Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: GJKKO e la në burg, Safet Bajri ja thotë troç në sy gjyqtares: Po të doja kisha ikur dhe…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > GJKKO e la në burg, Safet Bajri ja thotë troç në sy gjyqtares: Po të doja kisha ikur dhe…
KronikeLajmi i fundit

GJKKO e la në burg, Safet Bajri ja thotë troç në sy gjyqtares: Po të doja kisha ikur dhe…

Published: February 24, 2025
Shpërndaje

GJKKO ka lënë në burg Safet Bajrin i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodërs, Behar Bajrin dhe Asmer Bilalin, të tre të akuzuar për vrasjen e xhaxhait të Ibrahim Licit, Fatbardh Lici.

Në seancën e cila ishte planifikuar të mbahej në orën 8:30 por u shty deri në mesditë, gjyqtarja Etleva Deda vendosi masat e sigurisë “arrest me burg” për tre të arrestuarit.

Ndërsa avokati i Safet Bajrit në një deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës tregoi pak nga dëshmia e Safetit në seancë, ku sipas tij i sqaroi dhe njëherë se nëse ai do donte kishte iku dhe nuk e kishin kapur dot kurrë.

- Publicitet -

Këtë sqarim e bëri edhe për mediat pasi prej disa ditësh disa gazetarë janë shprehur se Bajrin e arrestuan duke e shtrirë në tokë forcat RENEA në momentin që u paraqit në komisariatin e Policisë rajonale Shkdoër.

“Po të kisha për të ikur, nuk më kishit kapur kurrë” – tha Safeti. Ai është paraqitur vetë, është e provuar nga kamerat e sigurisë se u paraqit vetë. Mediat e kanë trajtuar gabim, jo u arrestua jo e shtrinë përtokë. Është paraqitur vetë.

Analiza është pjesë e hetimit, e ka dhënë analizën e ADN në procese të ndryshme dhe nuk është se nuk e kishin analizën e ADN prokuroria. Nuk e di për çfarë ngjarje kërkohet, atë e di prokuroria.’’ – tha avokati i Safet Bajrit pas seancës gjyqësore.

Të tre akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të vitit 2018 në Shkodër si dhe për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.

Sipas SPAK, tre të dyshuarit dyshohet se ekzekutuan xhaxhain e kundërshtarit të tyre, Ibrahim Lici, si një akt hakmarrje për vrasjen e mikut të tyre, Boran Bërcana. Ky i fundit u ekzekutua brenda në makinën e tij, së bashku me partneren e tij, Silvi Ndoci.

Në njoftimin zyrtar ditën e premte, SPAK sqaron se Safet Rustem Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri janë të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit më 10 gusht 2018 nga një atentat i ndodhur në Kiras të Shkodrës.

Nga hetimet e zhvilluara, ka prova që dëshmojnë se Bajrat dhe Bilali kanë planifikuar dhe organizuar atentantin e ndodhur më 10 gusht të vitit 2018 në Kiras të Shkodrës, me qëllim ekzekutimin e Fatbardh Licit, vëllai i Mustafa Licit dhe xhaxha i Ibrahim Licit.

Motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet ndër të tjera me atribuimin që shtetasi Behar Bajri i bën Ibrahim Licit për vrasjen e të njohurit të tij, shtetasit Boran Bërcana.

Mbi këta persona rënojnë akuzat e , “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E BUJSHME: “Po flisja me nënën…” E kërkonin në tokë për aferën AKSHI, Franca arreston në ajër ‘për spiunazh’ Ermal Beqirin
  • Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  • Tragjike: Emigranti dibran humb jetën në det në ishullin grek
  • Zyrtarët e Bashkisë së Divjakës shpallen fajtorë për shkeljet në tendera
  • Avokatët e huaj takojnë Veliajn në Durrës, Ndreca: Në shtator, ankim në Strasburg

Komentet e Fundit

  1. Dinshunk on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  2. K R on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  3. Vesho on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  4. Iku dekada on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  5. dashamires on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?