mos befte hair as qeveria as Media! Kush e shtet truallin, token bujqsore dhe kulloten pronari privat? A e ka te drejten ta shese pronen tek i huaji? A e mendoni preçedentin? Kuvajtiane-Artur Shehu-hebre-dhenderri i Trump!

    Reply
  • Ppsh says:
    June 12, 2026 at 7:39 am

    C’jane keta lajme koti
    Spak ne zvernec?
    Cfar din spak ne zvernec kur gadastra e vlores eshte kyçur ne tirane?
    E kam thene shum heret nqs spak eshte ai qe shitet duhet te ve nen sekuestrim krejt gadastren e shqiperise me kete akt kan eleminuar 98% te krimit politik

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Binjakët e Serbisë
  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  • Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe
  • Si u mor peng Nertil Buzi në Londër, torturat me pinca dhe detajet e operacionit të shpëtimit
  • “Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029

Komentet e Fundit

  1. K R on “Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029
  2. Patriot on “Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029
  3. Katiu on “Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029
  4. Dashi on “Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029
  5. Vl on “Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?