260 gjyqtarë nga e gjithë Shqipëria u mblodhën sot në Tiranë, ku në një deklaratë të përbashkët kërkuan shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja, i vrarë tri ditë më parë në sallën e gjyqit.
Në deklaratën e lexuar publikisht, gjyqtarët e cilësuan këtë akt si një goditje të rëndë ndaj shtetit të së drejtës dhe kërkuan masa urgjente për garantimin e sigurisë fizike të gjyqtarëve dhe kushteve të punës në gjykata.
Ata propozuan krijimin e një Forumi Kombëtar për Sigurinë Gjyqësore, një platformë të re sigurie, ndërhyrje në ligje dhe ndërtimin e godinave të reja për gjykatat në të gjithë vendin.
Gjyqtarët theksuan se nuk do të heshtin më përballë kërcënimeve dhe se kërkojnë jo privilegje, por respekt dhe mbrojtje për të përmbushur detyrën kushtetuese.
Ata i kërkuan KLGJ-së, Kuvendit dhe Qeverisë të ndërmarrin veprime konkrete për forcimin e sistemit të drejtësisë.
Në nderim të Astrit Kalajës, gjyqtarët kërkuan që salla e mbledhjeve pranë KLGJ të mbajë emrin e tij dhe që figura e tij të njihet zyrtarisht si “Dëshmor i Atdheut”.
Deklarata:
Në këtë ditë të rëndë për drejtësinë shqiptare, gjyqtarët e Republikës, të bashkuar në një zë, shprehin dhimbjen e thellë, tronditjen njerëzore dhe indinjatën institucionale për ngjarjen tragjike që i mori jetën kolegut tonë, gjyqtarit Astrit Kalaja.
Kjo nuk është vetëm humbja e një njeriu të drejtësisë — është një plagë për gjithë sistemin, një goditje ndaj shtetit të së drejtës dhe një sulm ndaj pavarësisë së gjyqësorit. Vrasja e një gjyqtari në sallen e gjykimit është kufiri i fundit i cenimit të sigurisë dhe dinjitetit të drejtësisë.
Në këtë moment dhimbjeje e reflektimi, ne deklarojmë me vendosmëri: Drejtësia nuk do të përkulet.
Asnjë akt dhune, kërcënimi apo fushatë urrejtjeje nuk do ta ndalë gjyqtarin shqiptar nga përmbushja e detyrës së tij kushtetuese. Pavarësia e gjyqësorit nuk është privilegj, por garanci për çdo qytetar që kërkon mbrojtje përmes ligjit.
Ngjarja e rëndë është pasojë e një klime të helmuar fyerjesh dhe kërcënimesh ndaj gjyqtarëve, e ushqyer nga gjuha e urrejtjes dhe ndërhyrjet e papërgjegjshme që kanë minuar besimin publik. Kjo klimë duhet të marrë fund.
Ne, gjyqtarët e Republikës, nuk do të lejojmë më që heshtja të interpretohet si dobësi. Do të reagojmë me dinjitet dhe përgjegjësi. Nuk kërkojmë privilegje — kërkojmë siguri, respekt dhe kushte për ushtrimin e ndershëm të detyrës.
Kjo ngjarje është një thirrje për veprim institucional. Sistemi gjyqësor po përballet me mungesë sigurie, godina të amortizuara, ngarkesë të papërballueshme pune dhe mungesë mbështetjeje. Drejtësia ka nevojë për forcim, për kushte të sigurta dhe për institucione që veprojnë, jo që heshtin.
Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të reagojë me forcë, përgjegjësi dhe guxim institucional. Kjo nuk është thirrje për konflikt, por për përgjegjësi.
Po kështu, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ duhet të marrin përgjegjësinë për gjendjen ku ndodhet sot drejtësia. Shteti nuk mund të kërkojë drejtësi të pavarur, nëse nuk garanton kushtet minimale për ushtrimin e saj. Siguria në gjykata është kusht për ekzistencën e shtetit të së drejtës. Në këtë frymë reflektimi dhe uniteti Mbledhja e Gjyqtareve të RSH shpreh vullentin e qartë mbi këto angazhime:
Siguria gjyqësore
– Krijimi i një Grupi Ndërinstitucional me përfaqësim nga KLGJ, KLP, MD, MB, Polica e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese për organizimin e një Forumi Kombëtar për Sigurinë Gjyqësore.
– Hartimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë e Gjyqtarëve dhe Gjykatave.
– Vendosja e një force të posaçme sigurie në gjykata dhe ndërtimi i protokolleve të reagimit ndaj incidenteve.
-Hartimi dhe zbatimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë Gjyqësore.
-Miratimi dhe zbatimi i menjëhershëm i masave konkrete për garantimin e sigurisë fizike në gjykatë dhe kushteve të ushtrimit të funksionit gjyqësor.
Ndërhyrje të menjëhershme në ligjet ose aktet nënligjore që rregullojnë sistemin gjyqësor për të garantuar siguri fizike, jetësore, shëndetësore dhe pasurore për gjyqtarët dhe stafin e gjykatave.
-Miratimin e një strategjie kombëtare për ndërtimin e godinave të gjykatave në të gjithë territorin e RSH.
-Inspektim kombëtar i gjykatave për siguri, akses dhe kushte pune. Standardizim i procedurave të sigurisë dhe trajnime për menaxhimin e krizave. Pajisja e të gjitha gjykatave me skaner dhe dedektor për garantimin e sigurisë në gjykata.
2. Përfaqësimi institucional dhe organizimi i brendshëm
– Krijimi i dy grupeve të përhershme pune pranë Këshilit të Lartë Gjyqësor për ideimin e nismës për ndryshime të akteve ligjore dhe nënligjore në lidhje me statusin e magjistratëve dhe për organizimin e sistemit gjyqësor.
– Ndërgjegjësimi publik dhe bashkëpunimi me median
– Promovim i një komunikimi profesional që shmang gjuhën denigruese. Refuzim i gjuhës së urrejtjes, fyerjeve dhe kërcënimeve si normalitet në diskursin publik dhe politik ndaj gjyqtarëve.
– Përgjegjësi dhe veprim institucional
– Nxitje për KLGJ që të ushtrojë me forcë mandatin kushtetues.
– Kërkesë që Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa konkrete për përmirësimin e kushteve të punës në gjykata.
– Angazhime morale e profesionale të gjyqtarëve
– Përkushtim për gjykim në kohë, vendime të arsyetuara dhe qëndrueshmëri në jurisprudencë.
– Pranim i përgjegjësisë për forcimin e brendshëm të sistemit si themel i autoritetit moral të drejtësisë.
3. Në kujtim të gjytarit të rënë në krye të detyrës, Astrit Kalaja
-Njohja e statusit “ Dëshmor i Atdheut” gjyqtarit Astrit Kalaja.
-Salla e Mbledhjeve të Gjyqtarëve pranë godinës së KLGJ të marrë emrin e të ndjerit gjyqtar Astrit Kalaja.
Ngjarja e 6 Tetori nuk duhet të mbetet kujtesë e dhimbshme, por moment zgjimi kombëtar për drejtësinë shqiptare.
Ne nuk kërkojmë keqardhje — kërkojmë veprim
Sepse një gjyqtar i pambrojtur është një drejtësi e pambrojtur, dhe një drejtësi e pambrojtur është një qytetar pa shpresë.
Ne angazhohemi solemnish që, pavarësisht tronditjes, të vijojmë të gjykojmë me paanshmëri, ndershmëri dhe kurajë.
Drejtësia shqiptare nuk dorëzohet — ajo ringrihet.
Ajo do të vazhdojë të veprojë me guxim, për të mbrojtur lirinë, të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari shqiptar.
j.l./ dita

Beni deshmor Sistemin e Drejtesise te plepave te Saliut dhe vjedhjet dhe krimet e Gjykatesve dhe prokuroreve bashke me Saliun dhe sektin e tij! Ju lumte! Bejini Nenen ketij populli qe e meriton!
