Një nga konkluzionet e para të trupit gjykues gjatë leximit të aktgjykimit lidhet me akuzat për krime kundër njerëzimit.
Gjykata Speciale ka konstatuar se nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga katër udhëheqësit e UÇK-së.
Gjatë seancës, gjyqtarët deklaruan se nuk janë bindur se personat e shënjestruar mund të cilësohen si “popullatë civile”, një element që lidhet me vlerësimin e këtyre akuzave.
Ky është një nga vlerësimet që trupi gjykues po paraqet gjatë leximit të aktgjykimit, ndërsa seanca në Hagë vijon.
Gjatë shpalljes së aktgjykimit në Hagë, gjyqtari Charles Smith deklaroi se “nuk mund të cilësohen si krime lufte, nuk përmbushen kriteret në lidhje me këto krime.”
Përpara se të hynte në shqyrtimin e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kryesuesi i trupit gjykues, Charles Smith, paraqiti rrethanat historike që, sipas gjykatës, paraprinë ngjarjet që po shqyrtohen në këtë proces.
“Në dhjetor 1989 u krijua LDK-ja, e udhëhequr nga Ibrahim Rugova, e cila ishte një nga partitë kryesore politike në Kosovë. Kundërshtimi i regjimit serb në Kosovë do ta çonte vendin drejt pavarësisë, fillimisht përmes metodave paqësore, por më vonë nisi të mbështetej edhe rezistenca e armatosur. Në fillim të viteve ’90, në Kosovë nisi rezistenca e armatosur, e udhëhequr nga LPRK-ja, e cila më pas u quajt Lëvizja Popullore e Kosovës. Në prill 1993 nisën përgatitjet për luftë të armatosur, ku përfshiheshin edhe sulmet kundër forcave serbe. UÇK-ja u shfaq në vitet ’90 dhe paraqitjen e saj publike e bëri më 28 nëntor 1997. Ndër synimet e UÇK-së ishte pavarësia e Kosovës”, tha ai.
Ky ishte kapitulli i parë i leximit të aktgjykimit, përpara se trupi gjykues të kalonte te analiza e akuzave dhe provave ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
j.l./ dita

Krenohuni o serbe gjakpires,pjella te djallit,popull kriminel,genocidist,se krimet tuaja ua veshet shqiptareve!
Derrin ua futet ne xhami,si keni bere 200 vjetet e fundit.Mijra viktima te pafajshme po vriten perseri,.Njehere nga kriminelet e ushtrise dhe popullit serb,2 here nga Gjykata Nderkombetare.Gjykatesi Smith dhe ju nderkombetare,qe zbavityeni me gjakun e shqiptareeve:Ju pafsha ne dore te sllavoserbeve dhe sllavoruseve!
Ra akuza e Udbashëve shqiptarë serb dhe ndonji nga EU dhe USA dhe sidomos e shqiptaro-serbëve a do të ketë padi kundër 300 dëshmitarëve vullnetarë të rrejshëm dhe liderëve politikë në Kosovë dhe Shqipëri që hapur akuzuan për dosje krimi si Salih Berisha Albulena Haxhiu Donika Gervalla Xhelal Sfeçla e 101tjerë