Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjyqi në Hagë dhe gjykimi i historisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Gjyqi në Hagë dhe gjykimi i historisë
AnalizaLajmi i funditopinion

Gjyqi në Hagë dhe gjykimi i historisë

Published: September 17, 2025
Shpërndaje

Prof. Xhelal Gjeçovi, SHBA

Qëndrimi ndaj gjykimit të heronjve çlirimtarë të Kosovës në Hagë, provë dinjiteti për politikën shqiptare dhe atdhetarët e vërtetë të këtyre trojeve. Një homazh për Shaban Muratin, vepra historike e Jakup Krasniqit, largapamësia e Akademikut Rexhep Qosja. Myteberët mediatikë të Tiranës dhe demagogët hiena me grada gjasme shkencore…

Opinioni mbarëshqiptar po ndjek me vëmendje gjyqin e Hagës, ku po gjykohen themeluesit dhe udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

- Publicitet -

Për këtë ngjarje, por dhe për zhvillimet e qëndrimet ndaj Kosovës dhe viseve të tjera të shkëputura e të aneksuara nga shtetet fqinje gjatë luftrave ballkanike, që çuditërisht u njohën dhe në Konferencën e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha Europiane më 1913, janë shkruar e botuar punime të shumta, të kolegëve në Kosovë e në Shqipëri, ku do te veçoja sidomos analizat në gazetën DITA të studiuesit të njohur Shaban Murati, që fatkeqësisht e papritur u nda para pak kohe nga jeta, në një kohë që Shqipëria dhe Kosova, në mënyrë të vecantë familja dhe shokët e miqtë e shumtë kishin nevojë ta kishin dhe për shumë e shumë kohë njeriun e dashur e të ditur, një model sjelljeje, edukate e kulture, një familjar shembullor dhe qytetar i denjë i kryeqytetit shqiptar, që jetonte dhe me preokupimet e tij.

Me të njëjtën dashuri e preokupim, ai ndiqte jetën e zhvillimet dhe në pjesët, që siç u tha, u shkëputën nga Shqipëria, trungu i tyre, me vendimet e Konferencës se Ambasadorëve më 1913. Ai mbeti i lidhur ngushtësisht me Kosovën, që e shprehte në çdo bisedë, me shokë e miq, veç shkrimeve brilante që lexoheshin me interes të jashtëzakonshëm, e po kështu dhe për Çamërinë, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e në Malin e Zi, pa e ditur e menduar se kështu do të njihej e radhitej nga kolegët e nga opinioni i gjërë, ndër studiuesit e lidhur e të përkushtuar ndaj jetës, halleve e problemeve të bashkatdhetarëve, që ashtu si ata ëndërronte e besonte se një ditë do t`i shihte të bashkuara me Shqiperinë, vendin amë.

***
Me çështjen e Kosovës e, përgjthësisht çështjen kombëtare, janë marrë dhe një numër autorësh të tjerë, nga vendi dhe nga bota, të cilët unë i kam ndjekur me vëmendjen që meritojnë.

Por, veç evokimit e nderimit të të gjithë këtyre, dëshiroj që kësaj here të ndalem pak në punimin e njërit nga katërshja që po gjykohet në Hagë, Jakup Krasniqi, ndër themeluesit e UÇK-së, sot i akuzuar, për ironi të fatit e të kohëve që jetojmë, për krime lufte, së bashku me shokët e tij, Thaçi, Veseli dhe Selimi.

Bashkë me prof. Pëllumb Xhufin, kemi qenë të ftuar nga organizatorët, në ceremoninë e premovimit të librit të Krasniqit për UÇK-në, në fakultetin e Histori-Filologjisë, sapo ishte vënë në qarkullim dhe kemi diskutuar mbi vlerat e rëndësinë e botimit kësaj vepre, me të cilën autori, një politikan, por dhe historian e studiues serioz, i ka bërë një shërbim historisë dhe admiruesëve të shumtë të saj, sidomos gjeneratave të reja, të interesuar për të njohur historinë e UÇK-së,e veçmas kontributin në çlirimin e Kosovës.

Libri është një nderim e një homazh për të gjithë luftëtarët trima të Kosovës, për heronjtë dhe për dëshmorët e saj të paharruar e, padyshim, edhe pjëesëmaresit e tjerë, ndër ta dhe një numër personalitetesh intelektuale të njohura, pa dallim bindjesh e përkatësish partiake, pasi këtë e kërkonin momentet që kalonte Kosova, që ende vazhdonte të vuante nën sundimin serb.

