Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjeografia e pabarazisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Gjeografia e pabarazisë
EkonomiKryesore

Gjeografia e pabarazisë

Published: August 24, 2026
Shpërndaje

Nga Blerina Gjoka

Indeksi Urban tregon një vend që po zbrazet dhe po plaket në periferi, ndërsa ekspertët paralajmërojnë pasoja ekonomike e sociale dhe vënë në pikëpyetje nëse reforma e re territoriale i adreson shkaqet e shpopullimit.

Disa muaj pas krijimit të një komisioni bipartizan parlamentar për të shqyrtuar nevojën e një reforme të re territoriale socialistët propozuan një hartë të re të ndarjes së vendit duke kërkuar shkrirjen e 15 bashkive të vogla dhe bashkimin e tyre me bashki të mëdha.

- Publicitet -

Propozimi i PS-së u bazua mbi disa dokumente analitikë të hartuar nga ekspertë të komisionit, ndër to dhe një Indeks Urban që tregonte se si shumica e bashkive aktuale, 51 nga 61, po përjetonin shpopullim dhe plakje të popullsisë.

Shifrat e bazuara mbi censusin e vitit 2023 tregojnë se si në këto bashki ka një tkurrje demografike dhe numri i të moshuarve tashmë tejkalon numrin e fëmijëve, ndërsa popullsia e vendit priret drejt përqendrimit në qendrat urbane.

Ekspertë të urbanistikës, sociologjisë dhe ekonomisë, e konsiderojnë këtë moment një ‘krizë demografike’ dhe e lexojnë këtë prirje si një proces që po prek njëkohësisht ekonominë, shoqërinë dhe mënyrën se si organizohet territori dhe do të prodhojë në të ardhmen një krizë ekonomike dhe sociologjike për këto zona.

”Të dhënat janë kambanë alarmi për ne si shtet”- thotë për BIRN, Doriana Musai, arkitekte dhe planifikuese urbane, duke shtuar se fakti që në 30 bashki me indeks të ulët urban jeton vetëm 14.2% e popullsisë së vendit, ndërsa në 15 prej tyre kanë më pak se 10 mijë banorë tregon se sa shumë është zhvendosur popullsia.

Raporti analitik bazuar mbi të dhënat e këtij indeksi na shfaq një proces shpopullimi që zgjat prej dekadash, proces që sipas Musait tregon se, Shqipëria ka humbur rreth një të katërtën e popullsisë që nga viti 1989, mosha mesatare është rritur nga 35.3 në 42.5 vjeç, ndërsa dyfishimi i raportit të varësisë së të moshuarve na tregojnë efektin e ndërthurur të emigrimit të popullsisë së re, uljes së lindjeve dhe plakjes së popullsisë së mbetur.

Ajo i konsideron këto të dhëna si sinjale të një ‘krizë demografike afatgjatë’.

“Pra, nuk kemi vetëm më pak banorë. Kemi më pak të rinj, më pak familje të reja dhe një bazë gjithnjë e më të dobët për riprodhimin demografik dhe zhvillimin ekonomik të territoreve”- argumenton Musai.

Sipas saj, kur popullsia aktive migron nga periferitë, bashkë me të lëvizin puna, kapitali, kërkesa për shërbime dhe mundësia e njerëzve për të ndërtuar të ardhme.

“Humbja e aftësisë për të imagjinuar të ardhmen”

Një nga elementët më domethënës të këtij indeksi ka të bëjë me plakjen e popullsisë që tregon se ka më pak lindje dhe nga bashkitë periferike po largohen kryesisht të rinjtë ose njerëzit në moshë pune.

Për ekspertë të sociologjisë dhe ekonomisë kjo tablo sjell një dobësim të ekonomisë lokale, të shërbimeve dhe jetës sociale në zonat që humbin popullsi.

