Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
Gjykatat me dënimet e shkurtuara, me zvarritjet e proceseve gjyqësore dhe, në krahun tjetër, mefshtësia e policisë për të parandaluar krimet nuk po e shëndoshin si dhe sa duhet rendin publik.
Rasti më i fundit i krimit të trefishtë të ndodhur në Tiranë, ku një kriminel përsëritës (recidivist), me emrin Dan Hutra, vrau tri femra dhe plagosi po kaq të tjera, ngjalli revoltë qytetare dhe diskutime mediatike.
Kur ndodhin krime të tilla dhe iu hyhet çështjeve në themel dalin në pah shumë gjëra, antivlera, mangësi, plogështi, papërgjegjshmëri etj. të organeve ligjzbatuese. Jo rrallë herë vihet në diskutim ndërgjegjja juridike e qytetare e gjyqtarëve, por edhe saktësia, qartësia dhe efikasiteti i kuadrit ligjor të shtetit shqiptar.
Një problem mjaft i mprehtë që del në pah nga krimi i lartpërmendur në Tiranë është Instituti i Gjykimit të Shkurtuar, i futur në legjislacionin penal dekadat e fundit. Në përgjithësi, nuk jam kundër këtij lloj gjykimi, por mënyra si është formuluar ai në disa nene të K.Pr. Penale (nenet 403-406) është e paplotë. Neni 403, paragrafi 2 parashikon që “gjykimi i shkurtuar nuk zbatohet për ato krime që ligji penal parashikon dënim me burgim të përjetshëm”.
Po si zbatohet në praktikë paragrafi i dytë i këtij neni? Siç do ta shohim më poshtë një vendim unifikues i Gjykatës së Lartë përkrah gjykimin e shkurtuar edhe për veprat penale që ligji material ka parashikuar dënim me burg të përjetshëm.
Sipas gjykimit tim të imponuar nga gjendja e kriminalitetit dhe rrezikshmëria e autorëve të krimeve, do të duhej që edhe për vepra të tjera penale me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, tej atyre që parashikon paragrafi i dytë i nenit 403 të K.Pr. Penale, të pandehurit nuk duhet të kenë të drejtën e gjykimit të shkurtuar. Kjo dikton nevojën e një studimi dhe, në varësi të rezultateve, të propozohen ndryshime me qëllim kufizimin me ligj të këtij lloji gjykimi.
Përveç kësaj, objekti i studimit do të duhej të përfshinte edhe mundësinë e përjashtimit nga e drejta e gjykimit të shkurtuar të autorëve përsëritës, ndoshta vetëm për një grup veprash me rrezikshmëri shoqërore, që vlerësohen të tilla për faktin se ato vepra penale janë shumë të përhapura në periudhën që kalon shoqëria dhe vendi.
Qëllimi i studimit për përmirësimin e kuadrit ligjor duhet të synojë që e drejta (instituti) për gjykim të shkurtuar të mos zbatohet në mënyrë shabllone dhe as t’i lihen gjykatës hapësira të gjera për të pranuar këtë gjykim të posaçëm.
Ashtu siç është sot ky institut iu jep mundësinë personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore t’i shpëtojnë dënimeve me shumë vite burg, sepse u zbritet një e treta e dënimit.
Nëse legjislacioni dhe praktika gjyqësore nuk udhëhiqen nga parimi i mbrojtjes së interesave shoqërore, të rendit dhe sigurisë jo vetëm individuale, por edhe kolektive, atëherë kjo e drejtë nuk mund të jetë në shërbim të shoqërisë.
Në rastin e krimeve veçanërisht të rënda mendoj se ligji duhet të parashikojë rrethanat e veçanta kur duhet dhe në çmasë duhet të përfitojë autori i krimit nga gjykimi i shkurtuar. Fjala vjen, është e papranueshme që për krime tejet të rënda autori i krimit të përfitojë uljen e një të tretës të dënimit njësoj si në rastin e një vrasjeje të kryer në gjaknxehtësi e sipër apo të një aksidenti.
Do të ishte normale që gjykata të mos i ulë çdo personi të deklaruar fajtor 1/3 e dënimit. Normale nuk është që të përfitojnë njësoj si ai që ka kryer vrasje edhe ai që ka kryer vjedhje.
