Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Gjurmët tronditëse të testeve bërthamore”, stuhia e Saharasë mbuloi Evropën me pluhur radioaktiv në 2022
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Gjurmët tronditëse të testeve bërthamore”, stuhia e Saharasë mbuloi Evropën me pluhur radioaktiv në 2022
BoteLajmi i fundit

“Gjurmët tronditëse të testeve bërthamore”, stuhia e Saharasë mbuloi Evropën me pluhur radioaktiv në 2022

Published: February 5, 2025
Shpërndaje

Një ekip ndërkombëtar i klimatologëve ka zbuluar se pluhuri që arriti në Evropë në mars të vitit 2022 nga Saharaja përmbante izotopa radioaktivë, por burimi i tij nuk ishte testimi bërthamor francez në Algjeri gjatë viteve 1960, siç ishte menduar fillimisht. Në vend të kësaj, gjurmët e plutoniumit në pluhur tregojnë se ato vinin nga provat bërthamore që zhvilluan Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Ndërmjet vitit 1960 dhe 1966, Franca ka shpërthyer 17 bomba bërthamore në Saharë, kur Algjeria ende ishte nën kontrollin kolonial francez.

Edhe pse ata pretendonin se testet zhvilloheshin në zona të pabanuara, mijëra njerëz, përfshirë ushtarë francezë, ishin të ekspozuar ndaj rrezatimit. Disa burime vlerësojnë se deri në 60 mijë algjerianë ishin prekur nga provat bërthamore, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Francës jep një numër dukshëm më të ulët, prej 27 mijë. Në muajin mars të vitit 2022, një stuhi e fuqishme ngriti pluhurin saharian dhe e çoi atë deri në Evropë. Shkencëtarët analizuan 53 mostra pluhuri të mbledhura nga lokacione të ndryshme dhe zbuluan praninë e izotopeve radioaktivë.

Megjithëse pluhuri vinte nga rajoni algjerian i Reganit, ku francezët kishin kryer prova bërthamore, raporti izotopik i plutoniumit nuk përputhej me atë që do të pritej nga bombat franceze (nën 0,07). Në vend të kësaj, me një raport mesatar prej 0,187, gjurmët përputheshin me provat bërthamore të SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik. Edhe pse as SHBA-ja dhe as Bashkimi Sovjetik nuk kishin testuar armët bërthamore në Saharë, shpërthimet e tyre në pjesë të tjera të botës ishin kaq të fuqishme sa që pjesët radioaktive arritën në shtresat e larta të atmosferës dhe u përhapën nëpër planet, duke përfshirë Saharën.

- Publicitet -

Sipas kërkimit, fuqia e shpërthimeve franceze përbënte vetëm 0,02 për qind të forcës totale të provave bërthamore që SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik zhvilluan midis viteve 1950 dhe 1970. Lajmi i mirë është se niveli i radioaktivitetit në pluhurin saharian që mbërriti në Evropë nuk paraqet rrezik për shëndetin. Sipas standardeve të Bashkimit Evropian, nivelet e detektuara të rrezatimit janë shumë nën kufijtë e sigurisë dhe nuk janë ndjeshëm më të larta se rrezatimi natyror në dhe.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arben Tashko says:
    February 5, 2025 at 5:07 pm

    ______________________________

    Ajo qe ka ndodhur, ka ndodhur.
    _______________________________

    Nuk ka mundesi te kthehemi ne
    te kaluaren dhe ti ndalojme.

    Problemi sot eshte:

    Si te ndalohet perhapja e armeve nukleare?

    Fakti qe Korea e Veriut ka Arme Nukleare,
    Irani eshte afer prodhimit te tyre, e te tjera
    shtete desherojne ti zoterojne, krijon pasoja
    tragjike te jashte-zakoneshme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?