“Pas çdo shifre ka njerëz, familje, të rinj që largohen, prindër që mbeten dhe komunitete që gradualisht ndryshojnë. Për mua, pikërisht këtu fillon leximi sociologjik i fenomenit”- i tha BIRN-it, Shkëlzen Hasanaj, profesor i sociologjisë në Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare (UNINT), Romë.

“Një komunitet fillon të varfërohet shumë përpara se të boshatiset fizikisht”, shton Hasanaj.

Momenti kritik, sipas tij, vjen kur të rinjtë nuk e imagjinojnë më të ardhmen e tyre në vendin ku kanë lindur.

Fakti që të rinjtë, njerëzit në moshë pune, profesionistët dhe të arsimuarit janë një pjesë e rëndësishme e këtij migrimi, sipas tij, e kthen shpopullimin në një proces selektiv, ku territoret nuk humbasin thjesht banorë, por pikërisht grupet që do të duhej të garantonin vazhdimësinë e tyre demografike dhe ekonomike.

“Një qytet nuk humbet vetëm një numër banorësh; humbet njerëzit që nesër do të krijonin familje, do të hapnin një aktivitet, do të punonin si mjekë, mësues, inxhinierë apo sipërmarrës dhe do të merrnin pjesë në jetën e komunitetit”- thotë Hasanaj.

Ai e quan këtë një formë të ‘shpopullimit selektiv’ dhe “dobësim i riprodhimit social të territorit”.

Ai flet për pasojat që shfaqen fillimisht në jetën e përditshme; më pak të rinj do të thotë më pak familje të reja dhe fëmijë, më pak nxënës në shkolla dhe më pak fuqi punëtore. Më pas dobësohen aktivitetet ekonomike dhe shërbimet, duke krijuar një cikël ku largimi prodhon kushtet për një tjetër largim.

Për ekonomistin Klodian Muço edhe pse urbanizimi shihet si një pjesë e zhvillimit ekonomik të një vendi, ai ka pasoja negative në ekonominë e zonave që braktisën dhe në ekonominë e vendit në përgjithësi.

“Problemet lindin më vonë. Në momentin kur njerëzit lëvizin nga periferia në qendër këto zona braktisën, bie cilësia arsimore, bie siguria shëndetësore, bie prodhimi bujqësor e blegtoral”-, tha ai për BIRN.

Kështu, ajo që në afat të shkurtër mund të duket si përfitim nga përqendrimi ekonomik në disa zona urbane, sipas Muços, “në afatgjatë krijon një faturë më të lartë për vendin”.

“Territoret periferike humbasin fuqi punëtore dhe aktivitet ekonomik, ndërsa qytetet pritëse përballen me kosto gjithnjë e më të larta për banim, transport dhe shërbime”- shton ai.

Dhe ky proces, sipas Muços, mund të ushqejë më tej migracionin e jashtëm; të rinjtë që fillimisht largohen nga fshati ose qyteti i vogël drejt Tiranës apo Durrësit mund të përballen me kosto të lartë jetese, mungesë strehimi të përballueshëm dhe probleme infrastrukturore dhe hapi tjetër shihet largimi nga vendi.

“Gjeografia e pabarazisë”

Shifrat e Indeksit Urban tregojnë për ndryshim në strukturën urbane të Shqipërisë dhe një polarizim të lartë mes disa qendrave ku ka tendencën të përqendrohet popullsia e vendit, siç është boshti Tiranë-Durrës.

Por ky përqëndrim, sipas ekspertëve, nuk vjen pa pasoja, pasi në qendrat urbane rritet presioni mbi banesat, transportin, infrastrukturën dhe koston e jetesës.

Dorina Pojani, pedagoge e planifikimit urban në Universitetin e Queensland, Australi, e sheh fenomenin e shpopullimit të periferisë drejt qendrave urbane si pasojë e shumë faktorëve, një ndër më të rëndësishmet është mungesa e politikave urbane për të parandaluar ose ngadalësuar këtë fenomen.