Cka do mbjellish sot do korish neser pra edhe ky gjyqtari e mbolli gje plumbin dhe e kori sot ,kjo ndodhe kur shteti ju lejon te bejne sic duan me popullin dote ju ndodhe kjo me te drejte kjo vlen vetem per gjyqtaret e koruptuar .
Ne fakt, kesaj i thone o-le-le bytha ime, kaq shume jane “prekur e traumatizuar”, keta gjygjtaret. Nuk e lane ate te shkretin te bente as 24 ore ne dhe, fet, me nje gur dy zogj, vehten te lare dhe ate kolegun deshmor. Solidarizim per t’u pasur zili, lere llogjiken, se ajo eshte ne nivelet me te larta te IQ-se. Lum vendi dhe populli per keta gjyqtare! Po prisni, o te uruar t’ju thahen lotet njerezve, se aty e keni deshmorllekun e atdheut, nuk ju a merr njeri…….!!!!
Kolonel Hajro Limaj: Shkatërrimi sistemit gjyqësor dhe pasojat qe po vuan populli shqiptar
Nga Gazeta Telegraf -2 Korrik, 2025258
Share
Sigal
Nga Kolonel Hajro Limaj
Drejtor i Institutit të Politikave të Sigurimit Kombëtar
Sistemi gjyqësor shqiptar ndodhet në krizën me të thellë të historisë së tij. E ashtuquajtura reformë në drejtësi, përveç prokurorise së SPAK-ut dhe jo gjykatës së saj, ishte shkatërrimi përfundimtar i të gjitha niveleve të gjykatës: të shkallës së parë, më keq e Apelit dhe në vazhdim Gjykata e Larte dhe Gjykata Kushtetuese. Qytetarët zvarriten nëpër dyert e gjykatave me vite të tëra dhe nuk marrin drejtësi. Paguajnë lekët e tyre për çdo çështje që ankohen në gjykatë, por seancat gjyqësore fillojnë një herë në 4 muaj dhe nuk mund të përfundojnë me vite nga kohë zgjatja dhe një pa aftësi e tejskajshme e gjyqtarëve. Me mijëra çështje zvarriten tejskajshëm dhe gjyqtarët që nuk i japin llogari askujt. Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës është e vdekur, gjyqtarët vinë dhe ikin kur të duan, seancat i shtyjne me pa përgjegjshmëri, pa aftesi dhe pa asnjë kontroll nga drejtuesit e saj. Qytetarët shumë të lodhur dhe shumë të vuajtur vetëm mallkojnë qeverinë për këtë situatë dramatike që i solli dhe e mbështet këtë dramë të drejtësisë. Një nga problemet kryesore është fakti se ka çështje që datojnë që nga viti 2018 dhe ende nuk janë gjykuar, duke treguar qartë VDEKJEN e drejtësisë. Qeveria me kuvendin mbylli shumë gjykata për të ligjëruar pa shpresën e drejtësisë shqiptare. Kjo i detyron qytetaret të kërkojnë rekrutimin e gjyqtarëve me shuma të mëdha parash apo të përdorin lidhjet personale, klanore apo partiake për të zgjidhur çështjet e tyre.
Pa aftësia me papergjegjshmëria e gjyqtarëve shprehet në vendimet e gabuara, ku gjykata e Apelit ua hedh poshtë. Ne bazë të statistikave gjyqataret e tillë duhet të përjashtohen dhe largohen nga këto institucione që paguhen nga djersa dhe gjaku i këtij populli të varfër.
Ministria e Drejtësisë në vend që të shoh një rritje të numrit të gjyqtarëve për të përballuar mbingarkesën e ka lënë Shqipërinë të përballet me një deficit të rëndë në këtë sektor. Me dhjetëra gjyqtarë të larguar nga sistemi pas procesit të vetingut dhe pa mjaftueshëm kandidatë të rinj të emëruar, gjykatat funksionojnë me kapacitete minimale. Ky boshllëk ka krijuar radhë të gjata për gjykimet dhe një sistem të ngadaltë e të mbingarkuar, i cili nuk i shërben më qytetarëve, por është kthyer në një barrë për ta.
