Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Grekun dhe italianin do t’i lemë siç janë, brazilianin do ta bëjmë shqiptar”, Rama i dorëzon çmimin Sylvinhos
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Grekun dhe italianin do t’i lemë siç janë, brazilianin do ta bëjmë shqiptar”, Rama i dorëzon çmimin Sylvinhos
Lajmi i funditSport

“Grekun dhe italianin do t’i lemë siç janë, brazilianin do ta bëjmë shqiptar”, Rama i dorëzon çmimin Sylvinhos

Published: December 17, 2023
Shpërndaje

“Sukses domethënës për të gjithë kombin dhe popullin tonë”, e cilësoi kryeministri Edi Rama kualifikimin e kombëtares shqiptare të futbollit në Euro 2024.

I pranishëm në Mbrëmjen e Yjeve të Sportit 2023, kreu i qeverisë shqiptare tha se kjo tregon se kur një grup njerëzish “me dhunti, dëshirë dhe mbi të gjitha me përkushtim për të bërë çdo sakrificë për të arritur qëllimin e përbashkët dhe natyrisht me mirëorganizim dhe drejtimin e duhur, nuk i pengon dot asgjë”.

Në fjalën e tij, Rama theksoi mes të tjerash se shpërblimet për sportistët shqiptarë që sjellin medalje në vendin tonë janë ndër më të lartat në Europë.

- Publicitet -

“…të gjithë sportistët të cilët arrijnë rezultate shpërblehen dhe përfshihen në një sistem i cili siguron që edhe pasi përfundimit të aktivitetit sportiv të gjithë këta kampionë kanë një vend të nderuar në shoqëri. Duke u përfshirë në FA, në Forcat e Sigurisë, duke pasur grada të larta, që natyrisht nga një anë janë simbolike sepse nuk ushtrojnë veprimtari kolonelësh etj, por aq sa janë simbolike janë të përputhura edhe me një pagë të sigurt gjithë jetën dhe me pensionin përkatës që vjen pas pagës. Pa llogaritur edhe një fakt tjetër që shpërblimet për sportistët tanë që sjellin medalje në vendin tonë janë ndër më të lartat në Europë. Vetëm kështu ne kemi bërë të mundur të ndalojmë largimin e sportistëve dhe madje, të kemi sportistë që vijnë nga vendet tjera dhe jo vetëm nga lindja, por dhe perëndimi, për të konkurruar me flamurin shqiptar duke u bërë shtetas shqiptarë”.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri kishte një falenderim të veçantë për presidentin e Komitetit Olimpik Europian, i cili ishte i pranishëm në sallë. Mes batutave, Rama zbuloi gjithashtu dëshirën që trajneri i kombëtares, Sylvinho, të marrë nënshtetësinë shqiptare, diçka që siç tha, braziliani e ka pranuar me kënaqësi.

“Dua t’i bëj një falenderim shumë të posaçëm presidentit të Komitetit Olimpik Europian, i cili na nderon sot me praninë e tij, së bashku me sekretarin e  përgjithshëm. Rastësia e do që njëri të jetë grek, tjetri italian, kështu që, grek, italian, shqiptar, jemi në një familje. Kemi dhe një brazilian për të mos prishur syrin e keq. Por nëse grekun dhe italianin do ta lemë siç janë, brazilianin do ta bëjmë shqiptar, se e kemi ndarë mendjen bashkë me presidentin e federatës, por edhe ai e ka pranuar me kënaqësi të marrë edhe nënshtetësinë shqiptare”.

Yjet e sportit shqiptar u nderuan me çmime të veçanta në mbrëmjen gala të organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dedikuar sportistëve dhe trajnerëve më të mirë të 2 viteve të fundit, të cilët kanë bërë krenarë Shqipërinë me rezultatet e tyre të larta në arenën ndërkombëtare.

Trajnerit Sylvinho trofeun e vlerësimit nga Komiteti Olimpik Shqiptar ia dorëzoi Edi Rama.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • K R says:
    December 17, 2023 at 11:12 am

    Para disa vitesh kur ky palaco ishte opozit dhe Saldhiu i lopve ishte kryeminister, u be ne qender te Tiranes nje aktivitet per Nen Terezen.

    Ne banderolen e madhe ne qender të Tiranes ku njoftohej per Nen Terezen, emri i saj ishte me te vogla kurse me te medha sa qameti ishte emri i Sali Berishes.

    Ashtu dhe ky tani.

    Medalja per Silvinjon, nga prapa me germa te medha emri i Rames. Medemek ky e beri dhe suksesin e kombtares.

    Faze megalomanie.

    Katundaria nuk ka brire

    Reply
  • Ani says:
    December 19, 2023 at 3:06 am

    Z. Kryeminister percill mesazhe me optimiste per mireqenien e popullit te varfer e te rraskapitur , dhe leri budallalleqet qe te kenaqin vec ty .

    Reply
  • Fjale me vend says:
    December 19, 2023 at 4:59 am

    T H E N I A e V I T I T n g a D E M O

    “UNE NUK BESOJ SE ENVER HOXHA, STALINI, MAO CE DUNI, POL POTI ISHIN MARKSISTE DHE PRANDAJ I KRYEN ATO KRIME TE PERBINSHME, JO, UNE SI DEMO BESOJ SE ATA ISHIN KRIMINELE PA SHPIRT FARE, SERIAL KILLERA, SADISTE, VAMPIRE, KANIBALE TE LINDUR, KRIJESA TE ARDHURA NGA FERRI, QE TEK MARKSIZMI GJETEN MASKIMIN, STREHEN DHE MUNDESINE MAKSIMALE PER TE KRYER QELLIMET E TYRE TE PERBINSHME KRIMINALE DHE GJAKATARE !” ( D E M O )

    Reply
  • demo says:
    December 19, 2023 at 9:06 am

    sa bukur e tha,,Sa bukur e tha!!!!!!!!!E shef o berr berrisha pri berrishe,t`Pukes?.Kur te shkosh per pushime verore ne verre te Vucidolit,,tregoja bashkatundareve cfare tha Edi Rama!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës
  • ‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë
  • 18 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?