“Ndodhemi në krizë demografike në dy pikpamje; Rënia e lindshmërisë dhe migracioni i jashtëm dhe i brendshëm dhe shkak për këtë janë kushtet e këqija ekonomike, mungesë e një sistemi arsimor cilësor, mungesa e shërbimeve cilësore, infrastruktura dhe punësimi”- i tha ajo BIRN duke shtuar se “mbyllja ose tkurrja e shkollave, dobësimi i shërbimeve dhe mungesa e punës e bëjnë largimin gjithnjë e më të arsyeshëm për banorët që kanë mbetur”.

Në këtë kontekst ajo konsideron shqetësuese një polarizim edhe më të madh urban, ku nga njëra anë kemi një Tiranë pa infrastrukturë të përshtatshme për të përballuar këtë përqendrim, ndërsa territoret periferike humbasin funksionet e tyre.

Ndërsa sociologu Hasanaj sheh me shqetësim jo vetëm pakësimin e popullsisë në shifra, por organizimin shoqëror që do të krijohet në këto territore në kushtet e një shpopullimi në rritje.

“Nëse tendencat vazhdojnë, shoh rrezikun e një Shqipërie gjithnjë e më të polarizuar: disa qendra do të përqendrojnë popullsinë, ekonominë, universitetet, profesionistët dhe shërbimet, ndërsa territore të tjera do të humbasin gradualisht jo vetëm banorë, por edhe funksionet e tyre sociale”- thotë ai.

Kjo mund të krijojë sipas tij “një gjeografi të pabarazisë”, ku mundësitë e një të riu varen gjithnjë e më shumë nga vendi ku ai lind dhe rritet.

Për Hasanajn, ky është një problem thellësisht sociologjik, sepse territori fillon të shndërrohet në një faktor që prodhon dhe riprodhon pabarazi.

Në një tablo të pas disa dekadave ai parashikon ekzistencën e qyteteve në hartën administrative, por më të varfra në jetën sociale.

“Sepse, për mua, qyteti nuk është vetëm ndërtesë, rrugë apo shesh. Qyteti është shkolla, familja, puna, kafeneja, tregu, universiteti, marrëdhëniet mes njerëzve, aktiviteti kulturor dhe ndjenja se aty mund të ndërtosh jetën tënde”.

Harta e re nuk ofron zgjidhje

Në raportin analitik hartuar nga ekspertë të Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale konstatohet polarizimi urban si pasojë e këtij urbanizimi.

Propozimi ligjor i PS-së ofron si ‘zgjidhje’ shkrirjen mekanike të disa bashkive në mesin e atyre që paraqiten me tregues të dobët duke çuar kështu numrin e njësive të vetëqeverisjes vendore nga 61 në 46, por pa ofruar mekanizma ligjore për menaxhimin e këtij fenomeni.

Për ekspertët, një hartë e re territoriale që shkurton vetëm numrin e bashkive nuk e zgjidh problemin dhe se pas 10 apo 20 vitesh, Shqipëria mund të gjendet sërish përballë të njëjtës pyetje: “sa njerëz kanë mbetur për t’i dhënë jetë territorit që ato qeverisin”.

Pojani sugjeron se zgjidhja nuk mund të jetë përqendrimi i mëtejshëm i gjithëçkaje në disa qytete të mëdha, por krijimi i disa qendrave të vogla bujqësore, industriale dhe urbane që të kenë ekonomi, shërbime, jetë kulturore dhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore dhe lidhja me transport me qytetet më të mëdha.

“Një rrjet funksional rrugësh dhe hekurudhash do t’u mundësonte banorëve të jetonin në qytete më të vogla dhe të kishin akses në punë e shërbime në qendrat më të mëdha”- sugjeron ajo, ose në të kundërt, “vendi rrezikon një paradoks të dyfishtë: periferitë boshatisen, ndërsa qendrat mbingarkohen”.

