Presidenti i Kinës, Xi Jinping është filmuar duke akuzuar Justin Trudeau për zbulimin e detajeve të takimit, disa ditë pasi ata zhvilluan bisedime në samitin e G20 në Bali.
Ai i tha kryeministrit kanadez përmes një përkthyesi se kjo ishte e pavend, duke e akuzuar për mungesës sinqeriteti.
Rasti ka të ngjarë t’i referohet raporteve se Trudeau diskutoi për dyshimet për spiunazh kinez dhe ndërhyrjen në zgjedhjet kanadeze gjatë mbledhjes.
“Gjithçka që kemi diskutuar ka rrjedhur në gazeta dhe kjo nuk është e përshtatshme”, i tha udhëheqësi kinez Trudeau në Mandarin.
Pasi buzëqeshi dhe tundi kokën, kryeministri kanadez u përgjigj duke thënë “në Kanada besojmë në dialogun e lirë, të hapur dhe të sinqertë dhe kjo është ajo që do të vazhdojmë të kemi”.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë konstruktive së bashku, por do të ketë gjëra për të cilat nuk pajtohemi”, shtoi ai.
Përpara se Trudeau të përfundonte, presidenti Xi ndërpreu bisedën me homologun e tij dhe kërkoi që ai së pari “të krijonte kushtet”. Më pas i shtrëngoi dorën Trudeau dhe u largua.
Shkëmbimi theksoi tensionet midis Kinës dhe Kanadasë, të larta që nga ndalimi i ekzekutivit të Huawei Technologies, Meng Wanzhou në 2018 dhe arrestimi i mëpasshëm i Pekinit të dy kanadezëve me akuza për spiunazh. Të tre u liruan më vonë.
Por tensionet u ringjallën kohët e fundit pas arrestimit të Yuesheng Wang, një punonjës i shërbimeve publike në Hydro-Quebec, i cili u akuzua për spiunazh.
j.l./ dita

Duket pak si bole ky francezi kanadez. Mesa duket shume nga keta udheheqesit boterore tallin hallatet me te. Ju kujtohet se cfare i tha Boris Johnson para ca muajesh ne nje mbledhje si kjo: “e shohim kush e ka me te madh”. Pastaj me maskarallekun anglez qe e karakterizon shtoi “avionin”….Referenca ishte per tjeter gje kuptohet.
Trudeau cuni i Fidel Kastros.
Mua me duket qe Trudeau ka te drejte. Vendet si Kina (por kam parasysh edhe Shqiperine) i kane shume qejf bisedat e fshehta, akordet, planet nen tavolina. Kjo menyre shmang institucionet dhe rolin e tyre ne demokraci. Ajo qe thuhet ne privat, duhet te jete legale dhe patjeter qe mund te diskutohet ne publik. Jam i sigurte qe gjithe prapaskenat e korrupsionit ne Shqiperi nisin nga drekat ku eshte shtruar mish i pjekur dhe vere. Kujtoni vete se ckane bere tre figurat e korrupsionit Berisha, Meta, Rama por edhe ministra e deputete fondeve publike me .arreveshjet e tyre jashte institucioneve demokratike. Xi jin ping sillet si mafioz, ndersa Trudeau si perfaqsues i nje shteti demokratik qe ka ne baze transparencen.
Kjo Video eshte marre ne Indonesi ku u mlodh G 20 ,a pat noj gjo me interesante se ” kinesi ja lagu kanadezit ” ?
Apo zhgab zhgarravines nuk i pelqeu denimi kolektiv i LUFTES se Rusise kunder Ukraines!!
Gjithe Kanadaja e di qe diktatoruci Fidelito Kastro Trudeau dhe Chrystia Freeland , jane simpatizante te zjarrte te modelit Kinez dhe vegla qorre te Forumit Ekonomik Boteror te Klaus Satan Schwab.
Nje mesim nga historia…
Te medhenjte konfliktohen dhe njekohesisht pajtohen shpesh me njeri tjetrin per interesin e rradhes. Ne raste konflikti midis tyre, te vegjlit duhet te ulin veshet, te njohin dobesine e tyre dhe te permbahen. Te mos vrapojne pas te zgjedhurit dhe te lehin duke bere “te fortin” pa kuptim…USA dhe Kina, pas konflikteve qe paten, tani ulen ne tavoline dhe po sheshojne kontradiktat mes tyre. Kurse Kanadaja, qe lehte pa pushim kunder Kines, tani fut bishtin ne shale si qen i rrahur…Turp per Trudone…kinezi e trajtoi si nje lango qe vjen rrotull e leh pa kuptim.
Nen kete kendveshtirm, edhe “bashkepenmbajtesi” yne duhet te mesoje te jete me i permbajtur.
Oau momenti kyc i gjith konferences!
Cfardo qe bejne te medhenjte, kacafyten apo puthen…bari ne kembet e tyre do shkelet…
“bari”…, jane shtete e vogla.
Mire eshte qe kur ka konflikt midis te medhenjve, te vegjlit te ulin veshet dhe mos te kercejne perpjete dhe te luajne trimin.
Ja tani: Kina dhe USA u ulen ne tavoline. konfliktet harrohen dhe ata behen perseri “miq” Ne kete moment, …Trudo trajtohet si qen i rrahur dhe iken me bisht ne shale…
Mesim i madh dhe per E’Dromsin….