Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata e Lartë rrëzon Apelin e Posaçëm, pranon rekursin e Arbër Veliajt
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gjykata e Lartë rrëzon Apelin e Posaçëm, pranon rekursin e Arbër Veliajt
KronikeLajmi i fundit

Gjykata e Lartë rrëzon Apelin e Posaçëm, pranon rekursin e Arbër Veliajt

Published: May 14, 2025
Shpërndaje

Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit të Posaçëm për Arbër Veliajn, i cili kundërshtoi sekuestrimin e materialeve nga ana e BKH si dhe të kontrolleve të ushtruara nga agjentët në banesën e tij dhjetorin e 2024.

Vendimi u dha nga treshja e gjyqtarëve Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj të cilët pas seancës të zhvilluar në dhomë këshillimi, vendosën të rikthejnë ccështjen në Apel për rigjykim, tek i njëjti trupë gjykues.

Pasi shkalla e tretë e gjyqsorit të zbardhë vendimin, në Apelin e Posaçëm gjyqtari Engert Pëllumbi, do të marrë edhe njëherë në shqyrtim ankimin e Arbër Veliajt, i cili kundërshtoi vendimin e GJKKO për sekuestrimin e materialeve në banesën dhe zyrën e tij si dhe për kontrollet e ushtruara në këto dy ambiente në kohën kur ai ndodhej jashtë vendit.

- Publicitet -

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, agjentët e BKH me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO, mësynë në banesën dhe zyrën e Arbër Veliajt në kuadër të hetimeve që Prokuroria e Posaçme po kryente për vëllain e tij Erion Veliaj.

Nga kontrollet u sekuestruan materiale, pajisje elektronike dhe sende të tjera të cilat ndodhen në zyrat e SPAK dhe po përdoren për hetimin e çështjes.

Në të njëjtën ditë u sekuestrua edhe telefoni i Ajola Xoxës e cila ndodhet në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, si e dyshuar për kryerjen e disa veprave penale.

Hetimi i SPAK për kryebashkiakun e Tiranës po mban në paraburgim këtë të fundit, në masën e “arrestit në shtëpi” biznesmenin Elman Abule dhe në masë më lehtësuese pesë biznesmenë të tjerë, Shkëlqim Fushën, Meriman Palushin, Sokol Kryeziun, Fatmir Bektashin dhe Gentian Sulën.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • five company says:
    May 14, 2025 at 7:43 pm

    Prezantimi im me Erjon Veliaj filloi per here te pare ne levizjen Mjaft. Fotografite e para ne nhe pub, nje koke e “trullosur” paksa nga ” pennelli di cigarelli”, shoqeri e zhurmshme e nhe elite te rinjsh qe aspironin per politizimin e levizjes se tyre ne nje shkalle me larte ate te nhe organizate rinore partiake. I shkolluar dhe me elokuence qe nxjerr ne pah njohurite e tij u ngjit shume shpejt ne hierarkine e politikes, per te vetmin fakt ; te elokuences shprehese te inteligjences. E vleresoja si nje zevendesues te eproreve te tij vendimmarres. Por,… gjithmone ka nje por, te ngjitesh shkallet e hierarkise ka nje kosto. Dhe kjo kosto e ka emrin buxheti i parave qe do menaxhosh. I dashur Erjon Veliaj, me lejo te te shpreh epersine e struktures pjate te organizimit me ate piramide hierarkike. Po e filloje me piramiden hierarkike vetem me nje fjali. ” Per cdo shkalle te ngjitur ne hierarki ty te duhet te pranosh nje kompromis, sa me lart ngjitesh aq me papranueshme do te jete per ty ekspozimi me kompromisin e rradhes”!!! Por kur vjen ceshtja madhore qe kompromisi mund te luhet ne ceshtjet e sigurise kombetare, piramida e hierarkise behet si rera e shkretetires dhe ti je i mbaruar perfundimisht si politikan. Kjo vlen per te gjithe bashkepunetoret e tu gjate kohes qe keni punuar ne bashki. ….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Indiani hyn për të vjedhur një banesë në Kombinat, arrestohet majë çatisë
  • Trump planifikon anulimin e vizave të 200 mijë azilkërkuesve në SHBA
  • Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  • Ç’duhet të kuptojnë turistët për protestën e shqiptarëve
  • Paratë e krimit pas bumit turistik

Komentet e Fundit

  1. demo on Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  2. Simon Bender on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  3. 1thundrak on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  4. Një banor I Tiranës on Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  5. Kaden Lester on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?