Nga ana tjetër Musai paralajmëron se një reformë e bazuar kryesisht te numrat e popullsisë mund të prodhojë një efekt të kundërt: dobësia demografike mund të përdoret si argument për të larguar edhe më shumë qeverisjen nga territoret që tashmë janë dobësuar.

Ajo sugjeron që kjo reformë të trajtojnë shkaqet e këtij shpopullimi që janë; punësimi, shërbimet, infrastruktura, arsimi, ekonomia lokale dhe lidhjet territoriale.

“Nxitimi për të bërë një reformë të re administrative mund të tentojë të menaxhojë pasojat e këtyre krizave, por nuk mund të zëvendësojë politikat që duhet të trajtojnë shkaqet. Pa adresuar shkakun e depopullimit, rrezikojmë ta përkeqësojmë krizën dhe të kontribuojmë padashje në zbrazjen e mëtejshme të territoreve nga njerëzit”- përfundon Musai.

Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • LANDA says:
    August 24, 2026 at 8:22 pm

    expertet e BIRN-it,,,
    ‘kane humbur aftesine per te imagjinuar te ardhmen”- cfare fraze poetike, bravo BIRN..

    Reply
  • Dursakja says:
    August 25, 2026 at 3:49 am

    Me sa shihet prej 36vitesh politika shqiptare u bë politikë shpopulluese nga shqiptarët, shkurt politikë antikombëtare.

    Reply
  • DX says:
    August 25, 2026 at 5:05 am

    Une vet kam ik nga fshati i Korces se ska absolutisht asgje. As pun, as spital normal, asgje. Erdha ne Tirane por edhe ketu qiraja te merr frymen e jeta esht super e shtrenjt. Hapi tjeter dihet, jasht shtetit si gjith tjeret…

    Reply
  • mesues says:
    August 25, 2026 at 5:06 am

    Artikull qe te dhimbet shpirti kur e lexon por esht realiteti yn i perditshem. Cdo shtator kemi me pak nxenes ne klasa. Vjet mbyllëm paralelet, sivjet rrezikojm te mbyllim gjith shkollen se s’ka femije. Kur iken shkolla, iken edhe shpresa e fundit e atij qyteti.

    Reply
  • Protestuesi says:
    August 25, 2026 at 5:07 am

    Përqendrimi i gjithë kapitalit dhe popullsisë në aksin Tiranë-Durrës po krijon një flluskë me kosto jetese të papërballueshme, ndërsa bujqësia e blegtoria në rrethe po falimentojnë nga mungesa e krahut të punës.

    Me kete te merret karagjozi i Shurrelit jo me armiqt e jashtem e te brendshem qe po i merrkan ate mut karrige

    Reply
    • Arbeni says:
      August 25, 2026 at 1:59 pm

      Kush t’i ka thënë këto gjëra,flami got që nuk i ke parë asnjëherë,apo Arben Kola me qeleshe zgjyrë 😂🤣

      Reply
  • Luan says:
    August 25, 2026 at 5:08 am

    me udhetu ne Tirane per cdo gje. Femijet i kam ne Gjermani . Harta e re e politikaneve nuk na sjell as mjeket e as femijet mbrapsht.

    Reply
  • Vlora 97 says:
    August 25, 2026 at 5:10 am

    Reforma territoriale e radhës një pazar për të rehatuaredhe njer kryetarët e partive tona qe i polli Ramizi ne 90

    Asnjëra mender “pal politike” nuk ka një plan afatgjatë për të ndalur rënien e lindshmërisë apo emigrimin masiv.