Nga radhët e tyre do të veçoja akademik Rexhep Qosen, që i bënte nder UCK-së dhe delegacionit të Kosovës në bisedimet e Rambujesë, të inicuara nga faktori ndërkombëtar, SHBA dhe Bashkimi Europian. Në këtë ballafaqim shumëplanësh, me rëndësi e përgjegjësi të jashtëzakonshme, do të spikaste qëndrimi i këtyre figurave të mënçura, që me argumente historike, logjike e politike u ngritën mbi përfaqësuesit serbë.

Ishte e drejta dhe e vërteta, që ishte në anën e kauzës së Kosovës, që përfaqëonin e mbronin, ajo që vendoste këto raporte, që bënë të mundur të nxirrnin në pah epërsitë e Kosovës, një vend me popullsi autoktone, paqësore, me histori e kulturë të lashtë, që kishte patur të njëjtin status dhe të drejta me njësitë e tjera të federatës jugosllave para shembjes se saj dhe nuk kishte arsye që ato të ndryshonin.

I vetmi ndryshim i duhur do të ishte njohja dhe Kosovës kjo e drejte që edhe shqiptarët të ndërtonin shtetin e tyre, ashtu siç bënë dhe viset e tjera të federatës dhe të hapin kështu një faqe të re të historisë së tyre e të marrëdhënieve me vendet e tjera, përfshi dhe ato fqinjë.
Punimi është dhe një nderim e mirënjohje për SHBA-në në radhë të parë, për NATO-n e për BE-në, për mbështetjen që i dhanë Kosovës në momentet më të rënda të historisë së saj dhe bënë të mundur avancimin e çështjes së Kosovës, deri në dëbimin e okupatorit, shpalljen e pavarësisë dhe ndërtimin e shtetit të ri të Kosoves, pa folur për Shqipërinë e shtetin shqiptar, që mbështetjen për Kosovën dhe luftën e saj çlirimtare, nuk e vunë në dyshim asnjëherë, në të gjitha etapat dhe fazat e saj e kishin preokupim e obligim kombëtar të dorës së parë.

Edi Rama është i vetmi ndër politikanët e tranzicionit që gjatë një vizite në Beograd u bëri thirrje politikanëve të Serbisë që të njihnin Kosovën, ashtu siç është, e lirë, e pavarur e demokratike, një realitet i pakthyeshëm, se Kosova është aty në vendin e vet, në vendin e të parëve të tyre, e s`ka ndër mend të lëvizë prej andej. Kryeministri shqiptar ka bërë përpjekje maksimale dhe për lirimin e të akuzuarve për krime lufte të udheheqësve të UÇK-së, i bindur se lufta që ata ndërmorën synonte çlirimin dhe pavarësinë e vendit të tyre, një e drejtë legjitime e tyre.

Ai arriti të bindë drejtuesit e Këshillit të Europës që të organizojnë një mbledhje të veçantë për diskutimin e akuzave të Dik Martit, të mbushura me shpifje e gënjeshtra dhe të pabazuara në prova e fakte, që shërbyen për ngrtjen e akuzave ndaj çlirimtarëve të Kosovës. Sipas tij, në Shqipëri qenkan bërë transplantime të organeve të serbëve të vrarë apo të zënë rob gjatë luftimeve.

Nuk e di si i gjykojnë këto zhvillime e në këtë kuadër dhe qëndrimet e Shqipërisë politikanët e Kosovës, sepse nuk kemi parë që ato të çmohen publikisht, siç e meritojnë. E kundërta ka ndodhur; ato janë përcjellë më së shumti me heshtje apo insinuata që kanë rënë në sy e sigurisht nuk i nderon.
Pikërisht, në këtë sfond zhvillimesh jo rrallë dhe kontroverse, do të shfaqen si hiena demagogë me grada gjasme shkencore, që unë i kam quajtur kontroversë e të çoroditur, nga rehatia e përfitimet që mund t`u kenë sjellë, veç të tjerave dhe qëndrime të tilla.