Një tjetër problem i madh është nepotizmi në emërimet e reja të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Shpesh, pozicionet e rëndësishme në gjykata nuk mbushen nga profesionistët më të aftë, por nga persona që kanë lidhje familjare me figura të fuqishme në sistemin gjyqësor dhe politik. Nipat, mbesat dhe të afërmit e gjyqtarëve dhe politikanëve vazhdojnë të marrin pozicione kyçe, duke rritur mosbesimin e publikut dhe duke ndikuar negativisht në cilësinë e drejtësisë së dhënë. Është një alarm i kuq. Populli po zhytet në pa drejtësira të gjithanshme. Nuk e dëgjon askush, kur qeveritarët dhe ligjvenësit janë kthyer në pronar të gjithanshëm të këtij populli të ndëshkuar pa drejtësisht.
Situata kërkon një ndërhyrje urgjente për të ristrukturuar sistemin gjyqësor, duke përfshirë:
Gjyqtarët e korruptuar përdorin avokatët për të vjedhur lekët e popullit që kërkon drejtësinë e shkatërruar!
Mekanizmat e transparencës për të parandaluar nepotizmin dhe korrupsionin në emërimet gjyqësore. Nuk funksionojnë. Ato janë bërë mbështetëse të njëra tjetrës.
Monitorimi ngarkesës së gjyqtarëve për të siguruar një vendimmarrje më të drejtë dhe më të saktë nuk ekziston.
Pa një ndërhyrje urgjente dhe të gjithanshme drejtësia në Shqipëri do të vazhdojë të mos funksionojë me ritmet dhe drejtësinë e nevojëshme. Besimi i popullit është rrënuar dhe me vite mallkojnë nëpër dyert e këtyre gjykatave që nuk u japin të drejtat e tyre ligjore. Si është e mundur qeveria, me në krye Ramën flen e qetë dhe fluturojnë çdo ditë me avionet që i paguan populli, nuk veprojnë për të dalë nga kjo situatë? ! Kujt i shërben kjo gjendje dramatike dhe anti njerëzore? Kur do ta jetojnë jetën të qetë shqiptarët me këto trajtime anti njerëzore? Dhe ulërijnë Europa 2030. Lerini këto propaganda boshe po merruni me zhvillimin e vendit, ekonominë dhe drejtësinë e rrënuar dhe me një mungesë të theksuar efektiviteti, duke dëmtuar besimin e qytetarëve dhe duke penguar zhvillimin e vendi
Njgjarja eshte intrige e importuar, e kurdisur me kujdes ne kohe, si mine me sahat, dhe duhet te jete objekt i sherbimit inteligjent Shqiptare !
Sorrosi, trashigimtari i ” KOMINTERRNIT ” te kuq e trasnformoi SHqiperine nga nje LIBAN te mbyllur ne lufte civile me PPSH ne ball, ne nje GAZA te bombarduar nga krimi.
Thirrje për kthjellim kombëtar
Vendi po rrëshqet me shpejtësi drejt humnerës morale dhe institucionale.
Një ngjarje tragjike, vrasja e një gjyqtari, po përdoret si mjet për të mashtruar opinionin publik, ndërsa krimi kërkon të vishet me petkun e revoltës popullore.
Shoqëria është e plagosur nga padrejtësia, por më e rrezikshme se padrejtësia është heshtja e elitës — 35 vite indiferencë që kanë lënë vendin pa busull morale dhe pa shtyllë ligjore.
Nëse nuk zgjohemi sot për të ndërtuar një shtet ligjor të së drejtës, nesër do të jetë vonë. Historia nuk fal.