Gjykimi dhe vendimi për veprat kriminale nuk mund të ketë si qëllim vetëm ndëshkimin e autorit dhe rivendosjen (atje ku është e mundur) e të drejtave të palës së dëmtuar, por edhe parandalimin në të ardhmen të veprave penale. Është e vërtetë se parandalimi i veprave penale përfshin një sërë faktorësh e masash administrative, edukative, sociale e mediatike dhe po aq shumë institucione që nga familja, shkolla e shoqëria, por dënimi penal duhet të synojë izolimin nga shoqëria të kriminelëve për një afat kohor në raport me rrezikshmërinë e tyre, që matet me pasojat e veprave të kryera dhe mundësitë e rehabilitimit.
Sipas legjislacionit penal shqiptar, por edhe vendimeve unifikuese të Gjykatës së Lartë (Vendimi Nr.2 datë 29.01.2003) vlerësohet se “Gjykimi i shkurtuar ka vlerë për ekonomi gjyqësore, sepse thjeshton e shkurton procedurat, rrit shpejtësinë dhe efikasitetin e gjykimit dhe sjell si pasojë një përfitim për të pandehurin në uljen me 1/3 të masës së dënimit dhe mos aplikimin e dënimit me burgim të përjetshëm”.
Madje, citohet edhe një vendim i GJEDNJ (Vendimi Nr. 18114/02) i cili shprehet se “Kjo procedurë (e gjykimit të shkurtuar- V. M.) paraqet avantazhe të padiskutueshme për të pandehurin: në rast dënimi, ky i fundit përfiton ulje të dënimit”.
E drejtë është në dukje, po a mund t’ia lejojë vetes shoqëria që, nëpërmjet sistemit gjyqësor t’iu japë përparësi dënimeve të zbutura dhe ekonomisë gjyqësore edhe në rastin kur autori është përsëritës dhe me rrezikshmëri të theksuar shoqërore? Kurrsesi jo!
Vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë bie në kundërshtim me nenin 403/2 të K. Pr. Penale pasi ky i fundit nuk lejon zbatimin e Institutit të Gjykimit të Shkurtuar për ato krime që ligji penal parashikon dënim me burgim të përjetshëm, ndërsa i pari ( Vendimi i Gj. Lartë ) i jep të drejtë gjykatës të pranojë gjykimin e shkurtuar edhe për to dhe, jo vetëm të mos japë dënim me burgim të përjetshëm, por edhe të ulë me 1/3 dënimin me burgim jo të përjetshëm.
Kontradiktën midis tyre mund ta kenë shkaktuar ndryshimet e mëvonshme në K.Pr. Penale por, gjithësesi, ajo ekziston aktualisht.
Siç e dimë tashmë, në rastin e vrasësit Dan Hutra kemi të bëjmë me një përsëritës në krime (recidivist) dhe që kishte kryer edhe më parë krim të parashikuar nga nenet 79 dhe 79/c të Kodit Penal. Sikur ky autor të mos kishte përfituar nëpërmjet gjykimit të shkurtuar, kur ka vrarë ish-bashkëshorten e vet para rreth 20 vitesh, ai do të kishte qenë brenda burgjeve shqiptare dhe tri viktimat e tij më të fundit do të ishin sot gjallë.
Ndaj tij është zbatuar gjykimi i shkurtuar edhe në rastin e tretë të gjykimit, megjithëse ishte përsëritës në krime dhe dënimet e mëparshme nuk kishin dhënë asnjë efekt në rehabilitimin e tij. I parë rasti drejtpërdrejt rezulton se zbatimet e gjykimeve të shkurtuara kanë qenë të gabuara dhe, pse të mos e themi, për shkak të tij/tyre kanë humbur jetën disa njerëz dhe shoqëria shqiptare vazhdon të ndihet e pasigurt.
Rasti i Hutrës nuk është i vetmi në Shqipëri (ngjet edhe gjetkë në botë). Legjislacioni procedural penal i pasaktë dhe i paplotë iu ka dhënë shpesh mundësinë edhe gjykatësve të pandershëm të abuzojnë në kurriz të viktimave të krimeve dhe në dëm të shoqërisë në tërësi.
