Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata e Apelit në Romë vendosi që 43 emigrantët të kthehen në Itali, mbërrin anija që do t’i transportojë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gjykata e Apelit në Romë vendosi që 43 emigrantët të kthehen në Itali, mbërrin anija që do t’i transportojë
KronikeLajmi i fundit

Gjykata e Apelit në Romë vendosi që 43 emigrantët të kthehen në Itali, mbërrin anija që do t’i transportojë

Published: February 1, 2025
Shpërndaje

Ka mbërritur në Shëngjin anija e rojës bregdetare italiane që do të marrë mbrapsht 43 refugjatët e akomoduar në Gjadër. Emigrantët e strehuar në kampin e Gjadrit në Shqipëri do të kthehen sot në Itali, pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Romës. Sipas mediave italiane, ashtu si dhe në dy rastet e mëparshme, Gjykata ka ngritur pikëpyetje mbi përfshirjen e Bangladeshit dhe Egjiptit, në listën e “vendeve të sigurta”, duke kërkuar që të pritet interpretimi për çështjen, nga Gjykata Europiane e Drejtësisë, e cila do të duhet të shprehet më 25 shkurt.

Sipas gjykatësve, që një vend të konsiderohet “i sigurt” duhet që “kushtet thelbësore për një përcaktim të tillë, të mund të plotësohen për të gjitha kategoritë e personave”. Prejardhja nga një “vend i sigurt” është parakusht për zbatimin e procedurës së përshpejtuar në kufi, që i lejon autoritetet italiane ta dërgojnë një emigrant në kamin e ngritur në Shqipëri.

Emigrantët e ardhur mëngjesin e të martës janë grupi i tretë dhe më i madh që ka ardhur në qendrën e pritjes në Shëngjin. Edhe në dy rastet e mëparshme, të tetorit dhe nëntorir të kaluar, gjyqtarët nuk vërtetuan ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare. Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.

- Publicitet -

Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje. Kjo marrëveshje ngjalli kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.

Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta. Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.

Marrëveshja për emigrantët është kritikuar nga opozita italiane se është e shtrenjtë, me një kosto rreth 800 milionë euro gjatë pesë viteve, dhe sipas tyre trajton vetëm një pikë në oqeanin e emigrantëve që arrijnë në Itali çdo vit. Nga ana tjetër Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interesin që ai të bëhet një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.

 i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Detari says:
    February 1, 2025 at 3:41 pm

    tragjikomike skandali ramazonit, nuk po i ecen perdhosja e Arberise.

    Reply
  • demo says:
    February 1, 2025 at 7:06 pm

    Ti moj Meloni i ke bere Hesapet me Edin,,Nuk i ke bere Hesapet me Kushtetuten dhe ligjet italjane.
    Edi i ka humbur 100% gjithe gjyqet dhe arbitrazhet Nderkombetare.
    Ky i ben petllat me uje moj zonje!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?