Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Greqia nuk lejon çamët, a është shkelje e të drejtave të njeriut?” Avokati grek shmang përgjigjen: Jemi këtu për Belerin…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Greqia nuk lejon çamët, a është shkelje e të drejtave të njeriut?” Avokati grek shmang përgjigjen: Jemi këtu për Belerin…
KronikeKryesore

“Greqia nuk lejon çamët, a është shkelje e të drejtave të njeriut?” Avokati grek shmang përgjigjen: Jemi këtu për Belerin…

Published: September 18, 2023
Shpërndaje

Asambleja e Kryetarëve të Dhomave të Avokatëve të Greqisë ka mbajtur sot një konferencë për mediat për çështjen Beleri, duke listuar një sërë shkeljesh sipas tyre të konventës europiane të të drejtave të njeriut në këtë rast nga shteti shqiptar.

Avokatët Dhimitrios Vervesos, Kryetar i Asamblesë së Dhomave të Avokatisë së Greqisë dhe Patrick Henry, President i Avokatëve pa kufi, ish-Kryetar i Komitetit të të Drejtave të Njeriut i Counsil of Bars and Law Societies of Europe (ÇBE) kërkuan që autoritetet shqiptare t’i krijojnë mundësinë Belerit të bëjë betimin si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë.

Por gjatë konferencës avokatët janë vënë në siklet kur janë pyetur nga gazetari Igli Çelmeta për të drejtat e shtetasve shqiptarë me origjinë çame që kërkojnë pronat në Greqi. Avokati ka deklaruar se janë në konferencë vetëm për çështjen Beleri.

- Publicitet -

REPLIKAT

Gazetari: Greqia nuk lejon shtetasit shqiptare me origjine çame të kërkojnë pronat në Greqi, a nuk është kjo shkelje e te drejtave te njeriut? Do protestonit ju dhe për këtë shkelje të shtetit grek?

A është shkelje dhe kjo e protokolleve që përmendët më parë?

Në Greqi, korrupsioni zgjedhor a është vepër penale dhe nëse po, personat që kryejnë këtë vepër penale arrestohen apo lihen të lirë?

Avokati: Ne nuk kemi ardhur këtu për të diskutuar në lidhje me çështjen e parë që ju pyetët. Kemi ardhur këtu për të folur për çështjen Beleri dhe do t’i referohemi asaj.

Në Greqi sigurisht ai që dënohet me formë të prerë dhe të parevokueshme nga Gjykata patjetër që arrestohet. Por ama ka një dënim, ka një vendim dënimi, nuk është se dikush mbahet në paraburgim. Nëse nuk kemi dyshimin e arsyeshëm se ata do të ikin, do të lëvizin nga vendi që janë mbajtur, ose kanë potencialin që të kryejnë vepra penale të tjera, ose të jenë në gjendje të ndryshojnë provat që janë në çështje penale. Dhe ne për sa i përket çështjes Beleri, shpjeguam se ai nuk është në gjendje të bëjë asnjë nga këto të tria.

Gazetari: Pyetja që bëra kishte të bënte të drejtat e njeriut dhe çështjen Beleri ju po e lidhni me Konventën e të drejtave të njeriut, a nuk është e njëjta gjë?

Avokati grek: Kemi ardhur për të folur vetëm për çështjen Beleri dhe vetëm për këtë çështje do të flasim.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Kadiu says:
    September 19, 2023 at 6:49 am

    Ja sa pa principe, sa te politizuar dhe sa nacionalist antishqiptare jane avokatet greke!
    Fredi Beljeri nje vegel ne sherbim te nacionalizmit dhe politikes antishqiptare te Greqise, nje batakci!

    Reply
  • Tutu says:
    September 19, 2023 at 8:00 am

    Grqia qe mbahet si shtet demokratik eshte si Korea e Veriut :
    Micotaqis i pare
    Micotaqis i dyte
    Micotaqis i trete…

    Papandreu i pare
    Papandreu i dyte
    Papandreu i trete..

    Kurse Koreja Veriut:
    Kim Jong I pare
    Kim Jong une
    Kim Jong ti
    Kim Jong ai…. Etc ..

