Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata Speciale rrëzon mocionin e mbrojtjes së Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Gjykata Speciale rrëzon mocionin e mbrojtjes së Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së
KosovëLajmi i fundit

Gjykata Speciale rrëzon mocionin e mbrojtjes së Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së

Published: July 16, 2025
Shpërndaje

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë refuzuar plotësisht mocionin e mbrojtjes që kërkonte heqjen e disa fakteve materiale nga aktakuzave ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Mocioni kishte për qëllim të sfidonte përfshirjen e ngjarjeve që kanë ndodhur para majit të vitit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, sqaroi se incidentet e përmendura nga mbrojtja nuk konsiderohen si akuza të veçanta, por si pjesë përbërëse e akuzave ekzistuese.

- Publicitet -
Smith tha se “ajo çfarë kundërshton mbrojtja nuk është një akuzë, por është një pjesë e një akuze në formën e fakteve të materialeve të caktuara” qw sipas tij përbëjnë akuzat apo pikat në aktakuzës.

Sipas Smith, rregulla 130 nuk i jep trupit gjykues kompetencën për të rrëzuar pjesë të veçanta të akuzës që përmbajnë fakte materiale, nëse këto nuk përbëjnë akuza të pavarura.

Ai theksoi se interpretimi i kësaj rregulle kërkon një shqyrtim të plotë të secilës pikë të aktakuzës, e jo të çdo fakti individual që kontribuon në ndërtimin e saj.

“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, u shpreh ai.

Gjyqtari shtoi se shumë nga faktet në fjalë lidhen me krime kundër njerëzimit, për të cilat, ndryshe nga krimet e luftës, nuk është e domosdoshme të provohet ekzistenca e një konflikti të armatosur.

Për këtë arsye, edhe nëse argumentet e mbrojtjes do të pranoheshin, ato nuk do të çonin në rrëzimin e ndonjë pike të aktakuzës.

“Trupi gjykues nuk është bindur që ka autoritet sipas Rregullës 130 për të rrëzuar pjesë të akuzave ose materiale që formojnë pjesë të aktakuzës, qoftë për arsye kohore apo të tjera”, theksoi Smith, duke bërë të ditur se mocioni u rrëzua në tërësinë e vet.

Rregulla 130 në Rregulloren e Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës ka të bëjë me mocionet për rrëzimin e akuzave nga aktakuza, para fillimit të gjykimit.

Ky rregull i lejon mbrojtjes të paraqesë kërkesë për të rrëzuar një apo më shumë akuza specifike nëse pretendon se provat e Prokurorisë nuk janë të mjaftueshme për t’i mbështetur ato akuza.

Qëllimi është të mos lejohet që një aktakuzë e pabazuar të kalojë në gjykim të plotë.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Aktakuza e konfirmuar ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit u dorëzua më 30 shtator 2022 dhe përmban dhjetë pika, ku të akuzuarit ngarkohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar më 2015 nga Kuvendi i Kosovës.

Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë të Holandës, heton krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • fery says:
    July 17, 2025 at 8:47 am

    Rrastet e vrasjes se mbi 400 shqiptareve te vrare para, gjate dhe pase luftes ne Kosove duhet patjeter te zbardhen dhe fajtoret (egzekutuesit e urdhedhenesit) te marrin denimin e merituar..!
    Te ndiqet paraja nga krimi i organizuar dhe pjese e ketij krimi eshte edhe rasti “veteranet”

    Reply
  • demo says:
    July 17, 2025 at 11:37 am

    Me lojra nenesh me llafollogji procedurash nje arrivist ambicioz per te ringritur karrieren e deshtuar ne SHBA kerkon te inkriminoje Udheheqjen e UCK, Luften heroike te rinise kosovare ne mbrojtje te Kosoves nga Agresioni ushtarak shteteror Serb.Ky felliqsire gjykates i quajtur Smith ka formuluar nje mal me akuza kunder presidentit Trump,por meqenese miliarderi Trump edhe si qytetar i lire edhe si President ja rrezoi te tera,per te shpetuar ftyren e diskretituar ne Amerike,,ju versul Udheheqesve te Luftes se Kosoves,te pambrojtur,pa fuqi financiare, Gjykata Speciale per Kosoven u ngrit per te fajesuar Viktimat,U ngrit per ti veshur krimet e perbindshme te ushtrise dhe paramilitareve serbe,popullit martyr te Kosoves.
    U ngrit PER TE BARAZUAR VIKTIMEN ME XHELATIN. I njejti fat e pret edhe popullin heroik te Ukraines,nga keta Hyena kermash te Drejtesise BARAZIMTARE Euro-amerikajne.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?