Për çudi, një televizion në Tiranë, e fton apo e pranon njërin nga këta, një admirues i thekur i Xhafer Devës, ish ministër i Brendshëm në regjimin gjerman të pushtimit, i cilësuar si kriminel lufte për krimet e bëra ndaj shqiptarëve në Shqipëri e në Kosovë, organizator i masakrës së 4 shkurtit 1944 në Tiranë, ku u vranë 84 qytetarë të pafajshëm, e më shumë se kaq në Prishtinë, nëkampin e përqendrimit të ngritur me interesimin e Devës, të destinuar që të masakrojë dhe ekzekutojë antifashistët shqiptarë, nga Shqiperia dhe Kosova, që kishin marrë armët për të çliruar Kosovën.

Ky grup gjasme studiuesish, pa vepra e të dalëmendsh, pretendojnë se paskan zbuluar, një gjë që të tjerët para tyre s`e paskan konstatuar deri më sot, sipas të cilëve, si rrjedhojë e ndarjes në vite nga vendi amë, në Kosovë qënka krijuar një komb i ri, me dallime cilësore e substanciale nga ai që jeton në Shqipëri, për rrjedhojë, këshillojnë këta medemek studiuesish, nuk duhet hezituar të pohojmë e të pranojmë se tashmë kemi jo një komb unik, me dy pjesët e tij, siç e krijojë natyra e që mbajnë në këmbë Kosovën dhe Shqipërinë, por dy kombe të ndryshëm, me karakteristika e preokupime të veçanta, e pse jo dhe të kundërta, që s`i lidh asgjë me njëri-tjetrin.

Shërbim më të mirë se ky nuk i është bërë ndonjëherë armiqve të kombit shqiptar, pasi konfirmohet nga këta “koka të mëdha” se uniteti në mes dy pjesëve, Kosovësdhe Shqipërisë, vendit amë, me vendimet e Konferences se Londrës më 1913 paska marrë fund, e se nuk mund të flitet më për një komb unik, me dy pjesët përbërse, siç i ka krijuar natyra, por për dy kombe,të ndarë përfundimisht, për shkak të karakteristikave e problematikave të veçanta. Sipas tyre vetë kosovarët nuk deshirojnë bashkimin me Shqipërinë.

Çdo njeri me mend në kokë ka të drejt të pyesë: kush janë këta myteberë që kanë guximin të shfaqin këto qëndrime jo thjesht thagma, por dhe me prapavijë e synime të rrezikshme antikombëtare. Lojën e kujt bëjnë, pasi pikëpamjet e shprehura janë naziskine, të bartura nga arsenali i ideologëve të nazizmit që medemek e kishin për zemër Shqipërinë, kurse në fakt erdhën dhe ndërtuan një regjim terrori, që do të terrorizojë popullsinë dhe masakrojë antifashistët shqiptarë, e njëherësh të shfrytezoje për interesat e luftës së saj grabitqare pasuritë e tokës dhe nëntokës, duke varfëruar më tej këtë vend, që edhe ashtu ishte përtej imagjinatës së mjerimit njerëzor.

Këtu e kanë burimin ndjenjat e urrejtjes me të cilën u pritën e u përcollën, pas një dështimi spektakolar të qeverisjes gjasme nga vetë shqiptarët, në fakt kolaboracionistët shqiptarë, që për interesa private, për poste e privilegje tradhtuan vendin e tyre dhe u vunë në shërbim të një regjimi të egër që ndërtoi okupatorit.

E sot pasardhësit e tyre kërkojnë të ringjallin kufomat e tyre, me përralla që i kemi degjuar me kohë, për lidhjet e dikurshme e të natyrëshme Kosovë-Shqipëri, që sipas tyre qenkan kapërcyer dhe tani nuk mund të flitet për një komb, me dy pjesët e tij, por me dy kombe të ndarë perfundimisht, për të mos u bashkuar më kurrë, pasi në themelet e tyre, qëndrokan interesa e aspirata të ndryshme, e pse jo dhe të kundërta.

Madje, siç u tha, ata kanë kurajo që të pohojnë se gjasme vetë kosovarët nuk duan të bashkohen me Shqiperinë. Kush i nxit e lojën e kujt bëjnë këta medemek studiues të çoroditur, pa gjak e ndjenja shqiptare që të flasin në emër të popullit të Kosovës, të bëjnë të tilla pohime, këta nostalgjikë të nazizmit e të titizmit, që ende ëndërrojnë e shohin ëndrra me sy hapur, për regjimet që shtypën e masakruan shqiptarët në Kosovë e në Shqipëri në vitet e vështira të Luftës së Dytë Botërore, vite prove dhe për shqiptarët, që, siç u tha, u përballuan me dinjitet prej tyre.