    Reply
  • demo says:
    September 19, 2023 at 8:44 am

    Te gjithe i japin mesime shqiptareve./Beni si them une,Mos beni si bej Une.
    Te gjithe armatosen,,Shqiperia duhet te DEMONTOJE ARMET,se jane te rrezikshme per femijet 0 – 6 vjec(dmth per popullin shqiptar,qe kaq tru ka,sa 0-6 vjec).
    Te gjithe i ruajne per vete Pasurite Kombetare,Shqiperia duhet te dhuroje naften se eshte e piset,e qelbet,me squfur,mysubet.
    Te gjithe i ruajne burimet ujore,,Shqiperia duhet te dergoje ne Itali Burimet kristal te kalter,qe derdhen kot ne det,se nuk e marrin dot kthesen ne Ujembledhes,Ajo kthesa nga dalja e Hidrocentralit deri tek ujembledhesi Sarandes,ESHTE SHUME E RREZIKSHME,BURIM AKSIDENTESH..Kurse per Itali e ka rrugen drejt pa kthesa.Svaboda,e mbrojtur neper tuba.Drejt Europes do na coje!
    Te gjithe Fuqizojne ekonomine Kombetare,Industrine,Tregtine,,Shqiperia duhet te shkallmoje edhe ate kombinat Nafte qe kishte mbetur,edhe portin e Durresit,ta shnderroje ne Liman endrrash,Veliera,Jahte,piktura ne xham,qe praktikantet e studios Kristaq Rames i shisnin 500 leke copa..ja ku erdhi dita qe enderrat e djaloshit Verner te behen realitet!
    Te gjithe ulerijne per te drejtat e njeriut, Te gjithe duan Varreza ne Shqiperi,ku ti zhgrrapin toke e det shqiptareve 0-6 vjec,keta nuk duhet te qajne e te kujtojne trojet e Camerise dhe varret e te pareve.

    Reply
  • Von Burg says:
    September 19, 2023 at 8:57 am

    Ky eshte guri i pare qe po i hiqet themelit “Gerqi”!

    Reply
  • intelektuali says:
    September 19, 2023 at 9:11 am

    Une nuk e shoh keshtu ceshtjen Beleri:

    Camet i tradhetoi Enveri ne Kohen e Qepes te Partise se Punes, kur i vrau dhe i masakroi e i syrgjynosi te gjallet ne Veri, madje dua t’u ve ne dukje “patrioteve” enveriste te Enverit dhe fansa te Edvinit se pederasti i Gjylos dhe Bimbashit vrau me pabesi edhe gjeneralin e vetem cam Teme Sejko dhe gjithe fisin e tij dhe kur komunistet greke i thane kolonjarit Myftar Tare: “Shiko se cfare masakre po ben Enveri me camet e tu” Enveri e mesoi kete nga spiunet e tij dhe deshi te likuidoje kolonjarin qe kishte shpetuar nga vdekja me mijra komuniste te Internacionales Bolshevike duke i kaluar permes Gramozit, por komunistet greke qe ishin te fuqishem ate kohe e kercenuan Enverin se po te prekte njeriun e tyre do te zbarkonin ne Tirane per disa ore me krahun e tyre ushtarak dhe Enveri u zbyth nga frika dhe e mbajti Myftarin prane vetes deri ne fund. Pse e tregoj kete histori te pazakonte, por krejt te vertete? Sepse po keshtu mund te vije puna me Belerin e Himares qe duket ashiqare qe i ka futur friken ne bark Edi Rames dhe ka ulur tonet kercenuese ndaj Greqise dhe po i ben servilin Micotaqit me permendoren e babait te tij ne Dervican, prandaj intelektuali shkruajti se Edvini ne ceshtjen Beleri po perdor politiken e Maos te “hurit dhe panines” qe nuk ka asgje te perbashket me politiken e Enverit te “hurit dhe hanxharit” ndaj cameve qe i jep te drejte gazetarit grek ne pergjigjen e tij

    Reply
  • Paul says:
    September 19, 2023 at 9:35 am

    Greqia ka qellime djallezore ne jugun e Shqiperise, e mbeshtetur nga tradhetaret me kurvofustanella pushtlleku ,camerine e dogjen e tani duan Himaren, me himariotet labobudallenj qe shesin bythen te greku per 300 euro…pleherat ,Turp

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?