Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka zgjatur me 3 muaj afatet e hetimit për dosjen “Bankers Petroleum”, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Prokuroret Enkeleda Millonai dhe Anita Jella argumentuan se kjo zgjatje është e nevojshme për kryerjen e veprimeve të tjera hetimore, për shkak të kompleksitetit të çështjes ndërsa kërkesa u miratua nga gjyqtari Erion Çela.
I vetmi që ndodhet në masën arrest në burg është CEO kinez i kompanisë, Hongping Xiao, ndërsa të gjithë të tjerët janë në masa më të buta, si arrest shtëpie. Hetimet lidhen me deklarime të dyshimta tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare për periudhën 2004–2024, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm financiar në buxhetin e shtetit. Sipas Prokurorisë, Bankers ka realizuar shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 miliardë lekësh, por ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 miliardë lekësh, duke shmangur tatimin mbi fitimin dhe duke përfituar rimbursime të dyshimta të TVSH-së.
Disa ditë më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bllokoi aktivitetin e “Bankers Petroleum” për shkak të një gjobe prej 120 milionë eurosh, të vendosur që në 2019, pasi kompania nuk kishte paguar 30 milionë euro akcizë për holluesin. Sipas Bankers, për këtë produkt nuk duhet paguar akcizë, pasi nuk konsumohet në Shqipëri dhe nuk përdoret për prodhimin e nxehtësisë ose energjisë, sipas ligjit shqiptar dhe direktivave të BE-së.
Hetimi, i cili tashmë është në dorë të SPAK, është zgjeruar duke përfshirë përgjegjësi brenda administratës tatimore dhe doganore, si dhe zyrtarë lokalë që dyshohet se kanë injoruar abuzimet me TVSH-në dhe detyrimet e tjera fiskale, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme buxhetit të shtetit. Hetimi filloi më 2 korrik nga Prokuroria e Fierit, ku u ekzekutuan disa masa sigurie ndaj drejtuesve të kompanisë, përfshirë CEO aktual, Hongping Xiao.
j.l./ dita

Keta jane hajdute shume te rafinuar,prandaj,,qepjani me spango kineze dosjen.Kane 20 vjet qe grabisin nentoken shqiptare,Nuk paguajne asnje takse,Dalin me Humbje dhe PERFITOJNE EDHE RIMBURSIME TE DYSHIMTA,.
E kuptoni me cfare keni te beni,o SPAK?
Si u privatizuan pa asnje dollare nderrmarrjet shteterore ne vendin tone gjate rregjimit Berisha..
Nje grupim A di spekullatoresh te huaj merr hua ne banke dhe privatizon ndermarrjen shteterore B ne Shqiperi qe nuk ka asnje borxh. Pas privatizimit qe realizohet me pak para dhe me korrupsion te shtetetareve shqiptare, krijon kompanine C, qe eshte nderrmarrja shteterore B te ciles i shtohen borxhet e A-se. Kompania C nuk paguan asnje takse shtetit shqiptar pasi eshte gjithemone ne humbje, do te paguaj borxhet e marra nga spekullatoret A. Ne rastin e Bankers, jemi edhe me ne thellesi te vjedhjes dhe mos pagimit te taksave,. Bankers ka krijuar edhe te tjera kompani satellite qe jane kurdohere ne humbje per te mos paguar taksat kompania meme. Kur shteti shqiptar kerkon pagimin e taksave nga kompanite e huaja dhe transparence ne administrimin e tyre nderhyjne ambasadoret per te mbyllur ceshtjen. Keshtu e pesoi edhe Edi Rama kur kerkoi taksat nga Bankers. Mjere vendi yne qe nuk gezon asgje nga pasurite e tij per shkak nje klase politike te korruptuar dhe injorante.
Asgjesimi i naftes ,Dorzimi i puseve produktive te naftes ne duar Kriminale,eshte veper e Berishes.
Shembja e Kombinatit te Rafinimit te Ballshit eshte veper e Edi Rames. U krye qe kriminelet e cvatjes Naftes,Taci oil,Bankers dhe te tjeret,te cvasnin pa justifikim.Eshte si nje bashkepunim mes bishave.Ujku dhe Ariu bashkohen mbi te njejten viktime.
Punetoret dhe banoret e Naftes u paralizuan.Popullit ju premtua nje ELDORADE NAFTE gjekund tjeter.Fondi Sovran ne Shpirag.
Tani SPAK po investigon Antaret e Gjykates Kushtetuese????!!!! Regjim prokuroresh! Rama dhe Sali levizni se do te hani keq!
Me keto dosje do vleresohet puna e SPAK.
Kuptohet Bankers ka financat te marri Avokatet me te mire te Botes, me ata nuk behet shaka, sepse dihet qe ceshtja do shkoj ne gjykaten Nderkombetare ne NY.
Pse nuk i nxjerr ketu bisedat e pergjimet telefonike SPAKu, apo e di qe nuk luhet me zjarrin?
Ndersa tekst mesazhet e Ballukut jane ne cdo faqe gazete.
Le ta publikojne mesazhet e Bankersit po ua mbajti.
Kaq trima jane keta te SPAKut dhe Klodiana Lalat.
Bankers ka vjedhur sa i ka dash qejfi., por jo pa gje edhe drejtuesit e Albpetrol sha. Te verifikohen gjithe drejtora, nendrejtora qe nga 2004- ra e deri tani te shikoni ç’eshte bere, te gjithe me pasuri te pa justfikuara.