Natyrisht, situata dhe problemet, dialektika e tyre nuk do të vononin të sugjeronin e të kërkonin ndryshim të kursit të ndjekur deri atëherë, pasi populli po bindej se vetëm me demonstrata e konferenca shtypi, që sigurisht nuk ishin pa vlerë, pasi dhe ato kontribuan në njohjen e opinionit jashtë me Kosovën e vërtetë, me banorët e saj autoktonë, paqësorë, të civilizuar e me qytetërim të lashtë, e jo njerëz të dhunshëm e terroristë, sic i paraqiste propaganda serbe.

Një nga meritat e tyre ishte se kuptuan në kohën e duhur, se me format ekziztuese të reziztencës ishte e vështirë të ndryshohej sado pakgjendja dhe vuatjet e qytetarëve, pasi dhe atyre po u sosej durimi.

***
Është meritë e udhëheqësve të UÇK-së, atyre që sot po gjykohen në Hagë, që kuptuan nevojën e ndryshimit të alternativës paqësore të ndjekur deri tani dhe t`i qasen luftës së armatosur, pavarësisht sakrificave që kërkoheshin.

Në rrethana të tilla, pas një reflektimi të nevojshëm, u krijua Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), ku do të bashkoheshin patriotë e antifashistë, nga të gjtha viset, besimet e orientimet, ndër to dhe figura intelektuale të njohura e me autoritet moral të lartë, ku do të vecoja profesor e akademik Rexhep Qosen, një emër që i bënte nder UÇK-së dhe delegacionit të Kosovës në bisedimet e Rambujesë, ku do te përcaktohej fati i Kosovës.

Në këtë ballafaqim historik me përfaqësuesit serbë, do të lartësohej dhe më tej figura e këtyre personaliteteve, që po tregonin epërsinë e Kosovës në të gjitha planet e drejtimet, përfshi dhe luftimet në terren, pasi serbët dhe kreu i tyre Milosheviçi e kishin humbur përfundimisht betejën me shqiptarët dhe me disfatën e pariparueshmë të pësuar, iu hap rruga dhe shansi, që nuk duhej humbur, procesit historik të nisur me kohë, që synonte të çonte në fitoren e pavarësisë dhe ndërtimin e shtetit të pavarur të Kosovës, duke i dhënë fund lidhjeve koloniale me Serbinë, çka do të bënte të mundur dhe ndëshkimin e kriminelëve për krimet e kryera ndaj tyre, e jo fitimtarët e çlirimtarët, siç po ndodh, që sakrifikuan jetët e tyre, familjet, pasuritë, gjithcka kishin që të fitonte kauza e Kosovës, çlirimi e pavarësimi i saj.

Përvoja tregoi se dy alternativat, e Rugovës dhe e Thaçit e shokëve të tij, që njera kishte për autor një figurë të respektuar, në moshë e përvojë jete dhe të tjerët të rinj, të pjekur para kohe nga hallet e dertet e Kosovës, të gatshëm që të sakrifikonin çdo gjë, edhe jetët e tyre, që t`i sillnin Kosovës së tyre pavarësinë, shkëputjen përfundimtare me të keqen, me një regjim kolonial që e mundonte dhe e shfrytëzonte padrejtësisht prej dekadash robërie.

Të dy alternativat do të kontribuonin e plotësonin njëra-tjetrën, e s`mund të ndodhte ndryshe, pasi të dyja kishin dalë e ishin rritur në të njëjtin shtrat e truall dhe me të njëjtin synim, të dëbonin okupatorin dhe të çlironin vendin e tyre, vendin e të parëve, që ua kishin lënë amanet që ta ruanin si sytë e ballit dhe të mos lejonin askënd që t’ua prekë.

E ky amanet, që realisht do të bëhej një mision kombëtar jo i lehtë, që nuk arrihej ndryshe, veç qasjes e angazhimit në luftën e armatosur e, njëherësh, duke u bërë e duke qëndruar gjithmonë bashkë, qytetarët e Kosovës e të Shqiperisë, dy pjesët e tyre, garancia e vetme e vërtetë e sigurise dhe e prosperitetit.

