Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata e Lartë rrëzon Trump: Disa fonde të USAID duhet të rikthehen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Gjykata e Lartë rrëzon Trump: Disa fonde të USAID duhet të rikthehen
BoteLajmi i fundit

Gjykata e Lartë rrëzon Trump: Disa fonde të USAID duhet të rikthehen

Published: March 5, 2025
Shpërndaje

Gjykata e Lartë rrëzon Donald Trump mbi USAID dhe vendos që duhet të rifillojnë pagesat prej dy miliardë dollarësh të detyruara ndaj kontraktorëve që tashmë kanë përfunduar punën e tyre.

Gjyqtarët, me pesë vota pro dhe katër kundër, hodhën poshtë kërkesën e presidentit amerikan për të rrëzuar urdhrin e gjykatës së shkallës së parë.

Vendimi i Gjykatës është i rëndësishëm për disa arsye. Së pari, sepse vjen nga organi më i lartë gjyqësor në SHBA. Së dyti, sepse kolegji përbëhet në shumicë nga gjyqtarë të emëruar nga vetë Trump.

- Publicitet -

Mbetet për t’u parë nëse ky vendim krijon një precedent që, në mënyrë “zinxhirë”, do të ndikojë vendimet e gjykatave të tjera ku janë paraqitur ankesa kundër shkurtimeve drastike të imponuara nga Shtëpia e Bardhë.

Kundër vendimit të Gjykatës janë shprehur gjyqtarët Samuel Alito, Clarence Thomas, Neil Gorsuch dhe Brett Kavanaugh.

Çështja nisi nga padia e dy kontraktorëve të rëndësishëm të USAID, AIDS Vaccine Advocacy Coalition dhe Global Health Council: të dy iu drejtuan një gjykate për të kundërshtuar shkurtimin e fondeve nga administrata. Këtu, një gjykatës i parë federal, Amir Ali, i emëruar nga Biden, lëshoi një urdhër të përkohshëm për të rikthyer pagesat prej dy miliardë dollarësh në pritje të shqyrtimit të çështjes në themel. Administrata Trump e kishte cilësuar urdhrin e Ali-t si “jashtëzakonisht ndërhyrës dhe thellësisht i gabuar”.

Veprimtaria e USAID ka qenë një nga objektivat e sulmeve të administratës Trump (dhe “krahu i tij i armatosur”, Doge i drejtuar nga Elon Musk) që nga ditët e para të qeverisjes. Agjencia ishte cilësuar si një strofkë e “radikalëve të çmendur”.

Janë shkurtuar ose pezulluar programe ndihmash humanitare me vlerë miliarda dollarë, të cilat përbënin “fuqinë e butë” të SHBA-së në ato rajone.

Disa nga urdhrat e parë ekzekutivë të Trump-it kishin të bënin pikërisht me USAID: tabela me logon e agjencisë në selinë e saj në Uashington ishte hequr me urdhër të presidentit.

Shkurtimi i buxhetit të përgjithshëm që Shtëpia e Bardhë synon t’i imponojë USAID është madje 92%. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka deklaruar se “në përfundim të një procesi të udhëhequr nga drejtuesit e USAID… duke përfshirë edhe tranşet e shqyrtuara personalisht nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, janë identifikuar gati 5.800 fonde me një vlerë prej 54 miliardë dollarësh për t’u eliminuar si pjesë e agjendës US First”.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • intelektuali says:
    March 5, 2025 at 5:35 pm

    E cfare SIHARIQI perben per ju o gazeta DITA qe gezoheni si “Plakat e Liga” duke ferkuar duart nga kenaqesia qe Gjykata e Larte rikthen disa fonde te organizates kriminale hajdute USAID? Po lexoni ne historine e afert te SHBA se kjo Gjykate e Larte po keshtu hodhi poshte planin “New Deal” te rimekembjes ekonomike 100 vjet e pare te Presidentit amerikan Franklin Roosevelt kur kriza e rende ekonomike kishte kapluar SHBA dhe Gjykata e Larte ate kohe tallte bythen me fatin e amerikaneve si burokrate syqelq te papare.

    POR CFARE NDODHI ME TEJ?

    Presidenti Roosevelt kercenoi direkt antaret e Gjykates se Larte se me nje ndryshim ne ligj do te riste numurin e Gjykates Kushtetuese duke futur antare te rinj te zgjedhur nga ai vete dhe keshtu do te kalonte perseri amendamentet per “New Deal” me pas do t’i flakte ne pension pleqte kokforte dhe dudumet burokrate te Gjykates se Larte menjehere pranuar te miratonin “New Deal” qe shpetoi SHBA nga kriza ekonomike, hapi vende te reja pune dhe i dha nje zhvillim te ri te papare ekonomise. BAJGAT e Enverit dhe te Edvinit sapo te degjonin per kete histori krejt te vertete amerikane do te kercenin zgupthi me fjalet: “Cfare Drejtesie Komuniste eshte kjo?” por intelektuali u thote BAJGAVE te Enverit dhe te Edvinit se Drejtesia me e mire eshte ajo qe i sherben popullit te vet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E rëndë në Kavajë, konflikti mes dy vëllezërve përfundon me vrasje
  • Prej 26 ditësh kërkohet largimi i Ramës, eurodeputetja: Të hënën do t’i bashkohem protestës në Tiranë
  • Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  • 25 qershor 2026
  • VIDEO: Tërmetet e fuqishme godasin Venezuelën, autoritetet druhen për qindra viktima

Komentet e Fundit

  1. Komentues on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  2. Joni on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. Pellazg on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Socialisti i pa përfaqësuar on Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  5. Trapajane hesapi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?