260 gjyqtarë te Drejtesise Enveriste te Edvinit dhe Kimit nga e gjithë Shqipëria qe u mblodhën sot në Tiranë, ku në një deklaratë të përbashkët kërkuan shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja, i vrarë tri ditë më parë në sallën e gjyqit duhet te flakin togen e hipokrizise enveriste dhe t’i bejne propozim Parlamentit Dallkauk shqyptar qe do te ringjalle Enver Pederastin si HERO te Kombit dhe HERO te Punes Socialiste, per te fshire emerin e KILLERIT psikopat Avni Rustemi nga sheshet, bulevardet, rruget, shkollat, cerdhet etj ne Tirane dhe kudo ne Shqypni dhe te denohet Fan Noli qe e beri kete KILLER injorant dhe pa shkolle deputet dhe HERO kombetar, sic ka mbetur deri me sot, ndryshe:
INKUBATORI ENVERIST DO TE PJELLE VAZHDIMISHT KILLERA TE TILLE.
dhe detyrimisht pasi te kete bere ne Parlament kete sugjerim parimor qe e afron Shqypnine me vlerat e BE dhe te Botes Demokratike:
PERPARA GJYKATESIT TE APELIT TE EKZEKUTUAR NE SALLEN E GJYQIT TE APELIT NGA NJE PSIKOPAT, TE SHPALLIN DESHMOR TE ATDHEUT EDHE ISH KRYEMINISTRIN ESAD PASHE TOPTANIN QE U EKZEKUTUA NGA PSIKOPATI AVNI RUSTEMI NE PARIS KU KISHTE SHKUAR TE NDALONTE COPEZIMIN DHE GRABITJEN E SHQYPNISE NGA FQINJET NE NJE SITUATE SHUME TRAGJIKE HISTORIKE.
dhe:
ME PARE SE TE QAJNE DHE VAJTOJNE GJYQTARIN E APELIT SI KUKUMJACKA PYLLI, TE DENOJNE KILLERIN PSIKOPAT AVNI RUSTEMI QE EKZUTOI KRYEMINISTRIN E TIJ ME ARGUMENTIN: “…E VRAVA SE ISHTE FODULL DHE MENDJEMADH ME VULLENTIN E NJE POPULLI TE TERE…”
Po c’fare ka bere per atdheun, se s’po e marr vesh?!
Ta beni deshmor te gjykatesve helbete, po DESHMOR I ATDHEUT eshte nder i madh. Veshtire mund te gjesh ne rradhet tuaja DESHMORE TE ATDHEUT
Oooooo!
Sa kam qeshur!
Kujtoni filmin “Perralle nga e kaluara” kur Maliqi i thoshte papa Sotirit ” ty do te bejne shenjt dhe mua hero. Keshtu edhe me vdekjen fitojme dicka”
Keta e dine fare mire sa padrejtesi i kane bere ketij populli dhe u ka hyre frika ne palce. Kerkojne siguri, godina te reja e po*dhe me rigon.
E ka thene populli i mencur “dardha e ka bishtin mbrapa” por keta kane munguar kur ishte mesimi i proverbave.
Jane pelivane keta dobicet,te shpallet deshmor thone,si mund te shoallet deshmor nje njeri qe e vret shteti ler te cilin punon,djali terhoqi vetem gishtin ne prite e nxorri shteti,kjo eshte arsyja qe mbas vrasesit eshte rreshtuar nne popull i tere.Kane njerezit me vite dyerve te gjykates per prona,e Tom Doshi e Ndricim Babasi marrin gjysmen e Tiranes me nje te rene lapsi,fshatare te ardhur nga zonat me te humbura te Shqiperise gdhihen nje dite pronare tokash mes Tiranes e ne breg te detit andej nga jugu.Me vjen keq per gjyqtarin si njeri por po te shikosh vrasjen me kujdes nuk eshte vrare njeriu po sistemi korruptuar i shtetit.Politika rreagon ne kete forme se e ka zene frika,e dine mire si mund te shkoj kjo pune,e dine mire sa kane vjedhur,populli shikon se cbehet,nje xhiro nga iqeni e shikon pallatet e vilat ne mes parkut nga mender te them oligarket,lind pytja pse ai nderton e nne njeri i thjeshte as suvane e shpis nuk e ben.