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Trapajane hesapi says:
    September 18, 2025 at 7:13 am

    Si gjithenje, shkrimit I forte me argument e e llogjike kombetar. Por cte besh, ka hyre thelle antikombetarizmi, si ne kosoves dhe Shqiperi. Ja, psh, nje prof. Dok I shkodres me mbiemrin Gurakeqi, se gurakuq nuk eshte, flet per kombin shkodranët. Njesoj si Ata kosovare qe flas in per komb dardan, per komb kosovare. Nuk Jane te rastit keto deklarimet. Por thelbesore eshte percarja e kombit shqiptar. Per ti hapur rruge kujt? Konfederates se kombeve ballkanike? Tezes se vetem shqiptare nuk ka ne balkan?

    Reply
  • Artan says:
    September 18, 2025 at 7:58 am

    Harrove edhe plehrat si Doktor Rrumpalla dhe intelektuhalja.

    Reply
  • fery says:
    September 18, 2025 at 8:04 am

    Tani na doli se Hashim Thaci nuk paska pase aftesi, as zgjuaresi e as kompetenca te marre vendime por ai vetem i paska zbatua urdherat e nji grupi pleqesh misterioz nder te cilet permendet emri i Adem Demacit. Kjo le te kuptoje se Rubin provoi Thacin ta privoje nga cdo lloje pergjegjesise per krime te kryera sepse Thaci duhet te kete vetem privilegje kurse pergjegjesi paska Adem Demaqi i vdekur e pasi Albin Kurti ishte zedhenesi i Demaqit ateher gjithe pergjegjesija per krimet e kryera duhet te bie mbi Albin Kurtin dhe keshtu dele se Hashim Thaci duhet te lirihet nga burgu i Hages e ne vend te tij te merret dhe gjykohet per krime lufte dhe krime kunder njerzimit Albin Kurti ..!
    Nga faktet e deponuara te familhareve ne GjS te atyre qe u vrane ne prite ose pase shpine ose edhe u zhduken ne menyre misterioze askund nuk permenden emrat e Adem Demaqit apo Albin Kurtit por permenden emrat e Hashim Thacit dhe Kadri Veselit si nxitesit dhe urdherdhenesit e krimeve te kryera ne kosove para, gjate dhe pase lufte e qe numri i tyre i kalon 600 persona aktivist te LDK, luftetar te UCK, minoritete dhe serb etj etj ..!

    Reply
  • Aldrinp says:
    September 18, 2025 at 4:47 pm

    O fery, Hashimi u ngop me lugen e pushtetit dhe i pelqeu te udhehiqte ne Liri me pakte tradhetaresh.
    Edi Rama i serviri te pranonte Gjykaten Speciale, dhe Thaci e hengri, me shpresen qe Serbia do ta falte.
    Harrojne keta autore perse hidhte tymuese ne Kuvendin e Kosoves Albin Kurti?
    Per te mos pranuar Gjykaten Speciale
    Vete e pranoi Thaci, se u kthye sherbetor i Rames, qe na paska shpallur Pavaresine e Kosoves ne Beograd..!!
    Paralelizmi i Lirise eshte i qarte
    Uck luftoi me gjithe patriotet e tjere te Kosoves, ndersa Rama me nje deklarate merr meriten e Lirise.
    E kuptoni cfare thote ky mender burri si Gjecovi?
    Dhe kush?! Rama qe nuk la gje pa bere kunder Kosoves anembane Evropes, duke e quajtur shkakun e ngercit te mardhenieve me Serbine
    Sa shpejt harrojne keta plera!?

