Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gratë e vrara në Shqipërinë tonë me 12 gra ministre
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > Gratë e vrara në Shqipërinë tonë me 12 gra ministre
Komente

Gratë e vrara në Shqipërinë tonë me 12 gra ministre

Published: March 2, 2023
Shpërndaje

 

Nga Mira Kazhani

Tre gra u vranë! Dy të tjera u plagosën. Nuk ka rëndësi çfarë përfaqësonin e çfarë i lidhte me killerin e tyre. Një martesë, një koinçidencë etj, etj..

- Publicitet -
Gra që një mbrëmje më parë kanë shtruar tavolinën, kanë fikur televizorin; nuk di nëse kanë fjetur të qeta, por me siguri asnjëra nuk mund ta dinte se ishte nata e tyre e fundit me yje.

Pse vazhdojnë të vriten gratë nga burrat? Mentaliteti! Pandëshkueshmëria po ashtu. Por kjo fjala pandëshkueshmëri e ka bërë kaq të pajetë kauzën; sikur e ngurtëson brenda një salle gjyqi dhe e le aty.

Është e qartë që politikat penale nuk mjaftojnë nëse nuk i trajtojmë në themel rrënjët e krimit ndaj gruas! Nëse nuk kurojmë mentalitetin dhe botëkuptimin tonë si shoqëri!

Nuk zgjidhet veç me “drejtësinë” sado që na konvenon që disa gjëra t’ua lëmë ligjeve, apo atyre burrave dhe grave “atje lart”!

Një pyetje në vend të shembullit konkret: Kuotat e grave në politikë, pas kaq shumë vitesh, a thua e kryen misionin atyre? Edhe vetë gratë e shumta të kuotave (12 gra ministre në qeveri!) nuk kanë bërë dot asgjë për ta emancipuar shoqërinë. Ndoshta as veten.

Sot nuk jemi një shoqëri normale. Jemi të polarizuar, të bigbrotherizuar, mes rrokaqiejve, makinave të luksit, shtëpive dhe pushimeve me një foto të bukur në Instagram; përballë varfërisë, të dobtëve, të dhunuarve, të papunëve, të pashpresëve! Por që kanë sy në ballë.

Jetojmë të gjithë në një perimetër duke u parë në sy, duke u krahasuar, duke u mbushur me negativen. Për këtë të fundit, jep një dorë retorika e dhunshme në jetën publike, që bashkë me polarizimin dhe jetën në realitete alternative pjellin veç krim.

Si luftohet një mentalitet? 1- Me tekstet në shkolla 2-Me tregun e punës 3-Me drejtësi e përgjegjësi publike/politike

Ja, një shembull i ditës: Në Greqi ministri i Infrastrukturës la detyrën. Ai s’ka faj kur dy trena përplasen, por shoqëria do shembuj dhe mesazhe përgjegjësie politike.

Kur këto elementë të marrin formë edhe tek ne, mund të jemi gati të flasim për kauza të tjera shumë të rëndësishme. Siç më tha bukur e sinqertë një këngëtar i brezit të ri para dy javësh, kemi një lumë të madh, për të kaluar tek “temat e Italisë”.

E merrni me mend se sa shumë tema ka që po t’i përmend në këtë shkrim do harrojmë gratë që u vranë, gratë që vriten, dhunën që s’po e mposhtim dot. Jemi vonë! Por më mirë vonë se kurrë!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Maskarallëk politik
  • Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec

Komentet e Fundit

  1. xhaxhi moderatori on SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  2. Five company on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. Artan on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  4. xhaxhi moderatori on E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës
  5. demo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?