Objekt i studimit të propozuar mendoj se duhet të jetë edhe e drejta për lirim të parakohëshëm me kusht. Kjo e drejtë kërkon rregullim me ligj për t’iu hequr gjyqtarëve të korruptuar, siç ishte rasti i gjyqtares së Krujës, mundësinë të lirojnë nga burgu të dënuar përsëritës, me afate të gjata burgimi dhe shumë të rrezikshëm.
Qytetarë shqiptarë që kanë sadopak njohuri juridike dhe që kanë pasur fatin e keq të përballen me organet e drejtësisë në Shqipëri kanë mundur të vërejnë që, përveç paaftësisë profesionale dhe mungesës së personalitetit të disa gjyqtarëve, ka edhe pasaktësi, mungesa dhe paqartësi në legjislacionin penal dhe civil, gjë që ka krijuar klimë që disa gjyqtarë të japin vendime të gabuara ose të paqarta dhe të mos iu hyjë gjemb në këmbë.
Problemet e legjislacionit janë të shumta, por pa u zgjatur po ndalem edhe tek një dukuri shumë e përhapur dhe që ka të bëjë me zbardhjen e vendimeve gjyqësore.
Që palët në një proces gjyqësor të trajtohen me dinjitet, drejtësi dhe efikasitet nevojitet që vendimet gjyqësore të jenë të arsyetuara si duhet dhe përfundimet urdhëruese (dispozitivi) të mos lënë vend për keqkuptime apo keqinterpretime nga ata që ngarkohen me ligj t’i zbatojnë.
Gjithashtu nevojitet që legjislacioni penal apo civil t’i përcaktojë qartë procedurat, të drejtat e palëve dhe afatet e gjykimit e të zbatimit të vendimeve. Këto ditë më ra në dorë një vendim penal ( vetëm dispozitivi i tij ) i Gjykatës së Apelit Shkodër, i marrë nga një trup gjykues me kryesues gjyqtarin Tonin Sterkaj.
Dispozitivi ishte aq i paqartë dhe i paplotë sa që vështirësonte zbatimin e tij. Ndërkohë mësoj se, çuditërisht, edhe pse kishin kaluar afërsisht pesë muaj, vendimi i plotë nuk ishte zbardhur. Një shok i fakultetit që punon avokat më tha se nuk ka gjë për t’u çuditur pasi kjo dukuri qenka e rëndomë tek ne. Neni 430/1 i K. Pr. Penale kërkon që gjyqtari kryesues ose njëri nga gjyqtarët, të lexojnë në seancë dispozitivin, por neni 430/4 kërkon që vendimi të arsyetohet brenda 30 ditëve nga shpallja e tij.
Neni 430/5 thotë se ” Afati i parashikuar për arsyetimin e vendimit me shkrim mund të zgjatet në raste përjashtimore për shkaqe të përligjura “. Ligjbërësi ishte dashur të përcaktonte qartë në ligj rastet përjashtimore dhe ” shkaqet e përligjura” për zgjatje, si dhe afatin maksimal të kohëzgjatjes për zbardhjen ( vendimin e plotë me shkrim ).
Përndryshe, ashtu siç është aktualisht jep mundësi për spekulime që kanë si pasojë vonesat në dhënien dhe zbatimin e drejtësisë. Jo më kot është thënë se ” drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar “.
Nga ana tjetër, neni 435 kërkon që “Rekursi duhet të paraqitet me shkrim brenda 45 ditëve nga e nesërmja e shpalljes së vendimit të Gjykatës së Apelit”. Po si mund të bëhet rekurs i argumentuar kur vendimi nuk është zbardhur as pas disa muajve? A ka përgjegjësi këtu dhe çfarë bëjnë organi që mbikëqyr veprimtarinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve në fushën e respektimit të procedurave?
Sa thashë më sipër, tregon edhe një mangësi të të zgjedhurve tanë ligjbërës dhe, në veçanti, të anëtarëve të djeshëm dhe të sotëm të Komisionit të Ligjeve të Parlamentit, pasi jo rrallë e marrin formulimin dhe miratimin e ligjeve si një “punë rutinë”, kur ajo është shpesh jetike për të drejtat e qytetarëve, jetën dhe sigurinë e tyre.
