Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Goditet grupi kriminal në Korçë, shpërndanin drogë pranë shkollave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Goditet grupi kriminal në Korçë, shpërndanin drogë pranë shkollave
AktualitetKronike

Goditet grupi kriminal në Korçë, shpërndanin drogë pranë shkollave

Published: October 15, 2024
Shpërndaje

Është finalizuar pas një viti hetimesh, operacioni policor i koduar “Break” në Korçë, ku si rezultat është goditur një grup kriminal që përbëhet nga 14 persona.  Ky grup shiste lëndë narkotike, në doza, në afërsi të shkollave dhe në ambiente që frekuentohen nga të rinjtë.

Bëhet me dije se është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 3 pjesëtarë të këtij grupi dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Gjatë periudhës hetimore janë hetuar në gjendje të lirë 9 pjesëtarët e tjerë të grupit. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 180 gramë kokainë, 40 gramë cannabis sativa, 1 peshore elektronike, 2 automjete, 13 celularë, 1000 euro dhe 30 000 lekë.

- Publicitet -

NJOFTIMI I POLICISË: 

DVP Korçë/Finalizohet pas 1 viti hetime me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, operacioni i koduar “Break”.

Goditet një grupi kriminal (i përbërë nga 14 shtetas) që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në afërsi të shkollave dhe në ambiente që frekuentohen nga të rinjtë.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 3 pjesëtarë të këtij grupi. Shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Gjatë periudhës hetimore janë hetuar në gjendje të lirë 9 pjesëtarët e tjerë të grupit.

Si rezultat i një hetimi 1-vjeçar të kryer me metoda proaktive, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, në zbatim të masave të megaoperacionit të koduar “Tempulli”, u finalizua operacioni policor i koduar “Break”. Në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit:

A. 31 vjeç, S. S., 33 vjeç, të dy banues në Korçë dhe R. Gj., 33 vjeç, banues në Bilisht.
Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasve K. L. dhe M. N., të cilët janë shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga veprimet hetimore të kryera gjatë një viti, dyshohet se në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë edhe 9 shtetas të tjerë, për të cilët ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Nga hetimet ka rezultuar së këta shtetas shpërndanin lëndën narkotike, në afërsi të shkollave dhe në ambjente që frekuentoheshin nga të rinjtë, në qytetin e Korçës dhe të Bilishtit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 180 gramë kokainë, 40 gramë cannabis sativa, 1 peshore elektronike, 2 automjete, 13 celularë, 1000 euro dhe 30 000 lekë.

Specialistët për hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë shtetasve të përfshirë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?