    Reply
  • demo says:
    September 18, 2025 at 5:52 pm

    Rezistenca e Xhaferr Deves dhe Shaban Polluzhes e shpetoi Kosoven nga cfarrosja or Gjecov sllavokomunisti.
    Bandat e Drazhe Mihajllovicut ju versulen Kosoven njekohesisht me bandat e Napolon Zerves ne Cameri,.Por nqs ne Cameri gjeten grate e femijet,se burrat luftonin per Lirine e Greqise ne radhet e komunisteve greke(Konkretisht i kishin zene prite gjermanit ne Konispol),,Ne Kosove gjeten burrat e Drenices me ne krye Shaban Polluzhen qe i korri me mitrolozat e batalionit Skenderbeg te Xhaferr Deves.Ti thuaj fashiste,naziste,kolaboracioniste,por burrat e Drenices edhe topat dhe mortajat e gjermanit mbanin ne shtepi,se Ato e shpetuan Kosoven nga fati mi zi i Camerise.
    Hashim Thaci nje gabim ka bere,qe i hodhi trute e gomarit Edi Rama.Ky e yshti te firmoste Gjykaten speciale,qe u ngrit nga cpifjet dhe Intrigat serbe qe ngjiten tek disa europiane si Dick Marty.Edi Rama eshte hjekesi i firmosjes se Associacioneve serbe ne Marreveshjen e Ohrit,qe i bejne gjeme Kosoves. Ky kallauzi Serbise per 10 vjet ishte Pashici i Serbise ne Qeverrine e Tiranes dhe vetem perplasja e deres ftyres nga Dalezoti Kosoves,Albin Kurti,e detyroi te terhiqet nga Agjenti Aktiv,ne Agjent ne Hije.Ku jane deklaratat e Grenellit dhe kercenimet e Makronit,eshte dora Edi Rames.
    Ky kerkon nje Kosove si cofetine te ngrene qensh,,Pa Mitrovice,pa Fushe Kosove,pa Gracanice,,qe TE SHPALLET ndermadh.
    Cofetinen t`ja bashkoje Tiranes dhe te quhet Bashkim Kombetar!!!!!!!!!!!!
    Deren kokes Albin Kurti!!!!!!!Ashtu si te kam uruar vite me radhe!Armatosu Kosove!Armatosu Kosove!armatosu Kosovee!
    Ky birbua,jo vetem ata kallashnikove,mortaja,te mbetur neper tunele i dergoi ne Ukraine,por edhe 22 kamjone lufte,qe i dhuruan Amerikanet,prape i dergoi ne Ukraine qe te shiste pordhe si PRODHIM MADE IN ALBANIA.

    Reply
  • DEM DALLOVERI says:
    September 19, 2025 at 9:26 pm

    Qiti Demes po i çkruej kosovarçe apo gegçe se pe sho se kogja pe shti kaçepen neper ngjaret e LDB të Kosoves ky ja qenka sherraxhi ose sherr budallë Xhafer Deva dhe Shaban Palluzha si të manipuluem që ishin smujten me pshtue vehten e jo Kosoven bre ahmak bre

    Reply
  • Aktash says:
    September 24, 2025 at 11:29 am

    Thaqi është kryeheroi i gjitha kohrave në Kosovë.Kosovarët nuk janë mirënjohës.Të shpresojmë se do arsimohen,emancipohen…..që të dallojnë të bardhën nga e zeza.

    Reply
  • demo says:
    September 24, 2025 at 11:20 pm

    Si u pushtuan 10 miljon acteke,30 miljone Inkas nga 300 konkuistatore? Sepse i moren per Perendi.
    Populli i Kosoves keta birbot,keta rrufjane poshte Drini i quan Perendi.Keta kane 7 shkje ne barkut.
    Kam 34 vjet qe perpiqem te permbys kete Mit te rreme.Duke u perballur prej 200 vjetesh me atrocizmin kanibalesk serbo malazes,Kosovaret virtualisht kerkuan mbeshtetje tek Atdheu Ame,tek vllasenit e te njejtes gjuhe,qe ishin me te poshter se Hasmi sllav.Shiko komentet per Kosoven te kuptosh cfare jane keta!
    Kosova vllazen ka Shqiptaret e Maqedonise dhe Iliret sllavishtfoles te Kroacise.Vetem ketu mund te mbeshtetet.
    Nane,Babe,Njerke,ka Ameriken.laj,thaj ate na e fali Zoti.

    Reply
  • Arber iliri says:
    September 26, 2025 at 3:23 am

    Republika e Kosoves duhet te fitoje te drejten legjitime si anetare e OKB, anetare e NATOS dhe Keshillit te Europes pra nje shtet i njohur 100% nga Institucionet Nderkombetare dhe mbas kesaj mund te diskutoni si tjua doje qejfi per ceshtjet e tjera.Mencuria per te arritur atje ku duhet eshte thelbi i vendime.Trimeria e cartun te con ne humbje dhe disfata.Gjithcka ne kohen e duhur dhe ne vendin e duhur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?