Nuk mjafton neni 21 i Kushtetutës së RSH që thotë se “Jeta e personit mbrohet me ligj”. Në praktikë jeta mund të mbrohet vetëm kur të kemi ligje të plota, të sakta e të qarta dhe gjyqtarë të aftë profesionalisht dhe me integritet të lartë moral.
Prandaj, më duket se nisma e fundit e Ministrit të Drejtësisë z. Manja, lidhur me propozimin për përjashtimin nga zbatimi i Institutit të Gjykimit të Shkurtuar vetëm në rastet e personave që akuzohen për dhunë në familje, megjithëse qëllimmirë, nuk është e plotë. Nevojitet një studim më i gjerë, duke marrë parasysh shumë faktorë që lidhen me shkaqet, prirjet etj.
Ndërkohë çështja e parandalimit nuk mund të vlerësohet e kryer me dhënien e dënimit. Individët e dënuar kur kryejnë dënimin kërkojnë vëmendjen e organeve policore për të vlerësuar sa është rehabilituar i dënuari pas kryerjes së dënimit, a ka hequr dorë ai nga rruga e krimit, apo vazhdon të ketë të njëjtën mendësi?
Mënyra e trajtimit të këtij problemi nga disa media dhe gazetarë, duke fajësuar Policinë e Shtetit pse ka liruar apo pse lejon të rrinë jashtë burgut individë si Hutra është e gabuar. Policia është organ shtetëror ekzekutiv dhe as mund të mbajë njeri në burg pa vendim gjykate dhe as të lirojë të burgosur pa këto lloj vendimesh. Por policia ka detyrë funksionale (ligjore) parandalimin e veprave penale.
Parandalimi arrihet edhe duke mbajtur në vëzhgim me metoda të parashikuara në ligj elementë që kanë qenë të dënuar dhe të tjerë që kanë demonstruar prirje kriminale. Policia ka evidenca për këta persona dhe evidencat duhet të shërbejnë pikërisht për t’i mbikëqyrur ata. Përndryshe, pse duhet evidenca për t’u thënë gazetarëve tanë “investigues” se ky që kreu krimin nuk është i panjohur për policinë se një herë është dyshuar për aksh krim, se është dënuar një herë apo dy herë në vitin kaq dhe aq?
Evidenca të tilla mund të krijojë çdokush, gazetarët që ndjekin kronikën e quajtur e zezë po se po. Jo. Evidenca e policisë ka qëllim organizimin e parandalimit të kriminalitetit. Dy hallka të rëndësishme të policisë, inspektori i rendit dhe ai i krimeve paguhen që të mbikëqyrin individët që kanë në evidencë si kontingjente të krimit.
Nëse Hurta nuk ishte në vëmendjen e këtyre hallkave policore, kush tjetër duhej të ishte? Mbikëqyrja policore ndaj individëve problematikë për shoqërinë nuk ka lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut pas të cilave fshihen shpesh parazitët që vegjetojnë në polici në pritje të vrasjeve të radhës nga elementë për të cilët paguhen për t’i mbikëqyrur.
Çfarë mund të sillte mbikëqyrja në këtë rast? Të shumta mund të jenë mundësitë parandaluese që mund të hamendësojmë, por një prej tyre mund të kishte qenë sekuestrimi i armës së krimit që mbante pa leje dhe arrestimi i tij para se të kryente krimin e shumëfishtë.
Zoti Rrumbullaku, si Drejtor i Përgjithshëm, duhet t’i shkundë inspektorët e terrenit që të bëjnë detyrën.
——
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
DUHET DUHET DUHET
O JU RENTE DAMLLAJA
ZGJOHENI NGA GJUMI
KUR BEHET HATAJA
QIQRA NE HELL KERKONI
NGA DEMOKRACIA
KUR KURVE ESHTE E EMA
LAVIRE DEL E BIJA
Radika e trashe
Nuk e kupton
Mos hap telashe
Po e tepron
Nuk është lpunë Ligji
As Dan Hutra-PASKUQANI
Tek Dan Hutrat me imunitet
aty fle 30 vjet SHEJTANI!
