Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Ballukun, i bllokon pasaportën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Ballukun, i bllokon pasaportën
KronikeLajmi i fundit

Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Ballukun, i bllokon pasaportën

Published: November 20, 2025
Shpërndaje

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe ka urdhëruar bllokimin e pasaportës së saj.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, zv.kryeministrja Balluku është pezulluar nga posti, ndërsa i është ndaluar edhe dalja jashtë territorit të Shqipërisë.

“Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur masën e sigurimit personal ndalim i ushtrimit të detyrës dhe ndalim i daljes jashtë shtetit ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku,” tha një burim BIRN .

- Publicitet -

“Po ashtu, janë caktuar masa sigurimi personal edhe ndaj dy personave të tjerë që janë nën hetim,” shtoi ai.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme bëri me dije se, duke qenë se masat e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka një njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun.

“Në momentin e duhur procedural, do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës,” theksoi Gjykata.

Dy javë më parë, Balluku u mor e pandehur nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera gjatë procesit të ndërtimit të tunelit të Llogarasë. SPAK e akuzon se ka kontrolluar çdo hap të një projekti me vlerë rreth 190 milionë euro dhe se ka paracaktuar fituesin në kundërshtim me kriteret standarde të prokurimit publik për një nga projektet më të shtrenjta të infrastrukturës në pesë vitet e fundit.

Gjatë seancës parlamentare të së mërkurës, Balluku deklaroi se akuzat ndaj saj ishin të pabaza.

“Më duhet të them disa fjalë, jo për të kompensuar baltën, aludimet, gjysmë të vërtetat dhe gënjeshtrat e thëna me bollëk këto kohë, por për detyrimin që kam ndaj kujtdo që beson te puna dhe jo te balta,” – tha ajo nga foltorja e Kuvendit, ku po prezantohej projekt-buxheti i qeverisë.

Edhe kryeministri Rama i doli në krah zëvendëses së tij, pasi opozita kërkoi dorëheqjen e saj për akuzat e rënda me të cilat ajo përballet.

“Po bëni prokurorinë popullore…”, u tha kryeministri deputetëve të opozitës.

Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Edi Ramës në vitin 2019 si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe prej më shumë se pesë vitesh drejton portofolin më të madh qeveritar.

Ajo është gjithashtu zyrtarja më e lartë që përballet aktualisht me akuza penale nga SPAK, pas një serie bashkëpunëtorësh të ngushtë të kryeministrit që kanë humbur postet e tyre për shkak të hetimeve, përfshirë Arben Ahmetajn, ish-zv.kryeministër, Erion Veliajn, kryebashkiak i Tiranës, Ilir Beqajn, ish-ministër i Shëndetësisë, dhe më herët Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm.

Edmond Hoxhaj – Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Detari says:
    November 20, 2025 at 10:20 am

    hahahaha si tha ramazoni dje? grab the popcorn

    Reply
  • Epopeja e Rilindjoteve says:
    November 20, 2025 at 10:44 am

    Hajde moj Balluk zhdrap e zhdrup,
    nje Kazan Moll e Dardha baj e fut,

    po ju shtrydh me rradhe juve shoku Ramazon,
    ju ve te vidhnni rendeshem pastaj ju shkelmon,

    ke firmen ne c’do tenderim, ne c’do mesybet,
    me firmen tene eshte vjedhur sa per 100 vjet.

    Reply
  • cuf dabjoni says:
    November 20, 2025 at 10:53 am

    dhe ju e nxirrni këtë keqbërëse si një Artiste Filmi për ta reklamuar… ndërkohe që ajo do varrur me kokë poshtë..

    Reply
  • fery says:
    November 20, 2025 at 10:54 am

    Por Balluku doli jashte vendit dhe ate se paku dy here . Ajo shkoi ne Greqi dhe shkoi ne Amerike por flitet se shkoi edhe ne Beograd pasi ishte ftuar be SPAK.
    Kjo eshte nji tallje e radhes qe i behet popullit shqiptar sepse pasi Balluku dele jashte vnbdit ne Greqi, Serbi dhe Amerike per ti prishe ose fshehe provat e rendesishme,asaje i ndalohet dalja jashte vendit duke e shkarkuar edhe nga posti qe ushtronte..!!

    Reply
  • Kol Balla says:
    November 20, 2025 at 10:55 am

    Sapo mberriti ky lajm ne studiot e T.CH. e Kol Balla nga lezeti i futi serish nje te masturbuar para lap-topit si dikur…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë”, reagon ish-kryeministri Majko
  • Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër
  • Gjenden në zonën kufitare Shqipëri–RMV mbetjet mortore të turistit të zhdukur
  • Konsullatë serbe në Shkodër? Ish-diplomati i bën thirrje medias dhe opinionit publik për reagim të menjëhershëm
  • Shkrirja e bashkisë së Maliqit dhe bashkimi me Korçën, banorët thërrasin protestë të dielën

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  2. K R on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  3. K R on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  4. ILIR on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  5. ILIR on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?