Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata e Lartë rihap garën për vendin vakant të Vitore Tushes në Gjykatën Kushtetuese
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjykata e Lartë rihap garën për vendin vakant të Vitore Tushes në Gjykatën Kushtetuese
AktualitetKronike

Gjykata e Lartë rihap garën për vendin vakant të Vitore Tushes në Gjykatën Kushtetuese

Published: October 31, 2022
Shpërndaje

Gjykata e Lartë njoftoi të premten riçeljen e procedurës së pranimit të kandidaturave për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim zëvendësimin e gjyqtares Vitore Tusha, mandati të cilës në këtë funksion ka përfunduar që në mars të vitit 2017. Në njoftim sqarohet se njoftimi për plotësimin e kësaj vakance është shpallur më parë në datat 16 janar 2017; 19 prill 2019; më 3 qershor 2021 dhe më 31 janar të vitit 2022.

“Për shkak të numrit të pamjaftueshëm të kandidatëve Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka përfunduar procedurat e vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve nga ana e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, citohet në njoftim dhe sqarohet se KED ka vendosur në dijeni Zëvedëskryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, se në garë për plotësimin e kësaj vakance kanë mbetur vetëm dy kandidatë.

KED vlerëson se nevoja për rishpalljen e kandidimit është “në respektim të parimit të konkurrencës së përzgjedhjes së më të mirit”. Ashtu si KED, Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë e ka çmuar të nevojshme rishpalljen e thirrjes për plotësimin e vendit vakant të Tushes, për pjesën e mbetur të mandatit 9-vjeçar, që përfundon në muajin mars 2025.

- Publicitet -

Afati i pranimit të kërkesave të kandidatëve është 30 ditë nga data e publikimit të njoftimit ku janë pasqyruar edhe kushtet dhe kriteret që duhet të vërtetojnë se plotësojnë.

Dy kandidatet aktuale në garë për vendin vakant të Tushes janë prokurorja e Tiranës, Elsa Miha dhe avokatja Holta Zaçaj.

Ndërkohë, KED njoftoi më 14 tetor se në mbledhjen e radhës të zhvilluar po në atë datë, kishte konkluduar lejimin e kandidimit për nga një pozicion në Gjykatën Kushtetuese, të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit, Ardian Dvorani dhe të ish-kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, Gent Ibrahimi. Dvorani kandidon për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të mbajtur më parë nga Altin Binaj, ku së bashku kandidojnë dhe Gent Ibrahimi, Elsa Miha, Marjana Semini dhe Arta Vorpsi. Për pozcionin tjetër Ibrahimi është në garë me Arta Markun dhe Arta Vorpsion.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 1, 2022 at 1:24 am

    Gjykata e Larte eshte me pak e korruptuar se ne kohen e Sali Berishes

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama: Bisedat në burg Veliaj-Gogu janë të sajuara
  • “U zhdukët, menduat iku ky. Votat i kam unë, pa mua jeni një m..t”! Dalin detaje nga Asambleja e PS: “Tirana, e humbur nëse votohet sot”
  • Ose nën thundrën time, ose jashtë Partisë!
  • Si e rrëzuan studentët Vuçiçin
  • U përjashtuan apo jo Ndreca e Spiropali? Klosi del prapë për sqarim

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on VIDEO: Nga vezët në rrugë mbi makinën e Ramës, te përjashtimet nga partia. Çfarë ndodhi në Asamblenë e Lalzit
  2. Fiku on A është e vërtetë që “Komisioni Europian ka bërë rekomandim historik për Shqipërinë”?
  3. Oficeri i artilerise on A është e vërtetë që “Komisioni Europian ka bërë rekomandim historik për Shqipërinë”?
  4. Ethem Lalaj on VIDEO: Nga vezët në rrugë mbi makinën e Ramës, te përjashtimet nga partia. Çfarë ndodhi në Asamblenë e Lalzit
  5. Arlinda Ymeraj on A është e vërtetë që “Komisioni Europian ka bërë rekomandim historik për Shqipërinë”?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?