Tek Dan Hutrat e disinformacionit
vrasesit e tere rraces FEV ZI
Propogandues te krim-korrupsaionit
Me ne krye Dan Hutren-SALI!
Gjykimi i shkurtuar pranohet me marreveshje mes avokatit mbrojtes e prokurorit kur provat nuk jane te mjaftueshme. Avokati mbrojtes siguron nje denim me te lehte te klientit dhe prokurori nuk zgjatet me ne kerkime provash.
Por kur provat e krimit jane qarte, kur vrasesi eshte kapur “me presh ne duar” si thote populli, atehere ky Gjykimi i shkurtuar eshte jo Gabim, por Krim i rende dhe Korrupsion e rende. Sepse Gjyqtari qe e pranon kete e ben vetem nen Ryshfet e kjo nuk vihet ne dyshim nga askush.
…dhe pastaj Dan Hutrat jane Robin Hudet e rrugeve deri kur dalin ne Kroniken e Zeze si vrases ose te vrare.
Ti FAZLLO, qe te mos vdesesh injorant: Ka 10 vjet ne pushtet Edi Rama, e qe ne ditet e tij te para i ka dhene Kompanise se Damir Fazllic (atij Fazllic qe ti ke qejf te qihesh) Tenderin e Interkonjeksionit te Energjise, prandaj mos ha me tej marmallate me Sali se bohesh qesharak.
Gjykim, as i shkurtuar, as i gabuar, por vetem gjykim i deshiruar !
Fatkeqsia Kombëtare në çdo hallkë të Shtrtit në Shqipëri për 32 vite është Sb.Vrasësi 3 Fishta DAN HUTRA nga Kuksi ka qënë militant i PD SB.Dhe 44.000 luftëtarët e Sb nuk preken sa të jet mbi dhe Sb.
-Vini Re: Asnjë i PD nuk dënohet ndonse drejtuesit e PD i kan lyer me gjak.
-SPAK ka lindur i vdekur.
-Sot anulohet gjyqi i Fatmir M.Gërdecit pasi 3 prekurorët ndëdhe jasht me “SHËRBIM”.
-Dje u anulua gjyqi Salianit pët të 9-tën herë.
-7 herë është anuluar gjyqi i Elbsanit për vrasin e Dr.Xhuvant të PS.
-SPAK ktheu dosjen e 21 janarit ndonse ka një VIDIO TË RE që jepen urdhër për vrasje nga zinxhiri Komandues.
-ZEF BROZI NGA AMERIKA DEKLARON: NË SPAK KA RËN BOMBA.
-FLM DITA.
Fatkeqsia Kombëtare në çdo hallkë të Shtetit në Shqipëri për 32 vite është Sb.Vrasësi 3 Fisht DAN HUTRA nga Kuksi ka qënë militant i PD SB.Dhe 44.000 luftëtarët e Sb nuk preken sa të jet mbi dhe Sb.
-Vini Re: Asnjë i PD nuk dënohet ndonse drejtuesit e PD i kan lyer duart me gjak.
-SPAK ka lindur i vdekur.
-Sot anulohet gjyqi i Fatmir Medi Gërdecit pasi 3 prekurorët ndëdhe jasht me “SHËRBIM”.
-Dje u anulua gjyqi Salianit për të 9-tën herë.
-7 herë është anuluar gjyqi i Elbsanit për vrasin e Dr.Xhuvant të PS.Dhe kryesusi bandës së armatosur GAZMRND BARDHI nuk është thirrur fare
-SPAK ktheu dosjen e 21 janarit ndonse ka një VIDIO TË RE që jepen urdhëra për vrasje nga zinxhiri Komandues: Sb,Mb,Ndrea Prendi.
-ZEF BROZI NGA AMERIKA DEKLARON: NË SPAK KA RËN BOMBA.
-FLM DITA.