    Reply
  • i paemer says:
    August 25, 2026 at 5:10 am

    Po shkatërrohet Tirana nga mbingarkesa. Trafiku esht bere ferr, cmimet e apartamenteve ne qiell, ajri i ndotur se jemi te gjithe ketu. Duhet me urgjence te zhvillohen rrethet se s’ka me vend as ne kryeqytet per te gjith

    Reply
  • . says:
    August 25, 2026 at 5:12 am

    Bravo Dita per keto artikuj te thelluar. Kush ka mend le te kuptoje.
    Siç e vëren me të drejtë prof. Hasanaj, ‘shpopullimi selektiv’ po shkatërron indin social. Kur largohet shtresa e arsimuar dhe mosha riprodhuese, zgjidhja nuk është mbyllja e zyrës së bashkisë, por rikrijimi i identitetit ekonomik të zonës

    Reply
  • Gani USA says:
    August 25, 2026 at 5:12 am

    Shkrirja e bashkive është thjesht një manovrë burokratike në letër. Nëse nuk ka plane konkrete për zhvillim rajonal, me infrastrukturë dhe stimuj ekonomikë për fshatrat e qytetet e vogla, ndryshimi i kufijve në hartë nuk do të ndalë ikjen e banorit të fundit

    Reply
  • Xha Teme analisti says:
    August 25, 2026 at 5:13 am

    Te rroj partia
    Le te vdes shqiptaria

    Reply
  • U shua Shqipëria që më 1992-shin. says:
    August 25, 2026 at 10:22 am

    Unë nuk shoh asnjë lloj zgjidhje. Ose shoh vetëm një: shuarjen komplet të Shqipërisë deri në vitin 2100!

    Reply
  • Arbeni says:
    August 25, 2026 at 2:31 pm

    Planks e pooullsisë nuk një problem vetëm shqiptar.Unë jetoj në Britaninë e Madhe dhe syri nuk të sheh një grua shtatëzanë në rrugë,në autobuz,në metro etj.Gjithandej ndeshesh me të moshuar 50 vjeç e përpjetë dhe shumë pak fëmij.Njerzit nuk martohen e kështu nuk ka as fëmijë.Zakonisht bashkjetojnë.Edhe ata që martohen nuk lindin fëmij,sepse është problem strehimi(një apartament dhomë e guzhinë kushton minimumi 300 mij paund në Londër),kostoja e lartë e jetesës.Gazi,elektriciteti,uji,ushqimet,karburantet, ,qiraja e banesave janë të papërballueshme.Pra për qytetarët e thjeshtë jetesa është tepër e vështirë.Edhe aty në Shqipërinë tonë të varfër qytetarët përballen me të njëjtat vështirësi.Aty ka disa gjëra të tjera që janë të papranueshme që e mërzisin popullin.
    Organet e drejtësisë nuk japin drejtësi,kadastrat janë të korruptuara dhe sorollatin qytetarët sepse duan para,shëndetësia është përtokë.plehrat kanë mbushur rrugët e qyteteve e fshatrave,përrenjtë dhe lumenjtë janë të mbuluar nga plastika që përfundojnë në det,qytetet nuk kanë ujë të pijshëm 24 orë,le më fshatrat që nuk kanë fare as ujë e as rrugë,ushqimet janë me çmime më të larta se këtu në Londër,mishi është i gjithi nga Brazili i kontaminuar me sëmundje,frutat,domatet dhe perimet janë me pesticide helmuese të palejueshme nga BE.Ato shkaktojnë kancer tek njerzit.Shteti nuk ushtron ko troll për sigurinë ushqimore,pra nuk kujdeset për shëndetin e qytetarëve të vet.Ndërsa në petëndim jo se nuk ka problene,por shteti demokratik funksionon dhe qytetarit i shërbehet me korrektësi,ndërsa ne jemi një demokraci e re e pakonsiliduar,megjithatë Shqipëria ka bër përparime të mëdha këto vitet e fundit.Bashkitë e vogla duhet të shkrihen,sepse nuk prodhojnë asgjë,vetëm konsumojnë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë
  • Orët e etheve në Hagë për shtabin e UÇK-së
  • 16 shtatori i Konferencës së Pezës
  • Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Komentet e Fundit

  1. i lir on Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  2. xnxx.health on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  3. i lir on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Jim on Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  5. PO , PO on Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?