Po liroheni mo, se s’ka bwrw gje! Shikoni te fusni ne burg ndonje qe proteston, apo qe s’ka paguar ne kohe dritat dhe ujin, sepse ia kane vene pak me teper shumen ata te dritave dhe ujit! Apo keni edhe ndonje te gjobitur nga AMA, apo ndonje qe ka share e qe e kap ligji i ofendimit, apo ndonjw qe ka akuzuar kot kryeministrin, se edhe kete e kap ligji i shpifjes! Ja, keta jane te rrezikshem per shtetin dhe qeveritaret, pa te cilet s’jetohet dot!
Si ai Zef maloku nga Amerika, si ti Kapterr Lalaj nga Corrushi i Memo Shehut jeni dy copa te se njejtes bajge, pra Katunarise.
Aman o Viktor si nuk u lodhe duke kritikuar veset dhe të metat e shoqërisë dhe shtetit shqiptar. Akoma ke shpresë?! Nuk e ke kuptuar se këtu çdo gjë ka marrë fund?! Do të kisha shumë qef të lexonja nga ti ndonjê shkrim për diçka që shkon mirë në Shqipëri! Por më duket se është e pamundur. Është qelbur peshku nga koka te këmbët. Nga kryeministri i paaftë, palaço dhe i pandërgjegjshëm deri te polici dhe nëpunësi i fundit. Mos të flasim këtu për vrasësit, shkatërruesit dhe hajdutët me damkë S.B. dhe I.M. Askush nuk punon sot për shtetin, për të mirën e përbashkët, por secili shikon si të vjedhë dhe të pêrfitojë. Shqiptarët o i dashur Viktor i rregullon veçse një bombë atomike. Atëhere le t’ia shofin hajrin parave të fituara me krime, drogë dhe korrupsion.
Hutra u denua per here te dyte per nje krim te perseritur.
Kuptimi i ketij denimi eshte meqenese nuk ke mesuar nga denim i ipare, te shtohet denimi i pare dhe i dyti bashke.
Kur merrni nje gjobe per shpejtesi, te gjobisin me para dhe te heqin dy pike ne patente, nqse e merr brenda 1 viti te dyfishohet gjoba dhe piket.
Kuptimi i heqjes lirise apo burgut, eshte te shkosh dhe te reagosh per krimin qe ke bere, po e perserite, dmth nuk e ke kuptuar,..
PO PERPIQEN TE SHPETOJNE PRAPE.
Kerkojne ta nxjerrin Te semure mendor.Te papergjegjshem.
Te nxjerrin me emer kush eshte ai prokuror e gjykates qe kerkon ta nxjerri Te Papergjegjshem?
22 vjet,qe eshte ne pushtet
nga minister shteti mbret e permbi mbret.
Fajin e ka Saliu me horrat e vet
Ka faj dhe enveri me gjyshin Ahmet.
Cfare juristi je ti mor Celibashi qe kerkon Bashen te regjistroje PD?
Basha dha doreheqjen,Ka mbaru pune.
E dha doreheqjen ne PARTI,se kryetar Partie ishte.Nuk e dha doreheqjen ne Gjykate,se nuk ishte kryetar gjukate,Nuk e dha doreheqjen ne Qeverri,se nuk ishte kryetar qeverrie.
Nuk vjen Basha,as per 48 ore,as per 48 vjet..
Do te lesh PD pa rregjistruar?
Vulen me gjykate tani e ka grupimi i Alibeaj pa kryetar.Regjistro dokumentat qe te solli Alibeaj qe ka vulen.
demo, ndjese por CELIBASHI ESHTE NE RREGULL me Ligjin.
Kerkohet me ligj qe ai ish-kryetari i dorehequr Basha qe Gjykata e njeh per Kryetar ne vendimin e 3 marsit (!) te shkoje e te firmose vete kerkesen per rregjistrim ne zgjedhje te PD. Ajo firma e tij nuk mund te delegohet sic delegohet poasti i tij tek ai fakiri Alibeaj d.m.th. Kaq e thote Ligji e Celibashi atij Ligji i referohet.
Nuk eshte faji Celibashit qe Ligji nuk i njeh Kryetareve te partive delegime firmash tek vasalet. Kaq.
ku Jane burrat e ketyre fiseve the cileve ju vrane grate? shteti se rruan, por familjet po.